Tag: pranuar

  • Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse

    Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse

    Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.
    Deputeti socialist Ervin Hoxha tha se PD i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
    “Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha.

  • Trump rikthen kritikat për Ukrainën: Ta kishte pranuar ujdinë në fillim të luftës

    Trump rikthen kritikat për Ukrainën: Ta kishte pranuar ujdinë në fillim të luftës

    Presidenti amerikan, Donald Trump i është rikthyer toneve kritike me Kievin.

    Teksa shprehur edhe një herë pakënaqësi me mënyrën sesi se si Ukraina ka menaxhuar konfliktin me Rusinë, kreu i Shtëpisë së Bardhe u shpreh se vendi i përballur prej gati 4 vjetësh me agresionin, humbi një mundësi të artë për të arritur një marrëveshje paqeje në fazat e hershme të luftës.
    “Kur isha në zyre dhe fola me ta, u thashë: ‘Ju nuk i keni kartat në dorë.’ Mendoj se ai do të kishte qenë një moment shumë më i mirë për të bërë një marrëveshje. Ukraina mund të kishte shmangur të gjithë përshkallëzimin e këtij konflikti nëse do të kishte vepruar më herët”, u shpreh presidenti Trump.
    Trump shtoi se vendimi i Ukrainës për të mos negociuar atëherë, çoi drejt situatës shumë më të vështirë në të cilën gjendet sot.
    “Por ata vendosën të mos e bënin një gjë të tillë. Dhe tani, shumë gjëra janë kundër tyre”, tha Trump.
    Me këtë koment, Trump iu referua zhvillimeve të fundit në terren, humbjeve territoriale dhe presionit të vazhdueshëm ushtarak me të cilin përballet Ukraina sot. Ndërkohë, planin e paqes së propozuar prej tij deri më tani vetëm Kievi e ka pranuar, ndërsa Moska jo.
     

    Top Channel

  • “Lufta drejt fundit?!” Mediat: Ukraina ka pranuar marrëveshje për paqe me Rusinë

    “Lufta drejt fundit?!” Mediat: Ukraina ka pranuar marrëveshje për paqe me Rusinë

    Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë. 
    Sipas CNN, Ukraina ka pranuar marrëveshjen, ndërsa disa “detaje të vogla” mbeten ende për t’u saktësuar. 
    “Ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla për t’u rregulluar, por ata e kanë pranuar një marrëveshje paqeje,” tha zyrtari amerikan, duke u shprehur përtej qëndrimit publik të zyrtarëve ukrainas. 
    Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se ende ka shumë punë për të bërë, ndërsa delegacioni ukrainas vazhdon bisedimet në Abu Dhabi dhe ka mbajtur kontakte me sekretarin e ushtrisë Dan Driscoll. 
    Në një postim në X, sekretari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi termat themelorë të marrëveshjes së diskutuar në Gjenevë”. Ai shtoi: 
    “Ne tani mbështetemi te përkrahja e partnerëve tanë evropianë për hapat tanë të ardhshëm.” 

  • Letërporosia nga SHBA, Ilir Meta “shet” kushëririn biznesmen të Monikës: Nëse A.Sh ka paguar lobim për LSI, le të merret drejtësia

    Letërporosia nga SHBA, Ilir Meta “shet” kushëririn biznesmen të Monikës: Nëse A.Sh ka paguar lobim për LSI, le të merret drejtësia

