Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka zbuluar në Off the Record se gjykatësi i ndjerë ditën e ngjarjes kishte folur me kolegët e tij në kafe se kishte një gjyq problematik për çështje prones, sikur e kishte parandjerë se mund të kishte pasoja.
Sipas Prençit, nëse gjyqi i Apelit do të mbahej në Shkodër, policia do të ishte në dijeni të rrezikshmërisë dhe do të kishte marrë masa.
“I ndjeri Kalaja në kafe iu ka thënë kolegëve se kam një gjyq problematic për cështje prone. E kanë thënë kolegët. Dhe nuk I ka thënë dot dikujt tjetër. Dhe e ka ndjerë. Fati e donte që ai ishte nga Shkodra dhe palët nga Shkodra. Po të ishte në Shkodër gjyqi, policia e dinte rrezikshmërinë. Dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit çoi deri në shuarje e gjyqësorit dhe republikës”, tha Prençi për gazetarin Andrea Danglli.
Tag: prençi
-

“Gjykatësi e parandjeu ngjarjen ditën e krimit”, Prençi: Iu tha kolegëve “kam një gjyq problematik”
-

“Veliajn do doja ta shihja në lumë”/ Hetimet ndaj Kryebashkiakut, shpërthen Prençi: Duhet të japë llogari edhe për…
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Erion Veliaj duhet të japë llogari edhe për çështjen e inceneratorit.
Prençi:
Nga pikëpamja juridike dhe si jurist mendoj që do t’ia lëmë gjykatës të vazhdojë sagën e seancave gjyqësore për ato 13 çështje për të cilat akuzohet Veliaj.
Kur më kujtohet arroganca e Veliajt për atë që thoshte do të vazhdoj të paguaj inceneratorin sepse unë nuk marr leje nga deputetët dhe përdorte edhe një shprehje që unë nuk e përdor dot të PD pra i diskriditonte në aspektin e akuzave që ngrinin dhe për çfarë protestonin para bashkisë së Tiranës.
Do të doja ta shihja si ato ministrat e Nepalit në lum.
Pasi u dogjën godinat qeveritare dhe shtëpitë i zhveshën dhe po i rrifnin me kamzhik në lumë. Ata meritojnë më shumë sepse korrupsioni që ka bërë Veliaj dhe pushtetarët meritojnë më shumë.
Këtë e kam mendim si qytetar. Kurse si jurist mendoj se duhet të japë llogari edhe për inceneratorin. Deri më tani çështja e inceneratorit nuk i është vënë në ngarkesë juridikisht Veliajt. -

Paralajmërimi i fortë i Prençit pas vizitës së Dumanit, në SHBA/ Shtator dhe tetor “përvëlues” për politikën
Shemsi Prençi, i ftuar në një intervistë televizive deklaroi se vizita e Altin Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “urgjente dhe korrespondon me urdhrin e Presidentit Donald Trump për të hetuar Sorosin”.
“Unë besoj që Altin Dumani është thirrur që të nisin hetimet mbi veprimtarinë e Sorosit, qoftë nga Shqipëria në SHBA, qoftë nga SHBA-ja në Shqipëri. Ndikimi i Sorosit në Shqipëri, për shkak të miqësisë që ka patur me kryeministrin aktual të Shqipërisë, i ka bërë dëm vendit në dy drejtime: në lulëzimin e kriminalitetit për shkak të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe luftën pa kompromis që Soros ka bërë kundër opozitës për të shkatërruar demokracinë në vendin tonë”, tha Prençi.
Sipas tij, “do të nisin hetimet për çështjen McGonigal në Shqipëri sepse SHBA-ja e ka rindezur këtë njollë të zezë që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë zyrtarit më të lartë të FBI-së”.
“Nëse korriku dhe gushti dogji Shqipërinë, shtatori dhe tetori do të jetë tepër përvëlues për politikën shqiptare majtas, tek-tuk edhe djathtas. SHBA-ja edhe pse e ka lënë pa ambasador Shqipërinë, kanë patur struktura që kanë vlerësuar aktivitetin e qeverisë shqiptare dhe dyshimet për njollën e zezë që qeveria i ka vënë SHBA-së nëpërmjet korruptimit të zyrtarit të FBI-së”, theksoi më tej Prençi. -

