Tag: prapë

  • Sot Edi Rama jep emrat e qeverisë së re dhe kryeparlamentarit

    Sot Edi Rama jep emrat e qeverisë së re dhe kryeparlamentarit

    Kryeministri Rama sot mbledh Asamblenë e PS në një ditë me shira. Si fitues i mandatit të katërt radhazi, Edi Rama ka përgjegjësinë si dhe premtimin publik se në këtë mandat të ri qeverisës do ta fusë Shqipërinë në BE.
    Kjo mbetet një përgjegjësi e madhe e kryeministrit, jo vetëm politike si mazhorancë, edhe kryesisht personali si Edi Rama.

    Për të tjerat Edi Rama qeveris i qetë dhe pa shqetësime. Ai ka bastin e jetës; futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Opozita? Nuk ka asnjë shpresë se mund të ndryshojë. Prapë Berisha, prapë ajo PD pa nerv dhe forcë. Ndaj Rama mund të marrë edhe mandatin 2029-2033.
    Nëse jemi me këtë Opozitë!

  • Arben Duka: Lamtumirë e dashur…

    Arben Duka: Lamtumirë e dashur…

    Poezi nga Arben Duka

    S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,se të kam dashur sa s’ka më,po ti në mjegull më largohesh,ndaj unë me dhimbje po të lë!

    S’besoj se do lëndohesh sot,ti ende s’di ç’është dashuria,ndaj s’munde ta kuptoje dot,prushin e ndjenjave të mia!

    Veç bukurisë së pakursyer,natyra gjë s’të ka dhuruar,një bukuri e parrëfyer,u vyshke që pa lulëzuar!

    Dhe pse e kam kaq të vështirë,po të përzë nga zemra ime,si yll nga larg-ndriçomë më mirë,dhe më dil veç në ëndërrime!.

    Pas meje do të vijnë të tjerë,dhe do të puthin puthjen time,dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,do shkrihesh nëpër përqafime!

    Prapë do të thuash: “Sa të dua,o sa të dua s’e them dot!.”,edhe njëlloj si dhe me mua,fare më kot do derdhësh lot!.

    Në sa krevate do të shtrihesh,dhe do të hiqesh virgjëreshë,kur e mendoj si do lëpihesh,më vjen të qaj edhe të qesh!

    Unë gjer tani isha i nxehur,nuk e mohoj që prapë të dua,sepse përjetë më ka dehur,nektar’ i buzëve të tua!.

    Unë vetë isha i lënduar,dhe ndofta të lëndova shumë,në ato vise ku ke shkuar,asnjë nuk di të puthë si unë!.

    Është e pamundur që të ndrijë,për gjithë jetën dashuria,një që pas meje do të vijë,do puthi veç puthjet e mia!.

    Megjithatë po të uroj:“U bëfsh prapë yll e lëshofsh nure!”,se dhe për mua-e besoj,do çelë me gaz një tjetër lule!.

    Në ndjenja akull na ka ngrirë,gjithçka më tutje është kot,ndaj Lamtumirë-veç Lamtumirë,se Mirupafshim s’të them dot!.

    Do shkojë kohë e mund të kthehesh,po do të jetë shumë e vështirë,mbase do duash të rrëfehesh,por unë nuk jam një manastir!.

    Shpëtuam paq nga ai lak,shpëtove ti-shpëtova unë,por s’të urrej-s’jam zemërak,se s’të kam dashur dhe aq shumë!

    Urrejtje s’ka-jo rastësisht,se nuk ka ndodhur veç mes nesh,një që s’ke dashur marrëzisht,është e pamundur ta urresh!.

    Në jetën time-o moj mike,unë s’kam urryer asnjë femër,këto dy forca vullkanike,të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!

    ObserverKult

    —————————————————–

    Lexo edhe:

    SHAQIR FONIQI: KULTURA MË KA MBAJTUR TË FORTË!

  • “Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi”

    “Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi”

    Dorian Koçi

    Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi.

