Tag: pranoi

  • Humbje e madhe, trajneri: Gabimet na kushtuan ndeshjen

    Humbje e madhe, trajneri: Gabimet na kushtuan ndeshjen

    Pas humbjes ndaj Kalajrit, trajneri Gasperini pranoi se episodi i kartonit të kuq ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe e vuri ekipin në vështirësi. Ai theksoi se loja me dhjetë lojtarë u kthye në një betejë fizike, ku Roma nuk mundi të krijonte mjaftueshëm dhe u ndëshkua nga gabimet individuale.
    Sipas tij, skuadra arriti të shmangte rreziqet për një kohë të gjatë, por me mungesë numerike ishte e vështirë të ndërtohej lojë. Gasperini pranoi se gabimet si te kartoni i kuq dhe te goli vendosën fatin e sfidës. Trajneri vlerësoi angazhimin e lojtarëve, por nënvizoi se duhej bërë më shumë në aspektin teknik, sidomos përballë lojës me topa të gjatë të Kalajrit.
    Ai theksoi se në pjesën e parë skuadra mund të kishte bërë më mirë, ndërsa në të dytën kishte mundësi për të krijuar rrezik, por përjashtimi ndikoi ndjeshëm. Sa i përket finales së tensionuar, Gasperini u shpreh se ndeshja humbi ritmin dhe u ndërpre shpesh, duke u larguar nga futbolli i vërtetë. Megjithatë, ai vlerësoi përkushtimin maksimal të skuadrës, edhe pse rezultati nuk mundi të rikuperohej.

  • Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë

    Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë

    Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, ka dhënë dorëheqjen ditëne sotme, pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij në lidhje me studimet.

    Dorëheqja e Mosteanu erdhi pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea që thoshte se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.
    “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shkroi ish-ministri në Facebook.
    Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka parë mjete ajrore pa pilot (dronë) ruse të shkelin vazhdimisht hapësirën e saj ajrore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
    Gjithashtu iu desh të merrej me problemet me minat që kishin hyrë në ujërat e saj territoriale. Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e cila mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
    Kryeministri liberal Ilie Bolian falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbejë si Ministër i përkohshëm i Mbrojtjes.

    Top Channel

  • Premtimi i Flick, pas humbjes 3-0: Do të shihni një Barcelonë ndryshe

    Premtimi i Flick, pas humbjes 3-0: Do të shihni një Barcelonë ndryshe

    26 Nëntor 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    Barça u përplas me një “tren në ecje” në “Stamford Bridge”. Chelsea dominoi ndaj blaugranave, që nuk e ndoqën dot ritmin dhe mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të hershëm të Ronald Araújos. Hansi Flick e pranoi se ndeshja ishte e dobët për të tijtë, por shmangu kritikat e tepruara:
    “Kishim rast për të shënuar të parët. Luftuam, pashë disa gjëra pozitive, por humbëm shumë topa të lehtë nën presion. Luajtëm shumë minuta me një lojtar më pak dhe Chelsea është ekip i madh. Duhet ta pranojmë humbjen, por të mendojmë pozitivisht”.
    Barça duhet të marrë 9 pikët e fundit për të synuar “top 8”. Flick është optimist me rikthimet e Raphinha dhe Pedrit. Ai pranoi rëndësinë e gabimeve me topin dhe theksoi incidentin me Araújon: “Duhet ta shoh videon. Kartoni i dytë i verdhë ndodh, por nuk ishte momenti i duhur”.
    Flick kërkon më shumë agresivitet në duelet një kundër një dhe premton përmirësime: “Shikoj cilësinë dhe intensitetin në stërvitje; kam ndjesi të mira”. Chelsea menaxhoi ndeshjen me superioritet numerik, por trajneri gjerman theksoi se “Barcelona, pavarësisht humbjes, pati edhe gjëra pozitive”.
     

  • Spahia zbulon dëshminë: Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike

    Spahia zbulon dëshminë: Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia duke folur paraditen e sotme tek SPAK, është shprehur se çështja ndaj tij është tërësisht politike.

