Tag: premium

  • Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e punimeve tashmë të realizuara.

    Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e punimeve tashmë të realizuara.

    Projekti Next to Vala Mar Premium po shënon një ecuri dinamike në ndërtimin e tij. Si një investim strategjik i pozicionuar buzë detit Adriatik, ai po merr formë çdo ditë, duke avancuar me ritme të qëndrueshme në të gjitha zonat kryesore dhe duke reflektuar standarde të larta ndërtimi, arkitekture dhe vizioni. Aktualisht është realizuar rreth 50% e volumit total të punimeve, një tregues i qartë i intensitetit me të cilin po zhvillohet ky projekt ambicioz.

    Next to Vala Mar Premium pritet të sjellë një ndikim të ndjeshëm ekonomik në zonë, duke rritur vlerën e investimit dhe duke promovuar një model të ri zhvillimi bregdetar i cili përveç pjesës rezidenciale ka të integruar shërbimet, pjesën e hotelerisë dhe marinën.

    Një tjetër element i rëndësishëm në këtë projekt është bashkëpunimi me dy marka prestigjioze të grupit ndërkombëtar ACCOR, të cilat aktualisht po ngrihen brenda kompleksit. Hoteli MGallery Collection do të ofrojë 100 njësi akomodimi të standardit të lartë, ndërsa hoteli Sofitel do të disponojë 122 dhoma, hapësira rekreative moderne, SPA, gym dhe një zonë të dedikuar “pool wet area” prej 850 m². Këto marka sjellin një nivel të ri mikpritjeje në Shqipëri, duke e pozicionuar projektin si një destinacion premium turizmi.

    Një komponent kyç i projektit është marina moderne, e konceptuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe e pajisur me 370 vende ankorimi për jahte deri në 40 metra. Marina do të operojë 24 orë në ditë gjatë të gjithë vitit, duke e shndërruar zonën në një pikë referimi për lundrimin në Adriatik dhe duke rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerën e investimit.

    Në zemër të projektit qëndrojnë vilat individuale dhe vilat twin me pishina private, të dizajnuara për një stil jetese bashkëkohor, me hapësira rekreative, privatësi të plotë dhe akses në çdo shërbim të komunitetit. Këto struktura premium ofrojnë elegancë, komoditet dhe një potencial të lartë investimi, duke reflektuar kërkesën në rritje për prona ekskluzive pranë detit.

    Me një vizion të qartë dhe progres të vazhdueshëm, Next to Vala Mar Premium po shndërrohet me shpejtësi nga një koncept ambicioz në një realitet të prekshëm. Projekti po sjell një dimension të ri në zhvillimet bregdetare të Shqipërisë dhe po e pozicionon zonën e Adriatikut si një qendër të turizmit, investimeve strategjike dhe jetesës premium në 365 ditë të vitit.

  • Investigimi/ Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

    Investigimi/ Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

     
    Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 milion euro për ndërtimin e portit të Vlorës?
    Emisioni investigativ Piranjat në Syri Tv
    Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synonte të sillte zhvillim dhe që do të shërbente si nyje për mallra dhe pasagjerë, por që mesa duket përfundoi duke sjellë përfitime private dhe shumë pikëpyetje publike. Por le ta nisim nga fillimi.
    Në 10 gusht të vitit 2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin këto të treja (doc), por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
    Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit. Në pamje të parë çdo gjë dukej ok.
    Një muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare 5 kompanitë krijuan shoqërinë: Vlora Harbor Construction and Maintanance, por menjëherë pas themelimit të saj gjërat morën një tjetër rrjedhë. Në shtator të vitit 2022, Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja më e madhe e koncesionit, i shiti kuotat e saj për 100 mijë euro te shoqëria Premium Construction & Maintenance.
    Një muaj më pas largohet edhe një tjetër aksioner. Arconstudio, i cili i shiti 25% të aksioneve për 2 500 euro. Blerësi ishte sërish Premium Construction & Maintenance. Pak kohë më vonë ikën edhe një aksioner tjetër, Besta, e cila i shiti 30% të aksioneve të saj për vetëm 3 mijë euro.
    Blerësin besoj se e merrni me mend tani… Premium Construction & Maintenance, e cila me 3 blerjet u bë pronare e 92% të aksioneve për një çmim total blerje prej 105 mijë euro. 8% i zotëron ITE Group.
    Por le të mbetemi te Premium Construction & Maintenance, që nga emri tingëllon si nje kompani serioze ndërkombëtare, por nga një kërkim i thjeshtë në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se kjo shoqëri ka një kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe si për rastësi është themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
    Por kush është pronar i kësaj kompanie prestigjoze?
    Sipas dokumentave zyrtare, rezulton Hektor Agalliu, i datëlindjes 1975’, momentalisht pensionist, me origjinë nga Terpani i Beratit, i cili eshte njëkohësisht edhe punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.
    Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi, por mesa duket, me diçka që në Shqipëri vlen më shumë se gjithçka tjetër: lidhjet e duhura.
    Lind pyetja: Kush është pronari i vërtetë i këtij projekti 60 milion euro?

