Tag: premten

  • Vera mbërrin para kohe! Temperaturat pritet të arrijnë kulmin në Shqipëri

    Vera mbërrin para kohe! Temperaturat pritet të arrijnë kulmin në Shqipëri

    Meteorologia Lajda Porja, për Euronews Albania, njoftoi se kjo javë do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i kthjellët.
    Sipas Porjës, që nga dita e martë do të nisë një rritje graduale e temperaturave, me kulmin që do të arrihet të enjten dhe të premten, ku pritet që termometri të shënojë deri në 30°C.

    Ajo theksoi se këto vlera termike janë tipike për verën dhe rezultojnë 6-7 gradë më të larta se mesatarja e zakonshme për fundin e prillit.
    Sipas saj, nga e marta deri të premten temperaturat do të rriten çdo ditë, duke kapur kulmin mbi 30°C në qytete si Elbasani, Berati dhe Kuçova, ndërsa fundjava do të sjellë një ulje të lehtë, me vlera rreth 28°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, çka do ta bëjë detin veçanërisht të qetë në orët e paradites.
    “Nga nesër dhe deri në fundjavë, më në fund do të vijë koha me shumë diell, duke qenë se muaji prill ka pasur disa ditë me reshje. Parashikohet që të kemi intervale të gjata me diell gjatë gjithë fundjavës. Do të thoja se vranësirat e lehta dhe kalimtare do të jenë vetëm në zonat malore, ndërsa reshje do të ketë vetëm në shkallë të vogël në rajonin verior, por do të jetë një fundjavë fantastike, sidomos për vijën bregdetare,” tha Porja.
    “Termometri ngjitet në 27 gradë Celsius nga e marta deri të premten, ku çdo ditë do të ketë rritje, ndërsa dy ditët më të nxehta do të jenë të enjten dhe të premten, kur temperaturat do të kalojnë 30 gradë Celsius. Në Elbasan, Berat, dhe Kuçovë temperaturat do të jenë mbi 31 gradë, një temperaturë tipike qershori. Edhe fundjava, edhe pse sjell një rënie të lehtë të temperaturave, do të ketë 28 gradë Celsius. E gjithë java do të jetë një javë me diell. Parametrat e erës do të jenë të lehta deri në mesatare, duke favorizuar dhe personat që pëlqejnë bregdetin, ku paradite deti do të jetë i qetë,” vazhdoi ajo ajo.

  • Atalanta merr frymë, Gjimshiti rikthehet për ndeshjen e rëndësishme

    Atalanta merr frymë, Gjimshiti rikthehet për ndeshjen e rëndësishme

    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ia ka dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen delikate që Atalanta luan këtë javë në Serinë A, ku po përpiqet të ruajë vendin në katërshen e parë që siguron praninë në Ligën e Kampioneve.
    Skuadra bergamaske duhej të luante të premten ndaj Leçes, por për shkak të vdekjes së papritur të fizioterapistit të kësaj të fundit, sfida u shty për të dielën. Gjimshiti ishte në diskutim për të premten, por me dy ditë më shumë në dispozicion, ka rikuperuar plotësisht problemin në kavilje.
    Si rrjedhojë, ai parashikohet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Ylber Ramadanit, ndërsa mediat italiane e bëjnë të sigurt aktivizimin e tij nga minuta e parë, pasi Gasperini ka nevojë për një futbollist me eksperiencën e qendërmbrojtësit shqiptar për të përballuar pjesën vendimtare të sezonit.

