Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, zbuloi parashikimin e yjeve për javën në vijim.
Nën ndikimin e Hënës së re në shenjën e Binjakëve, kjo javë hap dyer për fillime të reja, mundësi të papritura dhe ndryshime që prekin thellë jetën emocionale, financiare dhe profesionale.
Gjithashtu sipas astrologes kjo është një kohë ideale për të reflektuar, komunikuar dhe për të marrë vendime të zgjuara. Nëse jeni kuriozë për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj, ju ftoj të lexoni parashikimin e mëposhtëm:
“Kalojmë në një javë e cila do të jetë shumë pozitive. Mërkuri bën disa aspekte shumë pozitive me planetët e ngadaltë, që na krijon mundësinë që të kemi biseda, kontakte, të marrim lajme të mira dhe të zgjidhim mes bisedave dhe kontakteve çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë. Të bëjmë marrëveshje financiare dhe profesionale, do të kemi mundësinë që të gjykojmë e arsyetojmë drejt. Por, gjithashtu do të kemi dhe intuitën për të gjetur zgjidhjet e duhura, për fushat e jetës. Përveç kësaj, kemi dhe një Hënë të re në datën 27, në shenjën e Binjakëve, e cila do të nxjerrë informacionet dhe këshillat e duhura nga njerëz kompetentë, që do të na ndihmojnë në realizimin e të gjitha gjërave. Madje, këto fillime të reja do të bëhen mbi korrigjimet e situatës ekzistuese ose të një fillimi totalisht të ri, i cili kërkon disiplinë, punë dhe sakrifica. Ky fillim i ri nuk është pozitiv në kuptimin që vjen diçka e gatshme, duhet të ketë disiplinë për të korrur sukses. Do të jetë një fillim i ri dhe për artistët, të cilët mund të bëjnë realitet shumë ëndrra të tyre. Gjatë gjithë javës, por edhe gjatë gjithë muajit në vijim, duke filluar nga data 27, dilni, komunikoni dhe takoni njerëz,” tha astrologia.
Dashi – Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Kaloni nga e diela në një fazë të re jete, ku përgjegjësia do të jetë më e madhe. Vendimet që do të merrni duhet të jenë pak më të qarta, të kthjellëta dhe më realiste. Kjo do t’ju ndihmojë shumë në jetën tuaj. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë fazë të jetës, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjatë periudhës që vijon, nga kjo javë dhe për gati një muaj, do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, do të keni vizita, takime dhe biseda. Kërkohet nga ju një organizim sa më i mirë i jetës dhe përditshmërisë. Do të keni gjithë barrën e përgjegjësisë, prandaj nuk duhet të reagoni në mënyrë impulsive. Do të keni kontakte të rëndësishme me njerëz që do t’ju japin idetë dhe këshillat që ju nevojiten. Lajme pozitive do të dëgjoni këtë javë. Nuk do të mungojnë as udhëtimet, të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm.
Demi – Duhet të fokusoheni te sfera financiare në periudhën që vijon, do të keni mundësinë që të keni mbështetjen e duhur. Paralelisht, duhet të fokusoheni mirë, pasi do të keni një përfitim. Duhet të jeni shumë vigjilentë për të kapur shansin që do t’ju japë një shtytje dhe një përfitim financiar, të cilin e keni shumë të rëndësishëm këtë periudhë. Paralelisht, shumë e rëndësishme do të jetë dhe jeta emocionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë tuaj të brendshme. Do të keni biseda me njerëz të rëndësishëm, fjala e të cilëve ka ndikim te ju. Disa nga përfitimet financiare mund të vijnë edhe nga shfrytëzimi i pronës.
Binjakët – Një fazë e re fillon për ju. Nga e diela dhe deri në datën 25 do të ndjeheni të çliruar dhe nga ndikimi i Saturnit. Jeni në një fazë që tashmë e kuptoni se çfarë ka ngelur në jetën tuaj, çfarë keni humbur. Tashmë është periudha kur do të bëni gjëra më të mira. Përfitoni, veçanërisht ju të lindurit në pesë ditët e fundit të shenjës, gjatë gjithë periudhës dhe deri në fillim të qershorit. Jeni në një fazë rinovimi, që mund të ketë të bëjë me psikologjinë. Mendoni, zhvilloni intuitën dhe gjeni zgjidhjet që duhen për këto fillime të reja, që do të ndikojnë pozitivisht.
Gaforrja – Është një periudhë ku duhet të veproni pak më shumë në intimitet. Të mbani gjërat për veten tuaj, të gjeni kohën që të çlodheni, të bëni hapa për planet tuaja të mëtejshme që do të jenë pas datës 20 qershor. Do të jenë shumë të mira dhe shumë pozitive. Në këtë periudhë, fokusohuni në jetën intime, në bisedat me më të afërmit, prindërit, ku do të gjeni mbështetjen reale. Paralelisht, do të keni shanse për jetën tuaj personale, sidomos ju që jeni beqarë dhe në kërkim të një dashurie. Gjithashtu, çështjet lidhur me fëmijët do të gjejnë zgjidhje gjatë kësaj periudhe.
