Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, u shpreh në emisionin “360 Gradë” në ABC News se opozita në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë dhe lidershipi aktual është i konsumuar. Sipas tij, vendi ndodhet përpara një rreziku real për destabilizim politik nëse nuk ndërmerren masa urgjente për riorganizim të opozitës.
“Opozita është mëse e shkatërruar me një lidërshpi të konsumuar. Kur them një lidership, nuk e kam fjalën për një person të vetëm. Të gjithë ata që janë konsumuar në politikë, normalisht nuk kanë se çfarë të japin. Nuk duhet që të harxhohet më shumë kohë. Nuk ka më kohë për eksperimente, pasi dalëngadalë në Shqipëri dikush thotë se është duke u instaluar regjimi, e dikush thotë se është instaluar regjimi,” deklaroi Prençi.
Ai përmendi gjithashtu se në diskursin publik po qarkullojnë ide për krijimin e një “fronti antipatronazhist”, që sipas tij, mund të çojë në një përplasje të madhe në vend. Prençi i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.
“Ka artikulime se në Shqipëri mund të krijohet fronti antipatronazhist, e cila mund të çojë në një përplasje shumë të madhe. Vëmendja e ambasadave në këtë moment në Shqipëri duhet të jetë shumë e lartë, sidomos ajo amerikane. Shërbimi informativ në Shqipëri është ineksident. Opozita ose do të riorganizohet me një lidership të ri, ose përndryshe do të kemi një përplasje të madhe dhe nuk është mirë që Shqipëria të shkojë në këtë përplasje,” shtoi ai.
Prençi nënvizoi gjithashtu se përmendja e krimit si pjesë e një fronti antipatronazhist është sinjal i qartë se tensionet politike mund të thellohen.
“Fakti që artikulohet krimi si një front antipatronazhist do të thotë që ka përplasje,” përfundoi ai.
Tag: prençi
-

“Opozita mëse e shkatërruar”, Shemsi Prençi: Lidership i vjetër, që nuk ka më çfarë të ofrojë
-

“Demokracia nuk groposet nga Rama, por nga..”, Prençi: Opozita humbi 100 mijë vota për faj të kokëfortësisë së Berishës
Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk bëri përpjekjet e duhura për të futur në të njëjtin koalicion partitë e tjera të opozitës, që sipas tij, morën 220 mijë vota.
Komentet Prençi i bëri në një studio televizive, ku tha se Berisha harxhoi më shumë energji për të futur brenda koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ parti që nuk kishin vota, sesa subjektet politike që kishin më shumë mbështetje qytetare.
Ai tha gjithashtu se nëse të gjitha partitë opozitare do të bashkoheshin në një front të vetëm, do të krijohej një frymë e cila sipas Prençit, do të sillte të paktën 100 mijë vota shtesë për opozitën dhe do të parandalonte fenomenet e tjetërsimit të votës.
“Lidershipi i opozitës më shumë energji harxhoi për të marrë në koalicion parti inekzistente që nuk kanë marrë asnjë votë, që s’kanë patur as kandidatë brenda koalicionit. Partitë që kanë patur kandidatë, si Partia e Lirisë, Partia e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, ka marrë 1400 vota.
Pra të konsumosh energji për të marrë një parti me 1400 vota dhe të mos konsumosh energji për të futur brenda koalicionit 220 mijë vota, që janë gjithsej 7 parti politike të opozitës, kjo nuk është largpamësi e një lideri që synon rotacionin politik. Do ishte krijuar edhe fryma, do të ishin edhe mbi 750 mijë vota. Berisha ka deklaruar në media që Lapaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha, janë paterica të Partisë Socialiste.
Nëse do vijojmë t’i bëjmë qejfin Sali Berishës, ne e kemi groposur demokracinë. Nëse do vijojmë të jemi kriticienë racionalë për fenomenet që kanë ndodhur në zgjedhje, ne i bëjmë mirë PD-së, demokracisë, por edhe vetë Berishës. Fryma e një opozite të bashkuar lëviz të paktën 100 mijë vota në Shqipëri. Pastaj kjo frymë parandalon edhe fenomenet e tjetërsimit të votës”, tha Prençi.
-

