Tag: premtimet

  • Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

    Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

    Premtimet elektorale të Partisë Socialiste për mandatin e katërt kapin një faturë financiare shumë më të lartë se mundësitë e buxhetit shqiptar? Programi i socialistëve kërkon mbi 29 miliardë euro, ndërsa buxheti i shtetit nuk mjafton as për gjysmën e tij. Një analizë e qendrës ALTAX zbërthen faturën e lartë të investimeve të premtuara duke ngritur pikëpyetje mbi realizimin e tyre.

    Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt duke premtuar rritje të pagave, pensioneve, investime masive në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi. Por kur të gjitha këto premtime i vendos në një llogari të thjeshtë ekonomike, rezultati është një fushatë me oferta që i tejkalojnë disa herë mundësitë reale të shtetit shqiptar.

    Sipas një analize të qendrës ALTAX, angazhimet e PS-së për periudhën 2025–2029 kapin një kosto nga 19,8 deri në 29,5 miliardë euro. Kjo përkthehet në një barrë financiare vjetore prej 7,6 deri në 12,9 miliardë euro. Ndërkohë, buxheti aktual vjetor i shtetit nuk kalon 8,2 miliardë euro. Ndaj në skenarin më modest kjo faturë kërkon rritje të buxhetit me të paktën 30–40%.

    Investimet sipas sektorëve

    Të dhënat e përpunuara nga qendra ALTAX mbi kostot buxhetore të premtimeve të Partisë Socialiste për periudhën 4-vjeçare përbëjnë një skenar ambicioz, por sfidues për t’u përballuar me burimet aktuale të buxhetit të shtetit.

    Referuar të dhënave, sektorët më të kushtueshëm për buxhetin publik janë energjia, infrastruktura dhe zhvillimi rajonal.

    Energjia, me një kosto prej 8–12 miliardë euro në 4 vite.
    Infrastruktura, me 5.9 miliardë euro.
    Uji dhe zhvillimi rajonal, që kërkon 6.7 miliardë euro.

    Po ashtu, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e mbajnë edhe sektorët socialë si punësimi, pensionet, shëndetësia dhe arsimi.

    Punësimi dhe pensionet: 4.68 miliardë euro.
    Shëndetësia dhe mbrojtja sociale: 4.304 miliardë euro.
    Arsimi: 2.4 miliardë euro.

    Sipas përllogaritjeve të ekspertëvë të ALTAX sektorët me më pak kosto për buxhetin në katër vitet e ardhshme do të jenë rendi, siguria si dhe mjedisi dhe kultura.

    Rendi, siguria dhe shërbimet publike, me një total prej vetëm 250 – 400 milionë euro për 4 vite.
    Turizmi, mjedisi dhe kultura, me 1.5 miliardë euro.

    Në mungesë të një “shkopi magjik”, buxheti është i vetmi filtër që ndan premtimet nga realiteti. Dhe ky filtër, nisur nga premtimet e bëra, tregon se fushata e 11 majit ishte më shumë një treg ofertash të lakmueshme sesa një plan pune i zbatueshëm.

    Masat thelbësore 

    Analiza e qendrës ALTAX tregon se programi i PS është i kushtueshëm dhe jo i përballueshëm në kushtet aktuale, nëse nuk merren parasysh masa thelbësore si:

    Rishikimi i prioriteteve buxhetore, për të fokusuar fondet në sektorët më urgjentë dhe me impakt më të gjerë afatgjatë.
    Zgjerimi i bazës tatimore dhe rritja e të ardhurave përmes formalizimit e dixhitalizimit të ekonomisë.
    Përdorimi i skemave hibride financimi, përmes partneriteteve publiko-private dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë, veçanërisht për infrastrukturën dhe energjinë.
    Zgjatja e afatit të implementimit të projekteve madhore në 6–10 vite, për të mos e përplasur ekonominë me një barrë të menjëhershme.
    Menaxhim i kujdesshëm i borxhit publik, për të mos kaluar pragun e qëndrueshmërisë prej 70% të PBB-së.

    Përfundimi

    Premtimet elektorale të kësaj fushate nga Partia Socialiste janë më shumë dëshmi e një gare për vota, sesa plane të mbështetura në realitete financiare. Mungesa e analizave të detajuara për kostot dhe burimet e financimit i bën premtimet jo të besueshme. Pa reforma të thella dhe një transparencë më të madhe fiskale, shumë nga këto angazhime rrezikojnë të mbeten në letër për t’u ricikluar për votuesit pas katër vitesh.

  • Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Eksperti i ekonomisë Enea Janko është i mendimit se vota e 11 Majit tregoi se qytetarët kanë votuar për stabilitetin dhe jo për ndryshimin, kanë votuar për interesat e tyre afatshkurtra më shumë se sa për programin politik-ekonomik afatgjatë.
    Gjatë një interviste në E-ZONE në Vizion Plus, Janko analizoi se vota ideologjike është zbehur.
    “Votuesi është i orientuar drej interesave afashkurtra, më shumë se sa programeve të partive. Vota ndikohet më shumë nga premtimet e kandidatëve. Për shembull një premtim për leje legalizimi, për një punësim në administratë për veten apo familjarët, për një bonues më shumë tek pensioni. Askush nuk merret me premtimet madhore për rritje page apo pensionesh. Ndaj në këtë këndvështrim në këto zgjedhje domino votuesi ekonomik”, -tha Janko
    Sfidat që e presin ekonominë në vitet e ardhshme janë të shumta. Sipas tij, rritja e cilësisë së jetesës, rritja e të ardhurave përballë një kostos së lartë të jetesës është sfida më e madhe.
    Por eksperti shikon që një nga sfidat më të mëdha të katër viteve të ardhshme është ulja e kostove të jetesës.
    “Kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Këtu flas për shumicën e shqiptare dhe jo për një përqind të popullsisë. Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund t’ju them pa frikë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në New York. Është e pamunduar që me këtë standard jetese, ku çdo gjë është bërë e papërballueshme, asnjë emigrant nuk kthehet. Përkundrazi, të rinjtë do të emigrojnë se nuk ja dalin jetesës”, -tha Janko.

    Edhe premtimet për rritje pagash dhe pensionesh nuk janë realiste. Sipas Jankos pemtimi për një pension minimal 200 euro është i pamjaftueshëm.
    “PS ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme do të ketë një pension minimal 200 euro. Në 2030 duket e pamundur të jetosh me një pension të tillë. Ndaj ky premtim duhet të rishikohet, pasi nuk i përgjigjet zhvillimeve të jetesës. Ndërsa premtimet për rritje pagash janë më shumë populiste pasi pagat rriten vetëm me produktivitet”-sqaroi Janko në E-ZONE.
    Edhe në këto zgjedhje, sipas ekspertit  partitë nuk patën programe të mirfillta ekonomike, por vetëm premtime populiste.

  • Binaj: Bashkëbisedim i frytshëm me patronazhistët, me Edi Ramën në BEEEEEE

    Binaj: Bashkëbisedim i frytshëm me patronazhistët, me Edi Ramën në BEEEEEE

    Në një episod publikuar ne rrjete sociale të emisionit “Piranjat” në Syri TV, aktori Floria Binaj është shfaqur në rolin e Kryeministrit Edi Rama, duke parodizuar fjalimet dhe premtimet e tij për qytetarët.

    Në një skenë ku Binaj është i ulur mes një tufëje delesh, ai përdor një stil të ngjashëm me atë të Kryeministrit Rama gjatë fushatave elektorale, duke i drejtuar ‘deleve’ me fraza që tingëllojnë si premtime të tij politike.

    “Ku jeni patronazhista! Hajdeni, afrohuni, mos kini turp. Unë ju premtoj se në mandatin e katërt do t’ju japim bonus për pensionin, dhe do të bëni 30 litra qumësht në ditë. Gjithashtu, do të keni trajtim në parukieri çdo javë për leshin tuaj. Ju që jeni brune do t’ju bëjmë bionde, dhe ju që jeni bionde do t’ju bëjmë brune. Hajde këtu, bionde, mos ma kthe bythën mua kur flas, do të rrini drejt! Ejani me ne dhe do hyni në BEEEE!”

    Në fund të videos, Binaj përmend “vëzhguesit ndërkombëtarë”, një referencë që duket të nënkuptojë reagimet e ndërkombëtarëve ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri. 

    Kjo skenë është një pasqyrë e ironisë ndaj fushatës elektorale dhe përdorimit të patronazhistëve si mjete për të siguruar mbështetje.

    Ky segment ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si përdoren fjalimet dhe premtimet për të manipuluar opinionin publik dhe për të fituar mbështetje në një periudhë zgjedhore nga qeveria Rama.

