Tag: pranimin

  • Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

    Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në vetëm 7,500, duke dhënë përparësi afrikanojugorëve të bardhë.
    Kjo është një ulje drastike krahasuar me shifrën 125,000 që ishte vendosur më parë nga ish-Presidenti Joe Biden. Në dokumentin zyrtar nuk jepet një arsye e detajuar për reduktimin, por theksohet se masa “është e justifikuar nga shqetësime humanitare ose është në interes kombëtar”.
    Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të janarit 2025, kur Trump pezulloi përkohësisht Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), duke argumentuar se kjo do t’i mundësonte autoriteteve të fokusoheshin tek siguria kombëtare dhe publike.

  • AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, nuk e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve

    AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, nuk e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve

    Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër në mëngjes, ku sipas axhendës ka disa çështje në rend të ditës të krakterit emërues administrativ. Sipas axhendës, nuk ka asnjë pikë diskutimi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një prokuror ka arrestuar avokatin që është palë në sallën e gjyqit.
    Kjo ngjarje ka shkaktuar një përplasje të madhe, sa që avokatët e Shqipërisë kanë venosur bojkotimin e proceseve deri në lirimin e kolegëve të tyre.
    Edhe pse proceset janë në bllokadë që nesër, duket KLGJ as nuk e ka vrarë shumë mëndjen, e kjo duket nga axhenda që publikohet nga njoftimi për media.
    Axhenda
    Shqyrtimi i projektvendimeve:
    1.1 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 594, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.2 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 595, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.3 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 596, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.4 Për transferimin e gjyqtares znj. {…} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
    1.5 Për transferimin e gjyqtarit z. {…}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
    1.6 Për transferimin e gjyqtares znj. {…}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
    1. Shqyrtimi i projektvendimeve:
    2.1 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.2 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {…};
    2.3 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.4 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.5 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.6 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.7 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.8 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, z. {…}.
    2.9 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {…}.
    2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për krijimin, funksionimin dhe procedurat e njësisë përgjegjëse për mbrojtjen e sinjalizuesve ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarëve”.
    3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e pozicioneve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 31.07.2025, të diplomuar në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar 2022-2025”. /tema/

  • Orban: Hungaria nuk është e detyruar të votojë pro për anëtarësimin e Kievit në BE

    Orban: Hungaria nuk është e detyruar të votojë pro për anëtarësimin e Kievit në BE

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban thotë se Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral që të mbështesë pranimin e Ukrainës në BE.
    “Me gjithë respektin e duhur, Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral për të mbështetur pranimin e Ukrainës në BE. Asnjë vend nuk ka përdorur kurrë shantazh për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk do të ndodhë as këtë herë. Traktati për Bashkimin Evropian nuk lë vend për paqartësi: pranimi vendoset nga shtetet anëtare, unanimisht”, deklaroi kryeministri hungarez.
    Më pas adreson akuza ndaj Zelenskyt:
    “Me sa duket, Presidenti Zelensky dëshiron të vendosë se çfarë është më e mira për hungarezët. Ai po përdor përsëri taktikën e tij të zakonshme të shantazhit moral për të ushtruar presion mbi vendet që të mbështesin përpjekjet e tij të luftës. Populli hungarez e ka marrë vendimin e tij. Ata e hodhën poshtë me shumicë dërrmuese pranimin e Ukrainës në BE në një referendum. Nëse duan ta ndryshojnë këtë, fushata mediatike që ai po zhvillon kundër Hungarisë ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të fituar miq”, përfundoi ai.

  • “Dialogu me Serbinë ka dështuar”, Rama: Kosova të kryejë detyrat për të hyrë në BE, ndryshe izolohet!

    “Dialogu me Serbinë ka dështuar”, Rama: Kosova të kryejë detyrat për të hyrë në BE, ndryshe izolohet!