    Gjatë deklaratës për gazetarët, Spahia u shpreh se, paditësi i tij, e ka thënë qartësisht se çështja e ngritur është tërësisht politike.

    ‘Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike’, tha Bardh Spahia gjatë deklaratës për gazetarët.

    Spahia është në proces gjyqësor në SPAK, pasi Mark Molla një ish-punonjësi  bashkisë së Shkodrës, e ka denoncuar atë për largimin nga puna, në kohën kur deputeti i PD-së, mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

  • Kalaja/ Gafa më e madhe e PD ishte që pranoi votën e diasporës

    Kalaja/ Gafa më e madhe e PD ishte që pranoi votën e diasporës

    Aktivistja Adriana Kalaja u shpreh skeptike për vendimet e kryesisë së PD, mes të cilave ishte analiza për zgjedhjet e fundit, riorganizimin i strukturave dhe rinisja e stinës së protestave.
    E ftuar në një studio televizive, Kalaja u shpreh se PD vazhdon të marrë vendime me dyer të mbyllura.
    “Mendoj që PD që pas majit duhet ta fuste veten në analizë dhe riorganizim. Këto teoritë e hapjes i kam dëgjuar. Sa më shumë flasim për hapjen aq më shumë mbyllen. Të mos gënjejmë veten dhe as demokratët. Pse e kam kërkuar analizën që në maj, pa hequr denoncimet e Berishës, ato janë me fakte, i vërtetoi dhe OSBE. Po ne kishim probleme? Unë propozova dhe analizë të brendshme sepse kishim precedentë që e kishin dëmtuar PD. Basha nuk denoncoi manipulimet në 2021, zgjodhi enturazhin e vetë në pozicionet drejtuese. Në 2023 u morëm me denoncimin, me librin e zi dhe librin e kuq dhe nuk bëmë asnjë analizë”, tha Kalaja.
    Po ashtu, Kalaja, e cila pak orë më parë dha dorëheqjen nga funksionet në parti u shpreh se gafa më e madhe e PD ishte që pranoi nën presion votën e diasporës.

  • Kalaja: Gafa më e madhe e PD në zgjedhje është që pranoi votën e diasporës

    Kalaja: Gafa më e madhe e PD në zgjedhje është që pranoi votën e diasporës

    Aktivistja Adriana Kalaja u shpreh skeptike për vendimet e djeshme te kryesisë së PD, mes të cilave ishte analiza për zgjedhjet e fundit, riorganizimin i strukturave dhe rinisja e stinës së protestave.
    E ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin, Kalaja u shpreh se PD vazhdon të marrë vendime me dyer të mbyllura.
    “Mendoj që PD që pas majit duhet ta fuste veten në analizë dhe riorganizim. Këto teoritë e hapjes i kam dëgjuar. Sa më shumë flasim për hapjen aq më shumë mbyllen. Të mos gënjejmë veten dhe as demokratët. Pse e kam kërkuar analizën që në maj, pa hequr denoncimet e Berishës, ato janë me fakte, i vërtetoi dhe OSBE. Po ne kishim probleme? Unë propozova dhe analizë të brendshme sepse kishim precedentë që e kishin dëmtuar PD. Basha nuk denoncoi manipulimet në 2021, zgjodhi enturazhin e vetë në pozicionet drejtuese. Në 2023 u morëm me denoncimin, me librin e zi dhe librin e kuq dhe nuk bëmë asnjë analizë”, tha Kalaja.
    Po ashtu, Kalaja, e cila pak orë më parë dha dorëheqjen nga funksionet në parti u shpreh se gafa më e madhe e PD ishte që pranoi nën presion votën e diasporës

  • Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj

    Rrëfimi i pazakontë i reperes Cardi B: Nuk i kam larë flokët për tre muaj

    Cardi B ka habitur ndjekësit e saj me një deklaratë të pazakontë gjatë një transmetimi “live” në Instagram. Ajo pranoi se nuk i ka larë flokët e saj natyralë për muaj të tërë.
    “Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” – tha ajo me të qeshur, por më pas shtoi se mund të jenë bërë edhe tre.
    “Ka gjasa që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, mushkonjave, gjithçka këtu brenda,” – shtoi Cardi me humor, duke treguar në kokë.
    Në të njëjtin transmetim, reperja 33-vjeçare zbuloi se planifikon të kujdeset për flokët e saj pas kësaj periudhe:
    “Do ta vajos skalpin, nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë, do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
    Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetin X (ish-Twitter), ku përdoruesit reaguan me habi dhe ironi. Disa e kritikuan për mungesë higjiene, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet duke e konsideruar si një “moment tipik Cardi”.
    Ndërkohë, edhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, ka folur hapur për ndarjen e tyre. Në një intervistë për emisionin “Baby, This Is Keke Palmer”, ai pranoi se tradhtia dhe gabimet e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në fundin e martesës shtatëvjeçare me Cardi-n.
    “Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime,” – u shpreh ai, duke shtuar se edhe Cardi kishte pjesën e saj të përgjegjësisë.
    Revelimet e të dyve kanë ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale, ku fansat pyesin nëse kjo periudhë reflektimi mund të çojë në një ribashkim mes çiftit më të përfolur të industrisë së hip-hopit.

  • I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

    I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

    Opozitaret qe zgjodhen pushtetin

    TIRANË- Pas më shumë se 12 vitesh në pushtet, ku shumë ‘koka’ janë prerë dhe janë konsumuar nga vitet e gjata në qeverisje, socialistët kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, edhe për individë të profileve të larta që dikur kanë qenë në opozitë. Në muajt e fundit, një sërë funksionarësh të Partisë Demokratike, por edhe të zgjedhur lokalë e vendorë, kanë pranuar që të marrin poste publike në qeverisjen Rama 4. Dukshëm të lodhur nga vitet e gjata në opozitë, një pjesë e tyre e kanë justifikuar marrjen e posteve, me përgjegjësitë dhe dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetarëve. Sinjalet e para për largimet nga fronti opozitar u dhanë që në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Majit. Alban Zeneli dhe Zamira Sina, dikur deputetë dhe aktivistë të njohur pranë Partisë Demokratike, u bënë pjesë e listave të hapura për deputetë nga radhët e Partisë Socialiste. Sina arriti që të fitonte mandatin në qarkun e Vlorës, ndërsa Zeneli mbeti pa post, edhe pse tashmë duket se rrugët e tij me të djathtën janë ndarë.
    Po teksa Sina priste që të merrte mandatin zyrtarisht në Kuvend, një tjetër eksponent i lartë i PD-së në Vlorë, do të largohej nga kjo forcë politike.  Genc Deromemaj, ish-drejtuesi i PD-së për 4 vite, pranoi postin e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë. Një institucion që në vitet e fundit ka qenë një prej më të lakuarve në media, për shkak të dorëheqjeve së njëpanjëshme të drejtesve. Deromemaj kishte kandiduar po ashtu për kreun e Bashkisë së Vlorës, përballë Dritan Lelit.

    Një nga emërimet më të bujshme, i cili u komentua gjatë dhe në rrjetet sociale ishte ai i Silva Cakës në postin e zëvendësministres së brendshme. Një nga më të besuarat e Ilir Metës, e gjendur shpesh në krye të protestave dhe aksioneve opozitare, tashmë e braktisi varkën, edhe për shkak të përqëndrimit të Partisë së Lirisë në duart e Tedi Blushit pas burgosjes së ish-presidentit. Sulmeve të Partisë së Lirisë, Caka vendosi që të mos iu përgjigjej, ndërsa komentet munguan edhe për arsyet që e shtynë drejt marrjes së detyrës së re, nën qeverisjen e Edi Ramës, të cilin nuk kishte lënë rast pa e kundërshtuar.

