Një fletëthirrje nga SPAK i është dërguar këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili do të pyetet lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.
Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.
“Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1. Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011”, thuhet në fletë thirrje.
Tag: premten
-

Vrasjet e 21 Janarit, Berisha thirret në SPAK të premten
-

Pak ditë pas dëshmisë së Bashës, SPAK i dërgon fletëthirrje Berishës për “21 Janarin”: Të premten…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit.
Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen.
Kujtojmë që më 30 tetor edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm.
SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.
Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.
Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. -

21 janari, SPAK thërret Sali Berishën të premten në orën 10:00
SPAK ka thirrur për katër të vrarët e 21 janarit 2011 edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.Mësohet se ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.Pak ditë më parë, në SPAK u thirr ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.
-

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele
Një burrë në të tridhjetat, me origjinë shqiptare, u paraqit të premten para gjykatës së Quimper për një sërë vjedhjesh makinash dhe grabitjesh të ndodhura në zonën e Châteaulin.
Ky nuk ishte takimi i tij i parë me drejtësinë franceze. Në vitin 2023, ai ishte dënuar në mungesë, pasi – sipas prokurorit – “kishte ikur vullnetarisht në Shqipëri për t’i shpëtuar drejtësisë.”
Në shtator të këtij viti, ai u arrestua sërish në Bretanjë, këtë herë nën akuzën për trafik droge. Pasi u njoftua për vendimin e mëparshëm, ai e kundërshtoi atë, çka solli një gjyq të ri të premten.
Vjedhjet në Châteaulin dhe Dinéault
Ngjarjet datojnë që prej natës së 5 marsit 2019, kur i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij hynë me forcë në disa biznese lokale – një piceri dhe dy furra buke – duke grabitur një shumë modeste: 25 euro dhe disa karamele.
Pas disa ditësh, grupi vodhi një makinë në Saint-Ségal, e cila u gjet e braktisur në anë të autostradës RN 165, nën vëzhgimin e policisë. ADN-ja e të pandehurit u gjet në një balaklavë brenda mjetit. “E përdora për motocross,” u justifikua ai, për çka gjykatësi reagoi me ironi: “Motocross në makinë?”
Pasi la makinën e parë, ai vodhi një tjetër në Port-Launay, e cila u gjet e djegur në Brest të nesërmen. “Gjatë paraburgimit thashë shumë budallallëqe,” pranoi ai më vonë.
“Një përgjigje për gjithçka”
Hetuesit siguruan edhe të dhëna telefonike që e vendosnin atë në qytetet ku ndodhën vjedhjet, por avokati i mbrojtjes i cilësoi ato si “pa vlerë”. “Ndonjëherë e lija telefonin tim në një makinë që përdorte një mik,” u justifikua i pandehuri.
Prokurori vuri në dukje: “Ky zotëri është i pafat, por ka një përgjigje për gjithçka.”I akuzuari, që jeton pa dokumente në Francë, deklaroi: “Nuk kam qenë kurrë në gjendje të punoj.” Ai banon në Brest, por udhëton shpesh mes Francës, Belgjikës dhe Shqipërisë, ndërsa në dosjen e tij penale figurojnë rreth dhjetë shkelje, përfshirë një për transport dhe trafik droge.
Pas diskutimeve, gjykata e Quimper vendosi ta dënojë me dy vjet burg – më pak se kërkesa e prokurorisë për tre vjet – dhe me ndalim të përhershëm nga territori francez. -

‘Territorialja’ mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes.
Sakaq, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit.
Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që mund të ndikojë në ritmin e nisjes së punës së tyre.
Kujtojmë se ngritja e komisionit për Reformën Territoriale u votua në Parlament me 115 vota pro dhe 3 kundër të deputetëve Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Në këtë Komision socialistët kanë 8 karriget e radhëve të maxhorancës, ndërsa demokratët kanë mbajtur 6 vende dhe ia kanë lënë dy aleatëve të tyre, një Fatmir Mediut dhe një Partisë së Lirisë. -