  • Eja dhe ti/ Av Altin Goxhaj: Të premten në hotel Orkidea prezantimi si kandidat për deputet i Aleancës Shqipëria Madhështore

    Eja dhe ti/ Av Altin Goxhaj: Të premten në hotel Orkidea prezantimi si kandidat për deputet i Aleancës Shqipëria Madhështore

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Horoskopi Javor i Susan Miller për datat 21 deri 27 Prill 2025, për të gjitha shenjat

    Horoskopi Javor i Susan Miller për datat 21 deri 27 Prill 2025, për të gjitha shenjat

    Pas një të diele plot ndjenja, java e ardhshme vjen me tensione të brendshme, sfida komunikimi dhe vendime të rëndësishme për shumë shenja.
    Disa mund të përballen me pengesa të papritura, por gjithashtu pritet të kenë mundësi të fitojnë ndriçim emocional dhe përparim. Ja çfarë thotë Susan Miller.
    Dashi (21 Mars – 19 Prill)
    Kjo javë të ndihmon të riformulosh planet e tua. Do të përballesh me pengesa që të shtyjnë të rishikosh rrugën tënde, por yjet premtojnë që në fund do e gjesh veten në një vend më të mirë se sa kishe menduar. Dashuria mund të të japë një lajm që të ngroh zemrën. Rruga është sfiduese, por evolutive.
    E mërkura sjell një përplasje midis Diellit dhe Plutonit kokëfortë, që mund të të bëjë të ndihesh sikur po ecën përpara dhe pas në të njëjtën kohë. Shfaqet ndjenja se përparimi është i ngadaltë. Të premten, planetët ofrojnë udhëzim të qartë dhe mund të përfundosh në një vend më të mirë nga sa kishe parashikuar. Mbetet një javë për të përmirësuar qëllimet dhe për të rindërtuar planin tënd me më shumë qëndrueshmëri.

    Demi (20 Prill – 20 Maj)
    Një figurë tërheqëse mund të të surprizojë dhe jeta shoqërore ndriçon. Do ndjesh presion apo acarim emocional në mesjavë, por do të kesh energji të jashtëzakonshme për të përfunduar punë të mëdha. Fundjava kërkon pushim dhe kujdes ndaj trupit dhe mendjes.
    Të mërkurën, Dielli në shenjën tënde përballet me Plutonin emocional – më mirë shmang njerëzit konfliktualë deri sa të qetësohen ujërat. Të premten, Marsi pasionant do të përplaset me Plutonin, dhe ndoshta do arrish shumë në punë, por do kesh nevojë për pushim të vërtetë gjatë fundjavës. Mos e shpërfill lodhjen – jepi vetes ritëm më të butë.

    Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
    Do kuptosh papritur se çfarë do vërtet – qartësi që sjell vendime të rëndësishme. Por sfidat do të të detyrojnë të përshtatesh. Ide të mëdha, biseda frymëzuese dhe ecuri mendore do të të shoqërojnë gjatë javës – vetëm ruaj përqendrimin dhe mos u shpërqendro nga zbavitjet e kota.
    Të mërkurën, Dielli përballet me Plutonin dhe mund të jesh i detyruar të kalosh në Planin B, pasi nuk do funksionojnë të gjitha siç ke parashikuar. Të premten, gjithçka gjallërohet me ide të mëdha dhe biseda frymëzuese. Ruaje fokusin dhe mos u shpërqendro nga argëtimet – është javë për të pastruar mendjen dhe për të vendosur drejtimin.

