Tag: prapë

  • “Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve”/ Basha mesazh qytetarëve: Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë…

    “Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve”/ Basha mesazh qytetarëve: Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë…

    Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale për fushatën e 11 majit. Basha i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”. Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.
    Mesazhi i plotë i Bashës:
    “Kam një mesazh për socialistët e ndershëm jo për ata të 7×7=313!
    Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.
    A nuk ndjeni turp?
    Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë. A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhmedhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.
    Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!
    Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve. Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën! Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!”.

  • “Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e ndershëm: Shokëve të Ramës u myken paratë në bodrume

    “Mos e ndiqni Ramën në llucë”/ Mesazhi i Bashës për socialistët e ndershëm: Shokëve të Ramës u myken paratë në bodrume

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet socialistëve të ndershëm duke i ftuar të reflektojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai thotë se po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.
    “Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.
    Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.
    Mesazhi i plotë i Bashës:
    Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313! Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.
    A nuk ndjeni turp?
    Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.
    A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.
    Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!
    Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.
    Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën!
    Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!

  • Momenti pikant! Rama batuta teksa prezantoi deputeten më të re në Shkodër: Prapë s’e more vesh moshën time…! (Video)

    Momenti pikant! Rama batuta teksa prezantoi deputeten më të re në Shkodër: Prapë s’e more vesh moshën time…! (Video)

    Gjatë fjalës së tij në Shkodër, kryesocialisti Edi Rama pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi deputeten më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija.
    Kreu i mazhorancës kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka evndosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj.
    Ai e ftoi në podium për të mbajtur një fjalim të shkurtër, teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën.
    “Dua të bëj një falenderim dhe urim të veçantë, për këtë gocën këtu, Kejsin. Ne këtu në Shkodër, gjysmën e skuadrës i kemi gra dhe vajza. Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më të re të Shkodrës, kështu që urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo, është më e reja e Shqipërisë, apo jo…?!”, u shpreh kryesocialisti, teksa i dha mikrofonin kandidates.
    Spahija mes humorit e të qeshurave u shpreh:
    “S’ka problem, përshëndetje të tanëve. S’ka problem, prapë s’e morë vesh moshën teme… akoma s’e more…! Faleminderit! Përshendetje, du më bë një krahasim, të zhduket diferenca e shumicës, djemve dhe vajzave, se vajzat janë fuqia dhe motori i lëvizjes së krejt Shkodrës dhe PS-së. Unë jam krenare që kam punuar me rininë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës e krejt malësisë së madhe. Falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më ka dhënë dhe shpresoj t’ia shpërblej dhe që ne të mos e humbim objektivin që kemi për Shqipërinë dhe Shkodrën Europiane”.
    Klikoni më poshtë për videon:

  • Momenti pikant, Rama prezanton deputeten më të re në Shkodër: Prapë se more vesh moshën time

    Momenti pikant, Rama prezanton deputeten më të re në Shkodër: Prapë se more vesh moshën time

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Shkodër, pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi kandidaten për deputete më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija. Ai kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka vendosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj. Teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën.
    ”Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më të re të Shkodrës, kështu që urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo, është më e reja e Shqipërisë, apo jo?”, u shpreh kryesocialisti, teksa i dha mikrofonin kandidates.

    ”S’ka problem, përshëndetje të tanëve. S’ka problem, prapë s’e more vesh moshën teme,  akoma s’e more. Faleminderit. Unë jam krenare që kam punuar me rininë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës e krejt malësisë së madhe. Falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më ka dhënë dhe shpresoj t’ia shpërblej dhe që ne të mos e humbim objektivin që kemi për Shqipërinë dhe Shkodrën Europiane”,-tha Spahija.