    Petro Nini Luarasi

    17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, një prej qëndrestarëve dhe atit të shqiptarizmës, Petro Nini Luarasit. Nuk ka ngjarje të rëndësishme të kombit ku të mos ketë lënë kontributin e vet ky vigan i arsimit shqip, që në hapjen e shkollave shqip në Kolonjë, themelimin e shoqatave patriotike në emigracion e deri në Kongresi e II të Manastirit që përcaktoi përfundimisht përdorimin e alfabetit latin.

    Lajmëtar i dritës dhe epokës së re që po vinte për shqiptarët ra preh e shovinizmit të fqinjve duke dēshmuar se rruga drejt lirisë nuk është e lehtë. I ringjallur në kujtesën e shqiptarëve përmes një monografie enciklopedi për lëvizjen patriotike shqiptare e shkruar nga i biri, intelektuali Skender Luarasi, ai gjallon gjithandej në memorjen kolektive të kombit.

    I paharruar kujtimi i tij  /KultPlus.com

  • ‘E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue’

    ‘E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue’

    Këngë e shkruar nga poeti Jacques Prévert

    Përktheu në shqip nga frëngjishtja Ag Apolloni

    Kur ti fle

    Ti fle natën,

    po unë nuk muj.

    Të shoh si flen

    e kjo m’ban t’vuj.

    Ti i mbyll sytë sapo bie n’shtrat

    e unë rri e shoh trupin tand të gjatë.

    Asht qesharake, po mue m’ban me qajtë

    kur shoh se papritun ti nis e qesh.

    Ti qesh ndërsa fle.

    A thue tash ku je?

    Vërtet ku ike që m’le?

    Në nji vend tjetër

    ndoshta me nji tjetër grue.

    Tash ti je me të dhe po qesh me mue.

    Ti fle natën,

    po unë nuk muj.

    Të shoh si flen

    e kjo m’ban t’vuj.

    Kur ti fle

    unë s’e di a m’do përnjimend.

    Të kam afër, por jo në këtë moment.

    Edhe pse jam zhveshë e për trupi t’u kam mbështetë,

    më duket sikur kemi dikend ndërmjet.

    E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue,

    edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue.

    Nuk di asgjâ, jo nuk di mâ.

    Uroj që zemra jote të pushojë

    atë ditë kur të mos më dojë.

    Natën ti andërron,

    po unë çka me ba?

    Të shoh si andërron

    dhe m’vjen me qa’.

    Kështu kalon nata e ti zgjohesh në mëngjes

    dhe jam unë ajo së cilës ti tash i buzëqesh.

    Ti i buzëqesh rrezes, ditës me diell,

    e unë due ta harroj atë që e mendoja n’terr.

    Ti më drejtohesh si përherë,

    duke u shtriqë n’shtrat:

    “A ke flejtë mirë?”

    E unë ta kthej pa e zgjatë:

    -“Po, shpirt, shumë mirë.”

    -“Kurse unë të kam pa andërr si çdo natë.”

    Kjo këngë e shkruar prej poetit Jacques Prévert, është kompozuar prej Claude Verger-it dhe është kënduar prej këngëtares Edith Piaf, më 1961./KultPlus.com

  • Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte

    Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte

    Muzika: Naim KrasniqiTeksti: Ekrem Kryeziu

    Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patënIshin zogj të diellit, por e puthën natënKu u lindën, jetuan pa fluturuarPrandaj jeta u shkoi pa e shijuar

    Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonteSe shpirti e lypte, që dikush të këndonteO robit për liri t’ja ngallte mallinMe kënge zemre t’ja qante hallin

    Na fale shpirtin e njomë, këngën na faleNga skena jehonte aj’ zá në fush’ e maleO Vaçe Zela k’saj toke të plaguarJetë i dhurove, e mbajte të zgjuar

    Ndonëse moj motër ty të lindi nataZërin nuk ta ndali stuhia dhe dallgaNë kafaz e mbyllur na këndoveDhe shpresën ndër ne e gjallërove

    Kënga jote në çdo anë jehoiTë bukurën tek ne ajo e shpëtoiO të duan në Kosovë si ujt e DrinitO ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM KRASNIQI: SHIU I VERËS,SHI I NGROHTË I DASHURISË… (TEKSTI DHE KËNGA)

    Dyzet gërsheta t’i numrova,dhe të ngroha n’gjirin tim,kur si pëllumba nga shiu i verës,u strehuam nën çati.