Autoritetet e Rios identifikojnë trupat, thirren protesta pas bastisjeve vdekjeprurëse të policisë
Autoritetet e Rio de Janeiros thanë të premten se kishin identifikuar shumicën e të vrarëve në operacionin më vdekjeprurës policor në historinë e Brazilit, ndërsa u thirrën protesta për të denoncuar numrin e lartë të viktimave.
Operacioni që synonte bandën Comando Vermelho që kontrollon tregtinë e drogës në disa geto – lagje të varfra dhe me popullsi të dendur të endura nëpër terrenin kodrinor të qytetit – vrau 121 persona të martën, përfshirë katër oficerë policie.
Felipe Curi, sekretari i policisë civile të Rios, u tha gazetarëve se deri të premten në mëngjes, ishin identifikuar 99 trupa. Nga këta, 42 kishin urdhër-arreste të pazbatuara dhe 78 kishin precedentë të mëparshëm penalë, tha ai.
Zyrtarët shtetërorë e kanë përshkruar operacionin si një sukses, me guvernatorin Claudio Castro që tha se “viktimat e vetme të vërteta” ishin oficerët e vrarë, ndërsa ai pretendoi se të gjithë të tjerët të vrarë ishin kriminelë.
Numri i lartë i të vdekurve ka tërhequr kritika nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe specialistët e sigurisë. “Këto akte mund të përbëjnë vrasje të paligjshme dhe të gjitha duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe tërësisht”, thanë të premten ekspertët e OKB-së.
Disa vendas thanë se kishin gjetur kufoma me gjymtyrë të lidhura dhe shenja torture, duke shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra politike.
Lëvizjet shoqërore, përfshirë sindikatat kryesore të punës, grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë e krahut të majtë, bënë thirrje për një demonstratë të premten pasdite pranë kompleksit të getos Penha ku ndodhi bastisja.
Protestuesit po kërkojnë fundin e “inkursioneve ushtarake” në geto dhe përgjegjësi për viktimat, sipas një deklarate të përbashkët. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për rrëzimin e Guvernatorit Castro.
Pavarësisht kritikave në rritje, zyrtarët lokalë të sigurisë vazhduan ta mbronin operacionin. “Ne vepruam në mënyrën më transparente të mundshme. Ishte një veprim legjitim nga shteti pas një viti hetimesh”, tha Curi. “Nuk kemi asgjë për të fshehur”./ Reuters.
-

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Qeveria miratoi disa vendime sot për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Ajo që bie në sy në njoftimin e qeverisë (KLIKO KETU) është se mbledhja drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Drejtimi i mbledhjes së qeverisë nga Balluku nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një procedurë rutinë sa herë që kryeministri Rama udhëton jashtë vendit.
Por lënia e stafetës tek Belinda Balluku këtë të mërkurë është bërë në kontekstin e hetimit të SPAK, ku ajo është thirrur bashkë me një avokat në lidhje me tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.
Ditët e fundit Balluku ka dalë në media për një takim me homologët për energjinë, pastaj për prezantimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit Liburn Aliu dhe së fundmi duke prezantuar drejtorin e ri të DPRRTRSH-së, Kreshnik Bajraktari.
Mesazhi që numri dy i qeverisë po jep për publikun është se pozitat e saj nuk janë lëkundur dhe “Bela” është ende e preferuara e Ramës në mbikqyrjen e punëve të qeverisë.
Por se çfarë mendon Edi Rama nuk është e lehtë për t’u dekriptuar. Si momenti më flagrant i lojës së dyfishtë që bën me vartësit e tij është dalja publikë që bëri publikisht me Erjon Veliajn para se ky të arrestohej. Pas një viti që e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës, Rama doli brenda ditës në dy aktivitete me të duke dhënë sinjale se e mbështeste në punën e tij. Nuk kaluan as dy javë dhe Veliaj u arrestua.
Publikisht, Rama e mbrojti kryebashkiakun edhe disa javë pas arrestimit, ndërsa në një prononcim për DW, kur u pyet për Belinda Ballukun, ai dha një përgjigje sterile, të vështirë për t’u deshifruar. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama./Lapsi.al -

Kategoria e Parë, java e 8-të luhet të premten dhe të shtunën
Java e 8-të e Kategorisë së Parë do të luhet të premten dhe të shtunën.
Dy ndeshjet e para të kësaj jave janë Iliria – Korabi dhe Lushnja – Apolonia. Të dy takimet do të zhvillohen në orën 14:00.
Dita e premte do të mbyllet me një superduel, Skënderbeu – Besa, që është programuar të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Tre ndeshjet e tjera të javës së 8-të do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00.
Pogradeci do të presë në shtëpi Kastriotin. Në “Kukës Arena” do të luhet dueli Kukësi – AF Luftëtari, ndërsa në Laç, vendasit do të përballen me Burrelin.
Java 8
Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
-

Java e 8-të e Abissnet Superiore luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.
Vora – Dinamo City do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, që do të luhet të premten në ora 14:00.
Dy takimet e tjera të së premtes do të luhen në ora 17:00, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana, që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja AF Elbasani – Bylis.
Të shtunën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 8-të. Partizani pret Egnatian në shtëpi, ndërsa Flamurtarin e pret transferta kundër Teutës në Durrës. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 24 tetorVora – Dinamo City 14:00Vllaznia – Tirana 17:00AF Elbasani – Bylis 17:00
E shtunë, më 25 tetorPartizani – Egnatia 17:00Teuta – Flamurtari 17:00