  • “Për dy vite kemi bërë në Shkodër atë që s’është bërë më parë”, Rama: Ata të kënetës kanë rikthyer prapë Bardh Spahinë, “xhaketë” e vjetër

    “Për dy vite kemi bërë në Shkodër atë që s’është bërë më parë”, Rama: Ata të kënetës kanë rikthyer prapë Bardh Spahinë, “xhaketë” e vjetër

    Kryeministri Edi Rama tha se PS ka bërë për Shkodrën në dy vite, atë që demokratët s’e kanë bërë për shumë vite.
    “Dy vite më parë na e dhatë mundësinë dhe në dy vjet kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjerë të marra së bashku.
    Vjet nga të gjitha të dhënat ekonomike, ka qenë viti më i mirë i Shkodrës, sepse Shkodra ka filluar të bëhet një atraksion turistik, ku nuk janë thjeshte ca turistë që kapërcejnë këtu gjysmë dite, por vijnë për Shkodrën.
    Ka shume për të bërë akoma, sepse në qytet e tjera kemi punuar më shumë për një kohë më të gjatë, këtu kemi vetëm dy vite. Kemi vullnetin për t’i dhënë Shkodrës më shumë.
    Nëse doni që Shkodra të dëgjohet më shumë, keni mundësinë të dërgoni më shumë zëra në Parlament. Çfarë do bëjnë ata të kënetës?
    Imagjino, kanë rikthyer prapë atë, si e ka ai, që ishte, Bardh Spahia. Imagjino, kthe xhaketën mbrapsht, ktheje prape nga e para, prapë mbrapsht, dhe thuaj se merre që është e re.
    Xhaketat më të konsumume i kanë sjellë këtu, edhe nga jashtë Shkodrës dhe nga brenda. Çfarë do bëjnë ata? Çfarë kanë në dorë ata? Asgjë”, tha ai.

  • Nëna i një fëmije me autizëm i drejtohet Ramës: Përbindësh që përdhunon dhimbjen! Ti je llumi…

    Nëna i një fëmije me autizëm i drejtohet Ramës: Përbindësh që përdhunon dhimbjen! Ti je llumi…

    Një nëne fëmije me autizëm, e cila 10 vite më parë u detyrua të largohet nga Shqipëria për t’i dhënë kujdesin që qeveria e Edi Ramës nuk ia dha kurrë, ndërsa sot duke kërkuar votën përdori termin “autik” në një kontekst përçmues e diskriminues për këtë kategori vulnerabël të shoqërisë, i drejtohet me një letër kryeministrit.
    Letra
    E ç’të të thuash ty, mor djalë? Të të quaj të paditur? Shumë pak. Të të quaj të lig? Prapë shumë pak. Unë do të të them: Përbindësh.
    Pas 15 vitesh bashkëjetesë me autizmin, nga të cilat 10 vite t’i ishe kryeministri im, jo vetëm që na injorove – fëmijët autikë dhe familjet tona – por na zhyte thellë në trishtim, dhimbje dhe harresë. Po pse duhet të merrem me ty?
    Sepse edhe pasi emigruam për të kërkuar atë që ti, o njeri i paditur dhe i pamëshirshëm, nuk arrite kurrë të na ofroje… hap televizorin, e etur për një lajm nga vendi im, dhe të dëgjoj ty teksa, i ekzaltuar, përdhunon dhimbjen.
    Po të kishe qenë autik, do të ishe dritë dielli, pafajësi dhe shkëlqim. Por ti je e keqja e kënetës. Një nepërkë helmuese që shigjeton pa mëshirë më të dobëtin. U the burrave “çyryk”, mirë ua bëre atyre përballë që qeshnin si hajvanë. U the fëmijëve para prindërve “më shihni nudo”, sikur kishte ndonjë gjë për të parë – një njeri të gjatë, pa substancë – dhe e the prapë para prindërve. E ata, si të tredhur nga dhimbja, qeshnin. Dhe prapë të them, mirë ua bëre.
    Por ti, o përbindësh, përdhunove dhimbjen që shkakton autizmi. Me mimikat e tua, e krahasove autizmin me lajthitje. Ti, në sytë e mi, je një dështak dy metra i gjatë që merr meritat e shqiptarëve që me punë dhe djersë kanë ngritur vlerat e vendit. Ti i merr pa pikë turpi. Me format e tua “gangsteri”, intimidon këdo dhe gjithçka – edhe dhimbjen – me një vend pune. Po si, o qyq, nuk të ha mortja? Po si ulesh me ca hallxhinj dhe masturbon nga kënaqësia kur ata qeshin nga halli me budallallëqet që nxjerr nga goja? Disa s’të dëgjojnë, thjesht e dinë se duhet të qeshin. Disa të tjerë të dëgjojnë, por i ka zënë halli e prapë duhet të qeshin. Disa nuk kuptojnë fare, por qeshin se ka ardhur “i gjati”.
    Me pak fjalë, në këtë llum ti kënaqesh. Sepse TI je llumi.
    Ç’të të them… jeto mes autikësh, o i pashpresë. Jam e bindur se diçka do të të mësojnë: të duash pa ligësi. Tako prindër të fëmijëve autikë dhe kupto dhimbjen. Një burrë shteti i jep prioritet kësaj çështjeje, siç bën pjesa tjetër e botës. Por çfarë flas unë për një shtet fallco, që pasi punuam dhe luftuam, na përzuri me bisht ndër shalë – ne dhe fëmijët tanë.
    Ne ikëm. Të tjerët janë ende aty. Unë nuk dua ta bëj këtë, por halli më fut kokën në hale. Prandaj të lutem, o ti që s’dua të përmend me emër: na kurse dhimbjen. Na shpëto veshët. Lëri fëmijët autikë në dashurinë e prindërve të tyre, që shpesh i ushqejnë me qumësht të holluar me ujë – i kam parë me sytë e mi – por të lumtur, të rrethuar me dashuri.
    Nëse kjo është Evropa jote, UNË E REFUZOJ fuqishëm. Ti je llumi i kënetës – aty ku njeriu ngec dhe s’ka fuqi të dalë. Ti je e keqja që duhet shkulur me rrënjë. Je thjesht një njeri tallës, që në fakt ka aq shumë komplekse me veten, sa nuk di ku të struket. E vesh petkun e perandorit, por ai petk nuk ta kemi veshur ne, populli. Ta kanë veshur të tjerë si ty – të varfër në shpirt – që si me para, si pa para, kanë mbetur gjithmonë ata të njëjtët.
    Fatkeqësisht, ti e ke futur popullin në skutë dhe e shantazhon me një rrogë, me një biznes, apo ku ta di unë… Sepse këtë bëjnë njerëzit e pamëshirshëm, delirantët e sëmurë.
    Dhe që ta mbyll – jo me ty, se ti nuk e meriton – por me faktin se ke përdhunuar nëna të lënduara dhe ke përbaltur fëmijë të jashtëzakonshëm në shpirt, por të mbyllur në botën e tyre. Ti je thjesht një mut i vogël, që nuk ka ujë që të lan – as me këtë politikën autike që del nga ajo gojë e fëlliqur.
    Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti ua bëftë rrugën e kthimit më të lehtë. Dhe Zoti ishalla të mëshiron ty… se unë nga sot, nuk do ta bëj më.
    Ty nuk të plas, se je në re. Por… karma is a bitch, little boy.
    (Shkruar nga E.B)
     

  • Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua! Çyrykët habiten sesi ne fitojmë zgjedhjet

    Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua! Çyrykët habiten sesi ne fitojmë zgjedhjet

    Kryetari i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës. Në sallën e mbushur plot, në shoqërinë e kandidatëve, strukturave të partisë, kryebashkiakes Emiriana Sako, u fol për projektet dhe investimet e këtyre viteve, deri te trefishimi i përfaqësimit me gra dhe vajza socialiste. Rama tha se Durrësi po ndërtohet, ka plot kantiere. ”Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua”.
    Pjesë nga fjala e Ramës

    Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua dhe që e kam shoqe. Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që bën punën, pa zhurmë, me kulturë dhe pa fjalë, është kudo, në çdo cep. Sa herë më vjen mesazh gjithandej, e ia çoj, përgjigjet menjëherë. Di problematikat, pikat që kanë nevojë, i di të gjitha.
    Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, covidin etj., thoshte ky çyryku tani. Por po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, imagjinoni çfarë do bëhej me kovidin.
    Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi energjetik, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në botë, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë elektrike. Ja tek është Durrësi që po ndërtohet, ka plot kantiere, vetëm sot vizituam 4 prej tyre dhe vazhdohet. Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua.
    Kujtoj historinë e ujit të pijshëm që nuk kishte ujë 24 orë, teksa sot jemi në Durrës në nivelin më të mirë të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin përfundimtar, ku janë bërë gati projektet, ne do e përmbyllim mandatin e katërt edhe këtë problematik dhe Durrësi s’do ketë më probleme me ujin e pijshëm në asnjë zonë.