  • “Premtimet e PD, qesharake”, gazetari: Berisha nuk e ka idenë çfarë është bërë në këto 12 vjet

    “Premtimet e PD, qesharake”, gazetari: Berisha nuk e ka idenë çfarë është bërë në këto 12 vjet

    Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues. Beleri, një mollë sherri dikur mes Berishës dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Gazetari Fatos Mahmutaj, në lidhje live me “Ora e Fundit” tha se kryetari i PD-së Sali Berisha bën gjithçka për pushtet. Sipas tij, Berisha është gati të bëjë aleancë me antishqiptarët për të përfituar në aspektin personal. Gazetari Mahmutaj u shpreh se Fredi Beleri duhet të ishte në burg, dhe jo në krah të Berishës.
    “Berisha për pushtet bën aleancë me antishqiptarët, por edhe me djallin. Fredi Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë.
    Vend i Fredi Belerit duhet të ishte në burg. Nuk e kuptojë pse Berisha gjen njerëz të tillë si Fredi Beleri, që e përdor si etalon për fushatën e tij.”, tha ai. Ai komentoi po ashtu modelet e fushatës që po aplikojnë në terren dy partitë kryesore, përkatësisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Për këtë çështje, Mahmutaj u shpreh se PS ka artikuluar premtime normale, kurse PD u shfaqet shqiptarëve me premtime skandaloze.
    “Ka bërë një fushatë normale. Një nga to premtimet e mëdha është hyrja në Evropë. Kjo besoj se përveç faktit se disa standardes janë përmbushur.
    Tek opozita premtimet e tyre i shoh si qesharake. Pensionet 200 euro, sepse pensionet kanë shkuar afro 200 euro, edhe kjo është qesharake. Lideri i vetëshpallur i opozitës shqiptare Sali Berisha nuk e ka fare idenë se çfarë është bërë në këto 12 vjet.Krahasohet me standardet e 2013, vit në të cilin humbi pushtetin”, theksoi ai.

  • Premtimet në fushatë? Eksperti i ekonomisë: Për herë të parë duken të realizueshme

    Premtimet në fushatë? Eksperti i ekonomisë: Për herë të parë duken të realizueshme

    Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, duke analizuar premtimet në fushatën elektorale të forcave politike tha se për herë të parë këto premtime janë të reaalizueshme.
    I ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Sefa tha se si programi i PS ashtu dhe ai i PD duken të realizueshëm, megjithse ai i opozitës mban më shumë risk, për shkak se premtohet më shumë dhe më shpejt.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Si llogaritet mbajtja e premtimeve?
    Sefa: Ku do i gjejnë paratë, ndryshimet administrative, dhe impakti në shoqëri. Kemi krijuar një indeks për të parë se sa të realizueshme janë premtimet. Premtimet e partive të mëdha për herë të parë janë të mbajtshme. Opozita ka një rrisk më të madh në realizimin e reformave pasi premton më shumë, dhe premton më shpejt. Nëse janë të realizueshme sjellin një ndryshim të madh, por mbartin rriskun që nëse nuk realizohen sjellin një dëm.
    Borakaj: Po llogaridhënia?
    Sefa: Matet me mandate.
    Borakaj: Në mandatin e fundit?
    Sefa: Rreth 2/3 janë mbajtur.

  • Teliti: Premtimet e PD janë të realizueshme, prioritet minimumi jetik 200 euro dhe kthimi i prodhimit vendas

    Teliti: Premtimet e PD janë të realizueshme, prioritet minimumi jetik 200 euro dhe kthimi i prodhimit vendas

    Eksperti i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, deklaroi se premtimet ekonomike të kësaj force politike janë të realizueshme, pavarësisht kostos që mbartin, dhe nuk janë të parashikuara për t’u zbatuar brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

    I ftuar në emisionin Log, Teliti theksoi se PD synon t’i japë zgjidhje sfidave madhore që ka Shqipëria, pa “shpikur rrotën”. Sipas tij, prioritet është rivendosja e prodhimit vendas në zemër të ekonomisë dhe reduktimi i abuzimeve me fondet publike.

    “Paketa e Dhembshurisë” është një ndër angazhimet kryesore të PD-së, tha ai, duke sqaruar se ajo parashikon një minimum jetik prej 200 eurosh për qytetarët më në nevojë. Teliti theksoi se vendi vuan aktualisht nga një varësi e madhe ndaj importeve, pasi “thuajse asgjë nuk vjen nga prodhimi vendas”.

