Monaco dhe Barcelona kanë rinisur negociatat për të finalizuar transferimin e Ansu Fati drejt klubit të Principatës, pas një fundjave ku bisedimet dukeshin se ishin ftohur.
Sulmuesi spanjoll do të transferohet te klubi francez në formë huazimi, me detyrim blerjeje në fund të sezoit për 12 milionë euro. Marrëveshja është në një fazë të avancuar, me vetëm disa detaje që mbeten për t’u finalizuar, siç raportohet nga Fabrizio Romano.
Ansu Fati nuk është në planet e Flick, gjë që e tregon dhe minutazhi i pakët që ka pasur në këmbë këtë sezon. 22-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje në gjithë sezonin dhe ka luajtur jo më shumë se 300 minuta.
Barcelona kërkon ta “sistemojë” sa më shpejt Ansu Fati-n, me qëllim të shpëtojë edhe nga paga e majme që ai merr te katalanasit, gjë që është bërë pengesë për shumë klube të tjera që kanë dashur transferimin e tij. Tani, sulmuesi është i “detyruar” të pranojë huazimin te Monaco, ndryshe do vazhdojë të “kalbet” në stol.
Nga ana tjetër, Monaco e sheh sulmuesin si një “bast” që mund të rezultojë një mundësi e mirë tregu pas disa sezonesh, pasi nuk është se i mungojnë aftësitë dhe cilësitë në sulm, por në një ekip shumë konkurrues si Barcelona, sigurisht që do e ketë të vështirë të jetë protagonist, ndaj ransferimi në Ligue 1 mund të jetë “shpëtimi” i karrierës së tij.
Tag: pranojë
-

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha
Sali Berisha, i pyetur nga agzetarët nëse PD do të pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit, iu shmang përgjigjes konkrete dhe tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim.
Berisha theksoi sërish se PD nuk i pranon zgjedhjet e 11 Majit.
Në shtator a do i pranojë PD 50 mandatet që ka marrë duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë?
Berisha: Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla. Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.
Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit. Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë. Sukses nuk do ketë! Kjo është përgjigjja. -

A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.
E ndërsa i pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u përgjigj kështu: Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit.
Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.Top Channel
-

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev, mes përpjekjeve për një armëpushim
Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërrijnë në Kiev
KIEV- Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë. Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.
Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.
Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten.
“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve.
“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.
Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andrii Yermak, shkroi në Telegram: “Ka shumë punë për të bërë, shumë tema për të diskutuar. Duhet t’i japim fund kësaj lufte me një paqe të drejtë. Duhet ta detyrojmë Moskën të pranojë armëpushimin”.
Më vonë gjatë ditës, udhëheqësit pritet ta zhvillojnë një takim virtual së bashku me Zelenskyn, për t’i njoftuar udhëheqësit e tjerë mbi përparimin drejt krijimit të një të ashtuquajturi “koalicion të vullnetit”, i cili do të ndihmonte forcat e armatosura të Ukrainës pas një marrëveshjeje për paqe dhe mbase do të vendoste trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së mundshme me Rusinë./REL -

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor
Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë.
Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.
Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.
Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten.
“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve.
“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.
Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andrii Yermak, shkroi në Telegram: “Ka shumë punë për të bërë, shumë tema për të diskutuar. Duhet t’i japim fund kësaj lufte me një paqe të drejtë. Duhet ta detyrojmë Moskën të pranojë armëpushimin”.
Më vonë gjatë ditës, udhëheqësit pritet ta zhvillojnë një takim virtual së bashku me Zelenskyn, për t’i njoftuar udhëheqësit e tjerë mbi përparimin drejt krijimit të një të ashtuquajturi “koalicion të vullnetit”, i cili do të ndihmonte forcat e armatosura të Ukrainës pas një marrëveshjeje për paqe dhe mbase do të vendoste trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së mundshme me Rusinë/REL/ -