    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
    Edhe pse përballesh me pengesa, do dish të përdorësh hijeshinë tënde për të përmbysur çdo situatë. Një mik mund të shfaqë ndjenja që nuk i kishe kuptuar më parë. Edhe pse ndjen ngarkesë dhe sfida të brendshme, je emocionalisht më i fortë seç duket.
    Të mërkurën mund të dalin disa ndërlikime – ndoshta përplasje të vogla, por ti do dish si të sharmosh të tjerët për të arritur atë që dëshiron. Të premten, Marsi energjik përballet me Plutonin emocional, çka mund të shkaktojë pak frustrim. Megjithatë, çdo pengesë vetëm do të të bëjë më të vendosur. Java kërkon qëndresë dhe mençuri.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
    Energjia jote magnetike ndriçon marrëdhëniet. Megjithëse ka tensione të fshehura që duhen trajtuar me kujdes, ke fuqinë dhe diplomacinë për të vendosur ekuilibrin. Një vendim i rëndësishëm në dashuri mund të lindë nga një situatë e papritur.
    Të mërkurën mund të ndihesh i mbingarkuar ose i përfshirë në shumë gjëra. Një natë e qetë për të rigjeneruar energjitë është më e mençura. Të premten, Marsi pasionant në shenjën tënde përplaset me Plutonin intensiv në zonën e marrëdhënieve, ndaj çdo vendim në dashuri duhet marrë me delikatesë. Disa biseda mund të kërkojnë takt të veçantë.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
    Mund të ndjesh shkëndija të forta romantike me dikë të papritur. Sfida e kësaj jave është të gjesh balancën mes detajeve që kërkon Plutoni dhe lehtësisë që kërkon Dielli. Ke shumë energji – gjej një mënyrë të shëndetshme për ta kanalizuar.
    Të mërkurën, Plutoni kërkon kontroll total mbi detajet, ndërsa Dielli kërkon t’i shmangë – sfida jote do jetë të gjesh një mes të artë. Të premten mund të kesh energji të tepërt dhe asnjë mënyrë për ta shfrytëzuar – ushtrohu, dil ose kërce me një mik/e për të shkarkuar ngarkesën. Mund të dalin ide të vlefshme në fundjavë, por vetëm nëse çlirohesh emocionalisht.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
    Krijimtaria jote është e fuqishme, por për të arritur qëllimet do duhet disiplinë. Puna individuale dhe përqendrimi do të të ndihmojnë të shmangësh tensione të panevojshme. Angazhimi do shpërblehet në mënyrë të denjë.
    Ke besim te forca jote krijuese. E diela është e dobishme për të organizuar dokumente apo për të planifikuar një udhëtim të këndshëm me dikë të dashur. Venusi, planeti yt udhëheqës, bashkëvepron në mënyrë shpresëdhënëse me Uranin dhe të shtyn të jesh vigjilent dhe i përqendruar. Të mërkurën, nëse mundesh, puno vetëm – një shef apo koleg i afërt mund të jetë i paqëndrueshëm dhe të prishë humorin. Të premten, Marsi përplaset me Plutonin në sektorin tënd krijues – arritja e qëllimeve do kërkojë përpjekje, por do ia vlejë plotësisht.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
    Kjo është një nga javët më të forta për ty. Dashuria shkëlqen, energjia është e palëkundur dhe çdo pengesë që të del përpara do mund ta përballosh me vendosmëri. Jeta personale dhe ajo profesionale marrin ritëm – je gati për të fituar.
    Një javë mbresëlënëse për ty. E hëna duket e mrekullueshme për jetën në çift, me Venusin që formon një kënd magjik me Uranin në sektorin e partneritetit. Magjia, misteri dhe emocionet janë në ajër. Të mërkurën, Dielli përpiqet të ngrejë moralin e Plutonit të zymtë, por kjo mund të pasqyrohet nëse përpiqesh të motivosh një anëtar kokëfortë të familjes. Të premten, Marsi në formë përballet me Plutonin dhe ti do jesh gati të kapërcesh çdo pengesë që të del përpara.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
    Eksperimentimi të sjell përfitime. Pavarësisht përplasjeve me persona kokëfortë, Marsi të ndihmon të ruash gjallërinë dhe të ndezësh biseda të vlefshme. Jeta mendore dhe emocionale kërkon balancë – mos harro të kujdesesh për veten.
    Bëj gjërat sipas mënyrës tënde. E hëna është e ndritur me Venusin që vallëzon me Uranin e çuditshëm – një moment i mirë për të eksploruar ide të pazakonshme që mund të të sjellin fat. Gjithashtu, shëndeti dhe zakonet mund të përfitojnë nga një riformatim. Të mërkurën, Dielli ndeshet me Plutonin e rezervuar, duke të detyruar të bashkëpunosh me dikë që nuk lëviz lehtë nga mendimi i vet. Të premten, Marsi aventurier përball Plutonin dhe sjell biseda të gjalla dhe ndryshime që frymëzojnë.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
    Një javë e ngarkuar me vendime për dashuri dhe para. Duhet të shmangësh shpenzimet impulsive dhe të kërkosh qartësi për qëllimet financiare. Në dashuri, surprizat janë të mundshme, por vetëm nëse lejon veten të jesh emocionalisht më i hapur.
    Vendos sytë te synimi përfundimtar. Dashuria dhe marrëdhëniet lulëzojnë të hënën sajë Venusit dhe Uranit, të cilët sjellin surpriza të këndshme për beqarët dhe çiftet. Të mërkurën, përballja e Diellit me Plutonin të paralajmëron të mos blesh me impuls – lëre të paktën dy ditë për të reflektuar. Të premten, Marsi dhe Plutoni përplasen në sektorët e tu financiarë, duke nxjerrë në pah një energji dinamike që pastron ajrin dhe të ndihmon të kuptosh saktësisht se çfarë do.

