Tag: premte

  • Parashikimi i motit për ditën e premte, ja si luhaten temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e premte, ja si luhaten temperaturat

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh. Prej orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa lokalisht dhe hera-herës këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 12 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë. 
    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET
    Temperaturat në °C
    Sigla

    Shkodër
    12/25
    Diell re shi

    Kukës
    7/24
    Diell re shi

    Lezhë
    12/25
    Diell re shi

    Dibër
    7/21
    Diell re shi

    Durrës
    11/26
    Diell re shi

    Tiranë
    16/27
    Diell re shi

    Elbasan
    12/27
    Diell re shi

    Berat
    9/27
    Diell re shi

    Vlorë
    12/26
    Diell re shi

    Korçë
    8/22
    Diell re shi

    Gjirokastër
    8/27
    Diell re shi

    Sarandë
    10/26
    Diell re shi

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e premte, 9 maj 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta, vazhdojnë ‘kapriçot’ e motit

    Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta, vazhdojnë ‘kapriçot’ e motit

    Kjo javë do jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Meteorologët parashikojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

    “Duke filluar nga dita e martë deri ditën e premte, priten që këto vranësira dhe reshje shiu të jenë prezente në zonat veriore dhe shtrirjen lindore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje do të jenë në sasira më të pakëta. Herë pas here, duke filluar nga dita e enjte dhe e premte do të kemi prezente rebeshe e shiut të  fokusuara kryesisht në zonat verilindore dhe në juglindjen e territorit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me reshje të pakëta shiu”, tha meteorologu Hakil Osmani.

    Pavarësisht prezencës së reshjeve, temperaturat do mbeten të larta, por do të pësojnë një ulje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.

    “Nga ana tjetër edhe pse do të kemi prezencë të vranësirave dhe herë pas here kemi reshje shiu, pritet që temperaturat e ajrit të mbeten të larta. Dita e martë dhe dita e mërkurë sjellë një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në mesditë, duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 27 apo 28 gradë Celsius, por pjesa e dytë e javës sjell një rënie graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që deri ditën e premte maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 25 apo 26 gradë Celsius, e regjistruar kjo në vijën bregdetare”, tha meteorologu Hakil Osmani.

    Edhe fundjava pritet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjve të përkohshme të shiut.

    Stylish GIF
  • ‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

    ‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

    Java do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm. Meteorologët parashikojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
    “Duke filluar nga dita e martë deri ditën e premte, priten që këto vranësira dhe reshje shiu të jenë prezente në zonat veriore dhe shtrirjen lindore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje do të jenë në sasira më të pakta. Herë pas here, duke filluar nga dita e enjte dhe e premte do të kemi prezente rrebeshe e shiut të  fokusuara kryesisht në zonat verilindore dhe në juglindjen e territorit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me reshje të pakta shiu”, tha meteorologu Hakil Osmani.
    Pavarësisht prezencës së reshjeve, temperaturat do mbeten të larta, por do të pësojnë një ulje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.

  • Divjakë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Divjakë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shën e Premte, Divjakë ku një automjet është përplasur me një motorr.

    Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar 78-vjeçari, drejtues i motomjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    “Rreth orës 12:30, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 78 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Opinion.al

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 2 maj 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 2 maj 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e premte, 2 maj 2025:

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kjo e premte me mot të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte me mot të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte do të jete me një mot relativisht të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

    Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

    Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

    Screenshot_5

    Stylish GIF
  • Kjo e premte me mot relativisht të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte me mot relativisht të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte do të jete me një mot relativisht të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

  • Ditë me diell dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë të premte

    Ditë me diell dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë të premte

    Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius.

    Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar dy gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të jetë 20 gradë.
    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Top Channel

  • Horoskopi ditor për nesër, e Premte 4 Prill 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 4 Prill 2025

    Dashi
    Dashuria do të jetë protagoniste e kësaj fundjave. Mund të jetohet një histori e mbushur me entuziazëm. Bëni kujdes të mos përfshiheni në historitë që nuk ekzistojnë prej kohësh.
    Demi
    Kjo e premte kërkon më shumë vëmendje lidhur me llogaritë e shtëpisë, të cilat kërkojnë më shumë kujdes. Fatkeqësisht gjatë kësaj fundjave, parashikohen të reja negative në horizont të cilat do të arrijnë pikën kulmore.
    Binjakët
    Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëni, pasi do të jenë vendimtare. Gjatë fundjavës parashikohet një takim i rëndësishëm në horizont.
    Gaforrja
    Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Kalimi i Venusit në shenjën tuaj do të ketë një rëndësi mjaft të madhe.
    Luani
    Kjo e premte do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar. Në dashuri është rasti që të gjeni disi më shumë rehati. Lidhur me diskutimet dhe debatet, bëni mirë ti shtyni për të dielën.
    Virgjëresha
    Ju pret një nga ditët më të mira për të përjetuar momente të mbushura me emocione në dashuri. Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme sa i takon ndjenjave.
    Peshorja
    Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Gjithë ata që do të kërkojnë konfirmime, do i marrin. Parashikohet një ditë e ekuilibruar.
    Akrepi
    Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me raportet sentimentale dhe miqësinë. Duhet të sheshoni çdo keqkuptim pa ardhur e shtuna.
    Shigjetari
    Kryefjala për të lindurit e kësaj shenje është qetësia. Paolo Fox këshillon që të tregoheni të kujdesshëm ndaj nervozizmit, sidomos pasi mund të ketë kundërshti në dashuri.
    Bricjapi
    Këshillohet që të tregoheni më të durueshëm gjatë kësaj dite, pasi pjesa e dytë e ditës do të jetë shumë interesante. Do të përjetoni emocione të forta të cilat nuk i keni jetuar me parë.
    Ujori
    Do të ndiheni të lodhur dhe të mbushur me nervozizëm, megjithatë do të ndiheni shumë herë më të lirshëm në raport me më parë, shkruan noa.al.
    Peshqit
    Do të jeni shumë të dhënë pas një projekti. Kjo ditë do të jetë shumë e favorshme për të kuptuar më mirë, diçka e cila momentalisht nuk po funksionon. Bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni.