Showbiz E Hënë, 8 Dhjetor 2025 21:28
Ka nisur fuqishëm “Prime” i shtatë i ”Big Brother Kosova Vip 4”. Që në hyrje është hapur një televotim për banorët e kësaj shtëpie. Publiku do të votojë për banorin më pak të preferuar.
ETIKETA bbvk4

Showbiz E Hënë, 8 Dhjetor 2025 21:28
Ka nisur fuqishëm “Prime” i shtatë i ”Big Brother Kosova Vip 4”. Që në hyrje është hapur një televotim për banorët e kësaj shtëpie. Publiku do të votojë për banorin më pak të preferuar.
ETIKETA bbvk4

Kur dëgjojmë këngën tonë të preferuar, truri ynë aktivizon rrjete specifike që lidhen me kujtimet, emocione dhe ndjenjat e kënaqësisë. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga universitetet e Arizonës dhe Kalifornisë, botuar në revistën Human Brain Mapping.
Muzika ka fuqinë të rikthejë kujtime nga momentet më të lumtura të jetës sonë: Takime festive, dashuri e parë, ose ditë të veçanta si dasmat. Nostalgjia që lind nga këto këngë ndihmon të ruajmë identitetin, të lidhemi me të tjerët dhe të menaxhojmë emocionet e tjera. Një shembull i njohur për publikun shqiptar mund të jetë muzika e fëmijërisë, që rikthen kujtime nga programet televizive apo ngjarje të veçanta të familjes.
Në studimin me 57 persona, rezonanca magnetike funksionale tregoi se këngët nostalgjike aktivizojnë rrjetet e lobit temporal postero-medial dhe të insulës, që lidhen me përqendrimin, kujtimet dhe kënaqësinë emocionale. Ky efekt është më i dukshëm tek personat më të moshuar, duke treguar se dëgjimi i muzikës nostalgjike mund të ndihmojë në “trajnimin” e trurit gjatë plakjes.
Muzika ka gjithashtu potencial terapeutik: Studimet tregojnë se mund të përmirësojë kujtesën autobiografike tek personat me Alzheimer ose dëmtime të tjera konjetive, duke ndikuar edhe pozitivisht tek kujdestarët që e dëgjojnë.
Sipas filozofit Schopenhauer, muzika shpreh thelbin e emocioneve, dhe truri përpunon këtë thelb në dy mënyra: përmes kujtesës së strukturës muzikore dhe përmes asociacioneve kontekstuale që lidhen me emocione dhe kujtime personale. Këto mekanizma përfshijnë zona të ndryshme cerebrale si korteksi dëgjimor, amigdala, striati, hipokampusi dhe rrjeti “default mode”, duke krijuar një eksperiencë të plotë emocionale dhe kognitive.
Dëgjimi i këngës së zemrës nuk është vetëm kënaqësi, por edhe ushtrim për trurin dhe kujtesën tonë.

Fundjava e gjatë e festave të nëntorit shtyn shumë qytetarë të largohen nga rutina duke udhëtuar. Deri pak vite më parë, destinacioni i preferuar ishte Stambolli, edhe për ofertën që qyteti turk ofronte. Ndërsa, tashmë ndonëse mbetet një zgjedhje e shpeshtë, trendi ka ndryshuar.
Operatori turistik, Aneo Hila thotë se ka një orientim drejt qyteteve të njohura europiane, por nuk mbetet pas edhe Shqipëria dhe vendet e rajonit, në varësi edhe të buxhetit.
“Vazhdojnë të mbeten udhëtimet me avion në qytetet kryesore të Evropës, ashtu siç ka qenë një vit më parë, Parisi, Roma, Venecia, Barcelona, Praga, Budapesti, Viena. Milano jep mundësinë e aksesit me trena drejt Zvicrës, me Bernina, destinacion i njohur dy vitet e fundit. Stambolli vijon të mbetet një destinacion I preferuar për shqiptarët. Turet me autobus janë një kategori turesh ekonomike, në Shqipëri, ose rajoni, por jo shumë larg. Në jug kemi Korçë, Voskopojë, Përmet, Gjirokastër, në veri kemi Thethin”, tha Hila.
Por, cilat janë destinacionet më të përballueshme?
“Qyetetet më të përballueshme me avion, me linja low coast janë Roma dhe Milano. Kanë fluturimet më të shpeshta dhe për rrjedhojë edhe çmimet të ulëta. Por janë edhe qytete shumë të bukura.”
Hila iu bën thirrje institucioneve vendore, të promovojnë më shumë aktivitetet e tyre, disa muaj përpara, në mënyrë që fundjavat festive të kalohen në Shqipëri dhe të ardhurat të shkojnë në ekonominë vendase.

9 Tetor 2025
15:49
Telesport
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.
Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes. “Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.
“Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.