    Shiu i verës floktë m’i lagu,vetëm buztë m’i lage ti,sa shumë të doja,vetëm kur thoshe…

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

  • VIDEO: Pirro Çako interpreton këngën “Ndërmend e kam të të dua prapë…” (teksti: Teodor Keko)

    VIDEO: Pirro Çako interpreton këngën “Ndërmend e kam të të dua prapë…” (teksti: Teodor Keko)

    Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

    Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

    Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë dhe këtë e arriti me shumë sukses.

    Deri tani ka krijuar shumë hit-këngë, në mesin e të cilave edhe ajo e titulluar “Xhulit”.

    Tekstin e kësaj këngë e ka shkruar: Teodor Keko, kur muzikën e ka bërë Pirro Çako. Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këtë krijim të interpretuar mjeshtrisht nga Çako.

    Nga dashuria që kam për tyMund të të shquaj edhe në mjegullNga dashuria u ktheva syXhind, bohem, djalosh i rregullt.

    Nga dashuria në qiell u shtrivaMe kokë në diell unë fjeta gjatëDhe s’u pendova që aq të deshaNdërmend e kam të të dua prapë.

    Nga dashuria ditët e gjataNë bukë i ktheva dhe gurë tespijeMe to të gjallë e mbajta ndjenjënMe to sfidova ankthin në pritje.

    Nga dashuria në qiell u shtrivaMe kokë në diell unë fjeta gjatëDhe s’u pendova që aq të deshaNdërmend e kam të të dua prapë.

    *Titulli i origjinalit: “Xhulit”

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    ———————–

    Kliko edhe:

    Më harrove ndoshta nga nxitimi (teksti dhe kënga)

  • Llora, ndër më të bukurat poezi të Ismail Kadaresë

    Llora, ndër më të bukurat poezi të Ismail Kadaresë

    Llora nga Ismail Kadare

    -I-

    Prapë m’u kujtove, Llora.Dashurinë tonë të shkuarPrapë ripërtypSi demi që ripërtyp barin e livadheve të largëtNatënNë grazhdin e rrethuar nga bora.Po ripërtypAtë asfalt e zhavorr të zi kërrcitës,Boritë dhe katrorët mizëri të taksive,Tabelat e kafeve plot dritë,Afishe, stacione metroshKu me ty brodhaNofullat e zemrësMë dhëmbinLlora.

    -II-

    Tani shiu godet me shkelma xhamave.Atje qielli si negativi i zi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeqëndisur me drita anëveKarrfosur me paralele dhe meridianeNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar.Pati netëI qullur nga stuhia joteHeshtja pranë teje dhe pasjonit të marrëMbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tuaSi mbi një kryq të madhTë bardhë.Në fillim e mora kaq lehtë.Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.S’e dija se dhjetë vjet me i ri se KrishtiDo të kryqëzohesha mbi ty.

    -III-

    JaVetëtimat e bardha në qiejAdresën tënde shkarravisin.Sikur këto reTë përhimtaTë ngarkuaraTe ti dërgoja si letra, Larisa.Letra …Nga tërë letrat që shkrovaS’di pse të dërgova atë më të marrënPas së cilës si personazh DostojevskiTë thashë njëqind herë “më fal!”Me pas atë faj për ta shlyerDoja të të shkruaja por më kot.Lapsi më ngrinte mbi letërDhe unë ngrija si robot.Ti u ngryse kur ta shpjegova,Vështrimi t’u err, t’u mpi,Si sytë e falltarit kur pikasinMidis fallit kumtin e zi.Diçka qe prishur në botëNë zemrek të saj, në aks.Ikje e letrave si e zogjveS’parandillte veç dimrin plak.

    -IV-

    Kështu pra te ti nisja këto reGjer në vilen tënde në rrethinë të Moskës.Ti në mesnatë e hutuar atjeDo të çoheshe nga gjumiTek xhami t’afroheshe:Ç’ndodh kështu?Ç’është kjo gjëmë,Ky shi her i mërzitur, her i rreptë,Këto vetëtima,Këto rrufe?Dhe do të rrije gjithë natën tek dritarjaRetë të dëshifroje,Llora.