Euroatlantikët e Bashës: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi. Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.
“Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën. E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit. Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona”, shkruan Prençi përkrah videos.Ndërkohë në pamjet e publikuara dëgjohet Preçi teksa e pyet vajzën që ai e identifikon si punonjëse të bashkisë Kamëz, se çfarë funksioni ka, ndërsa ajo i shmanget kamerës.
Shemsi Prençi: Çfarë funnksioni kryeni zonjë që i dikton votën të tjerëve?
Zonja (e identifikuar nga Prençi si punonjëse e bashkisë Kamëz): Nuk diktoj asnjë votë.
Shemsi Prençi: Çfarë funksioni kryen ti? Po shkelni ligjin ë…
Qytetarë në sfond: Kryen funksionin e Partisë Socialiste, të Edi Ramës… -

Video – Euroatlantikët e Bashës nxjerrin videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi.
Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.
“Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën. E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit. Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona”, shkruan Prençi përkrah videos.
Ndërkohë në pamjet e publikuara dëgjohet Preçi teksa e pyet vajzën që ai e identifikon si punonjëse të bashkisë Kamëz, se çfarë funksioni ka, ndërsa ajo i shmanget kamerës.
Shemsi Prençi: Çfarë funnksioni kryeni zonjë që i dikton votën të tjerëve?
Zonja (e identifikuar nga Prençi si punonjëse e bashkisë Kamëz): Nuk diktoj asnjë votë.
Shemsi Prençi: Çfarë funksioni kryen ti? Po shkelni ligjin ë…
Qytetarë në sfond: Kryen funksionin e Partisë Socialiste, të Edi Ramës… -

Euroatlantikët e Bashës nxjerrin videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi.
Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.
“Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën. E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit. Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona”, shkruan Prençi përkrah videos.
Ndërkohë në pamjet e publikuara dëgjohet Preçi teksa e pyet vajzën që ai e identifikon si punonjëse të bashkisë Kamëz, se çfarë funksioni ka, ndërsa ajo i shmanget kamerës.Shemsi Prençi: Çfarë funnksioni kryeni zonjë që i dikton votën të tjerëve?
Zonja (e identifikuar nga Prençi si punonjëse e bashkisë Kamëz): Nuk diktoj asnjë votë.
Shemsi Prençi: Çfarë funksioni kryen ti? Po shkelni ligjin ë…
Qytetarë në sfond: Kryen funksionin e Partisë Socialiste, të Edi Ramës… -

Dokumenti i dytë që akuzon prokurorin Prençi/ Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak
Dokumenti i dytë që akuzon prokurorin Prençi/ Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak
Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdha të kryera ndonjëherë në vendin tonë, që ka gllabëruar qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe nga xhepat e shqiptarëve.
Të hënën CNA publikoi një dokument lidhur me aferën 60 milionë euro të dherave që është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili sot e kësaj dite vijon të ngelet inekzistent.Këtë të mërkurë po sjellim një tjetër dokument që po ashtu është në dosjen e prokurorit Dritan Prençi dhe që implikon direkt kryebashkiakun Erion Veliaj, në shpërdorim detyre.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tashmë pas hekurave, ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt.
Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara.
Dokumenti i dytë që akuzon prokurorin Prençi/ Veliaj dha
Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Dokumenti i dytë që akuzon prokurorin Prençi/ Veliaj dha
Por përpunimi i mbetjeve i kalon 29 euro për ton, pasi në dokumentin që CNA publikoi të hënën vërtetohej se drejtorët e Veliajt shtuan edhe çështjen e dherave dhe dërgimin e tyre në landfill, si dhe firmosën në mënyrë të kundërligjshme duke shtuar kështu të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit.
Jemi përballë faktit, që inceneratori inekzistent i Tiranës ka gllabëruar qindra miliona euro, me një skemë të qartë të ngritur nga një grup i strukturuar kriminal. Ndërsa prokurori Dritan Prençi ka vënën nën akuzë zyrtarë apo drejtorë të dorës së dytë dhe të tretë.
Afera e inceneratorëve nuk mbyllet me atë që ka ndodhur në 16 prill. Ka shkuar sërish në gjyq Lefter Koka, ka marrë dënimin e tij Taulant Tushe, si dhe disa zyrtarë të tjerë të rangut më të ulët.
Një nga krimet më të mëdha në aferën e inceneratorëve janë mediat, një ndër to është “Top Channel”, e cila dikur theksonte se “përzunë gjobaxhinjtë” dhe më pas i bëri drejtorë këta gjobaxhinj, të cilët rezultuan pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Endrit Habilaj, nëpërmjet kompanisë së inceneratorit paguanin mediat. Nëpërmjet “Top Channel” sulmonin prokurorët e SPAK-ut. Dhe, sot krimi ende nuk është zbardhur.
Dokumentet e publikuara sot nga CNA vërtetojnë se akuzat për inceneratorin inekzistent të Tiranës nuk janë thjesht fjalë. Tek i pari kanë firmosur drejtorët “5D”, tek i dyti ka firmosur Veliaj dhe të gjithë bashkë me Mërtirin, Zoton dhe të tjerë kanë bashkëpunuar për të gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa inceneratori ende mungon sot e kësaj dite./ CNA
-

Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Shkon deri te Edi Rama, u është hedhur hi syve qytetarëve
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka komentuar në një intervistë televizive çështjen e inceneratorëve, duke e cilësuar si një dështim të madh hetimin e udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi.
Sipas Këlliçit, prokurori ka dështuar në hetimin e kësaj afere, duke e akuzuar atë për neglizhencë dhe për mosndërmarrje të hapave të duhur për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
“Është një dështim spektakolar i prokurorit Dritan Prençi, i cili fle mbi dosje. Prençi është turpi i atij institucioni. Kjo aferë shkon deri te Edi Rama. Është bërë një punë qesharake, u është hedhur hi syve qytetarëve”, u shpreh Këlliçi, duke nënvizuar se hetimi i bërë deri tani është i pamjaftueshëm dhe nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret.
Këlliçi gjithashtu theksoi se kjo çështje nuk është thjesht një problem individual, por ka lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha nivelet e qeverisë, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, i cili, sipas tij, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij skandali. -

Dosja Shpirti/ Përse SPAK nuk nis hetimet ndaj Dritan Prençit dhe Irena Gjokës për fshehje të provave?
Dritan Prençi dhe Irena Gjoka
TIRANË-Trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm, që sipas sondazheve sot në Shqipëri gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve, sigurisht që nuk janë vetëm Dritan Prençi dhe Irena Gjoka.
Mes tyre ka njerëz me integritet, që të bardhës i thonë të bardhë dhe të zezës i thonë të zezë. Është pikërisht ky grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas sondazheve sot gëzojnë besimin e 70 për qind të shqiptarëve.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për një institucion drejtësie dhe me kompetenca pothuajse autonome brenda një shteti, askush nuk mund ta pengojë SPAK-un që të përmirësojë vetveten, duke shkuar pse jo edhe në 100 për qind të besimit qytetar.
Por, pse nuk ndodh kjo? Një arsye mund të jetë edhe mungesa e guximit të SPAK për të pastruar vetveten nga njerëz që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, ose kanë manipuluar, apo fshehur provat, si në rastin e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka.
Sipas ligjit në fuqi, hetimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm është kompetencë e SPAK-ut. Kjo do të thotë se SPAK dhe prokurorët e gjyqtarët e ndershëm mes tyre kanë të gjitha mjetet dhe lirinë që të hetojnë dyshimet se prokurori Dritan Prençi dhe gjyqtarja, Irena Gjoka fshehën provat që implikojnë kolegun e tyre, Ened Nakuçi në dosjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, të koduar ‘Shpirti’.
Refuzimi për ta bërë këtë, njollos jo vetëm punën e SPAK-ut, por zbeh besimin e qytetarëve te drejtësia e re, si dhe nxit akuzat e dyshimet se në vend po zbatohet postulati i ‘Drejtësisë me regji’./Voxnews -