  •  Grace Yee: Bora

     Grace Yee: Bora

    Poezia është përfshirë në Muajin australian të poezisë, gjatë të cilit organizohen festivale, evente dhe punëtori. The Guardian ka botuar këtë poezi me këtë rast, të bashkëngjitur me komentin e autorës

    BORA

    Nga Grace Yee

    në këtë lagje të hirshme, dikush prore humbet ndonjë këpucë (një snikër, një me lëkurë krokodili, një sandale gladiatori)

    në ditën e fundit të verës ti më prite para derës 

    së gjelbër. Unë mbërrita me biçikletën time (tiktake spicash 

    e ankthesh) e ti u gajase vesh me vesh – ne jemi dhëmbë 

    ne jemi djathë ne jemi kafshë shtëpiake në qytet!

          iu ramë kryq e tërthorë fushave paksa të pjerrëta 

    pa harta as navigatorë. ti u shtrive gjer e gjatë 

    mbi bari, krahët e mi në gjoksin tënd, pasdita rrotull nesh 

    nonshalante. 

          brenda dritaret janë të qelibarta, të kaltra dhe të gjelbra, unë 

    nuk i shoh kuajt të kullosin në ara, nuk i dëgjoj gjinkallat 

    të çiftohen. korridori është një limuzinë e heshtur, dera jote krijon 

    shtalka braili dhe dhoma jote është një jorgan me pupla me shirita 

    të trëndafiltë – 

          ekonomi premium, the ti – unë qesha dhe ti 

    më shtyve dhe unë piskata dhe ramë në krevat dhe

    jorgani me pupla na hodhi poshtë dhe shkapërdau puplat ngado rreth nesh

    snow 

    by Grace Yee

    in this charming quarter, someone always loses a shoe (a sneaker, a croc, a gladiator sandal)

    on the last day of summer you waited for me by the green/ gates. I rode up on my bicycle (ticking spokes and/ trepidations) and you grinned from ear to ear – we are teeth/ we are cheese we are pets in the city!// we stroll around the grounds weakly perpendicular/ without maps or navigations. you lie spreadeagled on the/ grass, my wings at your chest, the afternoon around usnonchalant.//inside the windows are amber, blue and green, I/ don’t see horses grazing in the fields, I don’t hear cicadas/ mating. the corridor’s a hushed limousine, your door yields/ shelves of braille, and your room is a pink-striped/ eiderdown –// premium economy, you said – I laughed and you/pushed me and I shrieked and we fell onto the bed and the/ eiderdown kicked us off and shook its feathers all around us

    SHËNIM I AUTORES:

    ‘bora’ filloi me një ëndërr që e kisha parë para më shumë njëyet vjetësh. Në ëndërr kishte dyer të gjelbra, një biçikletë dhe një jorgan me pupula me vija të trëndafilta. Asokohe, fëmijët e mi ishin shumë të vegjël dhe marrëdhënia ime martesore po shkërmoqej. Ëndrra qe një lehtësim i përkohshëm, një dëshirë e pjekur dhe jo e pakëndshme. 

    Pjesa më e rëndësishme e javës sime atëbotë ishte një dy orësh i orës së poezisë. Pikërisht aty e kam bërë skicën e parë të poezisë ‘bora’, me nevoja e saj të pakëta të fshehta dhe frikërat: “miqtë”, një “kapellë me tulla të kuqe”, “këmbët e lagura” në “linoleumin e ftohtë”. E kam lexuar një version të hershëm të poezisë në leximin tim të parë publik, një ngjarje e hapur me zërim. Kishte poetë shumë të njohur aty, shumica e tyre burra. Kur e paralajmërova titullin, njëri prej tyre u kukuris. E mora këtë si shenjë që ta mbaja këtë titull.

