Tag: premtim

  • Tuna i bën premtim Shpatit: Nëse Roeli vendos të ngjitet në skenë, do jem aty

    Tuna i bën premtim Shpatit: Nëse Roeli vendos të ngjitet në skenë, do jem aty

    Tuna në mbledhjen komemorative për këngëtarin Shpat Kasapi u rikthye në kohë, duke folur për fillimet e tyre si fëmijë.
    “Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinj që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat. Ti ia dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje që nuk u largua asnjëherë nga fytyra jote le porosinë se të jesh i mirë të jesh i pastër i qetë i dashur është vlerë e njerëzimit”.
    Artistja bëri dhe një premtim për djalin e të ndjerit, i cili tani është vetëm 3-vjeç.
    “Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet dhe nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty”.

  • Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale nga Shqipëria

    Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale nga Shqipëria

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.
    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.
    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”.
    Anëtarja e KE-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara të pranishmëve në këtë aktivitet, duke e cilësuar si një premtim të mbajtur të FSHF-së dhurimin e uniformave falas për fëmijët e Preshevës. “Në emër të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, ju them në verë dhamë në këtë fushë një premtim dhe sot është një premtim i mbajtur. Sot kemi kënaqësinë të sjellim setin e parë të “Uniforma ime”. Është një projekt që FSHF e zhvillon në Shqipëri për të gjithë fëmijët e regjistruar në Akademi dhe duan të luajnë futboll. Shpresoj shumë që me këto dy projekte që i kemi nisur sot, “Uniforma ime” dhe “Topi im” të kemi mundësinë të hapim rrugën e një bashkëpunimi më afatgjatë dhe të shtrirë në kohë sepse ne besojmë dhe shpresojmë që fëmijët këtu në Preshevë dhe Bujanoc kanë mundësi që të jenë nesër futbollistët tanë të Kombëtares” – tha Anila Basha në fjalën e saj.

  • Ëndërr e bërë realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Ëndërr e bërë realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.
    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.
    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”.
    Anëtarja e KE-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara të pranishmëve në këtë aktivitet, duke e cilësuar si një premtim të mbajtur të FSHF-së dhurimin e uniformave falas për fëmijët e Preshevës. “Në emër të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, ju them në verë dhamë në këtë fushë një premtim dhe sot është një premtim i mbajtur. Sot kemi kënaqësinë të sjellim setin e parë të “Uniforma ime”. Është një projekt që FSHF e zhvillon në Shqipëri për të gjithë fëmijët e regjistruar në Akademi dhe duan të luajnë futboll. Shpresoj shumë që me këto dy projekte që i kemi nisur sot, “Uniforma ime” dhe “Topi im” të kemi mundësinë të hapim rrugën e një bashkëpunimi më afatgjatë dhe të shtrirë në kohë sepse ne besojmë dhe shpresojmë që fëmijët këtu në Preshevë dhe Bujanoc kanë mundësi që të jenë nesër futbollistët tanë të Kombëtares” – tha Anila Basha në fjalën e saj.

  • Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët: Premtim i mbajtur

    Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët: Premtim i mbajtur

    Parlamenti i Izraelit aprovoi me lexim të parë projektiligjin që vendos dënimin me vdekje për terroristët që vrasin qytetarë izraelitë.

    Ky është megjithatë votimi i parë nga tre të tilla që nevojiten për miratimin përfundimtar të nismës ligjore në fjalë.
    “Jemi në rrugën e duhur për të shkruar historinë. Premtim i bërë, premtim i mbajtur”, shkroi në platformën X ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një figurë kryesore e së djathtës ekstreme izraelite, i cili më herët kishte kërcënuar ta tërhiqte qeverinë e tij nga koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse projektligji nuk hidhej për votim në Kneset.
    Sipas legjislacionit të prezantuar nga një anëtar i partisë së tij, kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit me motiv racizmi ose urrejtjeje kundër publikut dhe me qëllim dëmtimin e shtetit të Izraelit, do të marrë automatikisht dënimin kapital. Për mediat e huaja megjithatë, një formulim i tillë lë të kuptohet se dënimi me vdekje është i zbatueshëm për çdo palestinez që vret një izraelit, por jo edhe nëse një izraelit vret një palestinez.
    Komiteti i sigurisë kombëtare i parlamentit izraelit e justifikoi OK-in e dhënë projektligjit me arsyetimin se qëllimi i tekstit ishte “të shkatërronte terrorizmin në rrënjë dhe të krijonte një pengesë të fortë”. “Çdo terrorist që është gati të kryejë një vrasje duhet ta dijë se ka vetëm një dënim: dënimin me vdekje”, deklaroi Ben Gvir.
    Miratimi në Kneset vjen në një kohë kur edhe pse po ende po të zbatohet, marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit e arritur në 10 tetor nën presionin e SHBA-së, vijon të mbetet e brishtë.

