Tag: pragën

  • Aventurë e re për mesfushorin kuqezi, Laçi zyrtarisht i Rizespor

    Aventurë e re për mesfushorin kuqezi, Laçi zyrtarisht i Rizespor

    Nga Sparta e Pragës te Rizespor në elitën e futbolit turk. Qazim Laçi mesfushori kuqezi firmos për tre vite me klubin e ri. Reagon dhe Sparta e Pargës: “Faleminderit për të gjitha momentet e mrekullueshme Qazi”

    Njoftimi i Rizespor:

    Qazim Laçi i bashkohet Çaykur Rizespor

    Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi.

    Pas arritjes së një marrëveshjeje me Sparta Pragën, një ekip çek i Chance Liga, mesfushori me përvojë Laçi ka mbërritur në Turqi. Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.

    Laçi, i cili luajti edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, luajti në 50 ndeshje për Sparta Pragën sezonin e kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke.

    Ne e mirëpresim nënshkrimin tonë të ri, Qazim Laçin, dhe i urojmë suksese.

    Ka reaguar përmes një postimi edhe ish skuadra e tij Sparta Pragë. Në ‘X’, klubi çek shkruan: Lamtumirë Qazim Laçi. Mesfushori shqiptar transferohet te klubi turk Caykur Rizespor.

    Faleminderit për të gjitha momentet e mrekullueshme, Qazi! Fat të mbarë me angazhimin tënd të ardhshëm.

    Vazhdo leximin

  • Pritet vetëm zyrtarizimi, Qazim Laçi lë Pragën dhe kalon në Superligën turke

    Pritet vetëm zyrtarizimi, Qazim Laçi lë Pragën dhe kalon në Superligën turke

    Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi është shumë pranë zyrtarizimit te Rizespor në Superligën e Turqisë. 29-vjeçari pritet të largohet nga Çekia pas dy vitesh dhe të vijojë karrierën në Turqi.
    “TakaGazete” në Turqi bën me dije se Rizespor ka një akord me Laçin dhe i ka paraqitur ofertën zyrtare edhe Spartës së Pragës, që duket se ka pranuar. Me vlerë 4 milionë euro në treg, Laçi e ka vendosur të ardhmen.
    29-vjeçari luan për Sparta Pragën që nga viti 2023. Ai luajti 50 ndeshje me Spartën sezonin e kaluar, duke kontribuar me katër gola dhe shtatë asiste. Laçi madje luajti edhe në Champions League. Mesfushori ka luajtur më parë për Ajaccio dhe Olympiacos. Laçi ka luajtur 40 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar katër gola.