Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu shprehet se tashmë edhe vetë institucionet e reja të drejtësisë po e pranojmë tanimë dështimin e Reformës.
Teka solli një pjesëz të deklaratës së kreut të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve këtë të të hënë, deputeti i PD përmes një reagimi në platformën sociale Facebook, thotë se vetë kreu i ILD, pranoi se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e veta në mënyrë efektive.
Kjo edhe për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe e mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma, thekson deputeti demokrat.
‘Ky është një pranim institucional se reforma në drejtësi ka dështuar në thelb dhe në funksionim’, shkruan Balliu.
Statusi
Kryetari i ILD: “Nuk kemi ç’t’i bëjmë”
Sot, gjatë seancës dëgjimore me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u bë e qartë se vetë institucionet e dala nga reforma në drejtësi po pranojnë dështimin e saj.
Kreu i ILD pranoi se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e veta në mënyrë efektive, si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe e mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma.
Ky është një pranim institucional se reforma në drejtësi ka dështuar në thelb dhe në funksionim.
Tag: pranoi
-

“Nuk kemi ç’t’i bëjmë”, Balliu: Ja si e pranoi ILD dështimin e Reformës në Drejtësi
-

Diddy bën një lutje emocionale para dënimit: Më vjen keq për dhimbjen që shkaktova
Sean “Diddy” Combs , manjati 55-vjeçar i muzikës që qëndron pas Bad Boy Records, është sërish në qendër të vëmendjes, por jo për muzikën apo perandorinë e tij të biznesit. Në vend të kësaj, Combs po bën bujë për një deklaratë personale dhe emocionale përpara dënimit të tij pas një dënimi për prostitucion.
Në një letër gati katërfaqëshe të siguruar nga Page Six , Combs kërkoi falje për veprimet e tij të kaluara dhe mori përgjegjësi të plotë për dhimbjen që shkaktoi. “Para së gjithash, dua të kërkoj falje dhe të them se sa sinqerisht më vjen keq për të gjithë lëndimin dhe dhembjen që u kam shkaktuar të tjerëve me sjelljen time”, shkroi ai, duke pranuar se vetëm fjalët nuk mund ta zhbëjnë kurrë dëmin.
Combs pranoi se ende e përndjekin pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit të vitit 2016, ku e tregojnë duke goditur dhe zvarritur të dashurën e tij të atëhershme, Casandra “Cassie” Ventura . Ai e përshkroi incidentin si një pikë kthese në jetën e tij. “Skena dhe imazhet e mia duke sulmuar Cassie-n më shfaqen vazhdimisht në kokë çdo ditë,” rrëfeu Combs. “Isha plotësisht gabim që i vura duart mbi gruan që doja. Më vjen keq për këtë dhe gjithmonë do të jem.”
Ai pranoi se kishte “humbur mendjen fjalë për fjalë” gjatë atij momenti dhe shprehu keqardhje që dhuna përcaktoi një pjesë të trashëgimisë së tij. Combs reflektoi gjithashtu se si koha e tij pas hekurave e ka riformësuar atë. Pasi kaloi më shumë se një vit në burg, ai tha se përvoja e detyroi të përballej me varësitë dhe sjelljet e tij. “Vetë e vjetra vdiq në burg dhe një version i ri i imi u rilind. Burgu do të të ndryshojë ose do të të vrasë – unë zgjedh të jetoj”, shkroi ai. Ai shtoi se është përkushtuar të qëndrojë pa drogë, të shmangë dhunën dhe të përqafojë një jetë më paqësore.
Përtej vështirësive të tij personale, Combs shprehu shqetësim të thellë për shtatë fëmijët e tij. Ai theksoi se është prindi i vetëm i katër prej tyre, pas vdekjes së nënës së tyre, Kim Porter, në vitin 2018. “I kam zhgënjyer fëmijët e mi si baba”, pranoi ai, duke shprehur frikën se do të ndahet prej tyre për një periudhë edhe më të gjatë. Ai e përshkroi jetën e përditshme në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn si të rrezikshme, duke thënë se jeton me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë e tij.
Combs aktualisht është në pritje të dënimit pasi u dënua për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni, akuza që mund të mbartin një dënim deri në 20 vjet burg. Pavarësisht dënimit, ai vazhdon të mbajë pafajësinë e tij, ndërsa kërkon edhe mëshirë nga gjykata. “Ju kërkoj mëshirë sot, jo vetëm për hirin tim, por edhe për hir të fëmijëve të mi”, shkroi ai në mbyllje.
Kërkesa e Combs nxjerr në pah ndërthurjen e ndërlikuar të famës, përgjegjësisë dhe shpengimit personal. Ndërsa ai pranon gabimet serioze të së kaluarës së tij, ai shpreson që gjykata – dhe publiku – do ta shohin transformimin e tij si të vërtetë. -

“Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.
Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.
Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
“Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses, duket se dështoi në këtë përpjekje. Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen gjersa u ka kërkuar avokatëve t’i drejtohen Kushtetueses. Sot është e hënë, prisni nga ora 1, kur kukulla e Ramës në Presidencë do firmosë datën e zgjedhjeve”, tha Berisha.Top Channel
-

Veliaj iu drejtua Kushtetueses për shkarkimin, reagon Berisha: Nuk pranoi pazarin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.
Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
“Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses, duket se dështoi në këtë përpjekje. Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen gjersa u ka kërkuar avokatëve t’i drejtohen Kushtetueses. Sot është e hënë, prisni nga ora 1, kur kukulla e Ramës në Presidencë do firmosë datën e zgjedhjeve”, tha Berisha. -