    Top Channel

  • “Paga minimale 500 euro”, një premtim elektoral i pambajtur nga Edi Rama

    “Paga minimale 500 euro”, një premtim elektoral i pambajtur nga Edi Rama

    Një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të kryeministrit Edi Rama ishte rritja e pagës minimale në 500 euro deri në vitin 2026. Ai deklaroi se vendimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave në qershor, por sipas një verifikimi të bërë nga “Faktoje”, ky premtim nuk është mbajtur.
    Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Këshillit të Ministrave, “Faktoje” kërkoi të dinte nëse vendimi ishte miratuar. Përgjigja ishte e qartë: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”. Kjo përgjigje konfirmon se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, premtimi mbetet vetëm në fjalimet elektorale.
    Rritja e pagës minimale nuk është premtim i ri nga kryeministri Rama. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ai premtoi se paga minimale do të shkonte në 450 euro, një premtim që nuk u mbajt. Paga minimale sot është rreth 400 euro.
    Megjithëse afati i fundit për të përmbushur premtimin e fundit është janari i vitit 2026, mungesa e akteve zyrtare të premtuara për qershorin bën që ky të konsiderohet një premtim i pambajtur.

  • Jashari ia kishte dhënë besën Milanit.., një premtim që te shqiptarët vlen sa firma në kontratë

    Jashari ia kishte dhënë besën Milanit.., një premtim që te shqiptarët vlen sa firma në kontratë

    Çdo vend ka zakonet e veta. Në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit, ku lufta dhe dhuna janë “shokë” të trishtuar të jetës, ekziston “pashtunwali”, një kod etik që për popullin vendas, pashtunët, vlen mbi çdo gjë, madje edhe mbi urrejtjen fisnore. Ai përfshin mikpritjen, pritjen dhe respektin për çdo vizitor. Në Shqipëri ekziston diçka e ngjashme, përfitues i saj ka qenë edhe Milani në marrëveshjen për Ardon Jasharin. Kjo quhet “besa”.
    “Besa” është një parim kulturor themelor i traditës shqiptare, që përfaqëson fjalën e dhënë, nderin personal dhe besueshmërinë e një individi. Ajo është e ndryshme, por plotësuese me nderin, që do të thotë “nder familjar”. Të dyja këto koncepte janë pjesë e një kulture, ku identiteti dhe reputacioni shoqëror bazohen në respektimin e kodeve morale të përbashkëta.
    Kuptimi i nderit këtu nuk duhet keqkuptuar si në kuptimin negativ ose kriminal, si tek “burrat e nderit” të mafias. Përkundrazi, i afrohet shumë idesë së integritetit dhe përgjegjësisë. “Besa” është një premtim që nuk mund të thyhet. Gjatë shekujve, kur vlente Kanuni, kodi zakonor shqiptar, si besa, ashtu edhe nderi kishin një vlerë juridike reale.
    Për këtë arsye, edhe sot, për shumë shqiptarë, fjala e dhënë vlen po aq sa një firmë në kontratë. Duket se mesfushori zviceran me origjinë shqiptare ia dha fjalën (besën) Milanit dhe pikërisht për këtë u përpoq me vendosmëri ta mbante, duke refuzuar oferta më të larta financiare që i erdhën nga klube të tjera te Brugge.
    Edhe sot, në Shqipërinë bashkëkohore, larg mentalitetit të Kanunit, një nga fyerjet personale më të rënda është “i pabesë”, i ngjashëm me terma shumë të rëndë latinisht “infidus” dhe “perfidus”, më fyese se homologët e tyre në italishten moderne.
    Falë “besës”, Shqipëria shpëtoi shumë hebrenj gjatë Holokaustit, prandaj shqiptarët u nderuan me titullin “Të Drejtët e Kombeve”. Dhe falë besës së dhënë, duke u kthyer te tema më e thjeshtë, Allegri më në fund ka marrë mesfushorin e shumë dëshiruar.Marrë nga “Gazetta dello Sport”
     

  • Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 35%, nëse nuk përmbushen investimet prej 600 miliardë dollarësh

    Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 35%, nëse nuk përmbushen investimet prej 600 miliardë dollarësh

    Një premtim i diskutueshëm investimi që është pjesë e marrëveshjes tregtare BE-SHBA do të duhet të respektohet nga BE-ja ose do të aplikohen tarifa të përgjithshme prej 35% ndaj bllokut, paralajmëroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

    Të martën, Presidenti Trump u pyet për marrëveshjen që arriti nëpërmjet një shtrëngimi duarsh me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen në Skoci më 27 korrik në emisionin ‘Squawk Box’ të CNBC nëpërmjet telefonit.

    Ai e mbështeti qëndrimin e SHBA-së të cilin e deklaroi një dokument faktesh i Shtëpisë së Bardhë  dhe  se marrëveshja përfshinte një premtim që BE-ja të investonte 600 miliardë dollarë në ekonominë amerikane  deri në fund të mandatit të tij të dytë.

    “Ky investim i ri është përveç mbi 100 miliardë dollarëve që kompanitë e BE-së investojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara çdo vit”, thuhej në fletën e fakteve pas marrëveshjes.

     

     

    “Nuk është diçka që BE-ja, si autoritet publik, mund ta garantojë  është diçka e bazuar në qëllimin e kompanive private”, tha një zyrtar i lartë javën e kaluar.

    I pyetur në Squawk Box se si do të reagonte Shba-ja në rast se kjo gjë nuk do ndodhte , Trump tha se “atëherë ata  do të paguanin tarifa prej 35%.

    Trump tha se premtimi për investime ishte një nga arsyet pse ai i kishte ulur tarifat në një normë të përgjithshme prej 15%, kështu që nëse nuk përmbushet, atëherë tarifat më të larta do të rikthehen në fuqi.

  • Xhabir Ahmeti: Iki që të kthehem

    Xhabir Ahmeti: Iki që të kthehem

    Nga Xhabir Ahmeti

    I hodhi këpucët nga dritarja e pastaj kërceu edhe vetë në tokë. Shikoi shtëpinë që i mbeti mbrapa disa hapa e që në terr dukej e patrajtë dhe e mbështjellë me një pëlhurë të zezë. Shkelte butë barit, hapat nuk e shushurinin, nuk shihte gjë, por edhe në terr e njihte çdo pëllëmbë të tokës, sepse aty ishte lindur dhe aty po kalonte jetën.

    – Ende nuk na kanë diktuar – tha i pari që po vinte duke i mbajtur këpucët në dorë.

    Fëmija i dytë po priste pas një muri gjysme të rrëzuar.

    – A e more baterinë? – pyeti fëmija i dytë të parin.

    Çdo gjë kam me vete.

    Dolën në rrugën e ngushtë. I nxorën prej xhepave e prej gjinjsh të gjitha takrravatet që ditën i kishin bërë plan t’i merrnin me vete e i shtinë në një strajcë të vogël.

    – Ende ka kohë të bëhesh pishman – tha ai që kishte pritur pas murit gjysmë të rrëzuar. – Mos eja

    që të thuash pastaj ti ma bëre. Mate punën mirë e pastaj thuaj po a jo.

    – Çka po thua, pashë perëndinë, Premtim?!… Çka po më shtiresh kaq i rëndësishëm? Ti shiko

    punën tënde e për mua të mos kesh dert!

