Tag: prapë

  • Thethi u rrejt e u tradhëtua

    Thethi u rrejt e u tradhëtua

    Nga Dom Vlash Palaj

    Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës.Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo.Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën.Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume.
    Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja.Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta.Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh.Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore.Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve.

  • Qeverisë pleh i digjen plehrat pa incenerator!

    Qeverisë pleh i digjen plehrat pa incenerator!

    Nga Petrit Vasili/

    Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë.

    Pa vënë këmbën në qeveri Rama ju lëshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrinë, plasi puna vullnetare, u hodhën gjithë televizionet të filmonin dhe të gjithë thanë: e zgjidhi ky, mbaroi kjo punë.

    Por një vit më pas këtij ” suksesi” të paparë shpalli emergjencën kombëtare të plehrave për të justifikuar megavjedhjen e shekullit, inceneratorët.

    U hodhën në tokë të gjitha strategjitë evropiane për trajtimin e plehrave dhe qeveria e plehrave vendosi se djegia me incenerator është një kryevepër që vetëm Rama me të tijtë e dinte.

    Megjithse ky ishte një turp dhe krim mjedisor me pasoja të frikshme për dekada ju futën inceneratorëve me hap të shtrirë për ti mjelë milionat e tyre deri në fund.

    Prapë inaugurime, prapë televizione, prapë pallavra se do bënin hatanë dhe do i digjnin plehrat me inceneratorë dhe miliona euro shpenzoheshin e grabiteshin pafund.

    Rezultati me spektakolar nuk bëhet, asnjë incenerator nuk funksionon, ndërsa kryevepra e korrupsionit inceneratori i Tiranës as edhe nuk ekziston fare, po fare fare.

    Ku gjendemi aktualisht pas 12 vjetësh të qeverisë së plehrave.

    Situata është më keq se në Afrikë.

    Marrin flake malet e plehrave e behet nami në Vlore në kulmin e turizmit, flakë dynjaja në malin e plehrave në Elbasan e po kështu në Shijak e në vazhdim në të gjithë Shqipërinë.

    Qeveri plehrash, mentalitet plerë dhe hajdute per tu flakur në plehra, kjo eshte trajektorja 12 vjeçare e Ramës dhe rilindjes.

  • Lajmi nga Samiti i NATO-s është që prapë nuk ja dha dot dorën…

    Lajmi nga Samiti i NATO-s është që prapë nuk ja dha dot dorën…

    Nga Flavio Qarri 

    Lajmi nga Samiti i Natos është që prapë nuk ja dha dot dorën…Më vjen shumë keq për Kryeministrin e vendit tim që as këtë herë nuk e kapi dot një foto duke u takuar me Presidentin Trump.E kishte për orë të tëra vetëm dy pashë larg, futi dhe Erdoganin me lezet dhe prapë hiç.Të paktën mediat e tij ngushëllohen me faktin që ishte në të njëjtën dhomë, piu nga i njëjti ujë, ndoshta dhe përdorën të njëjtën wc.Ca gjëra kushtojnë më shumë se një ishull…

     