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara nga mediat, se SPAK ka pranuar një letërporosi të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila konfirmon pagesa lobimi përtej Atlantikut për ish-LSI.
    Kjo letërporosi thuhet se është prezantuar dhe dje në seancën e gjykimit paraprak për Ilir Metën, por kreu i Partisë së Lirisë thotë se ai ka zbatuar të gjitha rregullat dhe asnjë marrëveshje e firmosur prej tij, nuk ka lidhje me lobim të paligjshëm.
    “Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit. Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt”, shkruan Ilir Meta.
    Mirëpo, nga shënimi i tij dhe nga raportimet mediatike, ka dyshime se kushëriri biznesmen i Monika Kryemadhit, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, mund të ketë kryer pagesa ekstra lobimi tek kompania e kontraktuar dikur nga LSI në Amerikë, GSIS.
    “Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuesin e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
    Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane. Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar”, vijon Ilir Meta.
    Personi që presidenti i Partisë së Lirisë e përmend me iniciale, është biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, i cili rezulton në disa fashikuj të dosjes hetimore që SPAK ka kopsitur ndaj tij, Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të afërt.
    “Por është e padiskutueshme që unë Ilir Meta, as kam autorizuar njeri dhe as kam patur dijeni për veprime të tilla dhe kjo do të provohet në gjykatat shqiptare dhe amerikane”, thekson Ilir Meta, duke u zotuar se ai nuk ka firmosur asnjë marrëveshje të paligjshme, por nëse kjo është bërë nga të tjerët, ai i kërkon drejtësisë që të merret me ta.
    Reagimi i Ilir Metës
    Provat amerikane të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes!
    Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut.
    Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët.
    Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën.
    Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit.
    Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt.
    Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuein e autorizuar të LSI në shkurt 2016.
    Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane.
    Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.
    Por është e padiskutueshme që unë Ilir Meta, as kam autorizuar njeri dhe as kam patur dijeni për veprime të tilla dhe kjo do të provohet në gjykatat shqiptare dhe amerikane.
    Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë.
    Ai është mësuar të ngatërrojë ligjin me Maliqin, siç mund të ngatërrojë Amerikën me Bangladeshin dhe McGonigalin me Amerikën.
    Verifikojini se mos letërporositë për Charles McGonigal i kanë mbetur në ishujt Azore se Hulusiu është i fortë në gjeografi.
    E garantoj Dumanin se kjo histori nuk është një lojë “Kaladibrançe” dhe fundi i saj do jetë i merituar për këta mercenarë pa Atdhe dhe pa nder.

  • Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

    Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

    Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet në bisedime, duke pretenduar se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore.
    “Jo vetem që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke ka nisur edhe të hakmerret ndaj nesh. Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim dhe pastaj na kanë kominikuar vendimin përmes telefonit,” tha minatori Dritan Lleshi.
    “Pretendimi është se kemi bojkotuar punën pa paralajmërim. Po veprimet e tyre janë antiligjore dhe ne nuk e njohim këtë vendim, sepse jemi në protestë,” shtoi Lleshi.
    Në të njëjtën linjë është edhe minatori Kastriot Prenga, i cili paralajmëroi se reagimi i tyre do të përshkallëzohet deri në greve urie.
    “Po na bëjnë shantazh dhe presion me largime nga puna, por ne nuk do të tërhiqemi. Po kërkojmë një të drejtë që na takon me ligj dhe Kodin e Punës. Ata vijojnë të mos pranojnë të ulen në bisedime, por ne do të përshkallëzojme reagimin tonë,” tha Prenga.
    Në mbështetje të minatorëve, deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke, por pa arritur një marrëveshje.
    Gjoni tha se kërkesat e minatorëve për njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive janë të drejta ligjore, pasi këto mekanizma u mundësojnë punonjësve mbrojtje dhe të drejta të plota në vendin e punës.
    “I kërkova kompanisë që të nisë menjëherë dialogun me përfaqësuesit e minatorëve, sepse zgjidhja e konfliktit është në interesin e të dyja palëve,” tha Gjoni, ndërsa kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ndërmjetësojnë për të garantuar një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm.
    /reporter.al/

  • Vrau biznesmenin italian në Salari/ Gjirokastër, mbërrin në Gjykatë autori

    Vrau biznesmenin italian në Salari/ Gjirokastër, mbërrin në Gjykatë autori

    Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator. Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë.
    48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, ka thënë ai në Prokurori.
    Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte. Sipas burimeve për Report Tv, ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.
    “Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”.

