Tag: prapë

  • “Sa bukur qaje… hajde qaj prapë për Shpatin!”/ Këngëtari “shpërthen” ndaj komenteve…

    “Sa bukur qaje… hajde qaj prapë për Shpatin!”/ Këngëtari “shpërthen” ndaj komenteve…

    Këngëtari Erik Lloshi ka rrëfyer një situatë tejet të pakëndshme që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, artistit të njohur Shpat Kasapi, duke u shprehur i revoltuar ndaj disa reagimeve që i ka konsideruar të shëmtuara dhe mungesë totale ndjeshmërie.

    Në një intervistë së fundmi në emisionin ”Me prit të dielën”, Lloshi tregoi se pas humbjes së papritur të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, ai ishte ftuar në një emision televiziv për ta kujtuar dhe nderuar figurën e tij. Gjatë asaj daljeje, emocioni e kishte pushtuar dhe nuk kishte mundur t’i frenonte lotët.

    Por ajo që e ka indinjuar më shumë artistin ka ndodhur pas kamerave. Sipas tij, disa komente që i janë bërë kanë qenë jashtë çdo norme njerëzore.

    “Pas emisionit kam dëgjuar komente si: ‘Sa bukur qaje’, madje më kanë ardhur edhe ftesa të tjera që ‘të qaj prapë’ për Shpatin”, ka treguar Lloshi.

    Këto fjalë e kanë revoltuar thellësisht këngëtarin, i cili ka theksuar se është ndjerë i fyer nga mënyra se si një dhimbje reale dhe një humbje e madhe personale mund të shndërrohen në spektakël.

    Ai ka ngritur edhe një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si disa media dhe individë trajtojnë tragjeditë, duke theksuar se humbja e një miku nuk mund të përdoret për sensacion apo klikime.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: RRËNJA DHE RRËZIMI

  • “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Nuk është ashtu” të kënduar nga Grupi “Hareja “Nuk është ashtu si thua tiÇdo herë diçka do t’më gënjeshE drejta vështirë n’shesh depërtonFjala e rrejshme shpejt kalon…T’kujtohen ato fjalë që aspak si duaQë ti m’i ke thënë e prapë m’i thuaPërse po të pyes, ashtu më shikonE bëhesh sikurse fare s´më kupton…E vërtetë është kjo që tash të thashëE dashura ime, mos u hidhëroTë lutem mos qaj mua më dëgjoDua përgjithmonë t´më harrosh…Çdo herë në fillim bëhesh e shqetësuarE në fund mbetesh e hidhëruarRrugëdalje për këtë e dashur kërkojTjera … unë do të shikoj …

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI FEJZULLAHU: KUR NJË DITË DO TË KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Kush i lanë vitet e mia”, intepreton Sabri Fejzullahu

    Kur një ditë do të kthehesh prapë tek unëmbase i ke humbur t’gjitha n’botë.E përbuzur dhe pa krenariKokëulur e sytë të pikojnë lot.– Kush m’i lanë vitet e mia tash?Kush ma kthen buzëqeshjen që kam humb?Kush mi kthen netët e gjata mu?Shumë vite kaluan, e tash është vonë.Mik të ngushtë tash kam vetminë,ndërsa natën unë e kam vëlla –e dashnore kam pikëlliminmos u kthe, se s’dua me t’pa

    Tekstin e plotë të këngës mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    26 Nëntor 2025

    7:52

    Alfred Lleshi

    Nervat u tensionuan mes Acerbit dhe Leaos gjatë derbit të së dielës në mbrëmje. Sulmuesi i Milanit u ankua tek arbitri Sozza, i cili ndërhyri për ta qetësuar situatën, sepse mbrojtësi zikaltër e kishte tërhequr prej flokësh.

    Përplasja vazhdoi, siç u tregua edhe nga rubrika “Bordocam” e Dazn. “Pse ma drejton gishtin? – i tha Acerbi portugezit në sytë e arbitrit. – Nëse e bën prapë, ta këpus”.

  • Muharrem Qena: A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje (teksti dhe kënga)

    Muharrem Qena: A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje (teksti dhe kënga)

    Muharrem Qena (5 dhjetor 1930 – 25 shtator 2006) ka qenë shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

    Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare.

    Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i mëse 200 shfaqjeve teatrale.

    Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

    Në vazhdim e gjeni tekstin e këngës së tij “A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje”, që i ka mbijetuar kohës dhe edhe sot dëgjohet por edhe këndohet nga shumë këngëtarë:

    A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje,A thu ma bukur pa lot,A thu ti ke me u kthye,Dhe prapë me qenë na të dy?A thu më është fati i tillë,A thu gjithmonë me vujtje,A thu ti do t’më kthehesh,Dhe prapë me qenë na të dy?

    Çdo gjë kalon në jetë,Atëherë dhe dielli kur të lindë,Mbas diellit prapë shi do t’ketë,Kshtu asht’ me të vërtetë.

    Ndoshta të tillë e kam fatin,Ndoshta gjithmonë me vujtje,Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh,Edhe kjo ngjan n’këtë jetë.

    Çdo gjë kalon në jetë,Atëherë dhe dielli kur të lindë,Mbas diellit prap shi do t’ketë,Kshtu asht’ me të vërtetë.

    E përgatiti: A. S- ObserverKult

    Lexo edhe:

    MUHARREM QENA: LAMTUMIRË TI E BUKRA VASHË (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Reali ndihmohet nga arbitrat? Video që po shpërndahet kudo, Van Dijk tallet me Tchuamenin: Hidhu me dorë prapë!

    Reali ndihmohet nga arbitrat? Video që po shpërndahet kudo, Van Dijk tallet me Tchuamenin: Hidhu me dorë prapë!

    Real Madridi ndihmohet nga arbitrat? Në kohët e fundit, ka marrë akoma më shumë jehonë hipoteza se madrilenët janë të favorizuarit kryesorë nga gjyqtarët. Barcelona e dërgoi në një tjetër nivel këtë tezë të saj me presidentin Laporta dhe yllin Yamal që nuk u kursye.
    Tani sa herë që rivalët luajnë me Realin, i përmendin pikërisht…arbitrat. Kështu ndodhi edhe dje gjatë ndeshjes Liverpul-Real. Një rast i diskutueshëm ishte ai i Tchuoameni që preku topin më dorë në zonë, por arbitri nuk e akordoi penallti. Më pas në një moment të goditjes së dënimit, kamerat kanë fokusuar Van Dijk që tallet me Tchouamenin duke i thënë se mund të hidhet prapë duke përdorur duart pa problem pasi kjo nuk do të jepet 11-metërsh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Anuloi vizitën në Bruksel, Paloka ironizon Ramën: Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua!

    Anuloi vizitën në Bruksel, Paloka ironizon Ramën: Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua!

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas anulimit të pjesëmarrjes nga Rama në një konferencë në Bruksel.
    “Të thuash që të iku avioni…prapë se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si te duash!”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD.
    “Atëherë çfare ndodhi “o mret”?!”
    Postimi:
    E pra , çfarë ndodhi o “mret”?!
    Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua ?!
    E di që keni ndejt në mbledhje qeverie deri në 4 të mëngjesit, po ti këtë se ke problem, i fut dy viza dhe je prapë “në formë”.
    Të thuash që të iku avioni…prapë se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si të duash!
    Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?!

  • Ben Blushi kujton Nanon me fjalë të veçanta: E ushtronte demokracinë si kaprico dhe inatin si shaka

    Ben Blushi kujton Nanon me fjalë të veçanta: E ushtronte demokracinë si kaprico dhe inatin si shaka

