Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se Volodymyr Zelensky duhet të “merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat”.
Në një intervistë me gazetën gjermane Bild, Trump akuzoi gjithashtu aleatët evropianë të Ukrainës se “flasin shumë” dhe nuk “po japin rezultate” për vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Telegrafi.
Trump ka udhëhequr përpjekjen e fundit diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar, duke hartuar një plan paqeje prej 28 pikash të cilin as Ukraina dhe as Rusia nuk e kanë pranuar në formën e tij aktuale.
Propozimi është përballur me kërkesa që janë të vështira për t’u pajtuar, veçanërisht nëse Kievi duhet të heqë dorë nga toka dhe si mund të mbahet i sigurt nga çdo agresion i ardhshëm nga Moska.
I pyetur se cila palë besonte se është në një pozicion më të fortë negociues, Trump tha: “Nuk mund të ketë dyshim për këtë. Është Rusia. Është një vend shumë më i madh”.
Lidhur me Zelenskyn, i cili tha se sot do t’i dërgonte SHBA-së një version të përditësuar të planit të paqes me “pikat e dukshme anti-Ukrainë” të hequra, Trump thotë: “Ai duhet të marrë masa dhe të fillojë të pranojë gjërat”.
I pyetur për Evropën dhe rolin e saj në bisedimet e paqes, Trump thotë se i pëlqen “grupi aktual” i udhëheqësve evropianë, por thotë se ata “nuk po bëjnë një punë të mirë” për Ukrainën.
“Ata flasin shumë. Dhe nuk po japin rezultate. Ne po flasim për Ukrainën. Ata flasin, por nuk po japin rezultate. Dhe lufta thjesht vazhdon e vazhdon”, shtoi presidenti amerikan.
Ai gjithashtu u pyet për komentet e bëra nga djali i tij, Donald Trump Jr, javën e kaluar, i cili sugjeroi se Trump mund të largohej nga bisedimet nëse propozimi aktual nuk arrin të sjellë paqe.
“Kjo nuk është e vërtetë. Por as nuk është krejtësisht e gabuar. Ne duhet… e dini, ata duhet të luajnë me të. Nëse nuk i lexojnë marrëveshjet, marrëveshjet e mundshme, atëherë nuk do të jetë e lehtë me Rusinë, sepse Rusia ka avantazhin, dorën e sipërme”, tha ai.
Tag: pranojë
-

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
-

Chelsea i propozon shkëmbimin e bujshëm, ka më pak se 1% shanse që Bayern të pranojë
3 Dhjetor 2025
16:04
Telesport
Duke qenë se Nicolas Jackson me shumë mundësi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit, pasi i mbaron periudha e huazimit te Bayern dhe vështirë se bavarezët do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, “Blutë” kanë një propozim.
Mediet angleze zbulojnë se Enzo Maresca ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një shkëmbim kokë më kokë mes Harry Kane dhe Nicolas Jackson. Kane po përflitet vazhdimisht për një largim të mundshëm nga Bayern në fund të këtij sezoni dhe Nicolas Jackson nuk përshtatet me sistemine lojës së trajnerit italian të “Bluve”, ai ka kërkuar shëkmbimin kokë më kokë me Kane.
Megjithatë, duket e vështirë për të mos e thënë e pamundur që Bayern të pranojë një propozim si ky. Pavarësisht moshës, Harry Kane po tregon një super formë këtë sezon, duke shënuar 24 gola në 20 ndeshje, ndryshe nga Nicolas Jackson, i cili ka shënuar vetëm 5 gola deri tani. -