    Kaluan nja tri ditë udhëtim. Kishin mbetur vetëm hije e dikurshme që nuk të hiqet kurrë. Përndryshe, po t’i takonte ndonjë i njohur vështirë se do të mund t’i njihte, por thjeshtë do t’i merrte për të panjohur. Fytyra e Premtimit kishte marrë një pamje serioze dhe lehtë mund të lexohej brenga në vijat e saj, nganjëherë nga frika, kurse fytyra e Urimit dëshmonte vetëm lodhjen. Kurrgjë tjetër. Përveç tjerash, ata ishin nxirë si është më zi, pak prej diellit që gjithë ditën e lume u shkonte pas, pak prej pluhurit e djersës e pak nga kashta në të cilën flinin natën.

    – Çka ta merr menja, Premtim?… A mund të qëndrojmë edhe tri ditë?

    – Mundemi edhe gjashtë… ma merr mendja… Ah, ta kishim ditur vetëm, ta kishim ditur se për sa

    kohë do të dalim prej kësaj rruge të mallkuar, atëherë lehtë do ta kishim pasur. Kjo rrugë po ma shti frikën dhe frika po më lodh më shumë se të ecurit.

    – E kemi mundur të ishim që moti atje, sikur të kishim hipur në tren..

    – Po, besa… Në tren!… Në tren do të kishte qenë më mirë se aty do të na kishin zënë si lepujt: kap e hajt! Pa bileta në xhep – në tren!

    – E edhe po të na zinin pa bileta… ç’do të bëhej?… Asgjë. Na zbresin e hajt!

    – Ti je i marrë!

    Pse ?- pyeti Urimi. – I marrë, po thua? Premtim, shumë po tutesh. Nuk të bën kjo, s’të shkon. Na zënë pa bileta…

    Po, ani de! Në na zënçin, vetëm na zbresin e kurrgjë kurrkujt! Edhe kështu jemi në këmbë!…

    – Mirëpo, o i marrë, do të pyesin pastaj për ne: kush jemi, ku shkojmë, prej nga jemik e ku ta di se

    çka. E më në fund: prapakthehu, e do të na sjellin në shtëpi. A mund ta marrësh me mend se çfarë turpi do të ishte? Vëre gishtin në kokë!

    – Ti je djalë i mençur, Premtim. Ashtu është.

    Të katërtën ditë u kthyen vetë. Me tren, pa bileta. Dhe kur nata ra, u futën tinëz në shtrat, secili në shtëpinë e vet e fjetën pa u ngritur nja pesë ditë prej shtrati.

    – Kjo s’do të thotë se s’do të provojmë edhe një herë – i tha Premtimi Urimit, kur u ndanë, atë natë.

    Urimi e ktheu kokën dhe priti ti thoshte tjetri edhe ndonjë fjalë. Por ai nuk foli gjë.

    Ishin të përgjumur.

