Tag: prania

  • Kur zogjtë ‘flasin’, pulëbardhat që sollën shpresë dhe emocion mbi oxhakun e Kapelës Sistine

    Kur zogjtë ‘flasin’, pulëbardhat që sollën shpresë dhe emocion mbi oxhakun e Kapelës Sistine

    Ky grup i vogël zogjsh u bë menjëherë i dallueshëm, duke nxitur reagime të ngrohta dhe britma gëzimi nga turma në Sheshin e Shën Pjetrit.

    Prania e tyre solli një ndjenjë çlodhjeje dhe emocioni në një moment serioz dhe solemn, duke i dhënë një prekje njerëzore dhe të natyrshme ngjarjes.
    Kjo nuk është hera e parë që një pulëbardhë tërheq vëmendjen në këtë skenë historike. Gjatë konklavës së vitit 2013, që zgjodhi Papa Françeskun, një pulëbardhë u ul në oxhak menjëherë pas shpërndarjes së tymit të zi, duke u bërë menjëherë një simbol shprese dhe një hit në mediat sociale. Shikuesit e quajtën me dashuri “Pulëbardha e Sistinës” dhe videoja e saj u shpërnda gjerësisht.

    Simbolika përtej rastësisë
    Por a mund të ketë një simbolikë më të thellë në këtë prani të përsëritur të pulëbardhave?
    Në shumë kultura, pulëbardhat përfaqësojnë lirinë, përshtatshmërinë dhe perspektivën. Aftësia e tyre për të jetuar mes tokës dhe detit, për të fluturuar mbi stuhitë dhe për të gjetur mbijetesë në kushte të vështira, i bën ato simbole të qëndrueshmërisë dhe të shpresës.
    Kur një familje zogjsh shfaqet në një moment kaq të ngarkuar shpirtërisht, është e vështirë të mos mendojmë për rolin e Kishës si mbrojtëse e familjes dhe fëmijëve. Është një kujtesë e qetë, por domethënëse, për vlerat thelbësore të bashkësisë dhe përkujdesjes.

    Un gabbiano ha vomitato un ratto sul tetto della Cappella Sistina per farlo mangiare al cucciolo.
    30 secondi dopo la fumata bianca. pic.twitter.com/cILVoNxi7h
    — Ultimora.net (@ultimoranet) May 8, 2025

    Kjo simbolikë merr edhe më shumë kuptim në dritën e zgjedhjes së Papa Leon XIV, ish-kardinalit Robert Prevost, i cili vjen nga Çikago – një qytet i njohur për afërsinë e tij me Liqenin Michigan dhe për popullatën e madhe të pulëbardhave. Një lidhje poetike, që ndoshta nuk është rastësi, por një kujtesë imagjinative për universalitetin e Kishës dhe lidhjet e saj me të gjitha kulturat dhe kontinentet.
    Megjithëse prania e pulëbardhave nuk ka ndonjë rëndësi zyrtare shpirtërore, është e pamundur të mos vlerësohet kjo ndërthurje e bukur mes natyrës dhe besimit – një rastësi e lumtur që na fton të reflekojmë.

    Top Channel

  • “Prania e tij e dobëson edhe më shumë partinë”/ Shpërthen ish-deputeti i PD-së Xhaferraj: Këta janë patronazhistë të…

    “Prania e tij e dobëson edhe më shumë partinë”/ Shpërthen ish-deputeti i PD-së Xhaferraj: Këta janë patronazhistë të…

    Ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, i ftuar në një intervistë televizive foli për situatën politike në vend, për zgjedhjet e 11 majit, dhe rezultatet paraprake të tyre. Xhaferraj, shpjegoi argumentet e tij politike pse Sali Berisha ka halle personale dhe se prania e tij në parti e dobëson edhe më shumë partinë.
    Madje sipas tij, partitë e reja do marrin më shumë vota djathtas sesa majtas, teksa Kodin Zgjedhor Berisha pranoi ta ndryshonte në favor të Ramës dhe vetes: Kryeministri mbante pushtetin dhe Berisha partinë me deputetët që donte.
    “I gjithë qëllimi i Berishës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por të dalë me një grup parlamentar të fortë brenda partisë për të mbrojtur interesin personal për përballjen me SPAK. Kodi Zgjedhor ndaj u bë, që Rama të fitonte zgjedhjet dhe Berisha të vendoste deputetët që donte. Më vjen keq ta them, por duhet thënë”, u shpreh ai.
    Ndërsa për rezultatin e paracaktuar Xhaferraj tha se: “Nëse i interesonte halli i PD-së do i thoshte të gjithë bashkëpunëtorëve të ngushtë apo këtyre meprobleme te SPAK, shkoni të gjithë te listat e hapura, siç bëri Rama me PS-në. Ose atyre që hedhin vallen sipas tij, që t’u thoshte shkoni atje në SPAK nëse keni problem e jo t’i thërresë për protestë para SPAK. Për fat të keq rezultati është i paracaktuar. Risia tjetër e kësaj fushate është se PD-ja kandidon pas tre dekadash kur ndodhi ndryshimi i madh për Shqipërinë si gjithë Europa, me një lider që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, dy vendet për të cilat bënte thirrje kur mori pushtetin për herë të parë. Ky është një paradoks”, tha Xhaferraj.

  • Prag sezoni/ Prania e lartë e mushkonjave, nis dezinfektimi në Shëngjin

    Prag sezoni/ Prania e lartë e mushkonjave, nis dezinfektimi në Shëngjin

    Në kuadër të përgatitje për sezonin turistik, në Lezhë ka nisur procesi i dezinfektimit dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e lartë e mushkonjave, me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

    Ky proces po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfshin trajtimin e të gjitha zonave të identifikuara si problematike.

    Shëngjini mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të afërsisë me zonën lagunore dhe pranisë së ndërtimeve me bodrume të mbushura me ujë, që krijojnë kushte ideale për zhvillimin e larvave të mushkonjave.

    Dezinfektimi në këtë zonë është veçanërisht i rëndësishëm për të siguruar një ambient të shëndetshëm për pushuesit dhe komunitetin vendas.

    Stylish GIF
  • Prania e lartë e mushkonjave, nis dezinfektimi në Shëngjin

    Prania e lartë e mushkonjave, nis dezinfektimi në Shëngjin

    Në kuadër të përgatitje për sezonin turistik, në Lezhë ka nisur procesi i dezinfektimit dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e lartë e mushkonjave, me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
    Ky proces po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfshin trajtimin e të gjitha zonave të identifikuara si problematike.

    Shëngjini mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të afërsisë me zonën lagunore dhe pranisë së ndërtimeve me bodrume të mbushura me ujë, që krijojnë kushte ideale për zhvillimin e larvave të mushkonjave.
    Dezinfektimi në këtë zonë është veçanërisht i rëndësishëm për të siguruar një ambient të shëndetshëm për pushuesit dhe komunitetin vendas.
    Klan News

  • Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik

    Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik

    Bota E Premte, 18 Prill 2025 13:20
    Marsi ka qenë dikur i banueshëm dhe tashmë kjo mbështetet në fakte. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Kalgarit në Kanada, të cilët analizuan të dhënat e dërguara nga sonda Curiosity e agjencisë hapësinore amerikane NASA, nga disa kampionë të marrë në kraterin Gale.
    Lajmi bëhet i ditur nga revista prestigjoze amerikane Science, që njofton këtë zbulim të rëndësishëm, që në kopertinë.

    Besohet që në këtë krater, dikur të ketë patur një liqen. Nga analizat disa-vjeçare të të dhënave, shkencëtarët arritën në përfundimin se në mars ka prani karbonatesh të ndryshëm, por ajo që është më e rëndësishmja është prania e sideritit apo karbonatit të hekurit që ka në brendësi, përmbajtje të lartë të sulfatit të magnesit.
    Sipas shkencëtarëve, prania e shtresave të karbonatit tregon se në atmosferën e Marsit dikur ka patur edhe dioksid karboni ashtu si në tokë. Shtresat e karbonatit janë krijuar si pasojë e proceseve kimike të përthithjes nga uji i liqenit të kraterit Gale të dioksidit të karbonit dhe avullimet e herëpasherëshme.
    Ky cikël i karbonit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e jetës ashtu si në tokë. Mendohet që Marsi të ketë qenë i banueshëm para 3.9 miliardë vitesh.