  • “Si mund të shkoni pas një të roituri që i fiket llamba?” Rama ‘parashikon’ rezultatin e 11 majit: Do shkoj prapë në Kuç dhe do e shënoj në letër

    “Si mund të shkoni pas një të roituri që i fiket llamba?” Rama ‘parashikon’ rezultatin e 11 majit: Do shkoj prapë në Kuç dhe do e shënoj në letër

    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në një komunikim live në Facebook duke iu përgjigjur komenteve që i adresoheshin nga ndjekësit.

    Rama u ndal te një koment i një mbështetësi demokrat, duke i thënë ndër të tjera që është më mirë të rrijë në shtëpi sesa të votojë ‘bufin e kënetës’.
    “Si mund t’i hani këto idiotësira, mos votoni e mos votofshi kurrë për mua dhe PS po si mund të shkoni pas një të roituri që  i fiket llamba tre herë në ditë se mosha bën të vetën dhe që i ka sjellë këtij vendi vetëm turbullira?! Të dalësh  dhe të shkosh të hedhësh votën në kënetë? Ua!”, tha Rama.
    Ndërkohë një komentuesi që i tha se në këto zgjedhje do marrë 77 mandate deputetësh, Rama i tha se mund të jenë më tepër, ndërsa u shpreh se edhe këtë herë do të shkojë në Kuç dhe do të shënojë rezultatin e 11 majit.
    “Nuk e di, mund të jenë më shumë, do e shkruaj në Kuç te ai lokali, do shkoj prapë dhe do e shkruaj prapë rezultatin e 11 majit. Ne punojmë ditë natë, ne jemi me njerëzit”, tha Rama.
     
     

    Top Channel

  • Dojna Mema: Rama të nxjerr jashtë Shqipërisë! S’na integroi dot, ndaj na eksporton

    Dojna Mema: Rama të nxjerr jashtë Shqipërisë! S’na integroi dot, ndaj na eksporton

    Editorial/ Nga Dojna Mema

    Në 2013-n premtoi ujë 24 orë… nuk e solli. Në 2017-n premtoi prapë ujë… në 2021-shin gjejeni çfarë premtoi… Tani në 2025-n, premton pasaportë Europiane. Dmth, premton prapë ujë… por në Stokholm. Ai të jep pasaportën, ik lahu atje!

    Puna është se Kryeministri ynë po premton një gjë që nuk e ka. Ai s’mund të japë pasaporta BE-je, sepse asnjë lider në Ballkan nuk ka atë superfuqi. Vetë europianët e kanë thënë qartë: ky objektiv s’arrihet brenda një mandati, dhe s’është i lidhur me një parti. Atëherë, pse po na shet përsëri ëndrra me çmim fushate?

    Le të themi për një sekondë që mrekullia ndodh. Shqipëria merr pasaportën BE. E dini çfarë ndodh më pas? Ne prapë do jemi duke pastruar aeroportet e Europës. Vetëm se këtë herë, me pasaportë europiane në xhep. Sepse europian nuk të bën pasaporta.

    700 mijë shqiptarë kanë ikur për ta marrë atë pasaportë vetë, me djersë dhe shpesh me lot. Janë larguar sepse këtu s’panë as shpresë, as normalitet, as dinjitet. Dhe tani, njeriu që nuk mundi t’i ndalonte, pretendon se mund t’ua japë me ofertë, për fushatë.

    Dhe kjo s’është më politikë. Është marketing. Premton si ata influencer-at që të shesin “jeta e bukur në Dubai” ndërkohë që s’kanë para për biletën.

    Pasaporta Europiane është cinizmi më i madh që është dëgjuar në fushatë që prej 90-s: në vend që të na sjellë Europën këtu, ai po na premton biletën për të ikur.

    Premtimi nuk është më: “Rama të fut në BE”, është: “Rama të nxjerr jashtë Shqipërisë…”. S’na integroi dot, ndaj na eksporton. Llogaria që bën Kryeministri është e thjeshtë: ai beson se shqiptarët s’kanë nevojë për ujë, shëndetësi, siguri jete apo institucione. Ai kujton se e vetmja gjë që ne duam është një pashaportë që të ikim e të harrojmë çfarë kemi lënë pas.

    Kështu që, kur ta dëgjoni premtimin e radhës: “Pasaporta europiane për shqiptarët”… kujtoni premtimin e parë: “Ujë 24 orë.”

    Tani thjesht e ka zhvendosur rubinetin… në Bruksel.