    ***

    I vetmi shkak pse kam ikur vazhdimisht prej shtëpisë ka qenë dëshira e zjarrtë që t’i kthehem sërish kësaj shtëpie, t’i kthehem nënës e pastaj… mungesës që shkëlqen. Sytë e mi shohin bukur vetëm nga largësia. “Sa e bukur është Franca kur je në Gjermani”, thoshte Fernandeli. Ndoshta ka thënë dikush tjetër, ta hajë dreqi. Por, kushdo që të ketë thënë, mire e ka pasur, se, kur je larg shtëpisë, atëherë ke kend ta duash. Njeriu është krijuar mbrapsht. Ai gjithmonë lakmon atë që s’e ka. Kur je pranë vatrës tënde – loçkë, e kurrë nuk të shkon mendja të mendosh për dashurinë ndaj saj, kur je larg të merr malli, e dashuria për vatrën ta përvëlon zemrën e ta rëndon kokën. I vetmi mendim që të pushton të tërin është mendimi që t’i kthehesh vatrës së ngrohtë të gjyshit. Nisesh e vjen e çmallesh me ato fytyra të njohura të botës sate intime dhe ti nuk ngihesh me përqafime e përshëndoshje plot mall e dashuri. Sa përfundojnë këto çaste solemne të dashurit t’u gogësijnë e patjetër, patjetër të qortojnë. Ti ende nuk je ulur, ende nuk e ke prekur me dorë nënën vendlindje, ata të lëshohen e të thonë: po a ende nuk i mblodhe të shkretat e t’i shtish njëherë në kokë ose të flasin ndonjë marrëzi për të cilën nuk të shkon mendja, e të cilën as bualli nuk mund ta luajë nga pesha e lëndimit shpirtëror që shkakton. E atëherë, s’ka, të jepet ideja si rrufeja, që nesër t’ia mbathësh përsëri: nga sytë – këmbët. Ti sa je kthyer, ata të flasin për synetinë. Domethënë më shuë e paskan pasur dert synetinë se mua. Edhe unë nuk kam pasur kurrgjë kundër synetisë, por doja ta di a unë isha bërë syneti a synetia bëhej për mua. Nejse. Unë rri aty, pranë tyre, ata çohen e shkojnë të rregullojnë shtratin tim. Të gjithë i preokupon shtrati, asnjëri nuk i kthen sytë nga unë. Shtratin e përgatitin për mua, e për mua pesë para nuk i japin. Ani, ani. S’të mbetet tjetër pos se edhe ti të argëtohesh me shtratin duke e shikuar. Ata, të dashurit tu shkojnë e ta mbushin shtratin me do lecka e kinda e lara folklorike, tamam si lehonës së malësisë në shekujt që kanë ikur që moti, sa ty të skuqen veshët, sidomos kur t’i sjellin petullat. Petullat pikojnë gjalpë – ty të villet. Shikon nga dritarja, prej pozitës së Timurlengut të vogël, me salltanet kiç të varfërisë shekullore e ç’të shohësh përjashta, prej dritares: pastoralja! Qurullohen qurani e qura, desha të them biba e bibani. Qeni i madh i Sharrit i ka rënë në erë festës dhe e pret hisen e vet të eshtrave. Vetëm dhoma e stolisur është sterile prej pastërtisë, jo për tjetër, por pse në të nuk ka hyrë njeri pos meje ditën e synetisë. I mbaj brekushet e gjata me dy gishta, bëj ushtrime si mbrohet plaga, si duhet të ruhet dregëza që të bjerë vetë. Rri në dhomën e stolisur e të gjithëve u duket se më është bërë nder I paparë. Kam hyrë në dhomën e stolisur, domethënë kanë bërë diçka ekstra për mua dhe prej meje pritet të bindem se nuk jam më ai i djeshmi, por diçka tjetër. Jam tash, a priori më i pjekur. Këtu jeta ime duhet, por edhe bën kthesë. Tash e tutje jo që do të kem privilegje, si “më i pjekur”, po do ta kem përgjegjësinë më të madhe. Në sytë e të gjithëve e lexoj mendimin: hyre më në dhomën e synetisë, prandaj mblidhi mendtë! Po kjo nuk është hera e parë që unë hyj në këtë dhomë. Një herë, natën e parë kur erdhi nusja e kushëririt tim, thuaja sa një grimë isha, më shtinë të valavitem në shtratin ende të paprekur të dhëndërisë. Për këtë ritual që nuk ka prejardhje prej Afrike (sepse atje, thonë, njerëzit flenë nëpër drunj e jo në shtretër) më shpërblyen me një para bukur të madhe prej letre, të cilën pastaj, tinëz prej të tjerëve, ma mori im atë, duke më këshilluar, si sot që këshillojnë skribomoralistët, se paratë janë të dëmshme për shëndetin e shpirtit të njeriut. Nejse. Të dalim te petullat dhe te dregëza që e mbroja me pedantëri të mos bjerë në qilimin e bukur pa i ardhur koha e rënies spontane. Para se të bëhej synetia, unë desha t’u tregoj atyre