    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
    Gjendesh në një udhëkryq të rëndësishëm jetësor. Marrëdhëniet personale, familjare dhe mendimet e thella do të të çojnë drejt një zgjedhjeje të madhe. Energjia e Marsit të jep shtysë për të ndjekur zemrën pa u kthyer mbrapa.
    Je në një udhëkryq interesant. E hëna duket premtuese, me Venusin dhe Uranin në një formë të ndritshme që përforcon marrëdhëniet me njerëzit më të afërt dhe favorizon shpenzime të vogla për argëtim. Të mërkurën, Dielli në sektorin e familjes përballet me Plutonin në Ujor – mund të marrësh një vendim që do të mbash mend për vite me radhë. Të premten, përballja e Marsit me Plutonin të ofron zgjedhje intriguese – është koha për të ndjekur zemrën tënde.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
    Komunikimi është arma jote këtë javë. Fjalët e tua mund të magjepsin dhe të sjellin ndriçim në një marrëdhënie. Megjithatë, në mesjavë energjia mund të ndërlikohet, prandaj vendimet më të rëndësishme lëri për fundin e javës kur gjithçka do duket më qartë.
    Fjalët e tua kanë fuqi të tërheqin të hënën, kur Venusi në Peshq krijon energji të ndritshme me Uranin në qendrën e komunikimit. Qoftë në çift apo vetëm, mund të krijosh një ndërlidhje shumë të këndshme që të ndriçon ditën. Të mërkurën, energjia mund të jetë konfuze, pasi Dielli përballet me Plutonin emocional – më mirë shmang diskutimet e ndjeshme. Vendimet e rëndësishme lëri për të premten, kur Marsi në humor praktik do të ndihmojë të shohësh gjithçka më qartë.

  • Trump humb durimin: Nëse s’ka progres, braktisim negociatat për luftën Rusi-Ukrainë

    Trump humb durimin: Nëse s’ka progres, braktisim negociatat për luftën Rusi-Ukrainë

    Presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka humbur durimin e po ashtu optimizim fillestar, për ti dhënë fund në mënyrë të shpejtë konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do të kalonte stafetën në ndërmjetësimin e bisedimeve të mëtejshme, nëse Moksa dhe Kievi do të bënin shumë të vështirë arritjen e një marrëveshje paqeje. Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Zyrën Ovale të premten se nuk priste që armëpushimi të ndodhte brenda ditësh, por se dëshironte të arrihej sa më shpejt.
    “Nëse për ndonjë arsye një prej dy palëve e bën të vështirë, ne do të themi që ju jeni budallenj, jeni njerëz të tmerrshëm dhe do ta kalojmë stafetën. Por me shpresë nuk do të arrijmë deri atyre. Sekretari i Shtetit Marko Rubio ka të drejtë kur thotë se duam të shohim fundin”, tha Trump.
    Diasporë më herët Sekretari i Shtetit Marko Rubio paralajmëroi se SHBA do të braktisë bisedimet nëse nuk do të ketë sinjale të qartë progresi brenda pak ditësh. Deklaratat vijnë teksa Moska vijon sulmet ndaj Ukrainës, me 2 persona që u vranë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në qytetet verilindore të Harkivit dhe Sumit të premten.
    Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur një sërë kushtesh për çdo armëpushim të mundshëm. Zëdhënësi i tij Dmitri Peskov, tha se negociatat janë të vështira dhe se Rusia është e interesuar për një paqe që mbron interesat e shtetit.
    Ndërkohë gjatë një takimi me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë të premten, zv.presidenti amerikan JD Vance u shpreh optimist mbi fundin e luftës. Komentet e tij erdhën pasi Ukraina dhe SHBA bënë hapin e parë drejt vulosjes së marrëveshjes për mineralet, pasi një ujdi fillestare dështoi në shkurt, pas përballjes dramatike mes Trump dhe Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë.

