Tag: pranishëm

  • Zyrtari i IKMT i pranishëm personalisht në zonë/ Krijohen përplasje me banorët: Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi…

    Zyrtari i IKMT i pranishëm personalisht në zonë/ Krijohen përplasje me banorët: Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi…

    Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, ishte personalisht i pranishëm në zonë dhe u përball me protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e disa objekteve.
    Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
    Në një debat të drejtpërdrejtë me banorët, Mete tha se banorët kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. “Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah”, deklaroi ai.
    Sipas Metes, objektet në fjalë janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për transferimin e pronësisë. “Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete.

  • Me pushime në Mallorca? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

    Me pushime në Mallorca? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

    Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, u përcollën këtë të shtunë të 5 korrikut në banesën e fundit, pasi ndërruan jetë në një aksident tragjik në Spanjë.
    Në ceremoninë mortore para varrimit, morën pjesë figura të shumta të futbollit, të cilët kishin lidhje me Diogo Jotën, te kombëtarja e Portugalisë, por edhe në klubet ku ai kishte luajtur.
    Ajo që bëri bujë të madhe, ishte mungesa e kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo. 40-vjeçari nuk ishte i pranishëm në funeralin e dy ish-lojtarëve.
    Arsyeja ende nuk dihet, ndërsa në mediat ndërkombëtare aludohet se luzitani është parë me pushime në Mallorca. Ra në sy gjithashtu edhe mungesa e Mohamed Salah, shok skuadre te Liverpool.
    Në ceremoni ishin të pranishëm lojtarët e tjerë të Portugalisë, Bernardo Silva, Diogo Dalot, Joao Cancelo dhe Ruben Neves. I pranishëm ishte edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez.
    Mungesa e Ronaldos është vënë re gjerësisht në mediat portugeze. Gazetari Antonio Ribeiro Cristovao tha se, si kapiten i kombëtares, shumëkush priste praninë e tij.

  • Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor.
    Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

    Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim pritet të jenë edhe Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes; Vlora Hyseni; Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë siguria në Ballkan dhe më gjerë.
    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit, përfshirë liderët e SHBA-së, BE-së, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Mbi 10 mijë oficerë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e Samitit, duke u angazhuar me forca tokësore, helikopterë dhe patrullime në det, ndërsa me interes priten punimet e së martës, ku do të vendoset për një qasje të re të mbrojtjes nga aleatët, në një kohë me disa konflikte ushtarake në Lindjen e Mesme dhe luftës 4-vjeçare në Ukrainë.

  • Samiti i NATO-s me fokus shpenzimet e mbrojtjes, i pranishëm Rama! Zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Samiti i NATO-s me fokus shpenzimet e mbrojtjes, i pranishëm Rama! Zbardhet agjenda e kryeministrit në Hagë

    Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor.

    Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
    Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim pritet të jenë edhe Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes; Vlora Hyseni; Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë siguria në Ballkan dhe më gjerë.
    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit, përfshirë liderët e SHBA-së, BE-së, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
    Mbi 10 mijë oficerë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e Samitit, duke u angazhuar me forca tokësore, helikopterë dhe patrullime në det, ndërsa me interes priten punimet e së martës, ku do të vendoset për një qasje të re të mbrojtjes nga aleatët, në një kohë me disa konflikte ushtarake në Lindjen e Mesme dhe luftës 4-vjeçare në Ukrainë.

    Top Channel

  • Samiti i NATO-s mblidhet sot në Hagë/ Ukraina dhe buxhetet e mbrojtjes në fokus, i pranishëm edhe Rama

    Samiti i NATO-s mblidhet sot në Hagë/ Ukraina dhe buxhetet e mbrojtjes në fokus, i pranishëm edhe Rama

    Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor mes luftës të Rusisë në Ukrainë dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Uashingtonit në aleancë.
    Samiti i NATO-s është i pari në të cilin merr pjesë presidenti i SHBA Donald Trump që kur ai mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu do ta kryesojë takimin për herë të parë.
    Ndër pikat e pritura të diskutimit janë lufta në Ukrainë dhe çështja se sa po shpenzojnë shtetet anëtare për mbrojtjen e tyre kolektive, një pikë e diskutueshme në veçanti për SHBA-në. Trump ka argumentuar prej kohësh se SHBA-të mbajnë mbi supe shumë barrë financiare dhe dëshiron që të tjerët të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
    Në takim pritet të marrim pjesë 32 krerët e shteteve ose qeverive të NATO-s, anëtarët e lartë të BE-së dhe përfaqësuesit e Ukrainës. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Në atë takim pritet të marrin pjesë të 32 krerët e shteteve ose qeverive të NATO-s, anëtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Ukrainës. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Do të diskutohen disa tema, përfshirë luftën e Rusisë dhe financimin e NATO-s.

  • Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    Partia Socialiste ka festuar pasditen e djeshme ditëlindjen e 34-të, teksa të pranishëm kanë qenë deputetët socialistë dhe qytetarë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë festës, Rama takoi dy nda deputetet më të përfolura të kësaj fushate, Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, me të cilat ka shkëmbyer disa batuta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Nuk kanë munguar as takimet me qytetarët, të pranishëm në organizim, të cilët prisnin për të takuar kreun e socialistëve dhe për të bërë foto me të.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • FOTOT/ Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    FOTOT/ Nga Zegjineja, te Sara Mila, Edi Rama me yjet e reja të PS! Çfarë nuk u pa nga ditëlindja e 34-të e Partisë Socialiste

    Partia Socialiste ka festuar pasditen e djeshme ditëlindjen e 34-të, teksa të pranishëm kanë qenë deputetët socialistë dhe qytetarë.

    Gjatë festës, Rama takoi dy nda deputetet më të përfolura të kësaj fushate, Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, me të cilat ka shkëmbyer disa batuta.
    Nuk kanë munguar as takimet me qytetarët, të pranishëm në organizim, të cilët prisnin për të takuar kreun e socialistëve dhe për të bërë foto me të.
     

    Top Channel

  • Ndeshja e Kombëtares me Letoninë/ Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium

    Ndeshja e Kombëtares me Letoninë/ Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium

    Shqipëria do të përballet të martën me Letoninë në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Edhe pse ndeshja do të luhet në një distancë të largët, mbështetja për kuqezinjtë nuk do të mungojë.
    Raportohet se rreth 1 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Rigas për të mbështetur Kombëtaren, me shpresën për një rezultat pozitiv.
    Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën, duke nisur nga ora 20:45.

  • Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm

    Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm

    Ka nisur seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

    Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se kryebashkiaku nuk është i pranishëm në sallë.
    Kryebashkiaku përfaqësohet nga avokati tij Ermir Beta. I pranishëm ë Elman Abule me avokate Romina Zano.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • “Dha dorëheqjen” pas humbjes/ Ku është Lulzim Basha dhe deputetët e njohur? Ja kush nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend

    “Dha dorëheqjen” pas humbjes/ Ku është Lulzim Basha dhe deputetët e njohur? Ja kush nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend

    Kuvendi i Shqipërisë u rikthye sot në punë pas një ndërprerjeje dy mujore për shkak të zgjedhjeve të 11 majit, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte vetëm shkurtësia e seancës që zgjati vetëm 15 minuta, apo debatet e tensionuara, por mungesa e dukshme e disa prej figurave kryesore të politikës shqiptare.
    Mes emrave që nuk u panë në sallë ishte Lulzim Basha, ish-kryetari i Partisë Demokratike, i cili pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e fundit, ku nuk siguroi asnjë mandat, që nga numërimi i votave nuk ka reaguar dhe sot mungoi edhe në seancën e parë parlamentare.

    Mungesa e Bashës nuk ishte e vetmja. Deputetë të njohur si Dashnor Sula, i cili vendosi të mos kandidojë pas përjashtimit nga listat, dhe emra të tjerë si Ori Nebijaj, Dhurata Çupi dhe Flutura Açka, gjithashtu munguan në seancë. Këta deputetë kanë qenë aktivë dhe të pranishëm në legjislaturat e kaluara, por tani nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ri.
    Këto mungesa të shpeshta të figurave kyçe nga radhët e opozitës, së bashku me mospraninë e Lulzim Bashës, kanë shtuar diskutimet rreth ndryshimeve të thella që sollën zgjedhjet e 11 majit në përbërjen e parlamentit.
    Seanca e sotme, megjithëse e shkurtër, shënoi fillimin e punimeve parlamentare për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025 dhe u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, por vëmendja kryesore u përqendrua te mungesat e shënuara në sallë, të cilat pritet të kenë ndikim në dinamikën e re politike në Kuvend.