sesa fatale do të jetë kjo ceremoni, por ata nuk më linin as ta hap gojën. “Shsht”, ma bënin, “hesht mistrec, he kastravec”! Ani mirë, de… Dhe më në fund, erdhi berberi. Kishte edhe ç’të priste edhe ç’të rruante. Mirëpo atij aq i bënte kjo punë. Punë zanati e kishte. E mua majat e veshëve më shponin nga të skuqurit e nga turpi. Pastaj më kaloi dhembja e më mbeti turpi e dregëza. Në raftë njëherë kjo dregëz e mallkuar, mendoja, ua luajta nënën (shprehje kjo, për këtë rast, pa objekt, e mësuar nga im atë). Dhe, ç’e kisha sosur, bëra: posa ra dregëza, u përgatita. Hajt, merre botën në sy. I marrë, i thashë vetvetes, e mos u kthe këtu më midis bibave e dregëzave. Në botën tjetër, kam dëgjuar, bie shi sherbet. Unë s’e kam parë këtë shi se mua gjithmonë më është dashur të marr rrugë verës. E verës – thatësi, vëlla! Nisesh në thatësi e vapë, shiu kurrkund. Për të ngrënë, e bën disi, por kur s’ke ç’të pish, hic s’bën e s’ke ç’të bësh tjetër, por nëpër vapë si nisesh ashtu kthehesh, me vrap në vattrën e ngrohtë të gjyshit, në shtëpinë me oxhak të babait. Efekti i plotë. Mjafton tri ditë mungesë që atyre t’u dalë mendja prej frikës. “Na e vodhën fëmijën karvanët e fallxhorëve dhe të përderësve”! “Shikoni”! i frikësonin fëmijët e tjerë:”Mosni, rrini urtë se vijnë magjistarët, vijnë fallxhorët e vijnë përderësit e ju vjedhin si Urimin”! Kurse tim ati i rridhnin lotët faqeve e mjekrës. Kush burrë? …E pat burrëria! Evladi po ta djegka loçkën e shpirtit. Po, po pikërisht im atë është që thotë kështu. Pastaj: vetëm le të kthehet se do t’ia falë atë paranë e madhe të valavitjes në shtratin e nuses, e do t’ia falë edhe atë tjetrën, të synetisë. Vetëm le të dojë perëndia… E jo që do perëndia, por kthehem unë vetë. E kur vij, ky im atë që më premton ar e xhevahirë, t’ia mësyn një shkopi thane me nyje e prite bir! …Më duhet të fshihem edhe disa ditë të mira, pastaj, në një kënd të cilin edhe ai e di fort mire,, po shtiret se nuk e di ku jam, ku me nder me thënë kundër tij, m’i kompensojnë dhe m’i nxjerrin prej hundëve të gjitha ato copa mishi të pulës që kam pasur rast t’i shijoj nga shkaku I shyqyrit të kthimit tim nga kurbeti. Kështu kalon një kohë bukur e mire dhe kurbeti bëhet vetëm një temë e ndaluar (shi për këtë edhe shumë e dashur) midis meje e Premtimit. S’ka njeriu si gjen shkak të marrë rrugë: kurrkush nuk të nguc, kurrkush nuk ta turbullon ujin. Kështu rrjedh jeta, rrjedh e nuk ndalet. Herë shkon e qetë si lumi kur nis të shteret verës e herë vjen e do të vërshojë. Një vërshim i tillë më ndodhi pas një kohe kur një korrier ma solli një letër te dera. Kjo letër babanë e gëzoi shumë (armiku gjithmonë i gëzohet fatkeqësisë së tjetrit), kurse nëna t’ia nisi një vaji të thekshëm e ta bëri gjëmë të paparë sa që zëri i saj më dukej se arrinte deri në shtatë kate qiell, kurse mua më bëhej se po ma shpon zemrën si me turjelë. Babai e shpjegoi çështjen, si gjithmonë, me dy fjalë: “Të thirrin në rekrutim”! E fytyra i shkëlqente prej gëzimit. Dhe, kështu, qejfi i babait u bë edhe njëherë, si gjithherë. Mua më morën së bashku me shumë të tjerë, më zhveshën si gjatë synetisë, më prekën e më shprekën, m’i shikuan dhëmbët si kuajve në pazar, më matën e më çmatën, më vunë në një kandar të më matin sa kilogramë mish kam në shtatin tim të njomë. Thashë vetë me vete: tash kur të më fusin në ndonjë kamion të pluhurosur e të më çojnë atje ku shitet mishi. Por jo. Ma dhanë vetëm një letër e më thanë të kthehem në shtëpi, të pres. Ata, më thanë, përsëri do të më thirrnin. Por kë të pres? Mua të më thirrni edhe njëherë në këtë cirk matjesh e çmatjesh lakuriqe… Nëse më gjeni, më mirë ma bëfshi! E tash, bini biro, bini e teproni me kësofarë marrish, sa të doni!.. kështu u thashë unë atyre vetë me vete. Më doli boll edhe kjo shaka, përsëri në llogari timen. Po zgjidhja? Doemos duhet biseduar me Premtimin. Menjëherë pasoi marrëveshja jonë e fshehtë. S’ka, s’bën të pritet më shumë! Sa më vonë, aq më keq!