    Ben Blushi ka kujtuar me fjalë të veçanta figurën e Fatos Nanos, pas ndarjes së tij nga jeta.Në një reagim emocional, Blushi e përshkruan Nanon si një “timonier të shpenguar”, që luante me drejtimin e erës dhe jetonte politikën me intensitet, ironi dhe pasion.
    “Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes. Sa herë bëhej pishman, ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej, e merrte anijen prapë, për ta lënë dhe për ta rimarrë sërish,” shkruan Blushi.
    Sipas tij, pasioni më i fortë i jetës së Fatos Nanos ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi, ndërsa mënyra e tij për të ushtruar politikën dhe jetën ishte unike.
    “Ai e ushtronte demokracinë si kaprico, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim,” thekson Blushi.
    Në mbyllje, ai shton se Nano kishte një aftësi të rrallë për të krijuar armiq që më pas i kthente në miq, por edhe një talent të veçantë për t’ia vështirësuar jetën vetes.“Meqë harxhonte shumicën e forcave për të qetësuar furtunat që krijonte vetë, koha që i mbetej për punë të tjera ishte gjithmonë e pamjaftueshme,” përfundon Blushi.
    POSTIMI I PLOTË
    Për Fatos Nanon
    Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes.
    Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë.
    Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi.
    Ai e ushtronte demokracinë si kaprico, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.
    Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të krijuar armiq të cilët pasi i mundte i bënte miq dhe një talent të madh për t’ia vështirësuar jetën vetes deri në mundim.
    Meqë harxhonte shumicën e forcave për të qetësuar furtunat që krijonte vetë, koha që i mbetej për punë të tjera ishte gjithmonë e pamjaftueshme.

  • Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të, “FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë…”

    Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të, “FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë…”

    Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i pranishëm është edhe Erion Veliaj, aty ku shqyrtohet ankimimi për mënyrën e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak.
    Berisha u shpreh se pavarësisht se PD mbështet arrestimin dhe dënimin e Veliajt, duhet të jemi të drejtë me të, tha kreu demokrat.
    “Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.Kjo është e vërteta, që ta dini.Është Edi Rama.Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.Të dy nuk i merrte dot.Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët.Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha?Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë.Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.Të themi të vërtetat.Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit.Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.Jo, tha, nuk munda.Pse i solla këto dy shembuj?Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo.Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore.Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha”, tha Berisha.

  • Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Nga Odise Plaku

    E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

    E di grua që prapë si dikur do të dua,nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

    Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ODISE PLAKU: VOGËLUSHIT TIM

    Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht nga kjo jetë. U prehshin në botën e engjëjve!

    Ti mos qaj, vogëlushi im,retë e zeza, që kafshojnë qielline pjellin gjarpërinj të kuq,s’do të të trembin më.

    Unë i treta atome rrezet e syrit time frikën e goditame rrahjet e zemrës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ODISE PLAKU: MË PUTH, ZEMËR, MË PUTH PËR TË FUNDIT HERË…

    Më puth, zemër, më puth për të fundit herë,ëmbëlsinë e buzëve të tua të marr në shtegtime,Ta kujtoj kur do të jem larg teje, në vetminë time,zjarrin të më ndezësh në kujtime të netëvonave.

    Më puth, zemër, mos ndalo, veç më puth fort,buzët gjak të më bëhen, e di që nuk do të vdes.Më shtrëngo zemër, gjoksit tënd të lë shpirtin,fryma të më ndalë, dashurisë t’i nxjerrim fundin.

    Më puth, zemër, sytë mos t’i çelim, jetojmë ëndrrën,e bukur, e gjatë, nga pasioni ynë nuk do të mbarojë.Më jep frymë, më jep jetë, më fshi frikën e harresës,në puthje të mbetet si lëndina e luleve të pranverës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Teodor Keko: Mos u trishto, e shtrenjta ime!

    Teodor Keko: Mos u trishto, e shtrenjta ime!

    Atëherë ditët qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Në muzg t’i shfaqeshe e brishtëme hënën flokëve -karficë e bardhë.

    Dhe parqeve të qetë gjer vonëne putheshim. Dhe prapë.Në gjoksin tim kokë e verdhënë rrugë ëndrash galop kish marrë.

    Tani janë larg parqet e blertë,të heshtur pimë kafe në klub.Po mbrëmjet prapë jargavan janëdhe kokën tënde e ndjej në sup.

    Mos u trishto, e shtrenjta ime!Ne prapë duhemi dhe heshtja sotqë ne jemi të pavdekshëmdhe përjetsisht të bukur thotë.

    Atëhere mbrëmjet qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Po shih! përmbi tryezë t’u ulnë flokë hëna-karficë e bardhë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEODOR KEKO: POR UNË S’E NJOH… KAM FRIKË…