“Rama nuk i beson më socialistëve, kërkon njerëzit e Thaçit në pushtet”, Shemsi Prençi paralajmëron: Ka interesa për..
Prençi u shpreh se Rama do bëjë pjesë të kabinetit të ri njerëz të besuar të Hashim Thaçit, pasi sipas tij edhe pse ky i fundit ndodhet në Hagë e do racionin e vet.
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, lidhur me zhvillimet në qeverinë “Rama 4”.
Prençi u shpreh se Rama do bëjë pjesë të kabinetit të ri njerëz të besuar të Hashim Thaçit, pasi sipas tij edhe pse ky i fundit ndodhet në Hagë e do racionin e vet.
“Ka interesa përtej kufirit, sepse duhet të plotësohen disa dëshira të atij që ndodhet në burg në Hagë, sepse edhe ai kërkon “racionin” e vet në qeverinë shqiptare. Thaçi, pra. Edhe ai kërkon pjesën e vet, sepse ka trojet e tij.
Po, njerëzit e Thaçit do jenë në kabinet. Njerëzit e besuar të Thaçit. Por ata s’njohin realitetin në Shqipëri. Pse, ajo ministrja e Arsimit që erdhi këtu dhe ndenji dy vjet ministre, a e njihte realitetin? Përfshirja e Kosovës dhe këtyre personazheve në qeveri… Të marrësh nga Kosova, kur ke kapacitete sa të duash në Shqipëri? Ke personazhe që e njohin terrenin, e që mund të zgjidhen. Mjaft më me përralla. Ne flasim si e shikojmë. Unë, për shembull, jam kundër kësaj.”-u shpreh Prençi në një dalje televizive -

