Tag: prapambetur

  • “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    Ukan Helez, Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka shkaktuar disa reagime të ashpra pas disa deklaratave të tij kontroverse, përfshirë fyerje ndaj eurodeputetes kroate Željana Zovko, të cilën e quajti “gjysmë të prapambetur”.
    Helez, i lindur në 1964 në Kupres, është anëtar i SDP-së dhe ka pasur një karrierë të gjatë politike, duke shërbyer si mësues dhe përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai gjithashtu ka mbajtur disa poste në administratën e luftës dhe ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes që nga pranvera e vitit 2023. Një nga incidentet që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e tij në një dasmë në Livno ku këndoi këngën e këngëtarit kroat Thompson, i njohur për lidhjet e tij me ideologjinë ustashe. Kjo shkaktoi kritika të forta, veçanërisht nga SDA dhe mediat e Republikës Srpska, që e akuzuan Helezin për promovimin e këngëtarëve që nxisin urrejtje. Ai e mbrojti veten, duke thënë se kënga ishte patriotike dhe nuk ofendonte ndjenjat fetare ose kombëtare. Përveç kësaj, Helez është i njohur për përfshirjen e tij në incidente fizike.
    Një ngjarje e tillë ndodhi në vitin 2013, kur ai u përfshi në një përleshje në një kafene në Bugojno, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të lokalit. Për këtë incident, ai u dënua me burgim me kusht dhe për dëshminë e rreme në gjykatë. Deklaratat e tij kanë shkaktuar gjithashtu reagime të forta. Në vitin 2024, Helez njoftoi se kishin shpërthyer kampe paraushtarake të mbështetura nga Rusia në Republikën Srpska, një deklaratë që u mohua nga autoritetet serbo-boshnjake dhe e konsideruan si përhapje gënjeshtrash.

  • Teuta thyen Dinamon në ndeshjen e prapambetur, ngjitet në renditje dhe zhyt më keq “nëndetësen”

    Teuta thyen Dinamon në ndeshjen e prapambetur, ngjitet në renditje dhe zhyt më keq “nëndetësen”

    Adriatik BALLA
    Ndeshja e prapambetur e Teutës me Dinamon, e planifikuar në kalendar që në javën e parë të Superiores, u luajt vetëm dje dhe prodhoi jo vetëm befasi në rezultat, por edhe kartonë e rivalitet, por me një humbje që dhemb për Dinamon e trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë, Teuta ka dhënë një tjetër provë të “ringjalljes” së saj teksa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë pretendentëve të Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave. E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të shpejtë të Vidal. Gjithsesi, ishin vendasit të cilët goditën në zhvillimin e një goditje nga këndi duke gjetur avantazhin me Kotobellin e më pas u mbrojtën me rregull. Dinamo provoi në çdo mënyrë që të gjente barazimin, duke rrezikuar disa herë Selmanin, por pa sukses. E njëjta tablo vazhdoi edhe kur Jorgji baraspeshoi forcat në fushë me kartonin e kuq për Nanin, pasi Dinamo vijoi sulmet. Por ata deri në minutën e fundit nuk prodhuan një gol, duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 1-0 për Teutën që bën hapa para në renditje.
    Qëndrimi i trajnerit Daja
    Trajneri Ilir Daja nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga rezultati i djeshëm, ku skuadra e tij humbi 1-0. Daja kritikoi lojtarët që nuk u angazhuan sa duhet. “Jam rikthyer se klubi pagoi detyrimet financiare, nuk jam kthyer se më ka folur ndonjë Komision. Po të filloj të justifikohem, do kem kundër të gjithë opinionin, por në fund fare, Teuta e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për të marrë rezultatin. Nuk kam asgjë me të. Fakti që nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive, këtë i thashë kryesorit, as pse nxori të kuq e të verdhë. I thashë duam të luajmë futboll, me 12 minuta lojë efektive nuk kemi çfarë bëjmë. Ai më tha nuk ju e keni në dorë. Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet në tokë, heq topin. Por të kaloj te ekipi im. Kur doli lojtari më karton të kuq, në vend të rritnim ritmin, ne bëmë sikur e fituam ndeshjen. Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë me një lojtar më shumë se kundërshtari zbret e duhet të ruash ekuilibrat që të mos të kapë në hapësira boshe. Nuk shtuam një marsh më shumë. Ishim në kushte të barabarta se kemi luajtur të dy ekipet të dielën. Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam volum, por në fund ne trajnerët duhet t’i çojmë në zonën e golit, pastaj është aftësia individuale për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona u përpoqëm me të gjitha mënyrat, por duket që po na mungon prania e Guindos apo eksperienca jo e madhe e Hekuran Berishës, për të bërë atë që bënin vjet Itodo dhe Zabërgja. Sot nuk është se u panë shenja lodhje. Lojtarët kishin gjendjen dhe ritëm deri në mbyllje të ndeshjes. Problemet e tjera ishin më shumë të tipit të strategjisë që duhej të përdornim kur ishim me një lojtar më shumë”, theksoi Daja. Pas tri xhirosh në Superiore, Dinamo ka marrë vetëm një fitore e dy humbje, duke pasur kështu një start sezonal jo dhe aq të mirë.
     
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Elbasani        7
    2.Vllaznia        6
    3.Teuta            5
    4.Partizani       4
    5.Egnatia         4
    6.Vora             4
    7.Dinamo        3
    8.Flamurtari     2
    9.Bylis            2

    Tirana 2

  • E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos

    E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos

    Ndeshja e prapambetur e javës së parë Teuta- Dinamo Siti luajtur sot në “Niko Dovana”, u vendos nga një gol i vetëm i shënuar në minutën e 23-të nga kapiteni Blerim Kotobelli për durrsakët.

    Dueli nisi me epërsinë e Dinamos. Kjo sa i përket kontrollit të topit pasi me kalimin e minutave Teuta nis të vizitojë më shpesh përpara teksa pas zhvillimëve të një këndorje nga krahu i majtë, topi i kthyer përfundon te mbrojtësi Kotobelli i cili me një prekje e kalon prapa shpinës së portierit Teqja.

    Në fakt gjërat për skuadrën e Dobit nisën më herët pasi Vidal në të 16′ u dëbua menjëherë me të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë ndaj mesfushorit Qefailja. Raportet në fushë u barazuan në start të së dytës kur edhe Nani për Dinamon u ndëshkua me të kuq.

    Dinamo ishte mjaft kërkuese në fund dhe Voltai gati sa nuk i dhuroi barazimin në tentativë për të larguar një top. Ai shkoi në traversë.

    Vazhdo leximin