    Hajt të nisemi! U bë. Po ishim bërë burra më, me lalën, e për t’u nisur – u nisëm, por si të kthehemi se?… Ishim bërë si… si të them… pa rruar, mustaqet vesh më vesh. Burri s’e ka vetëm trimërinë, thoshte Premtimi, në në stacion hekurudhor, diku në botë, po edhe urtinë. Kaq sa u endëm e brodhëm poshtë e përpjetë, tha ai, do ta kishim kryer edhe ushtrinë. E kështu… ra obligimi ushtarak e s’po guxojmë të kthehemi në shtëpi. Më në fund, siç e dimë, çfarë kuptimi mund të ketë ikja nga shtëpia dje dhe për çka mund të shërbejë tjetër përveç se për të na mundësuar kthimin prej aty prej nga kemi ikur. “Ti je djalë i mençur, Premtim! Ashtu është”! i them unë. Po kthehemi, po e kryejmë obligimin ushtarak e pastaj gjejmë ndonjë shkak të ri e ikim përsëri… Atëherë do ta kemi derën hapur të kthehemi. Jo si tash. U kthyem. E kryem obligimin ushtarak. Filluam të jetojmë si më të lumtur që mund të thuhet, midis natyrës pastorale e rustikale. Ndërkaq ajo ndjenja e fshehtë sadiste që gjithsecili e ka Brenda lëkurës, ndjenjë kjo e vogël sa një thërrmijë, një thërrmijë hyjnore që mbetet tërë jetën Brenda lëkurës sonë, pikërisht kjo kënaqej duke i parë ata që erdhën pas nesh e hoqën të zitë e ullirit me zhgrryerje nëpër shtretër të paprekur të dhëndërisë, me syneti, me fshehje nëpër kënde të errëta me merimanga, me rekrutime… Ne tash po bëheshim gati për një aventurë tjetër, të pjekur, dhe, ç’prej ditëve të fëmijërisë të përgatitur: do të marrim një rrugë të largët nga e cila, edhe po të duash të kthehesh, nuk do të mundesh për shkak të largësisë. Largësia do të jetë më e gjatë sesa jeta, kështu që po t’i rrekemi kthimit, do të vdesim rrugës. Mirëpo i ranë në fije qëllimit tonë. Shpejt e shpejt na zunë nuse. Kjo më u bë e padurueshme. Ne kishim dëshirë të marrim udhë si Aga Ymeri e ata na zunë nuse. “Mirë”, tha Premtimi, “po fundja, pse një natë mos të rrimë me gratë”? Atëherë udhëtimi ynë, me të vërtetë do t’i ngjante atij të Aga Ymerit. Flemë një natë.”, thotë Premtimi, “e pastaj nga sytë – këmbët”! Ti je djalë i mençur, Premtim! Ashtu është! i them unë.