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Kosovari…

    NGA DOM MARK PASHKJA – Kosovari…

    Ky është nocioni që kemi “shpikur” këtej Morinës për të treguar shqiptarin e Kosovës. Sa ironike dhe e çuditshme! U regjën dhe u martirizuan për shqipen e për Shqipërinë e prapë mbetën “kosovarë”.
    Kur derdhnin gjak maleve të Dardanisë për të ardhur te ne, ne në driten e nanës parti të Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës gjetëm vëllanë te Titoja, kurse “kosovarët” me entuziazëm i përcollëm drejt Tivarit si kurban për vëllazërinë e re. Për 45 vjet u bëmë vëllezër me jugosllavin, rusin e deri kinezin, por ata mbetën prapë “kosovarë”. Rrëqethëse shprehja që zbuloi dhe promovoi udhëheqja legjendare, “vëllezërit kinezë e miqtë tanë kosovarë”.
    “Kosovarët” materialisht ishin shumë herë më mirë se ne, por donin të ishin me ne, që ishim më keq se ata. Edhe pse mund të lëviznin lirshëm në të gjithë botën, ëndrrat i shihnin prapë në vendin ku burgoseshe edhe për ëndrrat që shihje. Kur “liria” këtu kalonte nga përvjetori i vdekjes në përvjetor, nga Llapi në Drenicë e nga Anamorava në Dukagjin punohej për liri e për shqiptari. Kur në “kështjellën buzë Adriatikut” bëhej gjithçka me forca tona, andej kufirit ishte punë kosovarësh…
    Vitet ‘90 sigurisht ndryshuan shumë gjëra; lufta përtej masakrave të papërshkrueshme në shqiptarët e Kosovës dukej se pati një të mirë. Përveç shembullit patriotik të djelmnisë së Kosovës, që në mënyrë sublime u flijua për atdhe, ajo duket se përafroi ku me hir e ku me pahir këto dy zona shqiptare. Figura, si Nanë Tereza, Ibrahim Rugova apo Adem Jashari rehabilituan fuqishëm identitetin tonë shqiptar.
    Ata na dhanë shumë krenari e frymëzim, por çuditërisht nuk e fshinë konceptin e “kosovarit” nga zhargoni i këtej Morinës.
    Në rrugët e Shqipërisë, “kosovari” mbetet prapë preja e preferuar e rrugorëve që patrullojnë, subjekti klasik i dyfishimit të çmimit në plazhe në shumë bare apo hotele që përdorin. Jo më pak i ndonjë takse rruge, edhe pse mund të vijë vetëm një herë në vit këtu. Jo pak herë përshpëritet shprehja e ulët: “Kosovari nuk kuptohet kur flet. Ata flasin çuditshëm, ose, si të thuash, shumë rëndë, ose shumë më trashë se malokshe… Shpeshherë ai ka shumë karakteristika atipike, sepse ai është kosovari…
    Prapëseprapë:
    Kosovari merr makinën e shkon në plazh nga Velipoja në Sarandë dhe nuk e ndërron me Greqinë e as Kroacinë. Lë Kosovën duke luajtur në Fadil Vokrri dhe ndjek Shqipërinë në Air Albania. Krenarisht e përfaqëson dhe zgjedh ta veshë atë fanellë. Edhe pse, falë Zotit, ka flamurin e shtetit të vet, ai vazhdon dhe identifikohet me atë kuq e zi. Nuk di si do kishim folur në rrethana të anasjellta.
    Të gjitha këto kosovari i bën se është shqipar, ndoshta shumë më shumë se unë. /Nga Dom Mark PASHKJA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO/ Gjoni: Si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë e nuk i sjellin asnjë gjë logjike

    VIDEO/ Gjoni: Si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë e nuk i sjellin asnjë gjë logjike

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, Juxhin Gjoni, anëtar i departamentit Brain Gain, komentoi mbi mungesën e edukatës politike në vend. Ai kritikoi sjelljen e votuesve shqiptarë që, sipas tij, vazhdojnë të mbështesin një qeveri që i ka detyruar të emigrojnë.

    Gjoni e quajti të pakuptueshëm vullnetin elektoral të diasporës, duke e krahasuar me tendencat e votës në Europë që këtë vit u zhvendosën djathtas. Ai kritikoi qasjen e qeverisë ndaj emigrantëve, duke e quajtur ofertën për t’u kthyer një tallje me nevojat reale të qytetarëve. “Nuk duam kafe, duam punë”, u shpreh ai, duke theksuar se shqiptarët kanë nevojë për dinjitet dhe kushte për një jetë të mirë në vend. Ai theksoi se Partia Demokratike ka për detyrë të informojë qytetarët dhe të përfaqësojë zërin e tyre, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Në fund, Gjoni theksoi rëndësinë e lobimit ndërkombëtar, duke shtuar se qeveria aktuale e kupton mirë këtë dhe e praktikon.

    Juxhin Gjoni:  Unë besoj se i gjithë problemi jonë, vjen te edukata politike.
    Besoj që prapë i biem asaj që: ma jep votën për dikë timin, ndihmo më mua…
    Sepse nuk ka logjikë kur një qeveri më ka hequr nga vendi, nga shtëpia ime, më ka çuar në emigrim, më ka futur në gomone, unë prapë të vij t’i jap votën dhe të marr prapë gomonen, ta marrë vëllai im, ta marrë motra ime.

    Pra është diçka që është e pakonceptueshme, është diçka që unë e kam shumë të vështirë ta kuptoj, vullnetin e popullit shqiptar, sidomos nga diaspora, që e them prapë, Europa e ktheu 180 gradë votën sivjet, e ktheu në partitë e djathta sepse shohim problemet me emigrimin, shohim problem me ekonominë, shohim problem me zhvillimin.

    Këtu në Shqipëri, çfarë presin njerëzit që ta kthejnë votën? Unë vërtetë nuk e kuptoj.

    Po e them personalisht, thotë kryeministri kthehuni, po, dua të kthehem, çfarë më jep mua? Ai thotë hajde se keni kafen më të mirë sesa në Belgjikë. Nuk duam kafe, duam punë, duam të kemi një jetë të mirë në Shqipëri, duam të kemi një dinjitet, nuk vjen dinjiteti në Europë sepse kemi mallet e bukura.