    Zheni Gjergji, ish-deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, e cila nuk fitoi dot një mandat në zgjedhjet e Majit, për shkak të vendosjes në listat e hapura, iu rikthye karrierës së saj të mëparshme, në sistemin shëndetësor. Këtë herë jo si një mjeke e thjeshtë, por si drejtuese e spitalit të Elbasanit, një prej institucioneve më të rëndësishme në nivel vendor. Vendimin e saj e cilësoi si një mundësi për t’iu shërbyer qytetarëve të Elbasanit, edhe pse nuk mund ta fshihte të shkuarën politike.
    “Të nderuar miq,Të nderuar qytetarë të Elbasanit, Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruante Gjergji në postimin e saj.

    Pa u tharë mirë rreshtat e ish-deputetes demokrate, një tjetër emërim nxiti kureshtjen e publikut. Manjola Nikollo, ish-kryetarja e PD-së në Sarandë, pranoi rolin e nënkryetares së bashkisë së qytetit, që qeveriset nga socialisti Oltion Çaçi. Në një reagim të bërë publik pas emërimit, Nikollo pranoi hapur përplasjet e saj me deputeten e qarkut Ina Zhupa, të cilën e akuzoi për një garë të pabarabartë në primaret e zhvilluara përpara zgjedhjeve të Majit.
    “Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për deputët për qarkun e Vlorës, i cili u kontestua nga unë dhe disa demokratë në heshtje, pasi pati orientim të votës drejt zonjës Zhupa.
    Zonja Zhupa arriti të përdorë ndikimin e saj tek anëtarët e PD-së dhe kjo prishi balancën në këtë proces. Pati ndërhyrje siç ishte rasti i Konispolit, i cili doli i pavlefshëm, apo mosdhënia e listave të anëtarëve që kishin të drejtën e votes.
    Duke qenë se unë nuk isha më kryetare e PD-së, për shkak se dhashë dorëheqje për shkak të udhëzimit të dalë nga qendra për primaret, u mor kjo dorëheqje si përjashtim i Manjolës nga këto zgjedhje. Çuditërisht nuk njoftohesha më në asnjë mbledhje dhe asnjë takim të organizuar. Unë jam demokrate.
    Manjola futet në atë bashki si demokrate. Të gjithë më njohin shumë mirë dhe më etiketojnë si Manjola e PD-së. Ajo që iu premtoj demokratëve, veçanërisht për ata demkokratë që i kam zhgënjyer, ju lutem kini besim. Jam Manjola që ju keni votuar dhe mbështetur. Jam zëri juaj në atë bashki. Premtoj që do të dal me kokën lart nga ajo Bashki, ku do të mbroj interesat e qytetarëve. Jam këtu për të dhënë kontributin tim”, deklaroi Manjola Nikollo.

    Joshjes për të bashkëpunuar me pushtetin nuk i shpëtoi as ish-deputeti i qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferri. Pasi nuk pranoi që të bëhej pjesë e primareve për të zënë një vend në listat e PD, Xhaferri është emëruar së fundi si këshilltar i presidentit Bajram Begaj për çështjet e sigurisë.

    Sikur të mos mjaftonin prurjet nga e djathta në qeveri, një lëvizje interesante është bërë së fundi dhe për emërimin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit. Në krye të portës më të rëndësishme hyrëse në Ballkan, është emëruar ish-ministri i Kosovës për Infrastrukturën dhe Mjedisin, Liburn Aliu. Ky i fundit u larguar nga qeverisja e Albin Kurtit gjatë verës, pas përplasjes për zgjedhjen e kreut të ri të kreut të Kuvendit.

