Europiani i futbollit për të rinj deri në 17 vjeç ka startuar këtë të hënë në Shqipëri.
Ndeshja e parë hapëse e këtij kampionati po zhvillohet pasditen e sotme mes kuqezinjve dhe Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
I pranishëm në këtë sfidë ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrat Balla dhe Manastirliu, teksa në tribunën VIP iu bashkuan dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Tag: pranishëm
-

Ngre siparin Euro U-17, kryeministri Rama i pranishëm në ndeshjen hapëse
-

Starton Europiani U17, kryeministri Rama i pranishëm në ceremoni
Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e parë në “Arena Kombëtare”.
Për të ndjekur këtë eveniment, i pranishëm në tribunën VIP është edhe Kryeministri Edi Rama.
Të pranishëm gjithashtu edhe Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Orgerta Manastirliu, dhe Ministri i Shtetit, Taulant Balla. -

LIVE/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit
Papa Leoni XIV ka filluar lutjet në altar, jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit, duke çelur meshën solemne. Ai e nisi ceremoninë me fjalët në latinisht: “Vëllezër dhe motra, në këtë ditë të krijuar nga Zoti, ne risjellim në kujtesë pagëzimin tonë përmes shenjës së këtij uji.”
Kjo është një ngjarje e rëndësishme për të krishterët, ku besimtarët përkujtojnë sakramentin e pagëzimit, një akt që simbolizon fillimin e jetës shpirtërore.
Në këtë meshë ishin të pranishëm një numër i madh liderësh dhe personalitetesh të larta ndërkombëtare, duke përfshirë zv.presidentin amerikan J.D Vance, Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian, Mbretin Philippe dhe Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Volodymyr Zelenskyy, presidentin e Ukrainës.Të pranishëm ishin gjithashtu mbi 156 delegacione diplomatike dhe përfaqësues të tjerë nga mbarë bota, të cilët morën pjesë në këtë meshë solemne për të shprehur solidaritetin me Vatikanin dhe për të festuar këtë ngjarje të shenjtë në kalendarin kishtar.
Në këtë moment të shenjtë, Papa Leoni XIV gjithashtu ka përmendur rëndësinë e unitetit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve mes kombit dhe besimtarëve, duke shpalosur angazhimin e tij për paqe dhe drejtësi.
Po ashtu një delegacion i lartë nga Shqipëria janë të pranishëm në ceremoninë që ka nisur që prej orës 10:00. Mes tyre janë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.
Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. -

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”/ Ish-ministri Beqaj nuk ishte i pranishëm në sallë, mungoi dhe avokati i tij
Seanca për çështjen e “Sterilizimit” u shty për në 7 maj në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në sallë nuk ishte i pranishëm Ilir Beqaj dhe as avokati i tij, Ermal Yzeiraj, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Përmes një e-maili, Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik.
Sipas tij, bashkëshortja e Beqajt, e kishte vënë në dijeni se gjendja shëndetësore e klientit të tij ishte rënduar dhe se nuk mund të paraqitej në gjyq.
Edhe në seancën e kaluar, avokati i Beqajt, përmes postës elektronike i kërkoi gjykatës shtyrje të procesit, me arsyetimin se ishte në një proces tjetër dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë në gjyqin e sterilizimit. Ndaj, gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish-ministrit.
Lidhur me këtë proces gjyqësor ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa është nën arrest në burg për dosjen SASPAK.
Të pandehurit për çështjen, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Kurse gjashtë të tjerët për akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre.Top Channel
-

Ceremonia e lamtumirës së Papa Fançeskut/ ‘Shën Pjetri’ pasqyron sot kauzat e Atit të Shenjtë, të pranishëm edhe disa të burgosur
Dhjetra liderë botërorë, monarkë dhe personalitete janë tashmë në Vatikan për ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut. Të pranishëm janë priftërinj dhe murgesha, dhe shumë të rinj katolikë, të cilët nxitonin nëpër rrugë, duke u përpjekur të dilnin në shesh dhe të siguronin vendin e tyre.
Kjo është një ditë e rëndësishme për kishën, por është gjithashtu një moment emocionues personal për ata që mblidhen në Vatikan. Përbërja e turmës pasqyron disa nga kauzat për të cilat u interesua Papa Françesku: të pastrehët, emigrantët dhe refugjatët.
Sipas mediave të huaja janë marrë masa që disa të burgosur të marrin pjesë, pasi Papa Françesku shpesh vizitonte burgjet, ndonjëherë duke larë këmbët e të burgosurve si shenjë përulësie.
-

Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit! Ja kush merr pjesë
12 mbretër dhe mbretëresha, 52 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 166 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 200 mijë besimtarë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, në orën 10:00.
Nipi dhe bamirësi anonim
Ceremoni mortore për një bari dhe jo për një sovran, ashtu siç kishte kërkuar vetë Françesku, i cili në qershor kishte miratuar zgjedhjet liturgjike. Papa do të ishte i lumtur të dinte se nga Argjentina kishte mbërritur edhe nipi i tij, Mauro Bergoglio, djali i vëllait të tij Oscar. Infermier, pa mundësi të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim të kushtueshëm përtej oqeanit, Mauro mori një biletë për vete dhe për bashkëshorten, dhuruar nga një agjenci udhëtimesh argjentinase. Sot, së bashku me pak të afërm të tjerë italianë, do të ulet pas altarit.
Monarkët e pranishëm
Në sheshin e Shën Pjetrit do të jenë të pranishëm 12 monarkë: mbreti Filipi dhe mbretëresha Matilda e Belgjikës, mbretëresha Mary e Danimarkës, mbreti Felipe VI i Spanjës me bashkëshorten, Abd Allah dhe Rania e Jordanisë, princi Albert i Monakos me bashkëshorten Charlene, mbreti Karli XVI Gustav dhe mbretëresha Silvia e Suedisë, ndër të tjerë. Për Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë do të jenë të pranishëm princat trashëgimtarë William dhe Haakon.
Vendi i nderit për presidentin argjentinas
Vendi i nderit në sheshin përpara Bazilikës, përballë arkivolit, do t’i takojë presidentit argjentinas Javier Milei, në respekt të vendit të origjinës së Papës, edhe pse asnjëherë nuk ka qenë mik i tij. Në rreshtin e parë do të jetë edhe delegacioni i gjerë italian, me presidentin Sergio Mattarella dhe vajzën e tij Laura, kryeministren Giorgia Meloni, kryetarët e Dhomës dhe Senatit, Fontana dhe La Russa, ministrin e Jashtëm Tajani dhe nënsekretarin Mantovano.
“Risiko” i vendeve në sheshin përpara Bazilikës
Donald Trump me bashkëshorten Melania parashikohet të jetë në rreshtin e tretë, midis presidentëve të Estonisë dhe Finlandës. Jo shumë larg do të ulen Emmanuel dhe Brigitte Macron, Zelensky (i cili mbrëmë e vuri në dyshim pjesëmarrjen për shkak të “mbledhjeve të rëndësishme ushtarake”) me bashkëshorten do të ishin më pas, pranë Ursula von der Leyen dhe drejtuesve të tjerë të Bashkimit Europian. E distancuar dukshëm do të jetë ministrja ruse Olga Lyubimova, që përfaqëson Putinin, e vendosur në pjesën e pasme të zonës së autoriteteve. Larg njëri-tjetrit do të jenë edhe përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë.
Protokolli i vendeve dhe rendi alfabetik frëngjisht
Rendi i rëndësisë së delegacioneve dhe rendi alfabetik në gjuhën frënge – gjuha e diplomacisë në Vatikan – së bashku me një vlerësim të rrethanave protokollare, kanë udhëhequr monsinjor Paul Gallagher, sekretar për marrëdhëniet me shtetet, në këtë mozaik të ndërlikuar të caktimit të vendeve. Në të djathtë të altarit, nëse shikohet nga Bazilika, do të jenë autoritetet, për të cilët është kërkuar veshje tërësisht e zezë; në të majtë do të jenë kardinalët, me pesë rreshtat e parë të karrigeve të kuqe.
Krerët e shteteve dhe të qeverive
Ndër krerët e shteteve do të jenë gjermani Steinmeier, braziliani Lula da Silva, polaku Duda, portugezi De Souza, filipinasi Marcos. Ndër kryeministrat (të pranishëm do të jenë britaniku Starmer, kancelari gjerman Scholz, hungarezi Orban), bie në sy mungesa e spanjollit Pedro Sanchez. Pak vende janë rezervuar për nipërit e Bergoglios dhe për “familjen” e tij vatikane, pas celebruesit – dekani i kolegjit kardinalor Giovanni Battista Re – i shoqëruar nga 220 kardinalë dhe 750 ipeshkvij e meshtarë. Më poshtë në shesh do të jenë dy sektorë të tjerë për autoritetet, ku do të ulet ish-presidenti amerikan Joe Biden me bashkëshorten Jill. Nga Shqipëria, Presidenti Bajram Begaj.
Orari i ceremonisë
Sheshi Shën Pjetër u hap për besimtarët që nga ora 05:30. Mbërritja e delegacioneve të huaja duhet të përfundojë deri në orën 09:30. Në orën 10:00 arkivoli do të dalë nga Bazilika përmes Portës së Lutjes. Ceremonia do të jetë në latinisht, por shumëgjuhëshe: leximet në anglisht dhe spanjisht, hyrja në lutjen e besimtarëve në italisht, lutjet universale në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezçe. Në përfundim të funksionit, në orën 11:30, arkivoli do të rikthehet në Bazilikë për t’u vendosur mbi një automjet të posaçëm, që, duke dalë nga porta Perugini, do ta çojë në Santa Maria Maggiore, përmes Corso Vittorio Emanuele, piazza Venezia, Fori Imperiali, via Labicana dhe via Merulana. Kortezhi prej gjashtë kilometrash, në të cilin do të marrin pjesë vetëm disa automjete me familjarë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe 15 kardinalë, do të ecë ngadalë dhe do t’i duhet rreth një orë për të mbërritur në Santa Maria Maggiore, ku arkivoli do të vendoset në varr./ Përshtatur nga La Repubblica -