Pas humbjes së djalit, Chrissy Teigen tregon si Ozempic e ndihmoi të rigjejë veten
Për herë të parë, Chrissy Teigen ka folur hapur për përdorimin e Ozempic, duke zbuluar se iu drejtua ilaçit pas humbjes së djalit të saj, Jack, në vitin 2020. 39-vjeçarja pranoi se ilaçi, megjithëse e bënte të ndihej keq, ishte një “shpëtimtar” për të gjatë një periudhe depresioni të rëndë.
Duke folur në podcastin e saj Self-Conscious, Chrissy Teigen shpjegoi se kishte marrë injeksione semaglutide “për rreth një vit” dhe se në fillim nuk pa asnjë ndryshim. “U deshën tre ose katër muaj pa asnjë rezultat, por përfundimisht arrita të humbas peshën e shtatzënisë. Nuk isha më në atë depresion të thellë të të parit të një barku shtatzënë pa një fëmijë brenda”, tha ajo.
Përveç kësaj, ajo foli edhe për efektet anësore, duke thënë se arriti në një pikë ku po humbiste më shumë peshë sesa e kuptonte pa e kuptuar. Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se humbja e oreksit e zhgënjeu, pasi është një adhuruese e ushqimit: “Më pëlqen të kem uri, të ha, të kem dëshirë për ushqim. Për mua, ishte tmerruese të mos ndieja uri.”
Gjatë bisedës me autorin Johan Harry, Chrissy Teigen zbuloi edhe çrregullimet e mëparshme të të ngrënit nga koha e saj si modele, ndërsa foli për fajin që, ndërsa promovonte librat e saj të gatimit, nuk ishte e sinqertë me audiencën e saj në lidhje me përdorimin e drogës.
Së fundmi, Chrissy Teigen nuk zbuloi se kur ose pse e ndaloi Ozempic, por pranoi se kjo e ndihmoi të çlirohej nga “rregullat irracionale të dietës” dhe të pajtohej me imazhin e saj. -

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në takim, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor./ KultPlus.com
-

26 të vrarë në Gaza edhe pse Hamas pranoi armëpushimin
Dy persona humbën jetën sot pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në jug të Gazës, të cilët po kërkonin ndihma nga Organizata Humanitare GHF, e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.
Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vrarëve sot në enklavë arrin në 26, katër prej të cilëve kanë humbur jetën në pikat e shpërndarjes së ndihmave, raporton Al Jazeera.
Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e urisë, sipas Munir al-Barsh, drejtues i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza. Me këto humbje, numri i përgjithshëm i viktimave nga uria në Gaza shkon në 266, përfshirë 122 fëmijë.
Sulmet nuk ndalen, pavarësisht se Hamas pranoi armëpushimin, një hap me rëndësi ndërsa situata humanitare në enklavë është kritike dhe civilët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë. -

Pranoi fajësinë, Serbia për Popoviç: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë
Igor Popoviç, zv.drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e pranoi nën presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë, marrëveshjen me prokurorët e Kosovës për të pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Kështu u shpreh ministria e drejtësisë në serbi të shtunën. “Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, tha Ministria serbe në deklaratë.
Ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se Popoviç e pranoi fajësinë nën presion. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviçin me gjashtë muaj burgim, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.
Popoviç arriti marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës për pranimin e fajësisë për nxitje dhe përhapje të urrejtje dhe mosdurimit mes grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik. Gjatë atij fjalimi, Popoviç, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Vetë Popoviç e pranoi të premten para gjykatësit disa herë se qëndron prapa marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe se marrëveshjen e kishte nënshkruar pa asnjë lloj presioni. -

“Popoviç e pranoi fajësinë nën presion”, Serbia: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë
Igor Popoviç, zv.drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e pranoi nën presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë, marrëveshjen me prokurorët e Kosovës për të pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Kështu u shpreh ministria e drejtësisë në serbi të shtunën. “Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, tha Ministria serbe në deklaratë.
Ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se Popoviç e pranoi fajësinë nën presion. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviçin me gjashtë muaj burgim, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.
Popoviç arriti marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës për pranimin e fajësisë për nxitje dhe përhapje të urrejtje dhe mosdurimit mes grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik. Gjatë atij fjalimi, Popoviç, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Vetë Popoviç e pranoi të premten para gjykatësit disa herë se qëndron prapa marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe se marrëveshjen e kishte nënshkruar pa asnjë lloj presioni. -

“Popoviç e pranoi fajësinë nën presion”, Serbia: Vendimi nuk u morr me vullnetin e tij të lirë
Igor Popoviç, zv.drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e pranoi nën presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë, marrëveshjen me prokurorët e Kosovës për të pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Kështu u shpreh ministria e drejtësisë në serbi të shtunën. “Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, tha Ministria serbe në deklaratë.
Ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se Popoviç e pranoi fajësinë nën presion. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviçin me gjashtë muaj burgim, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.
Popoviç arriti marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës për pranimin e fajësisë për nxitje dhe përhapje të urrejtje dhe mosdurimit mes grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik. Gjatë atij fjalimi, Popoviç, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Vetë Popoviç e pranoi të premten para gjykatësit disa herë se qëndron prapa marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe se marrëveshjen e kishte nënshkruar pa asnjë lloj presioni.