    Kjo qasje gjithëpërfshirëse e qeverisjes Rama 4, u konfirmua nga vetë kryeministri në Shtator të këtij viti, teksa prezantonte ministrat e rinj në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë eksperiencën e njerëzve të ndershëm, pavarësisht nëse ata janë demokratë. Pavarësisht se kupolën drejtuese të opozitës e konsideron një kënetë dhe bufa kënete, Rama tha se ka njerëz të ndershëm që me eksperiencën e tyre, mund të kontribuojnë në realizimin e reformave dhe punëve, të vogla dhe të mëdha.
    “Ne i fituam zgjedhjet, s’kemi më nevojë për vota, por nuk kemi luksin që të humbasim eksperiencat dhe profesionalizimin e kujdo. Veçanërisht ky bashkëpunim mund të jetë i domosdoshëm në zonat e vogla, ndaj duhet të bashkëveproni, duhet të integroni individët opozitarë”, u shpreh Rama në Asamblenë e PS./ZËRI 

  • Allegri shkon kundër rrymës: A ishte një mundësi e humbur? Kjo pikë do të jetë e rëndësishme në fund të vitit…

    Allegri shkon kundër rrymës: A ishte një mundësi e humbur? Kjo pikë do të jetë e rëndësishme në fund të vitit…

    25 Tetor 2025

    8:46

    Alfred Lleshi

    Massimiliano Allegri e pranoi se ndeshja me Pisa ishte “e vështirë dhe e rrezikshme”, ashtu siç e kishte parashikuar. Milani barazoi 2-2 në fund, pas një përmbysjeje, por trajneri nuk ishte i kënaqur: “Na vjen keq për rezultatin, sepse donim fitoren, por në fund kjo pikë do të jetë e rëndësishme. Duhej ta menaxhonim ndryshe ndeshjen”.
    Allegri theksoi se skuadra e tij duhet të kishte shkuar në 2-0 kur ishte në avantazh: “Ishim shumë të gjatë, sulmuesit larg mesfushës, lamë shumë hapësira. Pas golit të parë humbëm kompaktësinë”. Ai kritikoi mënyrën se si skuadra rrezikoi në fund: “Në ato minuta mjaftojnë dy aksione për të fituar, nuk duhet humbur qetësia”.
    Trajneri pranoi vështirësitë kundër ekipeve që mbrohen thellë: “Duhet të kuptojmë momentet e ndeshjes dhe të jemi më të kthjellët pas avantazhit”. Për episodin Moreo–Gabbia në golin e dytë të Pisa: “Jo, nuk ishte faull. Thjesht u gjetëm të papërgatitur”.

  • Trump fal bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, pas dënimit për pastrim parash

    Trump fal bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, pas dënimit për pastrim parash

    Presidenti Donald Trump ka falur bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, i cili u deklarua fajtor për një akuzë për pastrim parash në vitin 2023, thanë për CNN dy burime të njohura me çështjen.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se Trump “ushtroi autoritetin e tij kushtetues duke lëshuar një falje për z. Zhao, i cili u ndoq penalisht nga Administrata Biden në luftën e tyre kundër kriptomonedhës”.
    Deklarata e Leavitt vazhdoi duke argumentuar se dënimi i Zhao-s nga administrata Biden ishte shumë i ashpër – një pikëpamje që presidenti dhe këshilltarët e tij kryesorë ndajnë pas fushatës lobuese disamujore të Binance për një falje për Zhao-n, i cili njihet me emrin CZ.
    Falja, e cila u raportua për herë të parë nga The Wall Street Journal, mund t’i hapë derën Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë, që të operojë përsëri në SHBA.
    Zhao u dënua me katër muaj burg në maj të vitit 2024, pasi u deklarua fajtor për akuzat se nuk arriti të mbante një program efektiv kundër pastrimit të parave.
    Zhao dha dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptovalutave që ai themeloi në vitin 2017, dhe pranoi të paguante 200 milionë dollarë gjoba. Kompania pranoi të paguante më shumë se 4 miliardë dollarë gjoba dhe penalitete të tjera si pjesë e një zgjidhjeje të koordinuar me qeverinë federale në vitin 2023. Binance pranoi se ishte përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave, transmetim të palicencuar të parave dhe shkelje të sanksioneve.

    Top Channel