Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia.
Sipas një njoftimi zyrtar, AKU thotë se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin.
“AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.
Tag: prani
-

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia
-

Dyshohet se konsumoi kanabis në prani të të miturve, nën hetim 21-vjeçari në Sarandë
Një 21-vjeçar nga Saranda është vënë në fokus të Policisë pas dyshimeve se ka konsumuar lëndë narkotike të llojit kanabis në prani të dy të miturve.
Ngjarja është referuar për vlerësim në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Top Channel
-

PD bllokon procesin e votimit në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Sarandë, adoleshentët dhunojnë 3 persona në prani të policisë
Para disa ditësh emisioni”Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tri herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, me iniciale K.C. dhe A.B., pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika.
Prindërit e viktimës akuzuan autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se i riu me iniciale A.B., nuk është proceduar, ndërsa K.C., u la i lirë me detyrim paraqitje. Prokurorja Esmeralda Basho bëri “të intimiduarën” kur u pyet për masat.
Por skandaloz është fakti se grupi i adoleshentëve dhunues e ka kryer këtë akt në mënyrë të përsëritur. NMë 3 mars 2025 Rolandi Demçe dhunohet nga ky grup adoleshentësh bashkë me djalin e tij 13 vjeç me probleme në zemër dhe babain 71 vjeç. Dhuna ka ndodhur në prani të policisë Sarandë që ishte thirrur nga Rolandi për ndihmë. Në aktet e agresionit është përfshirë edhe një 33-vjeçar, Olsi Veliu.
Adoleshentët e dhunshëm sërish nuk janë ndaluar nga policia. Rasti është denoncuar dhe ka shkuar në Prokurori, por asnjë masë nuk është marrë. Rolandi nuk është thirrur asnjëherë, edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim në Prokurorinë e Sarandës.
-

Plagosën me thikë 17-vjeçarin, adoleshentët dhunojnë 3 persona në prani të policisë
Para disa ditësh emisioni”Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tri herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, me iniciale K.C. dhe A.B., pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika.Prindërit e viktimës akuzuan autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se i riu me iniciale A.B., nuk është proceduar, ndërsa K.C., u la i lirë me detyrim paraqitje. Prokurorja Esmeralda Basho bëri “të intimiduarën” kur u pyet për masat.
Por skandaloz është fakti se grupi i adoleshentëve dhunues e ka kryer këtë akt në mënyrë të përsëritur. NMë 3 mars 2025 Rolandi Demçe dhunohet nga ky grup adoleshentësh bashkë me djalin e tij 13 vjeç me probleme në zemër dhe babain 71 vjeç. Dhuna ka ndodhur në prani të policisë Sarandë që ishte thirrur nga Rolandi për ndihmë. Në aktet e agresionit është përfshirë edhe një 33-vjeçar, Olsi Veliu.Adoleshentët e dhunshëm sërish nuk janë ndaluar nga policia. Rasti është denoncuar dhe ka shkuar në Prokurori, por asnjë masë nuk është marrë. Rolandi nuk është thirrur asnjëherë, edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim në Prokurorinë e Sarandës. -

Mesazhi i Papa Françeskut në Pashkë: E gjithë jeta jonë mund të jetë një prani shprese!
Papa Françesku, në tekstin e predikimit të tij për Vigjiljen e Pashkëve, na fton që “të bëhemi lajmëtarë të shpresës, ndërtues të shpresës, ndërsa kaq shumë erëra vdekjeje ende fryjnë mbi ne”.
Për këtë arsye ai na fton në “fjalë”, “gjeste të vogla të përditshme”, “zgjedhje të frymëzuara nga Ungjilli”.
“E gjithë jeta jonë mund të jetë një prani shprese”.
Ne duam të jemi të tillë”, shkruan Papa në predikimin e lexuar nga kardinali Giovanni Battista Re, “për ata që janë dorëzuar ose kanë kurrizin të përkulur nën barrat e jetës”, “për të gjithë të varfërit dhe të shtypurit e Tokës; për gratë e poshtëruara dhe të vrara; për çdo fëmijë të palindur dhe për ata viktima të luftës, të gjithë viktimave, të palindurve, shpresa e Pashkëve!”, ishte ftesa e Françeskut.
-