Endri dhe Stefi: Se ti vetëm qaje, s’pranoje të qeshje… (teksti dhe kënga)
Intepretojnë Endri dhe Stefi Prifti
Në pijetore unë jam ulurDhe po pija vetëmPër ata dy sytë e bukur mojQë s’më lanë të qetë.Se ti vetëm qajeS’pranoje të qeshjePor thërrisje si e marre mojHajde, hajde.Dashurova sytë e bukurSytë e djallëzisëSe m’harrove, më shkatërrove mojMa humbë rininë. Se ti vetëm qajeS’pranoje të qeshjePor thërrisje si e marrë mojHajde hajde.
ObserveKult
——————–
Lexo edhe:
ENDRI PRIFTI: “KAM NJË VIT PA TAKUAR DJALIN, KËTU T’I MARRIN TË GJITHA, EDHE FËMIJËN”
Kur një figurë publike denoncon vetë probleme të jetës personale ky është sigurisht lajm dhe përbën menjëherë sensacion për mediat.
Ky është rasti i këngëtarit Endri Prifti i cili thuajse një vit më parë denoncoi në një emision investigativ grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve. Lufta brenda dyerve të gjykatave u kthye në një luftë mediatike, e cila ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij me djalin.
Pikërisht për këtë të fundit ka bërë një rrëfim tejet intim në një intervistë me Rozana Radin në “Një gotë rose”.Endri Prifti ka zbuluar se ka rreth një vit që nuk e ka takuar djalin e tij të vogël, duke shtuar se ligji nuk ka funksionuar…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Liderët perëndimorë thonë se plani amerikan është bazë për paqen, por ka nevojë për punë shtesë
Liderët evropianë dhe perëndimorë thanë të shtunën se plani për paqe i hartuar nga Shtetet e Bashkuara është themeli për bisedime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, por shtuan se nevojitet ‘punë shtesë’ në të.
Evropa është duke bërë përpjekje për ta nxjerrë një marrëveshje më të mirë për Kievin para afatit të së enjtes.
Duke u takuar në margjinat e një samiti të G20-ëss, liderët evropianë dhe perëndimorë u përpoqën me nxitim ta gjenin një përgjigje të bashkërenduar ndaj kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Ukraina ta pranojë deri të enjten planin e tij 28-pikësh për paqe me Rusinë.
Plani amerikan, i cili mbështet kërkesa kyç të Rusisë, u prit me kritika të matura në shumë kryeqytete evropiane, ku liderët u përpoqën të balanconin vlerësimin ndaj Trumpit për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftimeve, por duke e pranuar gjithashtu se për Kievin, disa nga kushtet e propozimit janë të papranueshme.
‘Drafti fillestar i planit me 28 pika përfshin elemente të rëndësishme që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme’, thanë liderët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Kanadasë, Holandës, Spanjës, Finlandës, Italisë, Japonisë dhe Norvegjisë.
‘Besojmë, pra, se drafti është një bazë që do të kërkojë punë shtesë’, thuhej në deklaratë.
Liderët u mblodhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se vendi i tij përballet me zgjedhjen mes humbjes së dinjitetit dhe lirisë ose mbështetjes së Uashingtonit lidhur me planin.
Ai u bëri thirrje ukrainasve të jenë të bashkuar, duke premtuar se nuk do ta tradhtonte kurrë Ukrainën.
Ky sinjal shtyu liderët evropianë të grumbulloheshin.
Derisa liderët nxituan ta hartonin një përgjigje të bashkërenduar ndaj planit të Trumpit për paqe, Ukraina tha se do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë në Zvicër për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, i cili tani është në vitin e katërt.
‘Ukraina kurrë nuk do të jetë pengesë për paqen, dhe përfaqësuesit e shtetit ukrainas do të mbrojnë interesat legjitime të popullit ukrainas dhe themelet e sigurisë evropiane’, thuhej në një deklaratë të presidencës ukrainase.
Zelensky shtoi në një fjalim: ‘Këtu bëhet fjalë për shumë më tepër sesa për pikat specifike të këtij apo atij dokumenti. Duhet të sigurohemi që askund në Evropë apo në botë të mos mbizotërojë parimi se krimet kundër njerëzve dhe njerëzimit, kundër shteteve dhe kombeve, mund të shpërblehen dhe falen’.
Të premten, Trump tha se Zelensky ka afat deri të enjten ta pranojë planin e tij me 28 pika, i cili i kërkon Ukrainës të dorëzojë tokë, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga synimet për t’iu bashkuar NATO-s.
‘Atij do të duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, atëherë, e dini, ndoshta duhet të vazhdojnë të luftojnë’, tha ai. ‘Në një moment ai do të duhet të pranojë diçka që nuk e ka pranuar më parë’.
Në deklaratën e tyre, liderët perëndimorë thanë se janë ‘të shqetësuar për kufizimet e propozuara për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat do ta linin Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme’.
‘Ne përsërisim se zbatimi i elementeve që lidhen me Bashkimin Evropian dhe që lidhen me NATO-n do të kërkonte pëlqimin e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, përkatësisht’.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përshkroi planin si bazë për zgjidhjen e konfliktit, por Moska mund t’i kundërshtojë disa pika të planit, i cili kërkon që forcat e saj të tërhiqen nga disa zonat që i kanë pushtuar.
-