    Kur e rishikova ‘borën’ këtë vit, fillova me shënimet e vjetra rreth ëndrrës dhe ditarin që e kisha mbajtur vitin e kaluar gjatë një udhëtimi për në fshatin e të parëve të mi në Guangdong, Kinë. Po kërkoja gjëra tokësore që të qartësonin peizazhin e ëndrrës. 

    “Kafshët në qytet” janë kotelet për shitje në një qoshk rruge afër Sheshit të Mjekësisë Qingping në Guangzhou; “qelibar, kaltër dhe gjelbër” vjen nga dritaret me xhama me ngjyra “katër stinët” që zbukurojnë shtëpitë e shekullit të hershëm XX në provincën afër Taishanit; dhe “shtalka braili” është marrë nga dhoma e leximit për persona me shikim të dëmtuar në Bibliotekën Baiyun. 

    Në kuptimin e peshës, ‘bora’ është shumë më e lehtë se shumica e poezive që kam shkruar gjatë viteve të fundit. Është diçka e përhanur. Rëndom unë nuk sillem si e përhanur. 

    Stanca e fundit ka mbetur po ajo që nga skicimi i parë – përveç frazës “ekonomi premium”. Më pëlqen se si fillon kjo stancë me fluturimin dhe përfundon me rrëzimin. 

    /redroompoetry.org

    /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

  • Next to Vala Mar Premium dhe potenciali i zonës së Hamallajt në tregun e pasurive të paluajtshme

    Next to Vala Mar Premium dhe potenciali i zonës së Hamallajt në tregun e pasurive të paluajtshme

    Vitet e fundit, zona e Hamallajt ka përjetuar një rritje të ndjeshme të frekuentimit nga turistë vendas dhe të huaj, duke u shndërruar nga një destinacion i qetë bregdetar në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare.  Afërsia me kryeqytetin dhe Durrësin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe prezenca e projekteve moderne rezidenciale, kanë kontribuar që Hamallaj të vendoset në qendër të vëmendjes si shembull i zhvillimit të qëndrueshëm turistik në bregdetin shqiptar.

    Ky zhvillim nuk është vetëm një proces lokal, por pjesë e një transformimi më të gjerë të tregut turistik, ku bregdeti po bëhet gjithnjë e më konkurrues në rajon falë standardeve të reja të ndërtimit dhe shërbimeve. Hamallaj po përfiton nga ky kontekst kombëtar duke tërhequr investitorë që kërkojnë siguri në kthimin e kapitalit dhe familje që kërkojnë një mënyrë jetese më afër natyrës, pa hequr dorë nga komoditetet e të jetuarit në qendra urbane.

    Prania e projekteve të integruara, si Next to Vala Mar Premium, me rezidenca, hotele, marina dhe hapësira tregtare e argëtuese, plotëson këto kërkesa dhe krijon një ekosistem ekonomik të qëndrueshëm për zonën, ku çdo sektor ushqen dhe mbështet tjetrin.
     

    Në këtë ekosistem, projekti Next to Vala Mar Premium është shembull se si një zhvillim jep kontribut të rëndësishëm në krijimin e një standardi të ri të investimeve në bregdetin shqiptar, duke tërhequr një profil vizitorësh që kërkojnë cilësi dhe siguri. Nga viti në vit, rritja e kërkesës për investime në këto projekte ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës, duke rritur vlerën e pasurive të paluajtshme.
    Tashmë Hamallaj nuk është vetëm një destinacion turistik i modës së momentit, por një zonë me vizion afatgjatë, ku potenciali natyror bashkohet me planifikimin urban dhe investimin strategjik për të krijuar një hapësirë që ofron vlerë të qëndrueshme ekonomike dhe cilësi të lartë jetese. Kjo ndikohet edhe nga afërsia me Tiranën dhe Durrësin, që e vendos këtë zonë në një orbitë përdorimi gjithëvjetor, ku pronat nuk funksionojnë vetëm si shtëpi pushimi, por edhe si rezidenca fundjave apo shtëpi nga të cilat mund të punosh në distancë.
    Faktorë që e kthejnë zonën e Hamallaj në një zgjedhje racionale e të aksesueshme, me komunitete të përzgjedhura dhe me projekte që i japin peshë, duke e bërë investimin të arsyeshëm sot dhe të mbrojtur për nesër.
     

