Tag: pranga

  • Vendosen në pranga dy trafikantë, ja si nisi operacioni në Morinë

    Vendosen në pranga dy trafikantë, ja si nisi operacioni në Morinë

    Shqiptarët e vënë në pranga, mësohet se janë në rradhën e personave që vijojnë trafikimin e armëve, mes Kosovës dhe Shqipërisë.
    Ata kanë udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës, por policia jonë, edhe pse ka nisur ndjekjen që në Morin të Kukësit nuk i ka lënë dy personat të vijojnë rrugën, por ka ndërhyrë në një pikë karburanti, në fakt, vend i njohur mes Lezhës dhe Fushë-Krujës duke i vënë në pranga. Për pasojë policia humbi mundësinë të vinte në pranga edhe persona të tjerë, të cilët kishin bërë porosinë e armëve, pasi dy transportuesit nuk ia arritën dot të hynin në Tiranë. Policia ka njoftuar dje se njëri nga të arrestuarit është person i njohur, jo vetëm në trafikun e armëve.
    Ai rezulton i dënuar me burg në Zvicër ndërsa nuk është bërë e mundur të mësohen emrat e blerësve. Armët, që u kapën në mjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarët e Kosovës u tha se ishin model belg dhe sipas të dhënave policore, dyshohet se do të shiteshin në vlerën e 10 mijë eurove. Brenda harkut kohor të një viti ky është operacioni i tretë ku u goditën trafikantë armësh nga Kosova në vendin tonë.
    TË DHËNAT E OPERACIONIT
    Siç u mësua pak çaste pas ndërhyrjes policore, dy shqiptarë të Kosovës u vunë në pranga për trafik armësh. Ndërhyrja e agjentëve të policisë ndodhi në një pikë karburanti në autostradën Milot-Fushë Krujë, pasi aty dy trafikantët ndaluan mjetin e tyre me targa të Kosovës, në të cilën dyshohej se fshiheshin armë. Policia e ndoqi makinën ngjyrë gri që prej momenteve që kaloi pikën kufitare të Morinit, pasi kishin marrë informacion se do të niseshin drejt Tiranës me qëllim trafikimin e armëve. Në të udhëtonin 2 persona, të cilët u arrestuan pasi në pjesën e përparme të makinës u gjetën 2 pistoleta.
    Trafikantët ishin munduar t’i fshehin mirë poshtë kofanos së makinës, por gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan. Bëhet fjalë për 2 pistoleta prodhim belg i viteve të fundit, me njërën prej tyre model i veçantë. Të dy pistoletat, sipas policisë, do të shiteshin në Tiranë me një çmim prej 10 mijë eurosh. 2 të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët.
    POLICIA PËR TRAFIKANTËT
    Me anë të një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se “janë vënë në pranga 2 shtetas kosovarë, të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro. Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, u arrestuan Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë”,-njoftoi policia.
    Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Policia nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në trafik armësh, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

  • Aksidenti i shumëfishtë në aksin “Fier-Vlorë”, vihet në pranga 54-vjeçari, procedohet një tjetër

    Aksidenti i shumëfishtë në aksin “Fier-Vlorë”, vihet në pranga 54-vjeçari, procedohet një tjetër

    Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë.
    Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.
    Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.
    Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës, përfundojnë në pranga 5 të rinjtë

    Dogjën një lokal në plazhin e Darzezës, përfundojnë në pranga 5 të rinjtë

    Policia ka identifikuar dhe ndaluar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
    Pas hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025, në pranga kanë përfunduar shtetasit:
    A. T., 23 vjeç
    -E. M., 20 vjeç
    A. S., 20 vjeç
    -E. L., 19 vjeç
    -D. L., 19 vjeç
    Ndërkohë, shtetasi A. R., 19 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.
    Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve dhe për të sqaruar motivet e zjarrvënies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
     
     

  • Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash/ Policia e Lushnjes vë në pranga 27 vjeçaren

    E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash/ Policia e Lushnjes vë në pranga 27 vjeçaren

    Në pranga të policisë së Lushnjes ra një e re 27 vjeçare e cila ishte e dënuar me një vit burgim. Akuza që rëndonte mbi të është ajo e ‘Falsifikimikt të monedhave’.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen dhe më pas ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasen R. M., 27 vjeçe, lindur në Vlorë dhe banuese në Lushnjë, e dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

    Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

    Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës si dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.
    Në një intervistë televizive, Shabani u shpreh se shumë politikanë të klasës së vjetër politike do të ikin me votë në 11 maj, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë në pranga.
    Endri Shabani theksoi se Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit.
    Intervista e plotë:
    Dy partitë e mëdha kanë bërë publike programet e tyre elektorale dhe premtimet për 11 majin, “Nisma Thurje” që ju drejtoni dhe “Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt. Çfarë ka në fokus të ofertës së saj për 11 maj?
    Shabani: E para është vota për të ndryshuar tre njerëz që e kanë sjellë vendin këtu, që janë përgjegjës që shumë prindër janë vetëm, të rinjtë kanë ikur jashtë. Pra, ndëshkim për klasën e vjetër politike që e ka marrë këtë vend peng. Ne na duhet të kalojmë disa reforma dhe ne kemi përgatitur 6 paketa, që garantojnë punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.
    Kjo fushatë elektorale ka ndarë edhe partitë në mbështetës të SPAK-ut dhe në kritika të tij. Ju si koalicion që e mbështesni SPAK-un, si e shihni rikthimin e ekspertëve amerikanë në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit?
    Shabani: Ka vite që tre kalorësit e tranzicionit politik, pra Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit. Një nga gënjeshtrat është që SPAK do ta shkrijmë, SPAK është vetëm, ndërkohë që ky është fundi i këtij cikli, disa do ikin me votë, disa me pranga.
    A besoni tek task-forca e ngritur nga SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? A besoni se klima gjatë fushatës elektorale do të jetë më e qetë?
    Shabani: Padyshim që po. Kemi çuar 5 dosje të tjera në SPAK. Është lajm i mirë që SPAK ka dalë në terren me këtë task-forcë, sepse ajo që ndodhi në 2021 është se grupet kriminale u përfshinë në zgjedhje. Duke qenë SPAK në terren, e pengon problemin në kohë, pa e lejuar që të thellohet.
    Në 2021 ju garuat, por nuk ia dolët që të fitoni asnjë mandat; pse mendoni se 11 maji do të jetë ndryshe?
    Shabani: Nuk është e njëjta Nismë Thurje e 2021. Ne garuam edhe në 2023 dhe u shumfishuam në mbështetje. Këtë radhë jemi organizuar më mirë. Dhe Shqipëria nuk është më Shqipëria e 2021.
    Sa janë synimet tuaja në 11 maj?
    Shabani: Ne nuk bëjmë llogari. Ajo që ne bëjmë është të shohim çfarë do ndodhi në 11 maj, për të parë çfarë do bëjmë pas 11 majit. Nëse do të shihet se klasa e vjetër politike është shkundur, që në parlament kanë hyrë të rinj, dhe klasës së vjetër i ka ardhur cikli, vetëm atëherë ne ja kemi dalë me misionin tonë.

  • Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    U desh 1 vit, por më në fund autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, që dyshohet se i mori jetën pronarit të një tabakinoje në Jeloso, Roberto Basso.
    Ky i fundit u gjet i vdekur më 5 Mars 2024 në banesën e tij. Ai jetonte vetëm. Në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë. Pra me shumë mundësi, Basso e njihte vrasësin dhe e kishte lënë të futej në banesë.
    Kjo e kishte shtuar misterin e autoriteteve dhe prej muajsh ishin përpjekur t’i gjenin zgjidhje.
    E kështu, më 24 Mars nga karabinierët e Venecias u vu në pranga 36-vjeçari L. Shehu. Prej vitesh ai jetonte me familjen në të njëjtin qytet me viktimën. Tashmë ndodhet në qeli dhe duhet të përballet me akuzën e vrasjes.
    Motivi i krimit sipas hetuesve ka qenë një grabitje e shkuar keq. Mendohet se Shehu ka shkuar në shtëpinë e viktimës për t’i vjedhur paratë. Por atje është kapur në befasi nga pronari i saj. Për këtë arsye, ai ka reaguar duke e goditur Basso-n me një objekt të mprehtë.
    Hetuesve iu deshën të këqyrnin me dhjetëra kamera sigurie për t’u siguruar për prezencën e shqiptarit në zonë dhe madje zbuluan disa gjurmë të ADN-së së tij në skenën e krimit. Po ashtu është përgjuar duke i kërkuar të shoqes që të konfirmojë një alibi për të natën e krimit.
    Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari gjatë kohës që është marrë në pyetje në gjykatë, ka qëndruar në heshtje.