Tag: pranishëm

  • Ilir Meta, i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO. Avokati: Sot fillon përballja me regjimin

    Ilir Meta, i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO. Avokati: Sot fillon përballja me regjimin

    Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
    Ai është vetë i pranishëm në këtë seancë, siç paralajmëroi para se të hynte në ambientet e gjykatës avokati i tij, Kujtim Cakrani.
    “Sot fillon përballja me regjimin”, tha avokati për mediat e pranishme.
    Po sot, zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë ku shqyrtohet ankimimi i tij për masën e arrestit me burg.
    Në dosjen ndaj ish-presidentit Meta përfshihen edhe ish-bashkëshortja e tij dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.
    Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.
    SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

  • Zvarritet seanca për Beqajn, ish-ministri i pranishëm në Gjykatë por mungonin avokatët

    Zvarritet seanca për Beqajn, ish-ministri i pranishëm në Gjykatë por mungonin avokatët

    ilir beqaj

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”.
    Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.
    Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.
    Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”. 
    Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

  • Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

    Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

    Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të BE, mes të cilëve dhe diplomatin Gonzato.
    Të pranishëm në takim janë dhe ministrat Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni.
    Takimi vjen disa ditë pas dorëzimit të proges raportit të KE për Shqipërinë, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga ky takim.

  • Detaje nga seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, të pranishëm në gjyq Dumani dhe avokatët e palëve

    Detaje nga seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, të pranishëm në gjyq Dumani dhe avokatët e palëve

    Në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, ku pritet që gjykata të vendosë nëse do të kalojë apo jo dosja për gjykim.
    Të pranishëm në seancë janë avokatët e palëve si dhe prokurori i SPAK, Altin Dumani. Mësohet se prokurori Ols Dado nuk ndodhet në seancë pasi sipas informacioneve ndodhet me detyrë jashtë vendit.
    Kujtojmë se SPAK ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

  • Homazhet për Nanon/ Rama krah Ruçit, Kurtit dhe Ahmetit (FOTO)

    Homazhet për Nanon/ Rama krah Ruçit, Kurtit dhe Ahmetit (FOTO)

    Këtë të diel u zhvilluan homazhet në nder të ish-kryeministit Fatos Nano, që u nda nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare.
    Mesditën e sotme u krye edhe ceremonia në Pallatin e Kongreseve, që përfundoi me dërgimin e arkëmortit drejt banësës së fundit.
    Të pranishëm në homazhe ishin një sërë figurash politike, zyrtarë, emra të njohur të fushave të ndryshme, miq, e të njohur të Nanos.
    I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim të rastit.
    Gjatë homazheve, u vu re se Rama kishte vazhdimisht në krah socialistin Gramoz Ruçi, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si edhe kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

  • Kush ishin liderët që morën pjesë në ceremoninë e Fatos Nanos

    Kush ishin liderët që morën pjesë në ceremoninë e Fatos Nanos

    Ish kryeministri dhe lideri historik i PS Fatos Nano u përcoll sot për në banesën e fundiT. Ai do të prehet në varrezat e Sharrës, ndërsa ceremonia është kërkuar nga familjarët që të jetë private.
    Por në nder të ish kryeministrit Nano, 2 nëntori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa që prej orës 08:30 deri në 13:00 u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm ishin në sërë personalitetesh.
    Nga Maqedonia e Veriut i pranishëm ishte Ali Ahmeti, ndërsa nga Kosova kryeministri Albin Kurti.

    Pjesë e ceremonisë ishin edhe deputetë të PS, ministra trë kabinetit qeveritar, krytarja e Kushtetueses Holta Zaçaj dhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
    Të pranishëm kanë qenë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të ish kryeministrit Nano; ish presidentët Bamir Topi e Aleksandër Moisiu, ish kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe Arta Dade.
    Figura e Fatos Nanos u nderua edhe nga përfaqësuesit e opozitës. PD u përfaqësua nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. Të pranishëm ishin edhe Agron Duka, Fatmir Mediu, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi.
    Por “i pranishëm” ishte edhe Erion Veliaj. Edhe pse ai ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës, Veliaj dërgoi një kurorë me lule./vizionplus.tv

  • FOTOT/ Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    FOTOT/ Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.

    Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.
    “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
    “Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi.
     

    Top Channel

  • Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët. 
    Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste. 
    “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka. 
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu. 
    “Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi. 

  • Opozita i bashkohet homazheve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, të pranishëm Gjekmarkaj, Duka dhe Mediu

    Opozita i bashkohet homazheve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, të pranishëm Gjekmarkaj, Duka dhe Mediu

    Fatmir Mediu

    TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve vijojnë homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Përveç përfaqësuesve të mazhorancës, të pranishëm në ceremoni janë edhe figura të njohura të opozitës.
    Agron Gjekmarkaj, Agron Duka dhe Fatmir Mediu u përulën me respekt përpara arkëmortit të Nanos, duke shprehur nderimin e tyre për rolin dhe kontributin që ai pati në politikën shqiptare. Pas homazheve, përfaqësuesit e opozitës lanë edhe mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve, duke vlerësuar Fatos Nanon si një figurë me ndikim të madh në jetën politike të vendit dhe në konsolidimin e demokracisë shqiptare./ZËRI

  • Burgjet i japin leje Erion Veliajt, do jetë i pranishëm në seancë në Gjykatën Kushtetuese

    Burgjet i japin leje Erion Veliajt, do jetë i pranishëm në seancë në Gjykatën Kushtetuese

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të shoqërojë kryetarin e shkarkuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën e Kushtetuese.
    Kjo gjykatë, më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Veliajt në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë.
    Megjithatë Drejtoria e Burgjeve informon se në çdo rast do të duhej vullneti Veliajt për pjesëmarrjen apo jo në seancë .

    Te premten, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kërkesën e Veliajt, i cili ka kundërshtuar shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës nga qeveria./vizionplus.tv