Tag: premier

  • “Manchester United nuk është më ai i dy muajve më parë, pushimi i gjatë na ndihmoi”

    “Manchester United nuk është më ai i dy muajve më parë, pushimi i gjatë na ndihmoi”

    Premier League rikthehet këtë mesjavë dhe për Manchester United është një mundësi e mirë për të lënë pas krizën në përballjen ndaj Nottingham Forest. Skuadra e tij nuk luajti në FA Cup këtë fundjavë pasi është eliminuar dhe kjo e ka ndihmuar skuadrën të punojë më shumë.
    “Të kesh më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen na ndihmoi. Mund të them se ishte një periudhë e gjatë për të punuar, por përballë kemi një ekip që po luan mirë. Ata fituan edhe në FA Cup, por shpresoj që pushimi të na ndihmojë për të rikuperuar fizikisht lojtarët”, tha trajneri Ruben Amorim.
    Më tej, trajneri i “Djajve të Kuq”, detyrë që e mori në mesin e sezonit, analizoi objektivat e ekipit: “Unë jam vërtet i sigurt se mund të bëjmë më mirë për të kapur Europën. Ndjej se lojtarët janë më të sigurtë, energjia është e ndryshme. Por, e di gjithashtu se kjo mund të ndryshojë vetëm përmes rezultateve”.
    “Ne jemi të përqendruar në ruajtjen e energjisë, por ne mund të përmirësojmë shumë gjëra. Jemi në një moment tjetër nga disa muaj më parë, më të sigurt dhe jemi gati për dy muajt e fundit të sezonit. Nuk e di se ku do të përfundojmë, por ne po shikojmë lart dhe duam të fitojmë ndeshje”, tha Amorim.
    United, aktualisht në vendin e 13-të në Premier, luan edhe në Europa League. “E di që kemi të paktën tre ndeshje në Premier League që janë vërtet të vështira, por skuadra është gati t’i përballojë ato bashke me Europa League. Ky turne është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm për ne në këtë fazë”.

  • Paguhen më shumë se doktorët dhe pilotët, zbulohen rrogat e çmendura të arbitrave të Premier Ligës

    Paguhen më shumë se doktorët dhe pilotët, zbulohen rrogat e çmendura të arbitrave të Premier Ligës

    Profesioni i arbitrit është një nga më të paguarit në Angli, ndërsa këtë vit janë bërë publike edhe rrogat zyrtare të gjyqtarëve të Premier Ligës.
    Nga shifrat, rezulton se ky profesion është ndër më të paguarit në vend. Pagat e tyre duket se pasqyrojnë statusin dhe presionin në rritje, që ky profesion ka dhe që ata e përballojnë çdo javë, ndërsa miliarda njerëz i ndjekin ndeshjet e kampionatit anglez në mbarë botën. Sipas të dhënave të siguruara nga shefi i arbitrave të Premier Ligës, Hauar Ueb, në një takim me 72 klubet e Ligës së Futbollit, “The Times” raporton se janë zbuluar rrogat që marrin zyrtarët e Premier Ligës.
    Sipas këtyre të dhënave, paga mesatare e një gjyqtari të Premier Ligës varion nga 170,000 deri në 180,000 paund në vit. Ndërsa gjyqtarët më të mirë mund të fitojnë rreth 250,000 paund në vit. Arbitrat paguhen me një pagë bazë, e cila më pas rritet nga bonuset e performancës dhe tarifat e ndeshjeve. Kjo pagë bazë varion nga 72,000 deri në 148,000 paund, në varësi të përvojës dhe gradës së gjyqtarit.
    Gjyqtarët me përvojë të lartë, si Entoni Tejlor dhe Majkëll Oliver, pritet të fitojnë rreth 250,000 paund në vit nga puna e tyre në Premier Ligë. Ndërsa gjyqtarët me më pak përvojë, të cilët janë të përzgjedhur në “Grupin 1”, mund të fitojnë rreth 125,000 paund në vit. Duke përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, kostoja për arbitër e Shoqatës së Arbitrave shkon mesatarisht 240,000 paund për gjyqtar. Në krahasim me profesionet e tjera, pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror paguhen mesatarisht 91,208 paund në vit, drejtorët ekzekutivë 81,328 paund, drejtorët e IT 81,588 paund, mjekët specialistë 73,320 paund.
    Megjithatë, punonjësit në sektorë të tillë si financat, sigurimet dhe avokatia mund të fitojnë shumë më tepër se gjyqtarët e Premier Ligës. Por këta të fundit mund t’i rrisin të ardhurat e tyre, duke gjykuar në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës, si dhe në turne të organizuara nga FIFA, si Kupa e Botës për Klube dhe Kupa e Botës. Sipas një raporti të vitit të kaluar, gjyqtarët e Champions-it paguhen nga 5,300 deri në 9,000 paund për ndeshje. Në turne të mëdha, si Kupa e Botës, arbitrat mund të fitojnë nga 38,700 deri në 54,000 paund, pa përfshirë bonuset e ndeshjeve.

