Tag: preliminare

  • Kosovë/ Këta janë fituesit e zgjedhjeve pa balotazh, kandidatët që siguruan fitoren në rundin e parë

    Kosovë/ Këta janë fituesit e zgjedhjeve pa balotazh, kandidatët që siguruan fitoren në rundin e parë

    Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash. 
    Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) prin në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%. 
    Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave. 
    Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%. 
    Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%. 
    Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%. 
    Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota. 
    Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%. 
    Edhe Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh. Ai ka marrë 56,47%. 
    Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%. 
    Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%. 
    Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë me 50,52%. 
    Nga komunat me shumicë serbe, rezultatet preliminare tregojnë epërsi të qartë për Listën Serbe: Zoran Todiq në Leposaviq – 70,35%; Sasha Millosheviq në Novobërdë – 61,31%; Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë – 66,41%;  Millosh Peroviq në Zubin-Potok – 79,67%; Dragisha Milloviq në Zveçan – 86,66%; Novak Zhiviq në Graçanicë – 61,88%; Tanja Antiq në Ranillug – 72,06%’;Dragan Petkoviq në Partesh – 89,88%; Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut – 59,67%.