Presioni i SHBA-së për të pranuar marrëveshjen e paqes me Rusinë, reagon Zelensky: Nuk do e tradhtoj kurrë Ukrainën
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sot se “nuk do ta tradhtojë Ukrainën”, teksa SHBA po ushtron presion që Kievi të pranojë një marrëveshje paqeje.
Në një fjalim drejtuar kombit, Zelensky tha se vendi po kalon “një nga momentet më të vështira” të historisë së tij.
Sipas tij, Ukraina po përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë humbjen e partnerit kryesor – Shteteve të Bashkuara – ose të cenojë dinjitetin kombëtar. Ai theksoi se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bie ndesh me interesat kombëtare.
Fjalimi vjen në kohën kur administrata Trump po e shtyn Kievin të nënshkruajë një plan paqeje me 28 pika për t’i dhënë fund luftës, një paketë që përfshin disa “vija të kuqe” për Ukrainën.Top Channel
-

Ukraina para detyrimit të heqë dorë nga disa territore, ndryshe nuk ka Paqe!
Shtetet e Bashkuara i kanë sinjalizuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se është koha që Kievi të pranojë një plan të hartuar në Uashington për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Dy burime të njohura me çështjen i thanë Reuters se plani përfshin heqjen dorë nga disa territore dhe reduktimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës, ndër elementë të tjerë thelbësorë.
Sipas burimeve, Uashingtoni kërkon që Kievi të pranojë pikat kryesore të këtij plani, i cili përbën një ndryshim të madh të kursit të deritanishëm. Një lëvizje e tillë do të ishte goditje e rëndë për Ukrainën, që prej muajsh përballet me përparime të vazhdueshme ruse në lindje dhe me rënie të ritmit të ndihmës perëndimore.Situata politike në Kiev është rënduar edhe më tej nga një skandal korrupsioni që çoi të mërkurën në shkarkimin nga parlamenti të ministrit të Energjisë dhe atij të Drejtësisë.
Plani është diskutuar me Moskën, jo me Kievin
Një zyrtar i lartë ukrainas i tha më herët Reuters se Kievi kishte marrë “sinjale” për një set propozimesh të përgatitura nga SHBA, të cilat Uashingtoni i ka diskutuar drejtpërdrejt me Moskën. Ukraina nuk ka qenë pjesë e hartimit të këtyre propozimeve, tha burimi.
Zelensky, i cili ndodhej në Ankara për takime me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, pritet të zhvillojë të enjten takime të rëndësishme në Kiev me zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane.
Sinjalet për një nismë të re amerikane për fundin e luftës kanë shkaktuar rritjen më të madhe të muajve të fundit në çmimet e bonove qeveritare ukrainase, duke reflektuar pritshmëri të reja në tregjet ndërkombëtare.
Pozicionet mbeten të ngrira
Që prej takimit të fundit në Stamboll në korrik, nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Kievit dhe Moskës. Ndërkohë, ushtria ruse ka vazhduar ofensivën, duke vrarë 25 civilë në sulme gjatë natës së fundit.
Pavarësisht sinjaleve për ringritje të përpjekjeve diplomatike, Moska nuk ka bërë asnjë lëvizje për të ndryshuar kushtet e saj për përfundimin e luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka përsëritur kërkesat e tij: Ukraina të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO dhe të tërheqë trupat nga katër provincat që Kremlini i konsideron pjesë të Federatës Ruse. Deri tani, Rusia nuk ka dhënë shenja kompromisi, ndërsa Zelensky ka deklaruar se Kievi nuk do t’i pranojë këto kushte. -

Reuters: Ukraina pritet të heqë dorë nga disa pjesë të territorit dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së
SHBA-të i kanë sinjalizuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, e cila propozon që Kievi të heqë dorë nga territori dhe disa armë, thanë të mërkurën dy persona të njohur me çështjen.
Burimet, të cilat kërkuan të mos identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se propozimet përfshinin, ndër të tjera, edhe zvogëlimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës. Ata thanë se Uashingtoni dëshiron që Kievi të pranojë pikat kryesore.
Një plan i tillë do të përfaqësonte një pengesë të madhe për Kievin, ndërsa përballet me përfitime të mëtejshme territoriale ruse në Ukrainën lindore dhe me Zelenskiyn që po përballet me një skandal korrupsioni në të cilin parlamenti shkarkoi ministrat e energjisë dhe të drejtësisë të mërkurën.
Një zyrtar i lartë ukrainas i tha më parë Reuters se Kievi kishte marrë “sinjale” në lidhje me një sërë propozimesh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës që Uashingtoni i ka diskutuar me Rusinë. Ukraina nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e propozimeve, tha burimi.
Zelenskiy, i cili zhvilloi bisedime në Turqi të mërkurën me Presidentin Tayyip Erdogan, do të takohet me zyrtarë të Ushtrisë Amerikane në Kiev të enjten.
Shenjat e një përpjekjeje të ripërtërirë të udhëhequr nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës shkaktuan të mërkurën rritjen më të madhe të çmimeve të obligacioneve qeveritare të Ukrainës në muaj të tërë.
Nuk janë zhvilluar bisedime ballë për ballë midis Kievit dhe Moskës që nga një takim në Stamboll në korrik dhe forcat ruse kanë vazhduar luftën gati katërvjeçare të Moskës në Ukrainë , duke vrarë 25 persona në sulmet ajrore gjatë natës.
Përpjekjet për të ringjallur negociatat e paqes duket se po fitojnë vrull, megjithëse Moska nuk ka treguar shenja se do të ndryshojë kushtet e saj për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar prej kohësh Kievit të heqë dorë nga planet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të dhe për të tërhequr trupat e saj nga katër provinca që Moska i pretendon si pjesë të Rusisë. Moska nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka hequr dorë nga ndonjë nga këto kërkesa dhe Ukraina thotë se nuk do t’i pranojë ato. -