  • Infantino i sinqertë: Nëse FIFA do e pranonte më herët, Shaqiri do luante për Kosovën

    Infantino i sinqertë: Nëse FIFA do e pranonte më herët, Shaqiri do luante për Kosovën

    Xherdan Shaqiri do të ishte një lojtar i Kosovës, nëse FIFA do kishte pranuar më herët këtë vend. Kjo është ajo që ka thënë vetë Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në një intervistë për “FFK Podcast”.
    “Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme.

    Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht” – tha numri një i FIFA-s.
    © BalkanWeb

  • Pano Ruçi fiton “betejën” për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave, pranohen kërkesat nga shteti grek

    Pano Ruçi fiton “betejën” për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave, pranohen kërkesat nga shteti grek

    Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit.

    Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruci vendosi ta ndalojë atë pasi janë pranuar të gjitha kërkesat e tij.
    Ruci kërkoi që të kryhej zhvarrosja e trupit të djalit të tij, Denis, si dhe të bëheshin analiza të specializuara toksikologjike dhe biokimike. Ai gjithashtu kërkoi që procesi i këtyre testeve të jetë plotësisht transparent.
    Në praninë e bashkëshortes së tij, avokatja e tij,  bëri të ditur se greva e urisë ndalet pasi janë plotësuar kërkesat.
    Ruci, i emocionuar, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë 23 ditëve të grevës: “Njerëzit që ishin pranë meje këto ditë, mbështetja dhe dashuria që më dhanë, dhe lufta jonë do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve Është një betejë e përbashkët dhe vazhdojmë deri në fund.”
    Pas njoftimit, ai bëri thirrje për një tubim tjetër në mbrëmje të mërkurën në Sheshin Syntagma për “të festuar këtë fitore .”
    Më herët, prokuroria e Larisës kishte bërë të ditur se pranonte kërkesat e tij dhe po rivendoste në dosje një çështje të vjetër që lidhej me përgjegjësi të mundshme penale të mjekëve ligjorë për shkelje detyrimi dhe certifikata të rreme.

    Top Channel

  • Partia “Mundësia”: Kandidati i përbashkët i opozitës, shpresë për fitoren në Tiranë

    Partia “Mundësia”: Kandidati i përbashkët i opozitës, shpresë për fitoren në Tiranë

    Barbara Doda, nënkryetarja e partisë “Mundësia”, e cilësoi si një zhvillim shumë pozitiv faktin që sipas saj PD ka pranuar të zgjedhë një kandidat të pavarur dhe të pranuar nga të gjitha partitë opozitare për Bashkinë e Tiranës.
    Sipas saj, propozimi i partisë “Mundësia” për kandidat të përbashkët është pranuar nga PD-ja, duke shënuar “rastin e parë në shumë vite që opozita po bashkohet rreth një parimi. Është një lajm shumë i mirë për qytetarët e Tiranës.”
    “Nuk bëhet fjalë për koalicion apo aleancë, por për të gjetur një zgjidhje për qytetarët e Tiranës. Ne kemi propozuar një kandidat të përbashkët që të jetë mbi partitë politike,” tha Doda.
    Doda bëri të ditur se tani opozita është në fazën për të gjetur kandidatin e përbashkët, duke theksuar se “në Tiranë opozita do të ketë një shans vetëm nëse do të ketë një kandidat të përbashkët. Sot partia Demokratike ka pranuar këtë propozim, ndërsa tani jemi në fazën për ta gjetur atë.”

  • Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

    Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për paqe të hartuar nga SHBA-ja për Gazën, i cili është dakordësuar mes tij dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Në një postim të bërë këtë të premte në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se marrëveshja duhet të pranohet deri të dielën në orën 18:00 sipas kohës së Uashingtonit.
    Plani parashikon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi, si dhe dorëzimin e mbetjeve të pengjeve të supozuara të vdekur, në këmbim të lirimit të qindra banorëve palestinezë të Gazës që ndodhen në paraburgim.
    Sipas burimeve diplomatike, ndërmjetësues arabë dhe turq po ushtrojnë presion ndaj Hamasit për të pranuar propozimin. Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit ka deklaruar se grupi ka gjasa ta refuzojë marrëveshjen, duke ngritur dyshime mbi arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë.

    Top Channel