    Ai kritikoi situatën aktuale ekonomike, duke e cilësuar të dekurajuar prodhimin lokal: “Konsumojmë qumështin serb dhe djathin grek, ndërkohë që duhet të kthejmë në këmbë produktet Made in Albania”.

    Teliti mirëpriti analizën e një organizate të pavarur si Altax mbi programin ekonomik të PD-së, duke e cilësuar pozitive faktin që diskutimi publik mbi kostot dhe zbatueshmërinë e premtimeve po thellohet. “Premtimet kanë kosto, por janë të realizueshme. Nuk do bëhen të gjitha në 100 ditë, por duhen bërë me kohën,” nënvizoi ai.

  • PD fushatë me premtime të kushtueshme! Ku do gjenden paratë pas 11 majit? Teliti: Nuk do shpikim rrotën…

    PD fushatë me premtime të kushtueshme! Ku do gjenden paratë pas 11 majit? Teliti: Nuk do shpikim rrotën…

    Dorian Teliti, eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin Log në Neës 24, ka folur mbi pyetjen se si do të financohen premtimet e PD-së për Shqipërinë. Ai theksoi se, megjithëse premtimet kanë një kosto, ato janë të realizueshme dhe nuk janë të parashikuara të realizohen brenda 100 ditëve të para, por kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore.
    Teliti theksoi se PD-ja nuk ka për qëllim të shpikë rrotën, por të ofrojë zgjidhje për disa nga sfidat madhore që ka Shqipëria, përfshirë rritjen e prodhimit vendas dhe reduktimin e abuzimeve. Në lidhje me financimin, ai theksoi se një nga prioritetet e PD-së është paketa e “Dhembshurisë”, e cila synon të sigurojë një minimum jetik prej 200 euro për qytetarët. Ai gjithashtu përmendi se aktualisht, ekonomia shqiptare ka një varësi të madhe nga importet, duke pasur parasysh që prodhimi vendas është shumë i ulët. Ky është një nga sfidat që PD-ja synon të adresojë, duke rritur prodhimin dhe duke krijuar kushte për një ekonomi më të qëndrueshme.
    Ad

  • “Berisha non grata si person në shërbim të qarqeve pro ruse”, Berisha: Nuk ka madhështi në konsum! Premtimet e tij s’i merr njeri seriozisht

    “Berisha non grata si person në shërbim të qarqeve pro ruse”, Berisha: Nuk ka madhështi në konsum! Premtimet e tij s’i merr njeri seriozisht

    Analisti Arben Meçe tha se premtimet e Berishës nuk janë serioze dhe se rritja e buxhetit tregon zhvillim të vendit.
    “Rritja e buxhetit është tregues i zhvillimit të një vendi, premtimi nuk duhet të bëhet për shkurtim me 4 miliard. Nuk kanë mekanizëm për të ulur buxhetin. Mirë është që këto deklarata duhet të konsultohen me ekonomistë. Kemi ulje taksash dhe shtim i investimeve drejt shtresës në nevojë.
    Kur ul taksa, bie buxheti. Një taksë e përdor biznesi, dhe që këtë taksë t’ja japësh shtresës në nevojë duhet të kesh politika. 2 miliardë euro nuk është premtim serioz.”
    Më tej, Meçe komentoi lobistin LaCivita për të cilin tha se duhet të ketë transparencë për pagesën e tij si dhe për mandatin ligjor i cili është në errësirë të plotë.
    “Berisha është shpallur non grata si person në shërbim të infrastrukturës antiamerikane dhe pro ruse si dhe armik i demokracisë. Non Grata lidhet me një person që cenon Amerikën.
    Po kërkojmë transparencë dhe se cili është mandati ligjor i LaCivita në Shqipëri, është errësirë e plotë. Berisha në kuadër të ndershmërisë, ballafaqoi qëndrimet e tij në atë që quhet institucion i drejtësisë së re në Shqipëri.
    Premtimet e Berishës nuk i merr njeri parasysh. Prezenca e tyre është në theml të fushatës të PD, shpresa e tyre nuk ishte te programi. Nuk ka madhështi në konsum, në themel të tij është se do na vijë magjistari me mesazhe nga Trump dhe do të imponojë në Shqipëri dorëzimin e pushtetit. Do shohim deri ku është jo demagogji, ka një kontratë që ka një burim financimi dhe ka personazhe që po bëhen të dukshëm në realitet me dënime jo vetëm në korrupsion por me influencën në koridore ruse.”