“A do të pranoje të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por nuk plotësoj dy kushte. Jam i shkurtër dhe…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuari special në këtë episod të spektaklit ‘Portokalli’ në Top Channel.
Teksa ishte pjesë e ‘podcastit’ me Salsano Rrapin dhe Gaz Pajën në ‘R.T.V Kashari’, Braçe u pyet nëse do të pranonte të garonte në zgjedhjet lokale të Tiranës për kryebashkiak.
Me humor Braçe u shpreh se nuk plotëson dy kushte, atë të gjatësisë dhe se ndonjëherë thotë edhe ‘Jo’.
Sakaq ai u pyet se si i ka marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet. “Marrëdhëniet, shumë të mira. Nuk flasim”, u shpreh Braçe.
Pjesë nga podcasti:
Mrrëdheniet me kryetarin si i ke?
Braçe: Shumë të mira, nuk flasim.
Është e vështirë të bësh opozitë në Shqipëri?
Braçe: Jo, nuk është e vështirë të bësh opozitë nëse merresh me ju, me njerëzit dhe normalisht me qeverinë.
Po të kishte kandiduar Edi Rama për kryetar të bashkisë së Tiranës do ta pranoje?
Braçe: Uff! Do ta pranoja patjetër. Do ta pranoja pasi gjatë kësaj periudhe më shkruanin njerëzit ‘o po bëhu ti kryetar bashkie’, edhe sikur më hëngrën më sysh. Dhe si përfundim nuk u bëra pasi nuk plotësoja dy kritere. E para, që jam i shkurtër, nuk jam i gjatë. E dyta, që nuk them gjithmonë po, them edhe jo. Të dyja të djegim.
Këto produkte bujqësore që janë pesticide, ka faj qeveria?
Braçe: Unë them që ka faj edhe qeveria. Pse? Sepse e ka lënë pak bujkun pa lekë. Kur bujku mbetet pa lekë, nuk vjen në Tiranë, por mundohet të prodhojë pak më shpejt.
Top Channel
-

“Janë vr*rë 250 policë”, Shemsi Prençi: Presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë
Deputeti i PD-së, Shemsi Prençi thotë se gjatë viteve të demokracisë janë vrarë më shumë se 250 efektivë policie të keqpërdorur nga politika, teksa një ditë më parë u vra dhe një gjyqtar. Ai shtoi se nëse BE do ta pranojë Shqipërinë me gjithë këto problematika, ai asnjëherë nuk do ta pranojë një gjë të tillë.
“Janë mbi 250 policë nga keqpërdorimi nga politika dhe dje kemi pasur gjyqtarin e parë të vrarë, në seancë gjyqësore. Teksa Shqipëri ka marrë rrugën për në BE. Nëse Evropa do të pranojë me këto problematika unë nuk dua të hyj sepse ne nuk e meritojmë. Sot është për të vënë duart në kokë.
Duhet të ishte mbledhur këshilli i sigurisë kombëtar. Presidenti është në gjumë. E ardhmja e shqiptarëve e krijuar nga ligjet dhe administrata e korruptuar që edhe Rama e pranon që është e korruptuar. Shoqëria duhet kuruar dhe duhet një strategji tjetër për pronat”, tha Prençi. -

“Do pranoje nëse Rama do të ftonte për tu bërë ministër?”, ja si përgjigjet Noizy
Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë në emisionin Inside Albania me moderatore Alice Taylor, në Euronews Albania. Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?
“Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë.
Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.
Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet”, tha Noizy.