Ruanda do të pranojë shtetas të dëbuar nga SHBA
Ruanda ka konfirmuar se është në bisedime me administratën Trump për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm i vendit, Oliver Duhungire, tha se bisedimet “nuk janë të reja për shtetin e tij”, pasi Ruanda më parë ka rënë dakord të pranojë emigrantë të dëbuar nga Britania. Megjithatë, ai tha se ishte shumë herët për të folur për rezultate.
Megjithatë, Britania e Madhe e braktisi programin vitin e kaluar pasi qeveria laburiste e Keir Starmer mori detyrën. Sipas BBC, programi pati shumë vështirësi ligjore.
Ministri shtoi se vendi i tij ishte logjik t’u jepte “një shans tjetër emigrantëve që janë në telashe në të gjithë botën”.
Në fund të prillit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të po kërkonin vende që do të pranonin “disa nga qeniet njerëzore më të neveritshme”.
Që nga marrja e detyrës në janar, administrata Trump është përqendruar në dëbimet masive të emigrantëve të jashtëligjshëm.
El Salvadori tashmë pranon kriminelë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, madje edhe ata me shtetësi amerikane, dhe t’i mbajë ata në “mega-burgjet” e saj. Presidenti i vendit, Nayib Bukele, ka thënë se qeveria e tij do ta bënte këtë kundrejt një pagese të vogël për SHBA-në, por të madhe për El Salvadorin. -

Rwanda shteti i radhës që do pranojë shtetas të dëbuar nga SHBA, ministri i jashtëm: Duam t’i japim një shans emigrantëve tanë në telashe
Rwanda ka konfirmuar se është në bisedime me administratën Trump për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm i vendit, Oliver Duhungire, tha se bisedimet “nuk janë të reja për shtetin e tij”, pasi Rwanda më parë ka rënë dakord të pranojë emigrantë të dëbuar nga Britania. Megjithatë, ai tha se ishte shumë herët për të folur për rezultate.
Megjithatë, Britania e Madhe e braktisi programin vitin e kaluar pasi qeveria laburiste e Keir Starmer mori detyrën. Sipas BBC, programi pati shumë vështirësi ligjore.
Ministri shtoi se vendi i tij ishte logjik t’u jepte “një shans tjetër emigrantëve që janë në telashe në të gjithë botën”.
Në fund të prillit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të po kërkonin vende që do të pranonin “disa nga qeniet njerëzore më të neveritshme”.
Që nga marrja e detyrës në janar, administrata Trump është përqendruar në dëbimet masive të emigrantëve të jashtëligjshëm.
El Salvadori tashmë pranon kriminelë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, madje edhe ata me shtetësi amerikane, dhe t’i mbajë ata në “mega-burgjet” e saj. Presidenti i vendit, Nayib Bukele, ka thënë se qeveria e tij do ta bënte këtë kundrejt një pagese të vogël për SHBA-në, por të madhe për El Salvadorin.
Top Channel
-

SHBA shton presionin ndaj Rusisë, sanksione për të detyruar Putinin të pranojë paqen
Zyrtarë amerikane kanë finalizuar sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, qe përfshijnë sektorët bankarë e energjetike, në përpjekjen për të intensifikuar presionin ndaj Moskës që të pranojë planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Këtë e pohojnë 3 burime me dijeni mbi çështjen, për agjencinë e lajmeve Reuters. Siç thuhet, mes shënjestrave të mundshme përfshihen gjigandi rus i naftës, Gazprom dhe entitete madhore të përfshira në sektorët e resurseve natyrore dhe atë bankar.
Megjithatë nuk është e qartë nëse paketa e sanksioneve do të miratohet nga Trump, i cili pas deklaratave fillestare dashamirëse ndaj Rusisë, duket i frustruar nga refuzimi qe putin po i bën planit të paqes.
Miratimi i mundshëm i sanksioneve të reja nga Trump, qe do të pasonte nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, do të nënkuptonte një ashpërsim të qëndrimit ndaj Kremlinit. Kurt Volker, i cili ishte përfaqësues i posaçëm i Trump për negociatat me Ukrainën gjatë mandatit të tij të parë, tha se Trump i ka dhënë Putinit çdo mundësi për paqen po ai vazhdonte ta refuzonte. Faza tjetër sipas tij, do të jetë shtimi I presionit ndaj Moskës.
Më herët Departamenti i Shtetit tha se SHBA nuk do të ndërmjetësonin më mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe se palët duhet të gjenin vetëm mënyrat se si ti jepnin fund luftës në Ukrainë. -