    -V-

    Zor se në jetë do të takohemi.Adresat humbën,S’ka më letra.Ti mjegullat,Unë retëDo t’i dërgojmë njeri-tjetritGjersa dhe vetëTë mjegullohemi.

    -VI-

    Më kujtohet, gazetat hapa në mëngjesSi një tërbim, si një shkulm ere,Shkronjat vallëzonin si në ethe:Prerje. Prerje. Prerje.Prerje mardhëniesh diplomatikeKurrë s’do të shoh ty.Ambasadat u mbyllën.Pasaportat,VizatRamë në zi.Mbi ijet e tua të bardhaRa pluhur.Mbi sytë e tu.Larisa diplomaticeskajaÇ’ndodhi në botë kështu?

    -VII-

    Qëndrova përpara globit.Ballin e nxehtë mbështetaMbi rrudhat e meridjaneveDo të desha të pija me globin,T’endeshim të dy të dehur,Ai mes kozmosit,Unë rrugicave të Tiranës.

    -VIII-

    Nga erdhi kjo dashuriNë kohën kur turp më vinte nga fjalët.Ishte me siguri si ndëshkimiI atij që me tempullin tallet.Njohja në stacjonin KonsomolskajaBanale si rrallëherë ishNumri i telefonit shkarravitur shkujdesshëmMe të kuq buzëshBarbarisht.Restorant LeningradiShampanjëSnobizëm i dyanshëm.Kotni.Perlat, secili, pse vallëPërpiqej t’i fshihte në thellësi?Një të kollur si prej prostituteAjo nxirrte orë e çast si mburojë,Ndërsa unë ngul këmbë se nga lirat,Merrja vesh më pak se nga futbolli.Veç te port e shtepisëNën ca jargavaneAjo psherëtiu njerëzishtDhe iku me vrap pas puthjes së parëE kthyer në madonë sërisht.

    -IX-

    Gjithë natën fluturuam mbi qytetet e EvropësNatën avjoni u ul n’aeroport.Ç’pati mes nesh,Llora,Harresë, ftohje, abort?Tek dera e avjonit era të priste.Zemra ime me dëborë u mbushSi një vetmi e madhe zbrisjaPo n’aeroport.Askush.askush.Hamej, merrini këto valixhe.Të rënda?Janë mbushur me pritje.Gjithë natën fluturuam mbi qytetet e EvropësTi s’dija ç’kishe, s’më prisje.

    -X-

    Në kafe artistike bashkë jemi prapë.Jashtë dëbora ruse.Brenda ti.Shkrofëtin brenda meje geni i rracës:Prapë me sllaven bën dashuri.Pusho, gen i vjetër i rracës,Në thellësi, në humnerë hesht,Nëse jetës sime do t’i duhej një kryqKryqi im ajo le të jetë.

    -XI-

    Dhe ja gdhiu mëngjesi plot gazeta.I ngrysur, shpresëpak, shtetëror,Kemi flakur të dy mburojat,Si qelqi të thyeshëm jemi prore.Ku janë ditët e shkujdesshme.Të djelat mendjelehta, të martat,Kur ti me shthurjen unë me injorancënVërtiteshim si me maska?Tani që të tjerët rresht vunë maskatNe papritur i hoqëm atoFishkëlle, ulëri erë e marrë,Orën e ndarjes këndo!

    -XII-

    Ndarja …Një fjale gojePor ndarja është e rëndë, shpirtin ta qit.Të ndërtosh një ndarje për të qenëËsht’ m’e zorshme se të ngresh një piramidë.Si yjet janë vërtetë dashuritë,Kërkojnë hapsira të mëdha e po aq mund.por jetë e njeriut s’është galaktikëQë të nxejë kaq yje e katastrofa e shkrumb.Në jetën e ngushtë koha vërtet s’mjaftonPër dashuri,Për ndarje,Harresë.Pleksen dashuritë dhe ndarjet dhe harrimiKëngëtor i thinjur shëtitës syqorruar…Era e nëntoritLibrin e tretë të vjeshtësShfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.Të gjitha këto rikujtojRipërtyp.Në dhëmbë gurët e pendimit më kërrcasin,Asfalti i zi më varet nofullave të lodhura.Kështu pra, Larisa, moskovitja.Kështu pra, Llora.