Burgaxhinjtë e PS aktivizojnë zhurmaxhinjtë mediatikë të sulmojnë prokurorët e SPAK, kush fshihet pas sulmeve…
Sa herë që drejtësia guxon të prekë fijet e korrupsionit të nivelit të lartë, në skenë shfaqet një koalicion i padukshëm i përbërë nga politikanë oligarkë dhe media të kapura. Ky koalicion vepron sipas një skeme të përsëritur. Shpërqendron publikun nga afera e hetuar, shpik akuza personale ndaj prokurorëve dhe krijon një tymnajë mediatike për të bllokuar hetimin. Sot, në epiqendër të kësaj strategjie janë dy emra të njohur të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dritan Prençi dhe Olsi Dado.
Dritan Prençi dhe dosja e Llogarasë
Burime tregojnë se prokurori Dritan Prençi dyshohet se është vënë në shënjestër të një fushate të koordinuar mediatike sepse ka në duar një dosje që prek drejtpërdrejt një nga figurat më të fuqishme të qeverisë Rama, Belinda Ballukun. Fjala është për tunelin e Llogarasë, një aferë marramendëse me prova dhe fakte që vërtetojnë mashtrime me dokumenta dhe skema të zhdukjes së fondeve publike. Sa herë që SPAK ka ndërmarrë hapa konkretë për këtë aferë, në Tiranë është ndezur një turfullim mediatik, i cili ka funksionuar si “tra korrupsioni”. Në vend që të pyetet se si u zhdukën 50 milionë euro nga një projekt strategjik, publikut i shërbehet një narrativë e fabrikuar kundër prokurorit. Këto media në vend që të ekspozojnë marifetet me dokumentet e zhdukur apo rolin e kompanive në këtë afe, ato baltosin Prençin, duke e paraqitur si “të paaftë” apo “të njëanshëm” Prençi po sulmohet jo sepse po heton keq, por sepse po heton siç duhet. Dhe ky hetim prek drejtpërdrejt Ballukun dhe rrjetin e saj të tenderave.
Sulmet ndaj Ols Dados
Në anën tjetër, prokurori Ols Dado është shndërruar prej muajsh në objektivin kryesor të një tjetër fronti politik dhe mediatik i klanit Veliaj. Ajo që bie në sy është se në shumë reagime publike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga burgu kur fliste për “parregullsi” në hetime, përmendte vetëm emrin e këtij prokurori që i qepi dosjen duke e çuar në burg. Kjo nuk është rastësi. Përmes përgjimeve të bëra publike, u pa qartë se Veliaj urdhëronte njerëzit e tij të organizonin mediat me sulme të koordinuara për të goditur Ols Dadon. Qëllimi i gjithë kësaj fushate ka qenë të shpallet një konflikt interesi personal midis Dado-s dhe Veliajt. Si provë e vetme u riciklua një histori e vjetër: një leje pallati e kërkuar nga një ndërtues në një pronë të zotit Dado. Faktet janë të qarta: leja ka qenë krejtësisht e rregullt, e dhënë nga Bashkia e Tiranës kur Veliaj ishte kryebashkiak, dhe nuk ka pasur asnjë kontestim. Madje, në atë kohë, Dado e kishte falënderuar vetë Veliajn për korrektesën. Por pavarësisht kësaj, kjo histori riciklohet vazhdimisht për të krijuar përshtypjen e një “inat personal” të prokurorit.
Strategjia
Sulmet ndaj Prençit dhe Dados nuk janë të rastësishme. Ato ndjekin të njëjtën strategji të orkestruar. Delegjitimimi personal – në vend që të flitet për faktet e dosjes, sulmohet karakteri i prokurorit. Prençi shpallet “i paaftë”, Dado “i korruptuar”. Shpërqendrimi i publikut – vëmendja zhvendoset nga pyetjet e mëdha (“ku shkuan 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë?”) tek thashethemet për “hakmarrje personale” apo “favorizime”. Mbrojtja e figurave politike – në njërën anë mbrohet Balluku, në anën tjetër Veliaj. Të dy kanë interes jetik që SPAK të mos çojë deri në fund hetimet që mund t’i groposin. Përdorimi i mediave të kapura – në vend që të jenë pasqyra e realitetit, disa media janë kthyer në “tra korrupsioni”, duke shërbyer si mburoja e errësirës.
Pasojat
Ky front i dyfishtë, Balluku nga njëra anë dhe Veliaj nga ana tjetër tregon qartë se SPAK ka hyrë në territorin më të ndaluar: atë ku përplasen interesat e oligarkëve dhe figurave më të fuqishme të qeverisë. Nëse Prençi e çon deri në fund dosjen e Llogarasë, do të ekspozojë një aferë që prek një ministër kyç dhe kompani të lidhura me pushtetin. Nëse Dado i reziston fushatës së klanit Veliaj, do të rrëzojë mitin se kryebashkiaku i Tiranës është i paprekshëm. Në një demokraci funksionale, media do të pyeste:Si u zhdukën 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë?
Pse Bashkia e Tiranës shpenzon energji për të baltosur një prokuror, në vend që të japë llogari për tenderat?Por kur media përdoret si mjet për të fshehur krimin dhe për të sulmuar hetuesin, ajo nuk është më media e lirë, por pjesë e propagandës kriminale. Pra sulmet ndaj Dritan Prençit dhe Ols Dados janë dy faqe të së njëjtës strategji: mbrojtja e pushtetarëve të fuqishëm përmes baltosjes së prokurorëve. Prençi po ndëshkohet sepse po heton tunelin e Llogarasë dhe aferën e Ballukut; Dado po sulmohet sepse ka hyrë në shënjestër të klanit Veliaj. Kjo nuk është thjesht një betejë mes prokurorëve dhe politikanëve. Është një test për vetë demokracinë shqiptare: a do të lejojë që drejtësia të shkojë deri në fund, apo do të mbetet peng i një makinerie propagandistike që përdor mediat si mburojë dhe qytetarët si spektatorë të mashtruar?
-

Rama GATI SKENARI për të liruar Veliajn? Prençi PLAS BOM’BËN – “Ja SKEMA…”
Pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, emri i kryeministrit Edi Rama është përplasur me pretendime të forta se ai po përgatit një “skenar të koduar” për të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit e politikanit socialist Shemsi Prençi ka parametrizuar këtë çështje si një “bombë” politike brenda PS-së.
-