100 ditët e dështimit të Donald Trump në Ukrainë
Vladimir Putin dhe negociatorët e tij padyshim kanë arritur t’i mashtrojnë homologët e tyre amerikanë, duke shprehur në mënyrë cinike mbështetje për një proces paqeje në Ukrainë, të cilin nuk kanë ndërmend ta ndjekin. Pas shumë javësh negociatash të tilla, edhe negociatorët më të trashë do ta kishin kuptuar tashmë se çfarë po ndodh.
Nga Carl Bild
Kanë kaluar gati 100 ditë që kur Donald Trump u rikthye në presidencën e SHBA-së dhe raketat ruse vazhdojnë të bien mbi civilët ukrainas. Pavarësisht premtimit të Trump për t’i dhënë fund luftës që në “ditën e parë”, paqja nuk duket askund. Kur do ta pranojë administrata se po dështon?
Kërkesat fillestare të Trump ishin të drejtpërdrejta: ndaloni luftimet dhe filloni negociatat. Pas bisedës së tij të parë me presidentin rus Vladimir Putin, ai njoftoi se një ndërprerje e plotë e luftimeve ishte e afërt dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e mirëpriti këtë perspektivë.
Megjithatë, që atëherë, Putin dhe ekipi i tij i vogël në Kremlin padyshim që kanë arritur ta zvarrisin negociatorin e papërvojë të Trump, Steve Witkoff, me kushtëzime komplekse dhe kërkesa të pamundura. Pas shumë javësh, edhe negociatorët më budallenj duhet ta kenë kuptuar se Putin nuk ka ndërmend të bjerë dakord për një armëpushim ose të pranojë planin ose kalendarin e Trump.
Që kur nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë në shkurt 2022, Putin është mbështetur te fuqia ushtarake ruse për të marrë kontrollin e olitë mbi Ukrainën. Ai hyri me një ushtri prej rreth 200,000 ushtarësh me kontratë, por që atëherë e ka zgjeruar forcën pushtuese në rreth 600,000 me mobilizime selektive dhe stimuj të mëdhenj financiarë. Megjithatë, pavarësisht se pësoi 700,000-800,000 viktima, me më shumë se 200,000 të vdekur, ushtria ruse, që supozohet të jetë e fuqishme, kontrollon më pak territor ukrainas – 18.3 për qind për të qenë të saktë – sesa kontrollonte në këtë kohë tre vjet më parë.
Kështu, në terma ushtarakë, lufta e Putin ka qenë një dështim masiv. Ai ndoshta ende beson se forcat e tij mund të ecin përpara me forcë dhe të arrijnë një përparim ushtarak. Por pak vëzhgues të pavarur shohin shumë mundësi që kjo të ndodhë. Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë më shumë njerëz dhe bomba në betejë sesa Ukraina, por ajo nuk mund të ngjallë tek ata në vijën e parë vullnetin për të luftuar. Deri më tani, mbrojtja ka rezultuar shumë më e lehtë sesa sulmi. Kjo do të thotë që Putin varet më shumë nga Trump sesa nga ushtria ruse për të ofruar diçka që mund të quhet fitore.
Kështu, Putin ka vendosur në dispozicion të tij të gjitha burimet për të luajtur me Trump-in. Të gjithë e dinë se presidentit amerikan i pëlqejnë shumë lajkat dhe Putin e ka tepruar duke argumentuar se zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2020 ishin “të vjedhura” dhe se lufta nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Trump do të ishte në detyrë. Ai do që ne të besojmë se ai shkoi në faltoren e tij private për t’u lutur për Trump-in pas atentatit në vitin 2024 dhe madje i ka kërkuar artistit të oborrit të Kremlinit të pikturojë një portret të Donald Trump si dhuratë për të.