  • “Bleta Premium” hap dyert në Sarandë – Petro Kulas: Ky është një hap tjetër në rrugëtimin tonë të ëmbël

    “Bleta Premium” hap dyert në Sarandë – Petro Kulas: Ky është një hap tjetër në rrugëtimin tonë të ëmbël

    VIDEO

    “Bleta Premium”, marka e njohur për cilësinë e lartë të produkteve të saj të freskëta dhe mikpritjen e ngrohtë, po vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një prej destinacioneve më të preferuara gastronomike në jug të Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fillimisht e themeluar dhe e zhvilluar me sukses në Fier, kompania ka zgjeruar rrjetin e saj duke hapur degë në Roskovec dhe më pas në Ksamil – dy vende strategjike që kanë mirëpritur ngrohtësisht ofertën e “Bleta Premium”. Tani, me hapjen e pikës së re në Sarandë, ajo shkon edhe më afër klientëve në bregdetin jugor, duke ofruar një eksperiencë unike me shije të freskëta, produkte artizanale dhe ambient modern. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë, z. Petro Kulas, shprehu gëzimin dhe krenarinë për këtë zgjerim të rëndësishëm:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Çdo hap që kemi bërë ka qenë i menduar me kujdes dhe me një qëllim të vetëm – të ofrojmë cilësinë më të mirë dhe mikpritjen më të ngrohtë për klientët tanë. Pas sukseseve në Fier, Roskovec dhe Ksamil, Saranda përfaqëson një hap tjetër në rrugëtimin tonë, një mundësi për të sjellë tek më shumë njerëz shijen dhe eksperiencën ‘Bleta Premium’. Jemi shumë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të ekipit tonë dhe të klientëve që na besojnë.”Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Pika e re në Sarandë ofron një ambient tërheqës dhe të këndshëm, me pamje spektakolare nga gjiri i qytetit, ku vizitorët mund të shijojnë gamën e gjerë të produkteve të “Bleta Premium” – nga ëmbëlsirat artizanale, tortat dhe petullat, deri te pijet freskuese dhe shërbimet e restorantit.

    Ky zgjerim tregon edhe njëherë ambicien dhe përkushtimin e “Bleta Premium” për të qëndruar afër klientëve të saj dhe për t’u bërë pjesë e jetës së përditshme në qytetet ku operon. Në vijim, kompania planifikon edhe investime të mëtejshme në cilësi, shërbim dhe ambiente, duke garantuar që çdo vizitë të jetë një eksperiencë e paharrueshme.

  • Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

    Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

    Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompania Brunes e Gerond Çelës, për të ndërtuar aty një resort dhe port jahtesh, në gusht të vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e portit të ri tregtar të Vlorës. Zona e caktuar për ndërtimin e portit të ri të mallrave dhe pasagjerëve ishte Triporti, aty ku gjendej porti i Peshkimit.
    Sipas projektit, skema e përzgjedhur e koncesionit ishte ajo e ndërtimit të portit me para nga privati dhe më pas qeveria do ta shlyente me këste për disa vjet. Tenderi u zhvillua në 17 shtator po të vitit 2021.
    Në garë u paraqitën 3 oferta. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituese ofertën e një bashkimi të përbërë prej 5 kompanish. Ato ishin Agbes Construction me 33 për qind, Besta me 30 për qind, Arconstudio me 25, Ite Group me 8 për qind dhe Premium Construction & Maintenance me 5 për qind.
    Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonin portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante me 59 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.

    Pagesat e koncesionit
    Kontrata e koncesionit mes ministrisë së Infrastrukturës dhe bashkimit të kompanive fituese u nënshkrua në 29 prill të vitit 2022 dhe sipas anekseve të saj, kompanitë duhet të ndërtonin portin brenda një afati prej 36 muajsh ose 3 vjet.
    Koncesioni 60 milionë euro u shit për 100 mijë euro
    Një muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare 5 kompanitë e shpallura fituese krijuan shoqërinë e posaçme (SPV), e cila do të ishte koncesionarja e ndërtimit të Portit të ri Tregtar të Vlorës. Vlora Harbor Construction and Maintanance u themelua si shoqëri me qëllim të veçantë në maj të vitit 2022 me pronarë 5 kompanitë që ishin shpallur fituese. Por sapo u themelua shoqëria e veçantë nisën marifetet.
    Katër muaj pas themelimit të shoqërisë koncesionare filloi ndryshimi i pronarëve të koncesionit. Në 28 shtator të vitit 2022, shoqëria Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja më e madhe e koncesionit 60 milionë eurosh me 33 për qind, i shiti kuotat e saj për 100 mijë euro. Blerësi ishte shoqëria Premium Construction & Maintenance.

