Kosova ka hequr tarifën doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 gusht 2025, ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore.“Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të njëanshme nga ana e Republikës së Kosovës, i cili qëllim primar ka lehtësimin e tregtisë me përfitime konkrete si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët e vendit, është i një rëndësie të veçantë edhe sa i përket forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve në sferën tregtare dhe ekonomike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Tutje, theksohet se vendimi për aplikimin e tatimit doganor me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar në Ligjin Nr. 04/L-163 dhe në Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore.Në mënyrë qe këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen me:• Certifikatë të vlefshme të origjinës preferenciale të lëshuar nga autoritetet amerikane• Deklarata për origjinën në faturë, në përputhje me ligjin në fuqi të të dyja vendeve.“Të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 01.08.2025, të cilat përmbushin kriteret për t’u trajtuar si mallra me origjinë preferenciale, por që në momentin e importit nuk kanë përfituar këtë trajtim, do t’u nënshtrohen procedurave për rimbursim të detyrimeve doganore, në përputhje me dispozitat në fuqi”, bëhet e ditur në komunikatë.Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.Dy javë më parë Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.“Vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganare me SHBA-të. Tani e tuje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj… Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve”.Ndryshe, heqja e tarifës doganore vjen disa muaj pas propozimit që kishte bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: preferenciale
-

Sfida e tyre me fatin/ Gratë që fituan zemrat e qytetarëve, por humbën vendin në Kuvend, mijëra vota, asnjë mandat
Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia, me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.
Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.
Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.
Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.
Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë. -

Gratë që fituan zemrat e qytetarëve, por humbën vendin në Kuvend
Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.
Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.
Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.
Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë. /Lexo.al/ -

Nga Edona Bilali tek Gjylameti! Ja gratë që morën mijëra vota por që nuk u përkthyen në mandate deputeti
Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.
Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia, me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.
Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.
Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.
Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë./ Lexo.al -

Zyrtare! Zegjine Çaushi nuk shkon në Kuvend, humb mandatin e deputetes për 10 vota
Zegjine Çaushi
FIER-Një përmbysje ka ndodhur në qarkun e Fierit pas rinumërimit të votave. Rezultati i rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listës preferenciale të Partisë Socialistë.
Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes në këtë qark, pasi kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 10 votash.
Shifrat sipas KQZ:
Maldrita Bardho
Vota preferenciale: 3616
Vota nga Diaspora: 1020
4636 vota ne total
Zegjine Çaushi
Vota preferenciale: 4026
Vota nga Diaspora: 600
4626 vota në total -

KAS nis rinumërimin e “Dibrës”, hapen 42 kuti, verifikohen votat preferenciale të PD-ASHM
Këtë të mërkurë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rinumërojë votat në qarkun Dibër.
Procesi ka nisur dhe rinumërimi do të fokusohet në 42 kuti votimi, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas vendimit rinumërimi do të fokusohet te votat preferenciale të kandidatëve pjesë e koalicionit PD-ASHM.Kandidatët e opozitës pretendojnë parregullsi gjatë procesit të numërimit.
Ndërkohë nga java e ardhshme pritet të nisë numërimi edhe për votat e Tiranës dhe Fierit.
Sipas të gjitha parashikimeve procesi i rinumërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ pritet të bëhet gjatë muajit gusht./vizionplus.tv -

Nis rinumërimi i votave të Dibrës për kandidatët e PD-së (Video)
Ka nisur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rinumërimi i votave preferenciale të Partisë Demokratike për Qarkut të Dibrës.
Ky proces po mbahet pas vendimit të dy anëtarëve të PD-së në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, të cilët pranoi ankimin e kandidatit të PD-së Xhemal Gjunkshi, i cili pretendon se i janë tjetërsuar votat preferenciale.
Në nisje të mbledhjes, anëtari i KAS, Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi dhe jo 44, për shkak të një gabimi.
“Nga një verifikim, na rezulton që kemi një dublikim të një QV. QV 1029/00 e keni shkruar dy herë. QV 1096/00 i përket KQZAZ 19. Ne sot do të kqyrim 42 kuti votimi”, – tha anëtari i KAS, Elvin Lako.
Mbetet të shihet nëse në përfundim të këtij procesi do të ketë ndryshim rezultati në renditjen e kandidatëve të PD-së në Qarkun e Dibrës apo jo, gjithsesi, duhet theksuar se asnjë prej tyre nuk do të futet në Kuvend, pasi demokratët në këtë qark morën vetëm dy mandatet e listës së mbyllur.
Sa i përket listës së hapur të PD-së në Dibër, kandidati më i votuar rezultoi Përparim Spahiu me 6245 vota preferenciale, i ndjekur nga Xhemal Gjunkshi, i cili ka bërë ankimin, me 6125 vota preferenciale. Pra, diferenca mes tyre është vetëm 120 vota. -

KAS nis rinumërimin e 42 kutive të Dibrës/Përqendrimi te votat preferenciale PD-ASHM
Si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës.
Konkretisht, rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM. Ky vendim erdhi pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.
KAS pritet të përfundojë procesin e rinumërimit në ditët në vijim dhe të dalë me një vendim përfundimtar. -

Hapen 42 kutitë e qarkut Dibër, KAS rinumëron votat preferenciale të PD
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur numërimin e 42 kutive të qarkut të Dibrës.
42 kutitë do të hapen për rinumërimin e votave të PD- ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.
Top Channel
-

Vjedhjet brenda PD, Dogjani nxjerr videon: Murrizi del me 15 vota më shumë sesa kishte në kuti
Rivlerësimi i votave preferenciale brenda partive që kanë nisur të bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike, duket se më shumë atyre vetë, do ti shtojë punën prokurorisë.
Kjo sepse numëruesit, dukshëm me konsensus me njeri tjetrin, kanë vendosur të favorizojnë kandidatë të caktuar.
Në mbledhjen e sotme të KAS-it, Asllan Dogjani, teksa prezantoi kërkesën e tij për rinumërim të votës preferenciale, solli rastin e një qendre votimi 2099 në Pezë, ku numëruesit me marrëveshje 15 vota që i ishin dhënë PD-së, por nuk ishte vendosur kryqi në asnjërin prej emrave të kandidatëve, i kishin kaluar Myslym Murrizit.
Ndonëse ai kishte marrë, sipas pamjeve filmike, vetëm 15 vota preferenciale, në procerverbal i ishin shënuar 30.
Ndërkohë, kreu i PL-së, Ilir Meta kishte marrë sipas procesverbalit 6 vota preferenciale, ndërkohë që sipas këqyrjes së videos, dilte me 5 vota.
Votat sipas këqyrjes së kamerave
Et`hem Aga 2
Ilir Alimehmeti 7
Eduart Caça 17
Rivelino Cuno 1
Asllan Dogjani 3
Edit Harxhi 3
Adriana Kalaja 4
Arnold Karriqi 1
Ilir Meta 5
Grigels Mucollari 1
Myslym Murrizi 15
Jonathan Pano 2
Jorida Tabaku 10
Pa votë preferenciale 14
E pavlefshme 2
Votat sipas procesverbalit
Et`hem Aga 2
Ilir Alimehmeti 7
Eduart Caça 17
Rivelino Cuno 1
Asllan Dogjani 3
Edit Harxhi 2
Adriana Kalaja 4
Arnold Karriqi 1
Ilir Meta 6
Myslym Murrizi 30
Jonathan Pano 2
Jorida Tabaku 10
E pavlefshme 1