Pija më e dashur për italianët është e huaj. Sot, ekspresi është një ritual kombëtar, një ‘konsum identitar’.
Por filxhani mitik, për të cilin sot festohet dita botërore me iniciativa në të gjithë Italinë, nga Trieste në Napoli, vjen nga Arabia e largët.
Legjenda i atribuon zbulimin madje Allahut, i cili ia kishte dërguar Profetit Muhamed, kur ai ishte në një moment dobësie. Por kava, emri arab për kafenë, bëri mrekullinë dhe Profeti u rikthye si gjithmonë.
Thuhet se një filxhan i vetëm e bënte atë të arrinte dyzetë burra me kalë.
Në të vërtetë, para se të bëhej një tipar karakteristik italian, “tazzulella ‘e cafè”, si quhet në Napoli, kishte kaluar shumë vështirësi.
Deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë, farëzimi i zi konsiderohej helm. Më vonë, në Evropë hapen kafenetë e para. Kafja pariziene Chez Procope, që funksionon ende, londinezja, Lloyd’s café.
Është dhe Blau Fleische e Vjenës, ku në vitin 1683 u ofrua dhe kafeja me qumësht. Shërbehej me ëmbëlsira në formë gjysmëhëne, për të festuar fitoren ndaj turqve, që kishin si flamur gjysmëhënën.
Në fakt, këto janë paraardhësit e kapuçinos dhe kroasanit. Pastaj vjen radha e kafeneve italiane historike, nga Pedrocchi në Padova, mjaft të dashur nga aktorja e madhe Eleonora Duse, deri tek Giubbe Rosse në Firence, i preferuar nga Italo Calvino dhe Nobelisti Salvatore Quasimodo.
Kafje Florian në Venecia, ku mblidheshin shkrimtarë si Stendhal dhe Goldoni, Caffè Greco në Romë, ku takoheshin Richard Wagner dhe Wolfgang Goethe, Tommaseo në Trieste, i preferuar nga Italo Svevo dhe Claudio Magris.

19 Shtator 2025
8:15
Alfred Lleshi
Legjenda e Manchester United ishte një nga spektatorët e ndeshjes Newcastle-Barcelona në Ligën e Kampionëve, ku Pedri shkëlqeu me një tjetër paraqitje të madhe. Mesfushori kanarian luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, performanca e tij nuk i shpëtoi njërit prej lojtarëve më të mirë në historinë e “Djajve të Kuq” dhe Anglisë.
Ky kompliment i Paul Scholes, i publikuar në Instagram, është lëvdatë e madhe për Pedrin dhe talentin e tij në fushë: “Futbollisti im i ri i preferuar”.
Pedri ndaj Newcastle…
• 84/92 pasime të realizuara (91%)
• 111 prekje
• 1 rast i krijuar
• 2/3 driblime të suksesshme
• 7 kontribute mbrojtëse
• 0 herë humbje topi
• 3/4 ndërhyrje të fituara
• 1 largim topi
• 2 ndërprerje aksionesh

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, ku turistë të shumtë vendas e të huaj shihen duke vizituar Qafën e Pazarit, Kalanë dhe atraksione të tjera me vlerë historike e kulturore.
Pamjet pasqyrojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ku arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale mbeten elementët që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.
Falë trashëgimisë së pasur dhe statusit si pjesë e UNESCO-s, Gjirokastra është shndërruar në një ndër destinacionet më të kërkuara për turistët që dëshirojnë të zbulojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

31 Gusht 2025
12:47
Telesport
Xabi Alonso u shpreh u kënaqur me fitoren (2–1) me Mallorca në javën e tretë të sezonit të ri futbollistik.
“Nuk e nisëm mirë, por reaguam mirë me kalimin e minutave. Sulmuam më mirë sesa ndeshjen e kaluar dhe krijuam më shumë raste. Besimi po rritet, gjë që është shumë e rëndësishme”, u shpreh trajneri i Real Madridit.
Ai foli sidomos për mbrojtësin Alvaro Carreras. “E kam ndjekur dhe jam shumë i kënaqur me të. Deri tani ka qenë i jashtëzakonshëm. Bën pothuajse gjithçka siç duhet, qëndron shumë i përqendruar. Na vlen për sot dhe për të ardhmen”.

Reali i Madridit është shndërruar në prenë e preferuar të Vedat Muriqit. “Pirati” i ka tundur përsëri rrjetën gjigantit spanjoll. Sulmuesi shqiptar ka fituar duelin e tij në zonë me mbrojtësit e Realit, duke e dërguar topin pas shpinës së Kurtuasë në minutën e 18 të takimit.
Ky është goli i 5-të që Muriqi i ka shënuar Realit të Madridit në karrierën e tij. Lojtari i Kosovës ka regjistruar një statistikë interesante ndaj “los blancos”-ve, teksa ka artitur t’i tundë rrjetë në çdo vit kalendarik, që nga viti 2022, kur u bë pjesë e Majorkës./Sport Ekspres/

Robert De Niro, i njohur si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka lënë gjurmë të paharrueshme me rolet në filmat klasikë si Goodfellas, The Godfather II dhe Taxi Driver.
Legjendari regjisor Martin Scorsese, bashkëpunëtori i tij i gjatë, e ka cilësuar dikur De Niron si “aktorin më të madh të brezit të tij”. Megjithëse në ekran shfaqet me role të vendosura dhe të forta, De Niro në jetën private është më i tërhequr, por ka ndarë disa nga preferencat e tij personale,raporton Express.co.uk.
Në një intervistë me Kenneth Branagh, ai ka zbuluar aktorët e tij të preferuar, duke përfshirë emra si Marlon Brando, James Dean dhe Kim Stanley. Në ceremoninë e Golden Globes, De Niro konfirmoi gjithashtu se disa nga filmat e tij të preferuar janë pikërisht ata ku luajnë këta legjendarë: East of Eden, On the Waterfront dhe Rebel Without a Cause.
Në East of Eden (1955) dhe Rebel Without a Cause (1955), James Dean interpreton rolet kryesore dhe u bë simbol i rebelimit të rinisë, ndërsa karriera e tij u ndërpre tragjikisht në një aksident automobilistik në moshën 24-vjeçare. Marlon Brando, nga ana tjetër, u bë yll ndërsa Dean nuk kishte arritur ende famën dhe performanca e tij në On the Waterfront (1954) ka pasur një ndikim të madh në kinematografi.
Këto role dhe filmat e tyre mbeten ndër kryeveprat që kanë formësuar kinemanë dhe frymëzuar breza të tërë spektatorësh dhe aktorësh./KultPlus.com