  • Berat, mijëra besimtarë ortodoksë përkujtojnë të Premten e Zezë

    Berat, mijëra besimtarë ortodoksë përkujtojnë të Premten e Zezë

    Në atmosferën e shenjtë të Pashkëve, besimtarët ortodoksë beratas u mblodhën sot për të përkujtuar të Premten e Zezë ditën që simbolizon flijimin Jezus Krishtit në kryq. Ceremonitë u zhvilluan në Katedralen e Shën Dhimitrit, ku mijëra besimtarë ortodoksë u bënë pjesë e këtij rituali të rëndësishëm shpirtëror.
    Pas shërbesës së mbrëmjes, e udhëhequr nga Hirësia e Tij Asti së bashku me At Joan Qako dhe At Petraq Simsia, epitafi i Katedrales së Shën Dhimitrit dhe ai i Kishës së Shën Spiridonit u mbajtën në një procesion solemn nëpër rrugën kryesore të qytetit të Beratit. Ndërsa besimtarët luteshin për shëndet, mirësi dhe paqe.

    Ky ritual i përvitshëm për besimtarët ortodoks në javës së madhe shënon kulmin e dhimbjes për vdekjen e Krishtit, por edhe fillimin e përgatitjes për gëzimin e Ringjalljes në natën e Pashkës.

  • “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”.
    Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës.
    Njoftimi i plotë:
    Të nderuar qytetarë!
    Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!
    ZRRE-ja pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
    E premte, 11 prill 2025
    Ora 12:00
    Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
    Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.
    Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!
    Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë:
    PEZULLIMI I VENDIMIT PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË.
    Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh!
    Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi.
    Heshtja sot, kushton nesër.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kina njofton kundërmasa ndaj “tarifave reciproke”

    Kina njofton kundërmasa ndaj “tarifave reciproke”

    Bota E Shtunë, 5 Prill 2025 17:59
    Kina njoftoi një sërë kundërmasash ndaj “tarifave reciproke” të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke përfshirë tarifa shtesë doganore prej 34% për të gjitha mallrat amerikane dhe kufizimin e eksportit të disa mineraleve të rralla.
    Bursat e ShBA-së u goditën rëndë të premten pas njoftimit të palës kineze. Treguesi “Dow Jones Industrial Average” ra më shumë se 1.000 pikë në fillimin e tregtimit të së premtes dhe ai i S&P 500 ra me 2.8%, duke shënuar rekordin më të keq ditor që nga viti 2020.

    Komisioni i Tarifave Doganore i qeverisë kineze të premten njoftoi se Kina do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet që importohen nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 prilli.
    Ndërkohë, Ministria vendosi gjithashtu të shtojë 11 kompani amerikane, përfshirë prodhuesin e dronëve Skydio, në listën e subjekteve të pabesueshme dhe të ndalojë eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë nga Kina ndaj 16 entiteteve amerikane, duke përfshirë High Point Aerotechnologies.
    Ministria tha gjithashtu të premten se ka nisur një hetim anti-dumping për disa importe të tubave të tomografisë kompjuterike mjekësore (CT) me origjinë nga ShBA-ja dhe India, si dhe një hetim të veçantë më të gjerë për konkurrencën industriale të importit të tubave CT mjekësore.