Dosja Shpirti/ Dritan Prençi dhe Irena Gjoka shpërdoruan detyrën, duhet të jepnin dorëheqjen pas publikimit të skandalit
Irena Gjoka dhe Dritan Prençi
TIRANË-Skandali i fshehjes së provave që tregojnë përfshirjen e një prokurori të posaçëm në bisedat e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës merr përmasa edhe më të mëdha, nëse kihen parasysh veprimet dhe mosveprimet e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka.
Dosja ‘Shpirti’, ku dëshmia e Mariglen Shushës implikon prokurorin e posaçëm, Ened Nakuçi në variantin italian të saj, por nuk e implikon në variantin shqiptar është një këmbanë alarmi.
Në bashkëpunim apo jo, Dritan Prençi dhe Irena Gjoka mund të kenë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pse? Kushtet për të përmbushur këtë akuzë janë veprimet dhe mosveprimet e një funksionari, që për pasojë shkaktojnë, në rastin e sistemit të drejtësisë, deformim, ose moszbardhje të plotë të të vërtetës.
Dritan Prençi, me veprimin e tij për të hequr nga dosja emrin e Ened Nakuçit ka shpërdoruar detyrën. Irena Gjoka, si gjyqtare paraprake e çështjes me mosveprimin e saj për të urdhëruar prokurorin që të hetonte edhe këtë detaj që pala italiane kishte dërguar në Shqipëri, ka shpërdoruar edhe ajo besimin.
Veprimet dhe mosveprimet e prokurorit të posaçëm dhe gjyqtares së posaçme mund të jenë rastësi, por koordinimi mes tyre ekziston, qoftë edhe nëse është i pavullnetshëm. Për këtë arsye, në lidhje me këtë dosje nevojiten hetime të thelluara, jo më shumë për të provuar apo hetuar prokurorin Ened Nakuçi se sa prokurorin Dritan Prençi dhe gjyqtaren Irena Gjoka.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vendi rrezikon që të përfundojë ashtu siç ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama disa muaj më parë…një republikë prokurorësh e gjyqtarësh, që janë edhe zyrtarë të pazgjedhur nga populli./Voxnews -

Thellohet skandali, pas Dritan Prençit edhe gjyqtarja Irena Gjoka fshehu provat për implikimin me trafikantët e drogës të prokurorit të SPAK
Dritan Prençi dhe Irena Gjoka
TIRANË-Dritan Prençi nuk veproi i vetëm për të mbuluar gjurmët e përfshirjes së prokurorit të SPAK, Ened Nakuçi në grupin e strukturuar kriminal të trafikut të drogës drejt Italisë, që u shkatërrua në kuadër të dosjes ‘Shpirti’. Manovrat e prokurorit të SPAK-ut me dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Mariglen Shusha u bekuan edhe nga gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka.
Kjo e fundit është bashkëautore e drejtpërdrejt të shmangies së hetimeve për Ened Nakuçin, pasi si gjyqtare paraprake në këtë çështje pranoi kërkesat e depozituara nga Dritan Prençi dhe me, apo pa vetëdije nuk e urdhëroi prokurorin që të hetonte implikimin e mundshëm të Nakuçit, sipas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë.
Mariglen Shusha tregoi më 4 dhjetor 2019 para prokurorit Dritan Prençi gjithë aktivitetin e grupit kriminal në detaje dhe lidhjet e tyre në institucionet ligjzbatuese, përfshirë këtu edhe në sistemin e drejtësisë. Ai rrëfen se si ndërhynë te Prokuroria e Krimeve të Rënda në 2015-n, që dosja e kapjes së 808 kilogramëve hashash në Radhimë të transferohej nga kjo prokurori te Prokuroria e Vlorës.
Dosjen te Krimet e Rënda e kishte prokurori Ened Nakuçi. Shusha thotë se kanë zhvilluar takime në Tiranë dhe Fier me disa ndërmjetës për të ndërhyrë te prokurori i çështjes dhe sipas dëshmisë së tij, për transferimin e dosjes janë paguar deri në 200 mijë euro.dokumenti
Nakuçi nuk e transferoi dosjen te Prokuroria e Vlorës, por pak muaj më vonë pezulloi hetimet për mungesë provash për të identifikuar autorët. Në dosjen shqiptare, që u hetua nga prokurori Dritan Prençi kjo pjesë e dëshmisë së tij është censuruar. Aty citohet Maksim Sota, por jo Ened Nakuçi./VOXNEWS