    ObserverKult

    __________

    Lexo edhe:

    KËSHILLA E EQREM ÇABEJT: PARA SE TË SHKRUANI PËR GJUHËN SHQIPE DUHET TA KENI KËTË GJË PARASYSH

  • Robert Shvarc: Të ndjej, o mike e shpirtit tim!

    Robert Shvarc: Të ndjej, o mike e shpirtit tim!

    E ç’të shpresoj tani për ritakime?Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,rënkime dhe shpresa që më dhelin!

    Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:t’i falem pastërtisë së panjohur,asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.

    Këtë e quaj unë shenjtërim –dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!

    Por ja që mbetem prapë i vetmuardhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,më lumturon e prapë më trishton…

    E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,ku unë dalngadalë vras veten time.Dhe po humbas, por nuk më vjen çudi,se jeta më llastoi e përkëdheli:më fali zjarr, kurorë dhe lavdi,por dhe më shpesh më tundi nga themeli.

    ——————————————————–

    LEXO EDHE:

    ROBERT SHVARC: O DASHNIJA EME E ANDRRUEME!

    O ti, dashnija e eme e andrruemeke mbetun veç e gjallë në lotin tonë,ke mbetun si dëshira e plaguemendrydhë n’nji varrë të vjetër që më dhemb…

    Kush je, ku je, kur vjen e kur po shkon –pse shkon si vjen, e prap ti mue më lenn’nji terr të zi, ku drita nuk agon,n’nji vuejtje prore, që vuejtje t’tjera m’bjen.

    A thue kanë me kalue dhe shumë agimetue t’thirrë ndër andrrat, vash’e mallit tem,me shpresa që veniten si gjetht në vjeshtë?…

    A thue gjithmonë e trishtë kanga ime,Si kanga e bylbyl-qytetit n’gemka me tingllue n’kte shekull kaq të thjeshtë?!…

    LEXO EDHE: ROBERT SHVARC: MË NDJE!

    Ç’kërkoj unënë thellësitë e buta të syve të tu gjumashë…?

    Unë, breshëri, s’kam ndonjë punëtë bie mbi tokën tënde vlagë,që vesën pret me dëshirim-dhe jo rebeshin, shkatërrimin…

    Falma përmallimin,dobësinëe këtij çasti çiltërsie:Unë prapë do të marr arratinë,e do të fshihem nëpër muzgje kotësie,e do strukem në guvën timeqë të lëpij, si bisha,ndonjë plagëtë vjetër a të re…

    Jo, unës’kam ndonjë punënë thellësitë e buta të syve të tu gjumashë-

    Më ndje!

  • “E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

    “E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

    Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e djeshme në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me situatën e krijuar në Theth ditët e fundit. Ai është shprehur kundër aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ku thekson se e gjithë çështja mund të zgjidhet me dialog mes të dy palëve.
    “Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume.”, thote Dom Vlash Palaj ndër të tjera.

    Gjithashtu ai shprehet se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime e dënime, ndërsa bën thirrje për një rrugëzgjidhje që të jetë në të mirën e të gjithëve.

    Më tej ai thotë se kjo situatë të sjell kujtimë nga e shkuara kur njerëzit vritenin për uje e tokë, ndërsa sot po vriten për disa kabina dërrasash. Në fund të fjalës së tij, Dom Vlash Palaj këshillon emigrantët që gjatë pushimeve të tyre në Shqipëri të shmangin Thethin, sepse sipas tij “aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.”
    FJALA E FAMULLITARIT:
    Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.
    Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.
    Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.
    Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja.
    Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta. Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.
    Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.
    Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh. Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe. Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve.

  • “E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i rrejtën dhe në fund i tradhtuan

    “E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i rrejtën dhe në fund i tradhtuan