Tag: preferenciale

  • Vota preferenciale, Asllan Dogjani nxjerr videon në KAS: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë se sa kishte në kuti

    Vota preferenciale, Asllan Dogjani nxjerr videon në KAS: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë se sa kishte në kuti

    Rivlerësimi i votave preferenciale brenda partive që kanë nisur të bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike, duket se më shumë atyre vetë, do ti shtojë punën prokurorisë.

    Kjo sepse numëruesit, dukshëm me konsensus me njeri tjetrin, kanë vendosur të favorizojnë kandidatë të caktuar.
    Në mbledhjen e sotme të KAS-it, Asllan Dogjani, teksa prezantoi kërkesën e tij për rinumërim të votës preferenciale, solli rastin e një qendre votimi 2099 në Pezë, ku numëruesit me marrëveshje 15 vota që i ishin dhënë PD-së, por nuk ishte vendosur kryqi në asnjërin prej emrave të kandidatëve, i kishin kaluar Myslym Murrizit.
    Ndonëse ai kishte marrë, sipas pamjeve filmike, vetëm 15 vota preferenciale, në procerverbal i ishin shënuar 30.
    Ndërkohë, kreu i PL-së, Ilir Meta kishte marrë sipas procesverbalit 6 vota preferenciale, ndërkohë që sipas këqyrjes së videos, dilte me 5 vota.
    Votat sipas këqyrjes së kamerave
    Et`hem Aga 2
    Ilir Alimehmeti 7
    Eduart Caça 17
    Rivelino Cuno 1
    Asllan Dogjani 3
    Edit Harxhi 3
    Adriana Kalaja 4
    Arnold Karriqi 1
    Ilir Meta 5
    Grigels Mucollari 1
    Myslym Murrizi 15
    Jonathan Pano 2
    Jorida Tabaku 10
    Pa votë preferenciale 14
    E pavlefshme 2
    Votat sipas procesverbalit
    Et`hem Aga 2
    Ilir Alimehmeti 7
    Eduart Caça 17
    Rivelino Cuno 1
    Asllan Dogjani 3
    Edit Harxhi 2
    Adriana Kalaja 4
    Arnold Karriqi 1
    Ilir Meta 6
    Myslym Murrizi 30
    Jonathan Pano 2
    Jorida Tabaku 10
    E pavlefshme 1

    Top Channel

  • PD i rrëzoi në KAS për rinumërimin e votave preferenciale/ Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues, por ende pa…

    PD i rrëzoi në KAS për rinumërimin e votave preferenciale/ Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues, por ende pa…

    Aulon Kalaja, i cili ishte kandidat në qarkun e Durrësit, ankimojw nëpërmjet partisë Lëvizja e Legalitetit, e cila ka depozituar ditën e djeshme një kërkesë pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pasi si kandidat, nuk mund të merret në shqyrtim ankimimi.
    Ndërsa kandidati Asllan Dogjani, i cili kërkon rinumërim të votave për qarkun e Tiranës thotë se ka marrë autorizim nga Partia Demokratike për ankimim dhe do të duhet që po brenda 24 orëve, ky subjekt zgjedhor të dërgojë kërkesë pranë KAS për rinumërim.
    Ky zhvillim vjen në një kohë kur disa nga kandidatë të PD-së nga Kalaja, Alimehmeti e të tjerë u lanë në ‘udhëkryq’, nga ku rezultoi se PD vendosi të mos mbështesë pretendimet e tyre për manipulim të votave brenda listës. Kandidatët që kanë bërë ankimim nuk u pranuan më parë as si ankues në KAS.
    I dyti në listën e hapur të PD-ASHM në Durrës, Aulon Kalaja ka qenë një nga zërat më të fortë pas përfundimit të procesit të votimit, duke deklaruar se vota e tij është deformuar brenda koalicionit. Ai mori 7291 vota, ndërsa mandatin e vetëm të kësaj liste e fitoi Arian Ndoja me 8249 vota. Pretendimi i tij ka qenë për deformim të votës preferenciale duke kwrkuar mandatin e deputetin Arjan Ndoja.
    Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni PD-ASHM pati garë të fortë të brendshme për mandate. Rezultatet sollën akuza për manipulim nga vetë kandidatët e listës./ Shqiptarja.com

  • Zgjedhjet e 11 majit/ 4 kandidatët e PD kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS i rrëzon

    Zgjedhjet e 11 majit/ 4 kandidatët e PD kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS i rrëzon

    Kandidatët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur. Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.
    Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Burime bëjnë me dije se PD nuk ka pranuar mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë
    Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.