    Një muaj e pak më pas largohet dhe një tjetër aksioner. Arconstudio i shiti 25 për qind të aksioneve që zotëronte në koncesionin e Portit të ri Tregtar të Vlorës për 2 500 euro. Blerësi ishte sërish Premium Construction & Maintenance.

    Një javë më vonë ikën dhe aksioneri i tretë i madh. Në 23 nëntor 2022, Besta i shiti 30 për qind të aksioneve të saj tek koncesioni i Portit për 3 mijë euro. Blerësi ishte po Premium Construction & Maintenance, e cila me tre blerjet e njëpasnjëshme u bë pronare e 92 për qind të aksioneve të koncesionit 60 milionë euro për një çmim total blerje prej 105 mijë e 500 euro.
    Rrjedhimisht tashmë pronarë të koncesionit mbetën Premium Construction & Maintenance me 92 për qind dhe ITE Group me 8 për qind.
    Pensionisti bëhet pronarNga të pesta kompanitë që u shpallën fituese si joint-venture në koncesionin e Portit, Premium Construction & Maintenance ishte ajo nuk plotësonte asnjë kusht për të fituar, qofte edhe një kontratë publike të vogël, jo më një koncesion 60 milionë euro.
    E themeluar vetëm dy muaj përpara tenderit të koncesionit, saktësisht në qershor të vitit 2021, Premium Construction & Maintenance kishte një kapital prej 10 mijë lekësh dhe aksionet e saj zotëroheshin nga Hektor Agalliu, një pensionist i lindur në Tërpan të Beratit dhe banues në Dimal.

    Themelimi i Premium Construction & Maintenance
    Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, gjatë viteve të fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari. Befas ai e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro.
    Porti ngelet rrugëve
    Shitja e kuotave të një koncesioni vetëm disa muaj pas tenderit praktikisht është një çmontim korruptiv i të gjithë procedurës konkurruese. Kur qeveria shpall tender për ndërtimin e një vepre, pjesë e dokumentave të tenderit janë dhe një sërë kriteresh, që duhet të përmbushen nga kompanitë fituese.
    Por kur fituesi ndryshon pas tenderit, për më tepër për çmime qesharake, atëherë kriteret kanë rënë dhe bashkë me të edhe tenderi. Nuk dihet nëse ministria e Infrastrukturës i ka miratuar shitjet e dyshimta të aksioneve dhe largimin e kompanive fituese nga koncesioni. Por ajo që dihet, është se zoti Agalliu nuk përmbushte asnjë kriter për të fituar tenderin dhe nuk kishte asnjë lek për ta ndërtuar Portin.
    Me gjithë rritjet e mëdha të pensioneve që trumbeton kryeministri, Shqipëria nuk e ka arritur akoma stadin ku pensionistët të financojnë koncesione miliona eurosh. Ndoshta do ta arrijë me vizionin Shqipëria 2030, por kjo mbetet për t’u parë.
    Sapo shtiu në dorë pronësinë e koncesionit, shoqëria Premium Construction & Maintenance i la kuotat e saj peng dhe bashkë me to edhe koncesionin pranë Tirana Bank, për të marrë një kredi prej 7 milionë eurosh.
    Megjithatë, edhe pse duhet të përfundonte brenda tre vitesh, porti i ri tregtar i Vlorës është akoma në letër, ndërkohë që Porti ekzistues shkallmohet dita ditës për t’u ngritur kullat e Gerond Meçes dhe Vlora Marina.

    Porti ka ngelur ne leter
    Kjo po materalizon një rrezik të ri, që ishte paralajmëruar më parë si në Vlorë ashtu dhe në Durrës. Lënien e dy qytetareve më të mëdha portuale të vendit pa port. Për shkak të marifeteve me sheikë dhe pensionistë që bën qeveria.
    /Kapitali.al/

  • Franca dhe Spanja i bashkohen iniciativës globale për taksimin e fluturimeve luksoze me qëllim mbështetjen e veprimeve klimatike

    Franca dhe Spanja i bashkohen iniciativës globale për taksimin e fluturimeve luksoze me qëllim mbështetjen e veprimeve klimatike

    Franca dhe Spanja janë bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që synon të taksojë avionët privatë dhe fluturimet e klasit të parë e të biznesit, për të mbledhur miliarda euro në ndihmë të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Iniciativa u shpall në samitin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, që u mbajt në Sevilje më 30 qershor, dhe përfshin gjithashtu Kenian, Barbadosin, Somalinë, Beninin, Sierra Leonen si dhe Antigua-n dhe Barbudën.