    Kufizimet – Shoqata e Arbitrave i ka ndaluar gjyqtarët e Premier Ligës që të drejtojnë ndeshje në shtetet e Gjirit, ndërsa një gjë e tillë ishte kthyer më parë në modë, duke rritur akoma më shumë të ardhurat e xhaketave të zeza. Vendimi erdhi pas incidentit me Majkëll Oliver, Darren Ingland dhe Den Kuk, të cilët gjykuan një ndeshje në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm 48 orë para gabimit të madh të VAR-it, në humbjen 2-1 të Liverpulit kundër Totenhemit sezonin e kaluar. Ky vendim u mor për të shmangur konfliktin e interesit, duke marrë parasysh pronësinë e Sitit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lidhjet e Njukasëllit me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

  • Manchester City synon talentin 19-vjeçar që po shkëlqen në Premier, Southampton kërkon 100 milionë euro

    Manchester City synon talentin 19-vjeçar që po shkëlqen në Premier, Southampton kërkon 100 milionë euro

    27 Mars 2025

    14:15

    Telesport

    Southampton do të kërkojë një tarifë marramendëse prej mbi 100 milionë eurosh për të lënë të lirë anësorin e djathtë Tyler Dibling. Talenti 19-vjeçar është në sezonin e tij të parë në Premier League dhe në 25 ndeshje ka realizuar 2 gola.
    Edhe pse skuadra e Southampton është në vendin e fundit në renditje, ai ka qenë nota e vetme pozitive e klubit këtë sezon. Ai pritet të jetë një nga talentet më të kërkuara këtë verë në merkaton angleze dhe Manchester City ka kohë që e vëzhgon dhe është në “pole” për ta marrë.
    Pritet që Southampton të bëjë rezistencë të fortë për të mbajtur Tyler Dibling, ndaj do të kërkojë një shumë të lartë për të. Kjo edhe me pretekstin për të luajtur më shumë minuta sezonin tjetër edhe pse një kategori më poshtë.
    Vlerësimi aktual i Southampton prej 100 milionë eurosh po pengon skuadrat “big” në Premier League të negociojnë. Kontrata e tij me “shenjtorët” skadon në vitin 2027. Edhe Tottenham është vënë në ndjekje të anësorit anglez.

  • Barcelona synon të sjellë në La Liga mesfushorin italian që luan në Premier me Newcastle

    Barcelona synon të sjellë në La Liga mesfushorin italian që luan në Premier me Newcastle

    26 Mars 2025

    10:05

    Telesport

    Edhe pse Barcelona ka kohë që ndjek karrierën e mesfushorit italian Sandro Tonali, mes palëve nuk ka shpërthyer kurrë “dashuria” e madhe.
    Massimo Cellino tha se në vitin 2020, kur mesfushori aktual i Newcastle ishte ende duke luajtur për Brescia, ai kishte refuzuar një ofertë nga katalanasit prej 65 milionë euro plus dy lojtarë të rinj për Tonali.
    Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, sulmi i Barçës për mesfushorin mund të rinisë falë reagimeve jashtëzakonisht pozitive për lojtarin nga Andrea Mancini, që aktualisht është pjesë e stafit teknik të klubit “blaugrana”.
    Lojtari 24-vjeçar është në sezonin e tij të dytë në Premier League dhe këtë sezon ka realizuar 4 gola në 47 paraqitje me Newcastle. Kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2028 dhe kostoja është rreth 45 milionë euro.

  • Kejn mendon rikthimin në Angli, bie në radarët e Liverpul

    Kejn mendon rikthimin në Angli, bie në radarët e Liverpul

    Një rikthim në Premier League do të ishte sensacional. Kjo është ajo që mund të ndodhë me Herri Kejn verën e ardhshme.

    Qendërsulmuesi anglez mbërriti te Bajern Mynih verën e kaluar për shumën e lakmuar prej 120 milionë eurosh të ndarë mes një pjese fikse (100 milionë) dhe shpërblimeve (20).

    Megjithatë ish sulmuesi i Totenhem dy vjet më vonë mund të kthehet në atdheun e tij. Për momentin, këto janë vetëm thashetheme, me tregun e transferimeve ende shumë larg dhe bavarezët ende luftojnë në disa fronte.

    Në fakt, i pari i listuar për ta rikthyer në Premier Legaue duket Liveprul. Sipas Fichajes, qendërsulmuesi anglez 31-vjeçar po mendon të rikthehet në Premier League me Liverpulin që thuhet se është shumë i interesuar.