Tag: pranon

  • Avokati i Popullit, PS nuk pranon formulën e PD, ky është emri që mbështet mazhoranca

    Avokati i Popullit, PS nuk pranon formulën e PD, ky është emri që mbështet mazhoranca

    Partia Socialiste nuk e pranon formulën e propozuar nga PD për Avokat të ri të Popullit.
    E gjithe lista e kandidateve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.
    Votimi në parlament do behet më 11 dhjetor. Në të njejtën dite qe do votohet buxheti i 2026 nen për nen.

    Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Mola Luku, PS do mbeshtesë Endri Shabanin./vizionplus.tv

  • Më në fund Labi e pranon në BBVK4: I kam bërë buzët botox

    Më në fund Labi e pranon në BBVK4: I kam bërë buzët botox

    Showbiz E Enjte, 27 Nëntor 2025 18:15
    Labinot Rexha, këngëtari i cili është banori më i ri i ”Big Brother Kosova Vip 4” që prej të hënës, e ka pranuar publikisht se buzët e tij janë të mbushura me filler. Këtë Labi e tregoi gjatë një “përplasje” që pati me Sasën, sipas së cilës ai mund të ketë preferenca për meshkuj. “Po, i kam bërë. Më pëlqejnë”, tha Labi.

  • Ukraina pranon “thelbin” e planit 28-pikësh të Trump për paqen me Rusinë

    Ukraina pranon “thelbin” e planit 28-pikësh të Trump për paqen me Rusinë

    Ukraina dhe Rusia vijojnë negociatat për një marrëveshje paqeje, ndërmjetësuar nga SHBA-të. Një zyrtar ukrainas i tha Reuters se Kievi mbështet “thelbin” e propozimit amerikan pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë dhe diskutimeve pasuese.
    Plani i presidentit Donald Trump përmban 28 pika dhe është pranuar nga të dyja palët si një bazë e rëndësishme për ndalimin e luftimeve.
    Presidentët Trump dhe Volodymyr Zelenskyy do të diskutojnë çështjet më të ndjeshme të pazgjidhura për të avancuar procesin e paqes.

  • SHBA presion NATO-s: Nëse Zelensky nuk pranon marrëveshjen e paqes së Ukrainës, gjëra më të këqija do të ndodhin

    SHBA presion NATO-s: Nëse Zelensky nuk pranon marrëveshjen e paqes së Ukrainës, gjëra më të këqija do të ndodhin

    Zyrtarët amerikanë i kanë thënë aleatëve të NATO-s se presin që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë një marrëveshje paqeje në ditët e ardhshme, duke paralajmëruar se nëse Ukraina nuk pranon, mund të përballet me kushte edhe më të rënda në të ardhmen.
    Sekretari amerikan i ushtrisë, Dan Driscoll, mbajti një takim me ambasadorët e vendeve të NATO-s në Kiev të premten vonë, pas bisedimeve me Zelensky dhe një telefonate nga Shtëpia e Bardhë. Ai u shpreh se: “Asnjë marrëveshje nuk është perfekte, por duhet të bëhet sa më shpejt.”
    Marrëveshja në tryezë përfshin disa kushte që pritet të jenë të papranueshme për Kievin, përfshirë dorëzimin e territorit të pushtuar nga Rusia dhe të mëtejshëm që Ukraina ende kontrollon, si dhe një amnisti për të gjitha krimet e luftës gjatë konfliktit.
    Zelensky, në një fjalim për kombi të premten, tha se Ukraina po përballet me një nga momentet më të vështira të historisë së saj, duke shtuar: “Po humbasim dinjitetin ose një aleat kyç.”
    Davis, zyrtarja amerikane e ngarkuar me punë në Kiev, paralajmëroi diplomatët se kushtet e marrëveshjes janë të rënda për Ukrainën, por vendi nuk ka shumë zgjedhje: “Marrëveshja nuk përmirësohet nga këtu, bëhet më keq.”
    Presidenti amerikan, Donald Trump, synon që Zelensky të pranojë marrëveshjen para Ditës së Falënderimeve, që këtë vit bie të enjten. Sipas burimeve, marrëveshja është hartuar nga këshilltari i Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, duke krijuar një kanal të veçantë mes Washingtonit dhe Moskës.
    Vladimir Putin ka pranuar kopjen e marrëveshjes dhe e konsideron si bazë për një zgjidhje të përhershme paqësore.