    Do të jemi pikërisht si Aga Ymeri….

    Mirëpo ec e dil nga shtrati i ngrohtë i nuses…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Pse ky film horror i vitit 1922 vazhdon të tmerrojë edhe sot e kësaj dite këdo që e shikon

    Edi Rama: Pamje magjepsëse nga Liqeni i Zambakëve në Shkodër (video)

  • “Lapaj theu fjalën e dhënë”, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja si do funksionojë procesi i mandatit

    “Lapaj theu fjalën e dhënë”, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja si do funksionojë procesi i mandatit

    Analisti Artan Hoxha ka folur në një emision televiziv mbi deklaratat e fundit të bëra Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani lidhur me mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
    Sipas analistit, situata agravoi në momentin kur Adriatik Lapaj bëri një premtim ndaj të cili u tërhoq më pas. Hoxha e cilëson si një zhurmë të panevojshme dhe ngre një hipotezë për kandidatët që mund të dalin me qëllim marrjen e mandatit.
    “Mendoj se gjëja është agravuar për faktin që përfunduan tek një mandat dhe në pararendje të marrjes së këtij mandati, Lapaj shkoi në ekstrem kur tha që po përfundova me një mandat, unë nuk e marr atë mandat. Ky është ekzagjërimi që bëhet sepse kur del para një publiku dhe thua se nuk e marr atë mandat dhe nëse përfundon me një të tillë, pendohesh për këtë…
    Lapaj ishte i pari që theu fjalën e dhënë publikisht, del Zeqir Kordhoni e thyen dhe ai, dhe aty shkon si efekt domino. Tani fillon loja. Meqënëse njëri është daja i Shabanit dhe bllokon procesin, do dalë një kushëri i Lapajt që do bllokojë procesin më lart, derisa të shkojë tek i pari i listës.

    Problemi vjen nga dy momentet: Gjithë ai koalicion me shumë zhurmë dhe me shumë investim mediatik mbi të, përfundoi tek një mandat dhe e dyta që vetë Lapaj bëri një premtim publik që e ktheu shumë shpejt. Ai premtim publik ishte i panevojshëm që nëse përfundon me një mandat, ai nuk e merr. Raporti i tij me mandatin nuk është i drejtë, është tekanjoz”, u shpreh Artan Hoxha.

  • PS nuk ka mbajtur asnjë premtim’/ Pensionisti: Rama na varfëroi, na ndau nga fëmijët dhe s’dha asgjë veç premtimeve boshe

    PS nuk ka mbajtur asnjë premtim’/ Pensionisti: Rama na varfëroi, na ndau nga fëmijët dhe s’dha asgjë veç premtimeve boshe

    PS nuk ka mbajtur asnjë premtim’/ Pensionisti: Rama na varfëroi, na ndau nga fëmijët dhe s’dha asgjë veç premtimeve boshe

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pukës, ku prezantoi dhe kandidatin e kësaj force politike për zonën.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, pensionisti Lek Curri ngriti shqetësime të forta për varfërinë që ka kapluar Pukën dhe braktisjen që ndjejnë qytetarët nga qeveria.

    Ai akuzoi Ramën për premtime të pambajtura, mashtrime elektorale dhe theksoi se më 12 maj, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin mes një qeverie që i ka varfëruar dhe një alternative që ofron shpresë dhe dinjitet.

    Jo vetëm në fillim të kësaj fushate, por shpesh ia bëj vetes pyetjen: pse Rama na kërkon votën? Na e kërkon votën pasi ka bërë që fëmijët tanë të largohen dhe të na lënë vetëm. Na e kërkon votën duke e trumpetuar se ne pensionistëve do të na japë falas shërbimet shëndetësore, se do të ulë çmimet e energjisë elektrike dhe të ujit. Por ne na intereson realisht se si të përballojmë jetën me këto pensione.

    A janë të vërteta këto që premton? Aspak. Është rritur çmimi i ujit dhe i energjisë elektrike, janë rritur çmimet e konsumit të përditshëm, duke nisur nga nafta që është dyfishuar dhe për pasojë, jeta është bërë shumë më e vështirë. Na japin ilaçe që, pa frikë mund të them, nuk kanë asnjë efekt në përmirësimin e shëndetit.

    Partia Socialiste dhe Edi Rama, që janë në pushtet prej 12 vitesh, nuk kanë realizuar asnjë premtim. Këta qeveritarë kanë vjedhur dhe shpërdoruar buxhetin e shtetit.

    E kundërta ndodh me programin e Partisë Demokratike dhe doktor Berishën. Nga 12 maji do të rriten pensionet, do të trajtohen shtresat në nevojë dhe çmimet do të ulen.

    Ne, pensionistët dhe të gjithë votuesit, duhet t’i japim një përgjigje. Kë do të votojmë: Ramën që na e ka vështirësuar jetën, apo Berishën që e ka përmirësuar jetën tonë që nga dita e parë e qeverisjes së tij?

    Ne, me vullnet dhe ndërgjegje të plotë, jemi të bindur se duhet të votojmë Partinë Demokratike dhe ekipin e saj, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Kemi arsye të plota të besojmë se Berisha e jep fjalën dhe e mban fjalën.

    Puka është mbytur në varfëri…