    Marrëdhënia përherë dhe më e tensionuar mes Kosovës e Serbisë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës “Shqipëria, Horizonti i ri” tha se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i dështuar për shkak të formatit.
    Rama këshilloi udhëheqjen e Kosovës që të ndjekin rrugën e tyre, të pandikuar nga çfarë kërkon apo pranon Serbia, duke përmbushur kushtet për pranimin në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit nëse Prishtina zyrtare dështon të ndjekë hapa të tillë, atëherë vendi do të shkojë drejt izolimit.
    “Më trishton, të shoh që nuk ka aspak përparim në këtë drejtim. Unë kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i bindur, ka një rrugë shumë të qartë, Kosova nuk duhet të mendojë e të shohë Serbinë, por duhet të bëjë pjesën dhe detyrat e veta. Duhet t’i japë BE-së të gjitha atë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të kërkojë të ecë përpara. Kjo nuk ka të bëjë me përmbushjen apo pranimin e asaj që kërkon Serbia, ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE është një dështim i madh nga formati i gabuar. Vendi duhet të përmbushë kushtet që lidhen me vlerat, parimet dhe mënyrën e jetesës së BE. Nëse Kosova e bën këtë, është në interesin e saj më të mirë për të mos lidhur veten me Serbinë. Në të kundërt, do të vazhdojë ta izolojë veten gjithmonë e më shumë”, tha Rama.

  • Skandal në Kolorado/ Pronari i shtëpisë funerale abuzoi seksualisht me 191 kufoma

    Skandal në Kolorado/ Pronari i shtëpisë funerale abuzoi seksualisht me 191 kufoma

    Jon Hallford, pronari i shtëpisë funerale Return to Nature Funeral Home në Penrose, Colorado, ka tërhequr pranimin e fajësisë të premten pasi një gjykatës hodhi poshtë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, vendim ky i rrallë në rastin që prek abuzimin me 191 trupat njerëzore.

    Familjarët e personave trupat e të cilëve u gjetën të grumbulluara dhe të degraduara në ndërtesën funerale kërkojnë një dënim shtetëror më të gjatë se 20 vitet që ishte propozuar në marrëveshje.

    Në akuzat e paraqitura, Jon Hallford dhe gruaja e tij, Carie Hallford, akuzohen se për vite me radhë kanë udhëhequr një skemë mashtruese në shtëpinë funerale, duke marrë para për kremime – por duke ruajtur trupat ndërkohë që familjeve u jepej hiri fals nga betoni i thatë, shkruan CNN.

    Jon Hallford është tashmë duke vuajtur një dënim federal prej 20 vjetësh në gjyq për mashtrimin e lidhur me COVID-19.

    Gjykatësi shtetit Eric Bentley e refuzoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në këtë rast të abuzimit me kufomat, duke e konsideruar këtë refuzim një “veprim ekstrem”. Gjykatësi shpjegoi se marrëveshja parashikonte që dënimi shtetëror të ekzekutohej në të njëjtën kohë me atë federal, çka do të mundësonte që Hallford të dilte nga burgu shumë përpara se nëse dënimet do të ishin vendosur njëri pas tjetrit.

    Gjyqi me juri për Jon Hallford është caktuar për datën 9 shkurt, dhe pritet të zgjasë një muaj ose më shumë.

  • Pranoi fajësinë, Serbia për Popoviç: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë

    Pranoi fajësinë, Serbia për Popoviç: Vendimi nuk u mor me vullnetin e tij të lirë

    Igor Popoviç, zv.drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e pranoi nën presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë, marrëveshjen me prokurorët e Kosovës për të pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
    Kështu u shpreh ministria e drejtësisë në serbi të shtunën. “Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, tha Ministria serbe në deklaratë.
    Ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se Popoviç e pranoi fajësinë nën presion. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviçin me gjashtë muaj burgim, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.
    Popoviç arriti marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës për pranimin e fajësisë për nxitje dhe përhapje të urrejtje dhe mosdurimit mes grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik. Gjatë atij fjalimi, Popoviç, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Vetë Popoviç e pranoi të premten para gjykatësit disa herë se qëndron prapa marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe se marrëveshjen e kishte nënshkruar pa asnjë lloj presioni.