    Sipas një studimi të Task Forcës Globale për Taksat e Solidaritetit, taksimi i karburantit të avionëve privatë mund të gjenerojë deri në 41 miliardë euro në vit, ndërsa shtimi i tarifave mbi biletat e klasit premium mund të shtojë edhe 37 miliardë euro të tjera. Në total, kjo nismë mund të zhbllokojë mbi 78 miliardë euro në vit, ndërsa me një taksë më të gjerë mbi karburantin e aviacionit komercial, kjo shifër mund të arrijë deri në 187 miliardë euro.

    Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi këtë si një hap të madh përpara për sektorin e aviacionit, ndërsa bëri thirrje për zgjerimin e koalicionit dhe për më shumë vende që të kontribuojnë në mënyrë të drejtë ndaj pasojave të globalizimit. “Na duhen gjithnjë e më shumë vende. Ne kemi nevojë që ata që përfituan nga globalizimi të kontribuojnë më shumë në financim,” tha ai.

    Aviacioni përbën rreth 2.5% të emetimeve globale dhe është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë të ndotjes. Avionët privatë janë në krye të listës për nga ndotja, me mbi 19.5 milionë ton emetime në vitin 2023 – më shumë sesa të gjitha fluturimet nga aeroporti Heathrow i Londrës për të njëjtin vit. Edhe klasat premium kontribuojnë ndjeshëm në ndotje, pasi ato zënë më shumë hapësirë për pasagjer dhe prodhojnë deri në katërfishin e emetimeve për person krahasuar me klasën ekonomike.

    Greenpeace dhe Oxfam publikuan një anketë globale ku 75% e të anketuarve mbështesin vendosjen e taksave për udhëtarët me bileta premium. Sipas Laurence Tubiana nga Task Forca për Taksat, këto janë “fonde jetësore” dhe një dëshmi se progresi është i mundur edhe në një klimë të përgjithshme pesimizmi global. Franca dhe Spanja i bashkohen iniciativës globale për taksimin e fluturimeve luksoze me qëllim mbështetjen e veprimeve klimatike

    Franca dhe Spanja janë bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që synon të taksojë avionët privatë dhe fluturimet e klasit të parë e të biznesit, për të mbledhur miliarda euro në ndihmë të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Iniciativa u shpall në samitin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, që u mbajt në Sevilje më 30 qershor, dhe përfshin gjithashtu Kenian, Barbadosin, Somalinë, Beninin, Sierra Leonen si dhe Antigua-n dhe Barbudën.

    Sipas një studimi të Task Forcës Globale për Taksat e Solidaritetit, taksimi i karburantit të avionëve privatë mund të gjenerojë deri në 41 miliardë euro në vit, ndërsa shtimi i tarifave mbi biletat e klasit premium mund të shtojë edhe 37 miliardë euro të tjera. Në total, kjo nismë mund të zhbllokojë mbi 78 miliardë euro në vit, ndërsa me një taksë më të gjerë mbi karburantin e aviacionit komercial, kjo shifër mund të arrijë deri në 187 miliardë euro.

    Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi këtë si një hap të madh përpara për sektorin e aviacionit, ndërsa bëri thirrje për zgjerimin e koalicionit dhe për më shumë vende që të kontribuojnë në mënyrë të drejtë ndaj pasojave të globalizimit. “Na duhen gjithnjë e më shumë vende. Ne kemi nevojë që ata që përfituan nga globalizimi të kontribuojnë më shumë në financim,” tha ai.

    Aviacioni përbën rreth 2.5% të emetimeve globale dhe është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë të ndotjes. Avionët privatë janë në krye të listës për nga ndotja, me mbi 19.5 milionë ton emetime në vitin 2023 – më shumë sesa të gjitha fluturimet nga aeroporti Heathrow i Londrës për të njëjtin vit. Edhe klasat premium kontribuojnë ndjeshëm në ndotje, pasi ato zënë më shumë hapësirë për pasagjer dhe prodhojnë deri në katërfishin e emetimeve për person krahasuar me klasën ekonomike.

    Greenpeace dhe Oxfam publikuan një anketë globale ku 75% e të anketuarve mbështesin vendosjen e taksave për udhëtarët me bileta premium. Sipas Laurence Tubiana nga Task Forca për Taksat, këto janë “fonde jetësore” dhe një dëshmi se progresi është i mundur edhe në një klimë të përgjithshme pesimizmi global.