  • 11 maji, ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

    11 maji, ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

    Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj here duket se gjërat janë ekzagjeruar në një nivel krejt tjetër me premtime nga të gjitha palët për politika ekonomike e fiskale të shumta, ndërsa dy partitë kryesore përballen me një krizë kredibiliteti të shkaktuar jo aq shumë nga mosrealizimi i premtimeve elektorale të shkuara se sa nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive.
    Sipas një vlerësimi të qendrës Altax, një qendër studimore në Tiranë, premtimet e partive kryesore si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, apo partive të reja si Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, kërkojnë disa dhjetëramiliardë euro që të mund të bëhen realitet përgjatë katër viteve të ardhshme.
    Altax thotë në publikimin e saj “Indeksi i Fizibilitetit të Premtimeve Elektorale” se i ka gjurmuar deklaratat publike të politikanëve të ndryshëm dhe ka vlerësuar me ekspertët e saj koston potenciale të këtyre premtimeve, bazuar në të dhënat e njohura, si të dhëna demografike.
    Vlerësimet e Partisë Socialiste për, fjala vjen, rritje pensionesh dhe rritje pagash, arsim e bujqësi, mundet të kushtojnë në total mes 33 dhe 35 miliardë eurove përgjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa premtimet e aleancës “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlerësohet mes 22.5 dhe 29 miliardë euro përgjatë të njëjtës periudhë.
    Vlerësimi i programit për Lëvizjen Bashkë është krahasimisht më pozitiv, me një kosto totale të realizimit të tij të vlerësuar mes 10 dhe 13 miliardë euro për katër vitet e ardhshme ose mes 2.5 dhe 3 miliardë euro në vit.
    Vlerësimi i nevojave për zbatimin e programit të “Shqipëria Bëhet” është në masën 25 miliardë lekë për katër vitet e ardhshme.
    Të gjitha premtimet, nga më të përmbajturat deri te më të ekzagjeruarat, bien në fakt ndesh me realitetin ekonomik të vendit, ku buxheti i shtetit është në masën 7.2 miliardë euro dhe premtimet e partive kryesore kërkojnë më shumë se sa kaq para vetëm për premtimet, pa marrë parasysh kostot aktuale buxhetore./BIRN

  • “Ethet” e 11 majit, Kikia: Fushatë jo e zhurmshme, programet nuk kanë aspak ndikim tek votat!

    “Ethet” e 11 majit, Kikia: Fushatë jo e zhurmshme, programet nuk kanë aspak ndikim tek votat!

    Nësër, 11 prill, partitë nisin zyrtarisht fushatën elektorale për garën e madhe të 11 majit.
    Gazetari Mentor Kikia komentoi në Quo Vadis në Vizion Plus risitë e kësaj fushate.
    Ai tha se ndryshe nga herët e kaluara, nuk ka zhurmë, por po zhvillohet duke kapur prej xhaketash qytetarët.

    Sipas Mentor Kikisë, programet nuk kanë pasur ndikim shumë të madh, sepse premtimet janë shkelur, nuk janë mbajtur.
     “Fushata ka kohë që ka filluar. Për shkak të natyrës së partisë, socialistët janë gjithë kohës në fushatë. Për zgjedhjet, të paktën që në vjeshtë, partitë janë vënë në lëvizje. Socialistët do të kenë një program më të detajuar, që më shumë se sa një program është një paketë e përqendruar te pagat dhe pensionet.
    Më shumë se premtimet, në këtë një muaj që ka mbetur, do të luhet më shumë me imazhin, do të luhet më shumë me emocionin… Pjesa dërrmuese e njerëzve janë votues besnikë të një partie të caktuar. Programet nuk është se kanë pasur ndonjë ndikim shumë të madh, sepse premtimet janë shkelur, nuk janë mbajtur. Kjo është një perceptim i drejtë nga qytetarët, por i gabuar në raport me seriozitetin që duhet të sjellë politika.
    Si asnjëherë më parë, fushata nuk është ajo e zhurmshmja me reklama, por ajo që zhvillohet duke trokitur derë më derë, duke kapur prej xhaketash qytetarët”, tha Kikia.
    /vizionplus.tv