Presidenti Trump mbërriti të shtunën në Romë. Edhe Zelensky i pranishëm në ceremoninë mortore të Papa Françeskut
Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë.
Pas tre ditëve homazhe, së bashku me mbi 200 mijë besimtarë, ata do të mblidhen në 10:00 në sheshin e Shën Pjetrit ku do të nisë mesha e cila pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë.Pas përfundimit të meshës, trupi i Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për varrim.
Mbrëmjen e së shtunës, mbërriti në Romë presidenti i SHBA, Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Në Vatikan do të jetë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Trump ka deklaruar se gjatë vizitës në Romë do të takojë Melonin dhe do të ketë sa më shumë takime, por programi zyrtar nuk përfshin asnjë takim dypalësh.
Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari në largim Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer e Princi William. Nga Shqipëria dhe Kosova, janë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj dhe presidentja Vjosa Osmani.
Gjithashtu në delegacionin shqiptar do të jetë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë. -

Lamtumira e madhe! Mbi 200 mijë persona të pranishëm dhe liderë të njohur botëror, Papa Françesku përcillet sot për në banesën e fundit
Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 22 prill, në moshën 88-vjeçare.
Mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur për të përshëndetur për herë të fundit një nga papët më të dashur të shekullit.
Ceremonia nis në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale dhe drejtohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve.
Pritet që rreth 200,000 persona të marrin pjesë në sheshin historik të Vatikanit për të nderuar jetën dhe veprën e Papës, i cili shërbeu për më shumë se një dekadë si udhëheqës i Kishës Katolike.
Pjesëmarrja ndërkombëtare dhe delegacionet zyrtare
Në ceremoni janë të pranishëm mbi 130 delegacione ndërkombëtare, përfshirë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe 12 monarkë.
Ndër figurat kryesore janë Presidenti amerikan Donald Trump, Princi William i Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe përfaqësues të lartë nga Franca, Gjermania, Argjentina dhe Filipinet.
Ky pritet të jetë një nga eventet më të rëndësishme diplomatike të vitit, duke reflektuar ndikimin e gjerë të Papa Françeskut në çështje sociale, ndërfetare dhe globale.
Një varrim jashtë traditës
Në përputhje me karakterin e tij modest, Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për papët.
Ai do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë – një vend i shenjtë për të, ku është lutur shpesh gjatë viteve të papatit. Ky është një vendim historik, pasi është hera e parë që një papë varroset jashtë Vatikanit që nga viti 1903.
Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe, drejtësi sociale dhe ruajtjen e mjedisit. Lamtumira që po i jepet sot në Vatikan është një dëshmi e dashurisë dhe respektit të madh që ai fitoi në mbarë botën.Top Channel
-

Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri, duhej të ishte patjetër i pranishëm
Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO ndaj ish-kryeministrit, është shprehur se u bë për shkak të mungesës së avokatit Neziri. Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm. Por ai mungoi në seancë për arsye shëndetësore.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.” -

Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’! Beqaj i pranishëm, gjykata gjobit avokatin e ish-ministrit
Shtyhet procesi ndaj nëntë të pandehurve të dosjes së sterilizimit ku midis tyre është i pandehur edhe Ilir Beqaj, ish ministri i shëndetësisë.
Ish funksionari siç raporton Anila Hoxha është i pranishëm por ndërkohë avokati i tij përmes postës elektronike i ka kërkuar gjykatës shtyrje të procesit.
Avokati Ermal Yzeiraj ka njoftuar gjykatën se është në një proces tjetër dhe e ka të pamundur të jetë i pranishëm në gjyqin e sterilizimit.
Beqaj tha se do përpiqet të gjejë edhe një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më në vazhdim.
Gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish ministrit.Top Channel