Prençi TRONDIT Erion Veliajn – “Po të FUTI SPAKU në DORË, mbrojtja POLITIKE është VETËV’RASJE”
Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë lëkundëse rreth mbrojtjes politike të kryebashkiakut të Tiranës, të akuzuar nga SPAK, Erion Veliaj.
Në prononcimin e tij, ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje për mbështetje politike ndaj Veliajt në këto momente është si një akt vetëvrasjeje politike për të gjithë përfshirësit, duke goditur rëndë edhe kredibilitetin dhe imazhin e opozitës. -

11 Maji, Prençi: Qeveria në borxh me organizatat kri*inale
Ish-kandidati i PD-së, Shemsi Prençi thotë se në 11 Maj qeveria Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët. Ai shprehet se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore. Prençi shton gjithashtu se edhe vetë kryeministri nuk e donte një fitore të tillë, pasi super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në pah me kalimin e kohës.
”Sot Rama po bën analizën paszgjedhore disa kilometra poshtë inceneratorit, apo landfillit, atje ku qindra zjarrëfikës po luftojnë me flakët. Ata mbartin përgjegjësitë që nuk iu takojnë që duhet t’i mbajë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, që është reaguesi i parë me shërbimet zjarrëfikëse të Elbasanit, por Rama ka shkuar atje të bëjë analizë dhe të bëjë autokritikë.Politikisht masakra zgjedhore është bërë… Në të gjitha denoncimet që ka bërë kryetari i opozitës unë bashkohem, duke filluar që masakra zgjedhore ka filluar me strategji të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama. Që në përpunimin e diasporës, që në angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore në diasporë.
Pra eksportimi i krimit zgjedhor nga qeveria shqiptare në të gjitha shtetet… Edhe Edi Rama është ndërgjegjësuar që ka bërë patronazhim të tillë, sepse nuk e donte një fitore kaq të thellë. Superpushteti prodhon krizë në çdo drejtim të mundshëm. Sot detyrimet e Edi Ramës për kontributorët e patronazhimit dhe kontributorët e organizatave kriminale janë shumë të mëdha. Edi Rama nuk mund t’ua përmbushë këto detyrime”,-tha në ”A2cnn”. -

“Superpushteti i Ramës prodhon krizë”, Prençi denoncon manipulimin zgjedhor: Qeveria dhe patronazhistët përgjegjës..
Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët.
Komentet Prençi i bëri në një intervistë për një emision televiziv, ku tha se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore.
Ai tha gjithashtu se edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk e donte një fitore të tillë, pasi sipas Prençit, super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në pah me kalimin e kohës.
“Sot Rama po bën analizën paszgjedhore disa kilometra poshtë inceneratorit, apo landfillit, atje ku qindra zjarrëfikës po luftojnë me flakët. Ata mbartin përgjegjësitë që nuk iu takojnë që duhet t’i mbajë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, që është reaguesi i parë me shërbimet zjarrëfikëse të Elbasanit, por Rama ka shkuar atje të bëjë analizë dhe të bëjë autokritikë.
Politikisht masakra zgjedhore është bërë… Në të gjitha denoncimet që ka bërë kryetari i opozitës unë bashkohem, duke filluar që masakra zgjedhore ka filluar me strategji të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama. Që në përpunimin e diasporës, që në angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore në diasporë.
Pra eksportimi i krimit zgjedhor nga qeveria shqiptare në të gjitha shtetet… Edhe Edi Rama është ndërgjegjësuar që ka bërë patronazhim të tillë, sepse nuk e donte një fitore kaq të thellë. Superpushteti prodhon krizë në çdo drejtim të mundshëm. Sot detyrimet e Edi Ramës për kontributorët e patronazhimit dhe kontributorët e organizatave kriminale janë shumë të mëdha. Edi Rama nuk mund t’ua përmbushë këto detyrime”, tha mes të tjerash Prençi.
-

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes
Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij.
Kështu u shpreh Shemsi Prençi nga studioja e emisionit “360 Gradë” në ABC News.
Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.
Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.
“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.
Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”, tha ai në “360 gradë“.