Tag: prague

  • 45-minutat e para: Arsenali mjaftohet me penalltinë dhe rekordin e Saka, “paqe” në Napoli-Eintracht (video)

    45-minutat e para: Arsenali mjaftohet me penalltinë dhe rekordin e Saka, “paqe” në Napoli-Eintracht (video)

    4 Nëntor 2025

    19:35

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Fortuna Arena” në Prague, Arsenal është duke udhëhequr 0-1 në transfertë ndaj Slavia Prague.
    Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel. Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League.
    SHIKGOLIN
    Në sfidën tjetër, në “Diego Armando Maradona”, pjesa e parë mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit u mbyll në barazim pa gola, ku munguan rastet për të dy ekipet.

  • Pse Slavia Prague u gjunjëzua para tifozëve të saj, mbas humbjes 3-0 ndaj Interit në Champions

    Pse Slavia Prague u gjunjëzua para tifozëve të saj, mbas humbjes 3-0 ndaj Interit në Champions

    1 Tetor 2025

    11:05

    Alfred Lleshi

    Slavia Prague u mund qartë nga Interi në “San Siro”, por pas ndeshjes lojtarët e saj bënë një gjest që tërhoqi vëmendjen. Ata u afruan te linja e portës dhe u gjunjëzuan, duke drejtuar shikimin nga tifozët çekë (rreth 3.000 ishin në Milano). Ky gjest nuk ishte shenjë dorëzimi, por një mënyrë për të shprehur keqardhje dhe falënderim ndaj mbështetjes së tifozëve, edhe pse rezultati ishte zhgënjyes.
    Ndeshja ishte e vështirë dhe performanca e Slavia Prague u dëmtua nga gabime të shumta, duke e bërë detyrën thuajse të pamundur. Portieri Stanek bëri një gabim të pabesueshëm në pjesën e parë, duke i dhuruar një asist Lautaro Martínez për golin e avantazhit. Ky gabim reflekton pasigurinë e skuadrës çeke.
    Rezultati 3-0 ishte pasqyrë e forcës së Interit dhe e kufizimeve të ekipit mysafir, duke nxjerrë në pah lidhjet e dobëta dhe gabimet e rëndësishme që ndikuan në humbjen e thellë.