  • Alba nuk e pranon videon, shan dhe akuzon produksionin për montazh

    Alba nuk e pranon videon, shan dhe akuzon produksionin për montazh

    Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 22:09
    Situata në ”Big Brother Kosova Vip 4” është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba Pollozhani shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona Binakaj. Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht.
    Menjëherë pas përplasjes me moderatorin Alaudin Hamiti, Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj.
    Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për të braktisur përfundimisht shtëpinë e BBVK. Produksioni nuk ka dhënë ende asnjë komunikim zyrtar.

  • Paditësi pranon se interesi i tij ka qenë lufta politike/ Bardh Spahia: Gjyq politik

    Paditësi pranon se interesi i tij ka qenë lufta politike/ Bardh Spahia: Gjyq politik

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tronditet Benfica, futbollisti i saj pranon videon e turpshme me të mitur

    Tronditet Benfica, futbollisti i saj pranon videon e turpshme me të mitur

    Ylli i Benfica, sulmuesi i majtë Andreas Schjelderup, i thirrur edhe për ndeshjet kualifikuese të Botërorit me Norvegjinë, ka pranuar se më 2023, në moshën 19-vjeçare, ka dërguar një video me përmbajtje seksuale ku shfaqeshin të mitur. Ai e bëri deklaratën në një postim në Instagram, duke pranuar përgjegjësinë dhe shpjeguar ngjarjen:
    “Kam marrë një video të shkurtër dhe e kam dërguar te një mik pa u menduar mirë. Pashë vetëm disa sekonda dhe nuk e pashë si zhvillohej më tej. Miku më kujtoi menjëherë që ishte e paligjshme, kështu që e fshiva menjëherë”.
    Tani 21-vjeçar, ai kërkoi falje publikisht: “Dua të kërkoj falje së pari ndaj personave të përfshirë në video, pastaj ndaj miqve, familjes, punëdhënësve, vendit tim dhe tifozëve që i kam zhgënjyer”.
    Ai pranon mundësinë e një dënimi gjyqësor: “Jam akuzuar për këtë vepër, për të cilën ndoshta do të gjykohem dhe marr një dënim me kusht”. Presidenti i rikthyer, Rui Costa, e mbështeti: “Sigurisht që do ta mbështesim. Schjelderup ka marrë përgjegjësinë, veprimi nuk ishte me qëllim të keq”.
     

  • “PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm

    “PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm

    Partia Demokratike po pranon disfatën e saj zgjedhore duke mos nxjerrë kandidatë politikë në pesë bashkitë e vendit.
    Sondazhisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në Abc News theksoi se strategjia e PD për t’u fshehur pas kandidatëve “të pavarur” ka dështuar dhe kjo reflektohet tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje.
    “PD po pranon disfatën. Një parti politike duhet të dalë më kandidatët e vet. Pjesëmarrja e ulët deri tani ma jep sinjal mua, që këta kandidatë nuk kanë ngjallur rritjen e pjesëmarrjes. Sot jemi më poshtë se para dy vitesh.
    PD kishte kandidatë politikë, tani pjesëmarrja është më e ulët që PD ka zgjedhor kandidatë jashtë politikës. Pa dalë fare rezultatet, mund të themi se kjo lëvizje që bëri PD nuk ka prodhuar entuziazëm dhe as rritje të pjesëmarrjes.”, tha ai.