  • DOKUMENTI – Kandidatët e PD- së në listën e hapur, kërkojnë numërim të votave preferenciale për Tiranën

    DOKUMENTI – Kandidatët e PD- së në listën e hapur, kërkojnë numërim të votave preferenciale për Tiranën

    Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha, tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës kanë depozituar një kërkesë në KAS ku kërkojnë rinumërim të votave të të gjithë qarkut.
    Alimehmeti, në shkresën e tij, thekson se gjatë procesit të verifikimit të kamerave, janë konstatuar disa parregullsi, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në një QV, ai thotë se 27 vota preferenciale për të, i kanë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.
    KERKESA E ILIR ALIMEHMATI PËR KQZ- KLIKO PËR TA LEXUAR
    Ai rendit edhe QV-të ku pretendon se rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, gjë që sipas tij, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun, ndaj edhe kërkon rinumërim ose rivlerësim të të gjithë QV-ve.

    “Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara të konstatuara nga ana ime, duke patur parasysh faktit që subjekti unë PD-ASHM ka 164 316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet që diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë ose rreth 1.2% e numrit total të të gjithë votave të subjektit. Vetëm në QZ 1834/00, rezultojnë se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmetin i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota”, thuhet në shkresën e Alimehmetit.

    Edhe Mimoza Hajdarmataj, në kërkesën e saj, thotë se “rezulton se ka pasur parregullsi në masën mbi 1000 vota në të paktën 6 KZAZ.
    KERKESA E MIMOZA HAJDARMATAJ PËR KQZ- KLIKO PËR TA LEXUAR
    Teksa liston QV-të, ku sipas saj rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, thotë se “Qendrat e votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka patur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin të të gjitha qendrave të votimit.”
    Lisandër Hoxha pretendon gjithashtu se nga videot e marra jo të plota nga KQZ të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve, ka konstatuar se disa vota preferenciale të tijat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.

    “Sipas informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai duke shtuar: “Kërkoj rivlerësimin e votave të kandidatëve për të gjitha KZAZ e qarkut Tiranë”.

    Kujtojmë që Alimehmeti ishte një ndër më të votuarit e kandidatëve të PD të qarkut të Tiranës, por u la pas nga Jorida Tabaku, e cila arriti të merrte 19 046 vota. Alimehmeti siguroi 16 598 vota. Mimoza Hajdarmataj ka arritur që të marrë 4 568 ndërkohë që Lisandër Hoxha ka 1 902 vota.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kandidatët e PD kërkojnë rinumërimin e votave në Tiranë e Durrës

    Kandidatët e PD kërkojnë rinumërimin e votave në Tiranë e Durrës

    Kandidatët e PD

    TIRANË-Katër kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale të Tiranë dhe Durrës. Kandidatët opozitarë hedhin akuza për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave, si dhe pretendojnë se votat preferenciale të tyre janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.
    Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Alimehmeti, përmes një shkrese drejtuar KQZ-së, ku argumenton se rezultati me kandidaten që e prin në listën e hapur, Jorida Tabaku, është shumë i ngushtë. Kandidati i PD, sqaron në dokument se, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara. Ai shton edhe faktin se vetëm në një qendër votimi, 27 vota preferenciale për të i janë kaluar një kandidati tjetër dhe atij i janë shënuar 0 vota në tabelën përmbledhëse.

    Edhe Mimoza Hajdarmataj, në kërkesën e saj, thotë se “rezulton se ka pasur parregullsi në masën mbi 1000 vota në të paktën 6 KZAZ. Teksa liston QV-të, ku sipas saj rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, thotë se  “Qendrat e votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka patur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin të të gjitha qendrave të votimit.”
    Lisandër Hoxha pretendon gjithashtu se nga videot e marra jo të plota nga KQZ të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve, ka konstatuar se disa vota preferenciale të tijat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.
    Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave preferenciale në këtë qark. Në një letër drejtuar KQZ-së, ai thotë se në të gjithë procesin e numërimit dhe pasqyrimit të rezultatit, ka pasur problematika dhe shkelje që i kanë evidentuar nga pamjet filmike. 
    “Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prej të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.
    Ilir Alimehmeti ishte një ndër më të votuarit e kandidatëve të PD të qarkut të Tiranës, por u la pas nga Jorida Tabaku, e cila arriti të merrte 19 046 vota. Alimehmeti siguroi 16 598 vota. Mimoza Hajdarmataj ka arritur që të marrë 4 568 ndërkohë që Lisandër Hoxha ka 1 902 vota./ZËRI

  • Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në Tiranë: Votat e mia i…

    Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në Tiranë: Votat e mia i…

    Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Përmes një kërkese, Hoxha ka kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.
    Sipas tij, kjo kërkesë bazohet në faktin se gjatë vëzhgimit të videove të marra nga KQZ, është konstatuar se disa vota preferenciale janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.
    “Në kundërshtim të Vendimit nr. 1326, datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” kërkoj rinumërimin dhe rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve.
    Kjo nisur nga konstatimi në videot e marra, jo të plota, nga KQZ, të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve. Konkretisht, në KZAZ nr. 28, kutia 1565, konstatoj se disa vota preferenciale të miat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Sipas informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve.
    Procesi i verifikimit të pamjeve filmike kërkon një kohë të gjatë, të cilën KQZ duhet të na e mundësojë në mënyrë që ligji të zbatohet dhe vullneti i zgjedhësve të lexohet plotesisht.
    Përsa më sipër, kërkoj rivlerësimin e votave të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë”, thuhet në kërkesë.

  • Braimllari: Opozita do destabilitet, PS punon për integrimin në BE! Rama rigjeneroi partinë

    Braimllari: Opozita do destabilitet, PS punon për integrimin në BE! Rama rigjeneroi partinë

    Endrit Braimllari, ish-drejtues i strukturave të Partisë së Lirisë (ish-LSI), kandidoi për PS në listën e hapur të Tiranës dhe mori 1900 vota preferenciale. Ai thotë se qëllimi gjatë fushatës që zhvilloi ishte maksimalizimi i votës për PS-në dhe numrin 5 dhe më pas fushata për votat preferenciale.
    Ai shpjegoi se jo vetëm u ndje mirë brenda PS-së ku u punua në grup, por nuk pati është luftë të brendshme për vota, teksa u vunë re disiplina, organizimi dhe qëllimi i përbashkët, që ishte rezultati final për mandatet e deputetëve. Në lidhje me opozitën ku dikur bënte pjesë, Braimllari shpjegoi se ata humbën një nga shanset më të mëdha në këto zgjedhje, ku PS u tregua më e aftë për ta përdorur si kartë elektorale, që ishte rigjenerimi i partisë me figura të reja, teksa 53 deputetë do të të jenë të rinj në Kuvend.

    “Gjatë gjithë muajit të fushatës u ndjeva pjesë e skuadrës, pati ritmin e vetë, mora një numër votash të pëlqyeshëm, por prioritet ishte maksimalizimi i votës për numrin 5 të PS dhe thirrja ishin për këtë. Sepse sa më shumë vota të merrte PS, aq më shumë mandate përktheheshin dhe më pas ndaheshin në kandidatë. Qëllimi ishte marrja e maksimumit. Mendoj se kam dhënë një kontribut modest, sepse PS është forcë e madhe e organizuar.
    Koha ishte e shkurtër, do doja të kisha më shumë vota, gjithsesi i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe ndihem i vlerësuar. E prisja që PS të kishte rezultat më të mirë në Tiranë se 2021 dhe e kisha parashikuar se do ishte më mirë, ku nga 18 u morën 19 mandate, edhe si pasojë e disiplinës, harmonisë së brendshme dhe maksimalizimit të votave. U mor maksimumi i rezultatit dhe është i kënaqshëm”, tha Braimllari për Report Tv.

  • Përfundon numërimi i votave preferenciale të Diasporës në 11 qarqe, vijon Elbasani

    Përfundon numërimi i votave preferenciale të Diasporës në 11 qarqe, vijon Elbasani

    KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të Diasporës për 11 qarqe.

    1. Kukës

    2. Shkodër

    3. Dibër

    4. Durrës

    5. Fier

    6. Tiranë

    7. Berat

    8. Lezhë

    9. Vlorë

    10. Gjirokastër

    11.  Korçë

    Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan.

  • Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

    Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

    Procesi i numërimit të votës preferenciale në Fier u mbyll këtë pasdite, duke përmbyllur kështu numërimin për të gjithë qarkun e Fierit.

    Nga Partia Socialiste, shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë. Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin. Edhe Zegjine Çeushi, që u bë e njohur për replikat e saj me Gazment bardhin, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses.
    Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:
    Ceno Klosi – 16638
    Klevis Jahaj – 12696
    Asfloral Haxhiu – 11622
    Antoneta Dhima – 6860
    Elton Korreshi – 5966
    Ramion Kurti – 3622
    Zegjine çaushi – 4074
    Ndërkohë, nga pesë kandidatë që ishin në listën e mbyllur të Partisë Demokratike – Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, vetëm katër prej tyre fituan mandatin pas 42693 votave të grumbulluara: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.

    Top Channel

  • Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

    Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

    Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër.
    Procesi i numërimit vijon për 9 qarqe të tjera, ku gara është e fortë dhe rivalitetet janë të dukshme.
    Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, janë shumë pranë njëra-tjetrës.

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës. Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për diasporën në nëntë qarqe të tjera. Kemi garë të fortë. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë me njëra-tjetrës, teksa Xhaçka është në avantazh. Kemi rivalitet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, por rivalitete ka edhe në qarqe të tjera.