Tag: pranishëm

  • Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025.

    Në mbledhjen e sotme u caktua tre javë afat për të gjithë kandidatët që duan të jenë në krye të SPAK, në mënyrë që të dorëzojnë dokumentacionet përkatëse.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër mbledhjen, raporton se të pranishëm në sallë kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë.

    Top Channel

  • PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mësoi se i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
    Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
    Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
    Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
    Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.

    Top Channel

  • PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 10:00.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
    Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
    Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

    Top Channel

  • VIDEO / PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama. Ja fokusi i socialistëve

    VIDEO / PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama. Ja fokusi i socialistëve

    Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në orën 10:00. I Pranishëm dhe te jetë edhe Rama.
    Fokus i socialistëve, përveçse sjelljes në Parlament ndaj opozitës, është ndryshimi i rregullores së Parlamentit për Komisionet parlamentare.
    Gjithashtu, pjese e diskutimeve, pritet te jenë edhe seancat plenare gjatë kësaj jave.
    Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

  • Itali/ Parandalohet atentati në festën e Shën Rozës, arrestohen 2 turq, të pranishëm Zv. Kryeministri dhe ambasadori izraelit

    Itali/ Parandalohet atentati në festën e Shën Rozës, arrestohen 2 turq, të pranishëm Zv. Kryeministri dhe ambasadori izraelit

    Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi është shmangur në qytetin e Viterbos në Itali, gjatë festës tradicionale të Shën Rozës. Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se po përgatitnin një atentat të armatosur gjatë eventit, ku ishin të pranishëm rreth 40 mijë njerëz.

    Dy të dyshuarit, të lidhur me rrjetin kriminal të bosit turk Boris Boyun, u kapën në një bed & breakfast pranë vendit të ngjarjes, në rrugën “Via di Santa Rosa”, ku u gjetën të pajisur me një mitraloz dhe dy armë zjarri me municion. Dyshohet se qëllimi i tyre ishte të shkaktonin panik dhe të ndërmerrnin një operacion për lirimin e Boyun nga burgu.

    Policia ndërhyri pas një sinjalizimi nga pronari i banesës, i cili u shqetësua nga mungesa e bagazheve dhe sjellja e çuditshme e të dyshuarve. Sipas autoriteteve italiane, një nga pasaportat e konfiskuara nuk përputhet me identitetin e njërit prej të ndaluarve, duke lënë të hapur mundësinë e pranisë së një personi tjetër në arrati.

    I pranishëm në Viterbo ishte dhe ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Antonio Tajani, i cili u transferua në një kazermë për arsye sigurie, ndërsa ambasadori izraelit, i ftuar për të marrë pjesë në festë u këshillua të largohej.

    Hetimet italiane zbulojnë një prani të konsiderushme të elementëve të mafies turke në zonën e Viterbos, e lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe fondamentalizmin islamik. Organizata kriminale e Boris Boyun ka shfrytëzuar struktura të mikpritjes së emigrantëve si bazë për depozitimin e armëve dhe për planifikimin e aktiviteteve kriminale. Arrestime të tjera janë kryer edhe muajt e fundit, përfshirë kapjen e Ismail Atiz, i akuzuar për pastrim parash, shantazh dhe posedim armësh.

    Hetimet e policisë italiane kanë nxjerrë në dritë lidhje të mundshme midis kësaj organizate dhe degës së ISIS-it të njohur si “Isis-Khorasan”, duke theksuar praninë e elementëve radikalë të ardhur nga Lindja e Mesme pas rënies së kalifatit dhe vrasjes së udhëheqësit të tij, Abu Bakr al-Baghdadi.

    Festa e Shën Rozës është një ngjarje shpirtërore me shekuj histori në Viterbo. Këtë vit kishte si temë “Paqen”. Megjithë tensionin dhe shqetësimin e shkaktuar, manifestimi u zhvillua me sukses, edhe pse autoritetet u detyruan të merrnin masa të paprecedenta për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe personaliteteve të pranishme.

    Kulla apo makina e Shën Rozës është një strukturë e lartë rreth 30 metra, me peshë që arrin deri në 5 tonë, e ndërtuar nga dru, metal dhe materiale të lehta moderne, e ndriçuar me qindra drita dhe e zbukuruar në mënyrë artistike. Ajo përfaqëson një monument kushtuar Shën Rozës, mbrojtëses së qytetit të Viterbos.

    Kjo kullë transportohet mbi supe nga rreth 100 burra të fortë të quajtur “Facchini di Santa Rosa” (barrëmbajtësit e Shën Rozës), të cilët e mbartin nëpër rrugët e qytetit në mbrëmjen e 3 shtatorit, datë që përkon me përvjetorin e vdekjes së shenjtores në vitin 1258.

    Sipas hipotezave të para hetimore, objektivi mund të kishte qenë turma e pjesëmarrësve ose drejtpërdrejt “kulla” e Shën Rozës që gjatë festimeve shëtit nëpër rrugët e qytetit si simboli fetar i Viterbos. Lajmi ka shtyrë autoritetet lokale të ndërmarrin menjëherë masa operative urgjente, duke thirrur Komitetin për Sigurinë Publike. Janë mobilizuar repartet speciale si njësitë NOCS, njësite antishpërthyese me qen, snajperë të vendosur në çatitë e ndërtesave, si dhe kontrolle të shtuara përgjatë gjithë itinerarit të procesionit. Në mënyrë krejtësisht të jashtëzakonshme, transportimi i Kullës ose Makinës së Shën Rozës është zhvilluar me ndriçimin publik përgjatë një pjese të madhe të rrugës e një vendim pa precedent në histori e që zakonisht zhvillohet në errësirë për të theksuar efektin skenik të kullës së ndriçuar./ Alba Kepi/ 

  • Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

    Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

    Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës në Hagë, gjatë fazës kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale. Kështu raporton sot “Klan Kosova”.
    Sipas një dokumenti zyrtar, SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash në përputhje me Rregullën 107 lidhur me dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.
    Gjithashtu, dëshmitarit i jepet e drejta të mos përgjigjet për pyetjet që mund të cenojnë konfidencialitetin, ndërkohë që përfaqësues të autorizuar të qeverisë amerikane do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.

    Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt.
    Ndërkohë, kujtojmë se më 18 gusht të këtij viti, pala mbrojtëse ka siguruar miratimin nga SHBA-të për të paraqitur dëshminë e të njëjtit dëshmitar – 1DW-003 – i cili mbetet anonim për publikun.
    Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime në lidhje me pyetjet që mund t’i drejtohen këtij dëshmitari, duke kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje.

  • Zgjidhja për luftën, nis takimi mes Trump dhe liderve të BE

    Zgjidhja për luftën, nis takimi mes Trump dhe liderve të BE

    Ka nisur takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe liderëve europianë, ku i pranishëm është edhe presizenti ukrainas Volodymir Zelensky.

    Zgjidhja për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka bashkuar këtë të hënë në Uashington liderët e BE dhe presidentin e SHBA.
    I pranishëm në takim është edhe Sekretari i NATO-s, Mark Rutte.

    Kujtojmë që më herët u zhvillua një takim kokë më kokë mes Trump dhe Zelensky-t.

  • SYRI TV/ Zbardhet vrasja e 14-vjeçarit në Maliq! Familjarët ndihmuan autorin e mitur të fshehë krimin

    SYRI TV/ Zbardhet vrasja e 14-vjeçarit në Maliq! Familjarët ndihmuan autorin e mitur të fshehë krimin

    Nga SYRI TVËshtë zbardhur vrasja e 14 vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në Maliq. Për këtë ngjarje veç autorit janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve familjarë të autorit Enedio Guri dhe 4 të mitur që ndodheshin të pranishëm. Policia thotë se ngjarja e ka zanafillën mbi një konflikt të vjetër dhe se ditën e djeshme konflikti nisi mbi motive banale. Babai dhe xhaxhai i autorit ndihmuan këtë të fundit të largohej nga vendi i ngjarjes si dhe të fshihnin thikën e përdorur në krim.  

    Tetë persona janë vënë në pranga për ngjarjen e rëndë trë ndodhur në Maliq ku u vra një I mitur 14 vjeçar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Policia thotë se ka zbardhur dinamikën e vrasjes së  Erald Xhejo dhe mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, 14 vjeç, babai dhe xhaxhai i tij Edison dhe Roland Guri.

    Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar i identifikuar Flori Çela, të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve.

    Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja me automjet së bashku me 34-vjeçarin që ishte i pranishëm gjatë sherrit mes të miturve. 

    Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë marrë thikën që u përdor në ngjarje, e kanë larë dhe e kanë fshehur.

    Ndërkohë katër të miturit që ishin të pranishëm gjatë krimit kanë tentuar nëpërmjet deklarimeve në polici të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Gjithashtu është sekuestruar thika, automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori dhe 34-vjeçari si dhe 5 celularë.

    Ngjarja e rëndë sipas verifikimeve dhe hetimeve të policisë nuk e ka zanafillën ditën e krimit. Konfliktet mes dy të miturve dyshohet se kanë nisur së paku një vit më parë.

    Autori i krimit, Enedio Guri, gjatë kohëve të fundit kishte publikuar në rrjetet sociale disa postime me përmbajtje shqetësuese, duke pozuar me armë dhe mesahe paralajmëruese për një ngjarje. Sipas të dhënave të dy 14-vjeçarët janë takuar rastësisht të enjten në lokalin e fshatit Pirg. Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre.

    Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon” dhe më pas agravoi deri në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.

    14 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike teksa fillimisht mori ndihmë mjekësore në spital pasi kishte marrë lëndime në trup gjatë e konfrontimit, çfarë ka penguar deri tani marrjen në pyetje nga grupi hetimor.

    Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes. Banorë të fshatit Zvirinë dhe miq të familjes Xhejo, janë shprehur të tronditur nga krimi.

  • Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

    Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca në GJKKO për Ilir Metën

    Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

    Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe po drejtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Në përfaqësim të Prokurorisë së Posaçme është prokurori Alfred Shehu, i cili është në gatishmëri gjatë kësaj periudhe, pasi prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, nuk janë të pranishëm.

    Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, por ka dhënë pëlqimin që të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

    Mbetet për t’u parë nëse gjykata do të pranojë kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie. Seanca pritet të vazhdojë me argumentet e palëve.

  • Liderët botërorë zbresin në Romë për Konferencën mbi Rimëkëmbjen e Ukrainës. I pranishëm edhe  Rama

    Liderët botërorë zbresin në Romë për Konferencën mbi Rimëkëmbjen e Ukrainës. I pranishëm edhe Rama

    Në Romë do të mbahet Konferenca vjetore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, me Presidentin Volodymyr Zelenskyy midis udhëheqësve botërorë që marrin pjesë.
    I pranishëm në këtë Konferencë është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur pak më parë në kryeqytetin italian.
    Gjithashtu midis zyrtarëve të nivelit të lartë në eventin dy-ditor janë kryeministrja italian Giorgia Meloni, Donald Tusk, kryeministri polak Friedrich Merz, kancelari gjerman dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
    Kjo është konferenca e katërt për rindërtim e Ukrainës, që nga fillimi i luftës në vitin 2002. Zyrtarët do të diskutojnë se si të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi afatgjatë i Ukrainës.
    Më shumë se 90 vende dhe 80 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në këtë forum.