Përveç lajkave, rusët kanë ofruar edhe perspektiva fitimprurëse biznesi për Trump dhe Witkoff. Në takimin e parë midis negociatorëve amerikanë dhe rusë në Riad, ekipi i Putin solli një listë me mundësi investimi prej shumë miliardë dollarësh që supozohet se do të bëheshin të disponueshme nëse Trump do të hiqte dorë nga Ukraina dhe do të hiqte sanksionet kundër Rusisë. Sipas Witkoff, një pjesë e mirë e takimit të tij të fundit me Putin iu kushtua kësaj teme.
Të dyja taktikat kanë funksionuar qartë. Putin e di mirë punën e tij dhe e njeh shumë mirë kundërshtarin e tij. Nuk ka pasur armëpushim, as nuk ka shenja se Putin është gati të bjerë dakord për diçka të tillë. Ai ka vazhduar të kryejë sulme ndaj objektivave civilë në qytetet ukrainase pa u ndëshkuar.
Kërkesat e Kremlinit në pseudo-negociatat e tij duket se kanë qenë të dyfishta. E para është që Ukraina të dorëzojë katër rajonet e Luhanskut, Donetskut, Zaporizhzhisë dhe Khersonit. Witkoff duket se e ka pranuar tashmë këtë: SHBA-ja është gati të njohë të katër territoret e pushtuara ilegalisht si pjesë të Rusisë.
Por Rusia nuk i kontrollon plotësisht këto rajone. Kryeqytetet rajonale të Zaporizhzhisë dhe Khersonit – qytete me një popullsi të kombinuar prej një milion banorësh para luftës – ende valëvitin flamurin ukrainas dhe asnjë qeveri në Kiev nuk do të mund të mbijetonte nëse thjesht do t’i dorëzonte ato. Ukraina mund të jetë në gjendje të pranojë një konflikt të ngrirë përgjatë vijës aktuale të frontit, por zor të pranojë më shumë se kaq.
Kërkesa e dytë është për dominim sigurie dhe kontroll mbi pjesën tjetër të Ukrainës. Putin dëshiron të bllokojë çdo prani të ardhshme ushtarake ose sigurie Perëndimore në Ukrainë. Trump tashmë është dorëzuar në çështjen e anëtarësimit të ardhshëm në NATO për Ukrainën dhe ai është padyshim i përgatitur t’i premtojë Putin-it një ndalim të plotë të ndihmës së SHBA-së.
Por këtu hyjnë në skenë evropianët. As Putin dhe as Trump nuk i donin ata në tryezë – dhe kjo s’ka problem. Për sa kohë që evropianët vazhdojnë të jenë të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të vazhduar të ndihmojnë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht, Putin dhe Trump mund të bien dakord për çfarëdo që duan. Kjo nuk do të ketë ndonjë ndikim material në terren.
Kështu, Evropa ka në dorë letrën fituese. Nëse ajo arrin të mbledhë vullnetin politik, do të jetë plotësisht në gjendje të parandalojë një tradhti të turpshme të Ukrainës në stilin e Mynihut. Liderët evropianë duhet ta bëjnë të qartë se do të vazhdojnë me planet e tyre për të mbështetur mbrojtjen dhe sovranitetin e Ukrainës pavarësisht gjithçkaje.
Në teori, vetë Trump mund të ndryshojë kurs duke ushtruar presion serioz ndaj Putin-it dhe duke rritur mbështetjen për Ukrainën. Nëse kjo do të ndodhte, ai do të mund të arrinte armëpushimin që kërkon. Në të kundërt, ai do të vazhdojë të dështojë, ndërsa Putin dhe miqtë e tij tallesh me të pas shpinës së tij.

