Tag: pranoi

  • “Tani botën e drejtoj unë”, intervista e rrallë e presidentit të SHBA: Askush nuk më ndalon

    “Tani botën e drejtoj unë”, intervista e rrallë e presidentit të SHBA: Askush nuk më ndalon

    Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

    Kjo e ka zhytur administratën në skandal, por sipas korrespondentëve të tjerë që gjithashtu morën pjesë në intervistë, Trump edhe këtë herë ishte i etur për të bërë një “pazar” me ta.
    “Nëse i pëlqente artikulli që do të shkruanim, atëherë ai mund të fliste përsëri me ne.”, thanë gazetarët e “The Atlantic”.
    Gazetarët kishin dëgjuar për javë të tëra, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, se Trump po argëtohej më shumë këtë herë si president i SHBA. Dhe ata nuk e kursyen duke e pyetur drejtëpërdrejtë. Përgjigja ishte befasuese:
    “‘Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë.”
    Kur e pyetën Trumpin rreth zërave se ai ka ngarkuar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë nëse mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike, pasi e la të hapur si mundësi dhe më pas bëri ironi.
    “Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë”
    Ai pranoi se mbështetësit këmbëngulin që të kërkojë një mandat të tretë, por deklaroi se ishte shumë e vështirë.
    “‘Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”.

    Top Channel

  • Nuk e pranoi kurrë pagën mujore, zbulohet vlera modeste që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij përpara se të vdiste

    Nuk e pranoi kurrë pagën mujore, zbulohet vlera modeste që Papa Françesku kishte në llogarinë e tij përpara se të vdiste

    Pavarësisht se drejtonte një nga institucionet fetare më të pasura në botë, vetë Papa Françesku mbeti i varfër materialisht. Sipas një raporti nga Celebrity Net Worth, pasuria e tij personale në kohën e vdekjes u vlerësua në vetëm 100 dollarë.
    Kjo shifër modeste është në kontrast të plotë me gjendjen e përgjithshme financiare të Vatikanit. Një raport i revistës TIME vlerëson vlerën neto të Vatikanit midis 10 deri në 15 miliardë dollarë, duke reflektuar shekuj të pasurisë së akumuluar në formën e aseteve, pasurive të paluajtshme dhe investimeve.
    Marca, një botim spanjoll, vuri në dukje se Papa Françesku nuk e pranoi kurrë pagën tradicionale të papës prej rreth 32,000 dollarë në muaj, në vend të kësaj të dhuronte ose të ripërdorte çdo të ardhur personale. Vatikani më vonë konfirmoi se ai i kishte qëndruar besnik zotimit të tij jezuit për varfëri gjatë gjithë jetës së tij.

    Në një testament shpirtëror të lëshuar pas vdekjes, Papa Françesku kërkoi një varrim të thjeshtë në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë, në vend të bazilikës më të zakonshme të Shën Pjetrit. Ai kërkoi të varrosej me emrin “Francis” pa titull papal dhe kërkoi që një individ anonim të përballonte koston e funeralit të tij.
    Vullneti është një pasqyrim i përkushtimit të tij gjatë gjithë jetës ndaj përulësisë dhe shërbimit. “Faleminderit që më ktheve në shesh”, thuhet se ishin ndër fjalët e tij të fundit për infermieren e tij personale, Massimiliano Streppetti, duke shprehur mirënjohjen që e ndihmove të bënte një dalje të fundit publike para besimtarëve.
    /vizionplus.tv

  • Xhixho: Ja pse Ilir Meta nuk pranoi të jetë në listën e sigurt për deputet

    Xhixho: Ja pse Ilir Meta nuk pranoi të jetë në listën e sigurt për deputet

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një intervistë për News24, ka folur për atmosferën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin te bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe angazhimi i strategut amerikan Chris LaCivita.
    “Një nga risitë më të mëdha të fushatës sonë është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategu që ka drejtuar fushatën e presidentit amerikan Donald Trump. Ai sjell një tjetër energji dhe fokus tek mesazhet që denoncojnë 12 vitet e krimit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës,” u shpreh Xhixho.
    Ajo theksoi se opozita po ndjek një strategji të unifikuar komunikimi dhe fushate, ku fokusi është programi dhe zgjidhjet për vendin. Sipas saj, prania e LaCivitës është edhe një sinjal i fortë për tejkalimin e narrativës se opozita nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare.
    “Sot kemi 3 rezoluta të qarta nga partitë evropiane dhe nga IDM në SHBA, që njohin persekutimin politik të opozitës në Shqipëri. Rasti i Ilir Metës është i qartë – izolimi i tij është në shkelje të hapur të Kushtetutës,” tha Xhixho.
    Ajo u ndal edhe te vendimi i Ilir Metës për të qenë pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, duke e cilësuar si një akt frymëzimi.
    “E gjithë përpjekja për izolimin e Metës ka qenë për ta penguar në fushatë dhe për të goditur Partinë e Lirisë. Megjithatë, vendimi i tij për të qenë në listë të hapur ka ngjallur emocione dhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm te strukturat tona,” theksoi deputetja.
    Xhixho kujtoi gjithashtu se Meta nuk e pranoi këtë format të listës së hapur në 2008-ën, kur bëri grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është një betejë që ai do ta vazhdojë edhe në parlament. Kjo nuk është thjesht fushatë, është një mision për të mbrojtur demokracinë dhe përfaqësimin real,” përfundoi ajo.

  • “Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që vrau Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

    “Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që vrau Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

    Mark Antony Samson, në dëshminë që zgjati rreth pesë orë në gjykatë, pranoi autorësinë për vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sula.
    Ai deklaroi se gjithçka e bëri vetë, pa asnjë bashkëpunëtor. Ai rrëfeu se pasi e vrau të renë, pastroi vendin e krimit, për të fshirë gjurmët, sikurse raportojnë mediat italiane.
    Sipas filipinezit, ish-partnerja kishte shkuar në banesën e tij mbrëmjen e 25 marsit për t’i kthyer disa rroba, por për shkak të orës së vonë, me qëllim për të shmangur transportin publik, kishte vendosur ta kalonte natën aty.
    Kjo natë u shndërrua në tragjedi për 22-vjeçaren. Gjatë një debati me Mark Antony Samson, ky i fundit e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
    Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.
    Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Samson pranoi krimin.

  • ‘Gjithçka e bëra vetë’/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

    ‘Gjithçka e bëra vetë’/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

    Mark Antony Samson, në dëshminë që zgjati rreth pesë orë në gjykatë, pranoi autorësinë për vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sula.

    Ai deklaroi se gjithçka e bëri vetë, pa asnjë bashkëpunëtor. Ai rrëfeu se pasi e vrau të renë, pastroi vendin e krimit, për të fshirë gjurmët, sikurse raportojnë mediat italiane.

    Sipas filipinezit, ish-partnerja kishte shkuar në banesën e tij mbrëmjen e 25 marsit për t’i kthyer disa rroba, por për shkak të orës së vonë, me qëllim për të shmangur transportin publik, kishte vendosur ta kalonte natën aty.

    Kjo natë u shndërrua në tragjedi për 22-vjeçaren. Gjatë një debati me Mark Antony Samson, ky i fundit e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

    Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.

    Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Samson pranoi krimin.

  • “Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…

    “Gjithçka e bëra vetë”/ Pesë orë në gjyq, zbardhet dëshmia e filipinezit që masakroi Ilarian: Erdhi në shtëpinë time dhe…