    Partia Demokratike duhet të informojë, është detyra jonë, është detyra e vëllezërve tanë politikë ta shohin realitetin.

    Mund të shkruajnë çfarë të duan, mund ta lexojnë si të duan, ne kemi për detyrë të informojmë, ne kemi për detyrë të çojmë zërin tonë edhe këtu në Shqipëri.
    Ne kemi për detyrë edhe në Amerikë të lobojmë.
    Po nuk lobove sot, është shumë e vështirë. Rama e di këtë, Rama lobon.
    Shoh që në këto 2 ditë thonë, jo e ka fajin opozita, doktori etj.
    Po si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë, promovon deputetë që vetëm patronazhojnë, nuk i sjellin asnjë gjë logjike të rinjve.

  • “Edhe nëse fiton Champions, prapë kanë bërë sezon mu..”! Cassano nuk tërhiqet nga kritika për Interin: Ashtu fitoi edhe Di Matteo, por iku pastaj… 

    “Edhe nëse fiton Champions, prapë kanë bërë sezon mu..”! Cassano nuk tërhiqet nga kritika për Interin: Ashtu fitoi edhe Di Matteo, por iku pastaj… 

    Cassano njihet për deklaratat e tij kontroverse dhe tejkaloi çdo limit në kohët e fundit me fjalët e thëna për Interin.  “Edhe nëse do të fitojnë Champions League, prapë kanë bërë një sezon mu.. Di Matteo fitoi Champions, por pastaj e la punën e trajnerit, nuk stërviti më. Për mua nuk ndryshon gjë edhe nëse Inzaghi fiton Champions, ajo që po ndodh javët e fundit është ajo që unë kam folur për një kohë të gjatë. Pastaj dëgjoj ato ankesat për rivënien anësore, e hodhi para apo mbrapa”, tha Cassano. 
    Ky i fundit ka analizuar sërish zikaltërit dhe nuk ka kthyer mbrapsht asnjë fjalë të thënë. “Si tifoz, dua të kaloj Interi, por edhe nëse e fiton, prapë kanë pasur sezon katastrofë. Do ta shpjegoj pse. Sepse me ekipin më të mirë në katër vitet e fundit, kanë hedhur poshtë 3 kampionate. Champions-in e fitoi edhe Di Matteo apo Mourinho me autobuzin para porte. Me Bayernin shkoi mirë, shpresoj të ndodh kështu edhe me Barcelonën dhe të shkojnë në finale”, tha Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
     

  • Rama ironizon PD-në nga Lezha: Po mos t’i kishit hequr ju me shkelma në 2013, ne do shkonim prapë në ‘97

    Rama ironizon PD-në nga Lezha: Po mos t’i kishit hequr ju me shkelma në 2013, ne do shkonim prapë në ‘97

    Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë të diel një takim me qytetarët në Lezhë, në kuadër të fushatës elektorale.
    Rama ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se dikur thoshte se konkurronte me Gjermaninë në sektorin e ekonomisë.
    Ai nënvizoi se nëse në zgjedhjet e 2013 do të kishte fituar PD, vendi do të shkonte sërish në ‘97.

    Kryeministri  tha se në këtë kohë çdo krahasim e bëjmë me rajonin, edhe për këtë kemi rritje të ndjeshme.
    Rama: Jemi rritur ndjeshëm. Ne nuk konkurojmë me Gjermaninë, flas gjithmonë për rajonin. Me Gjermaninë patëm konkurruar, ju kujtohet? E mbani mend kur dolëm të dytët pas Gjermanisë? Ka qenë momenti kur ndërhytë ju dhe ndërhyri shumica e shqiptarëve që i mori me shqelma dhe i çoi nëpër shtëpia ata, se dhe për pak mund të rrinin aty, se do të na kishin futur në gropë, edhe na kishin kthyer prapë në ’97.
    /vizionplus.tv
     

  • “Pensioni 200 euro do jetë 100 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh, por prapë e shtrëngon dorën sepse…

    “Pensioni 200 euro do jetë 100 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh, por prapë e shtrëngon dorën sepse…

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.
    Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi.
    “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.

  • “Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën:  Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet

    “Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën:  Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.

    Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi.
    “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.

    Top Channel

  • “Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve”, Basha mesazh qytetarëve: Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë

    “Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve”, Basha mesazh qytetarëve: Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë

    Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale për fushatën e 11 majit. Basha i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”. Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.
    Mesazhi i plotë i Bashës:
    “Kam një mesazh për socialistët e ndershëm jo për ata të 7×7=313!
    Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.
    A nuk ndjeni turp?

    Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë. A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhmedhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.
    Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!
    Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve. Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën! Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!”.