SYRI TV/ Shuhet ikona e kinematografisë Margarita Xhepa/ Një jetë në skenë, rolet u bënë legjendë
Margarita Xhepa, ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë me mbi 150 role në skenë dhe 32 filma. Me një zë magjepsës dhe një prani të fuqishme, ajo mbeti simbol i gruas shqiptare në art, duke jetuar përjetësisht në veprat e saj.
Syri TV
Margarita Xhepa ishte një ikonë e pashuar e artit shqiptar, një prani e rrallë që e ktheu skenën në tempull ndjenjash dhe fjalën në magji. Me zërin e saj të ngrohtë e të thellë, me sytë që flisnin po aq sa fjalët, ajo mishëroi tragjiken dhe të bukurën me një mjeshtëri të rrallë. Nuk ishte thjesht aktore ishte një shenjtore e skenës, një udhëtare e kohës që mbarti brenda vetes emocionet e brezave të tërë.
Sot, arti shqiptar mban zi për këtë humbje të madhe. Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë, të skalitur në mbi shtatë dekada në teatër dhe kinematografi. Lindur më 2 prill 1932 në Lushnjë, ajo nisi rrugëtimin e saj artistik në vitin 1950 në Teatrin Popullor, një hap që do ta shndërronte në një nga zërat më të rëndësishëm të skenës shqiptare. Në teatër, Margarita Xhepa ishte një prani magjepsëse. Ajo u bë ‘Zonja Ana’ te ‘Ana Karenina’, një grua e fortë dhe e brishtë njëkohësisht, që sfidonte fatin me një dashuri të ndaluar. Ishte Teuta te ‘Epoka’ para gjyqit, një figurë epike e historisë sonë kombëtare, e denjë për lavdinë e një mbretëreshe të lashtë.
Po aq e paharrueshme mbetet si Desdemona te ‘Otello’, ku ndriçoi me butësinë dhe tragjizmin e saj, apo si Medea, ku me një fuqi të rrallë interpretuese e shndërroi mitin në realitet drithërues. Por Xhepa nuk ishte thjesht një aktore e roleve të mëdha dramatike. Ajo zotëronte një gamë të jashtëzakonshme interpretimi, duke mishëruar figura të ndryshme, nga heroinat romantike deri te gratë e zakonshme me shpirt të madh. Publiku e deshi sepse ajo nuk luante ajo jetonte çdo personazh, e bënte atë të prekshëm, të gjallë, të pavdekshëm.
Në kinematografi, Margarita Xhepa la një gjurmë të pashlyeshme. Ishte një nënë e fortë dhe e dhembshur në Brazdat dhe Kur hidheshin themelet, filma që shpalosnin sakrificat dhe dashurinë e thellë të gruas shqiptare. Te Gjeneral gramafoni, ajo solli një tjetër dimension të ndjenjës dhe përkushtimit. Me një thjeshtësi të magjishme dhe një forcë të heshtur, ajo u bë zëri i atyre grave që shpesh qëndrojnë në hije, por mbajnë mbi supe gjithë peshën e jetës. Në filmat Përrallë nga e kaluara dhe Apasionata, ajo solli një botë të brendshme të pasur, një thellësi psikologjike që pak aktorë e arrinin në atë kohë. Ishte e besueshme, e prekshme, e ndjerë.
Nuk kishte nevojë për fjalë të tepërta një shikim i saj thoshte gjithçka. Në vitin 2017, Margarita Xhepa u nderua me dekoratën Gjergj Kastrioti Skënderbeu për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare. Aktorja mbante edhe titujt “Artiste e popullit”, “Nderi i Kombit”, por nderimi më i madh ishte dashuria e publikut, duartrokitjet e zjarrta që e shoqëruan për gjithë jetën. Sot, kur ajo nuk është më, arti shqiptar ndihet më i zbrazët. Por një gjë është e sigurt: zëri i saj do të vijojë të kumbojë në teatrot dhe ekranet tona.
Ajo nuk iku ajo mbeti në rolet e saj, në kujtimet e brezave që u rritën me interpretimet e saj. Dhe sa herë që një aktore do të ngjitet në skenë me të njëjtin pasion dhe përkushtim, do të jetë një fije drite nga Margarita Xhepa që do ta ndriçojë atë. Homazhet në nder të aktores së madhe do të mbahen më 4 prill, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në hollin ne Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.