Lideri i opozitës Sali Berisha pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar në një deklaratë për mediat premtoi se do tu rikthejnë pronat atyre që i janë plaçkitur.
“Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai tha se i ka garantuar kreut të KMSH që falja ditën e premte të përcaktohet me ligj dhe në orar për çdo besimtar mysliman.
“Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit”, u shpreh Berisha.
Tag: premte
-

Berisha uron Fitër Bajramin: Falja ditën e premte do përcaktohet në ligj dhe në orar
-

Protesta në Serbi, bllokime të reja rrugësh në qytete të ndryshme
Bota E Premte, 28 Mars 2025 19:23
Edhe këtë të premte në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore. Ata akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të medieve dhe demokraci të dobët.
Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit – veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak.Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë.
Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave. Një incident i lidhur me neglizhencën dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, politik dhe administrativ. -

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 28 mars 2025…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug, e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:Continue Reading