Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Seanca e cila nisi një orë me vonesë po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë – së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë.
Në seancë janë të pranishëm 119deputetë që duhet të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.
Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.
Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin.
Në seancë, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.
Depuetët u ulën në anën e djathtë të sallës plenare.
Tag: pranishëm
-

LIVE! Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet zgjedhja e kryeparlamentarit, të pranishëm edhe deputetët e Listës Serbe
-

Divorcohet çifti Meta- Kryemadhi, ish- presidenti i pranishëm në gjykatë, deputetja e PL- së mungon…
Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në senacën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve. Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
“Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi: Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Nisja e fushatës elektorale të PD/ LaCivita s’do të jetë i pranishëm? Berisha: Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar sot se drejtuesi i fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, do të jetë i pranishëm në nisjen zyrtare të fushatës.
Në një konferencë për mediat, Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në nisjen e fushatës dhe theksoi se lajmet se LaCivita është larguar, janë përhapur nga zyra e Kryeministrit Rama.
”Do jetë pa diskutim, siç ju kam thënë. Do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij, jemi në lidhje. Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës, aq i tmerruar është ai njeri. Për tu dhënë zemër të vetëve, u thotë që iku nuk është më.
Po kur ta shohin çfarë do u thotë, se ai i hap këto. A e keni dëgjuar ju kush është konsulenti i tij, fare. I tmerruar, u thotë socialistëve që iku. Ai do vijë, do jetë i pranishëm në një hapje të jashtëzakonshme”, tha Berisha. -

Zgjedhjet e 11 majit/ LaCivita do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së PD, ja kur mbërrin në Shqipëri
Chris LaCivita, strategu i fitores së Donald Trump dhe drejtuesi i fushatës elektorale të PD, mbërrin në Shqipëri të premten, 11 prill.
PD bën të ditur se LaCivita do të jetë i pranishëm në mitingun e çeljes zyrtare të fushatës elektorale në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19.00.
“E premte 11 prill, ora 19:00 sheshi Nënë Tereza, Tiranë. Me pjëmarrjen e kryetarit Prof.Dr.Sali Berisha dhe Chris LaCivita”, thuhet në mesazhin e shpërdarë nga PD, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve. -

VIDEO – Përkujtohet 34- vjetori i “2 Prill 1991”, i pranishëm Berisha, PD thirrje shkodranëve për pjesëmarrje
Nesër, 2 prill 2025, shënohet 34- vjetori i ngjarjes së 2 prill 1991, ku në sheshin para ish- Komitetit të PPSH, sot rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u vranë 4 persona ndërsa u plagosën e lënduan më shumë se 80 të tjerë.
Me këtë rast, PD Shkodër do të organizojë një aktivitet përkujtimor, ku do të jetë i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD Shkodër, Elida Lici, ka ftuar shkodranët të bëhen pjesë e aktivitetit.