Luani – Një periudhë pozitive, një periudhë ku do të ndjeheni shumë entuziastë. Duhet të përqendroheni kryesisht te jeta juaj sociale, bëni kontakte dhe merrni pjesë në evente që ju ftojnë, pasi do t’ju ndihmojnë në finalizimin e planeve që keni për karrierën dhe të ardhmen. Do të merrni këshilla nga njerëz kompetentë. Disa prej jush do të merrni në dorë frerët e marrëdhënieve tuaja, mund të kurorëzoni me martesë një lidhje tuajën. Mund të vendosni në baza më të forta marrëdhëniet profesionale.
Virgjëresha – Zhvillime pozitive ju presin në karrierë. Pikërisht atje do të keni një ngritje në detyrë. Mund të keni rinovimin e punës. Për ju që keni punuar fort, mund të keni edhe një rritje në detyrë. Organizoni deri në detaje përditshmërinë, sepse keni aftësinë që ta bëni. Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe do të gjeni përgjigje për zgjidhje të rëndësishme për ato që ju sfidojnë.
Peshorja – Jeni më të ndikuar në aspektin pozitiv në lidhje me Hënën e re, që zhvillohet në shenjën e Binjakëve. Zhvillimet pozitive favorizojnë planet tuaja për të ardhmen. Prandaj, duhet të gjeni mënyrën për t’u çliruar nga pengesat e së kaluarës. Do të keni mundësi që të gjeni ndihmën dhe mbështetjen nga familja ose nga njerëz me të cilët ndani përditshmërinë. Njëkohësisht, do të keni mjaft zhvillime pozitive në lidhje me jetën profesionale dhe me fëmijët. Keni hyrë në një fazë të re, ku marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në fokus të vëmendjes tuaj për vitet e ardhshme. Do të haseni me sfida, por do të firmosni një herë e mirë për fatin tuaj.
Akrepi – Sfera financiare do të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos ajo aferë që ka të bëjë me të tjerët dhe me bashkëpunëtorët. Gjithashtu, lidhet me investimet dhe planet më të mëdha që do t’ju ndryshojnë përditshmërinë. Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë që të gjitha këto t’i vini në rrugën e tyre, që do të sjellë mjaft ndryshime. Fokusohuni në një organizim sa më të mirë të përditshmërisë dhe punës. Ndoshta një trashëgimi, pronë apo çështje familjare kanë për të marrë zgjidhje dhe do të keni përfitime.
Shigjetari – Një periudhë shumë pozitive, e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Hëna e re në shenjën e Binjakëve. Nga zhvillimet e javës që vjen, por edhe gjatë gjithë periudhës, do të keni shanse unike në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Këto mund të jenë marrëdhënie në jetën erotike, ku duhet thënë se gjërat po ecin mbarë në këtë drejtim, por veçanërisht do të keni edhe takime shumë të rëndësishme që lidhen me dashurinë. Për një investim që doni të bëni, jeni shumë të ndikuar pozitivisht, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Udhëtime dhe festa për evente sociale do të keni këtë javë, prandaj shfrytëzojini.
Bricjapi – Më të ndikuar nga zhvillimet në vazhdimësi, flas jo vetëm për këtë periudhë, por edhe në përgjithësi, do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës, ku do të merrni vendime në lidhje me karrierën, familjen dhe punën. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në të gjitha këto iniciativa që ndërmerrni. Kini kujdes më tepër në punën dhe organizimin e saj. Njëkohësisht, mos lini pas shëndetin dhe kujdesuni për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Do të keni edhe ndryshime në punë, të cilat do të jenë të lidhura me përditshmërinë.
Ujori – Do të jetë një periudhë shumë pozitive, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku jeni në një fazë ndryshimi rrënjësor. Do të hasni disa pengesa dhe vështirësi. Megjithatë, kjo javë ju jep një energji pozitive. Hëna e re që zhvillohet në shenjën e Binjakëve është erotike, krijuese. Do të merrni lajme pozitive nga të dashurit dhe fëmijët tuaj, do të keni takime dhe kontakte që do të ndikojnë pozitivisht në lidhje me një investim. Do të keni përfitime financiare dhe do të bëni udhëtime me të dashurit tuaj.
Peshqit – Keni shumë aspekte pozitive në jetën profesionale dhe atë personale apo familjare. Më në fund u çliruat nga zhgënjimet, pengesat dhe sfidat. Tani do të keni një rinovim të brendshëm dhe një ndryshim të përkohshëm të vendbanimit. Mund të bëni një transferim. Njëkohësisht, do të keni edhe përfitime financiare si rezultat i një organizimi që do të bëni. Në sferën financiare, vazhdoni që të jeni parashikues, të organizuar dhe kujdes, ju që keni ashendentin Peshk, sepse zhvillimet dhe vendimet që do të merrni tani në sferën financiare dhe gjatë gjithë periudhës në vijim, vendosin se si do të jenë financat tuaja në vazhdimësi për disa vite. Mos bëni gabime. Do të keni disa bashkëpunime pozitive financiare.
Tag: pozitive
-

Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat
-

Horoskopi 7 maj 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi
Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të jetë plot me propozime interesante. Është koha për të marrë vendime të rëndësishme, edhe nëse ato përfshijnë ndryshime.
DemiDielli në shenjën tuaj ju jep një shtysë shtesë. Është një qiell i bukur, dhe ke qenë i mirë në mbrojtjen e pronës tënde. Kohët e fundit, dikush i dashuruar është përpjekur të sulmojë historinë tënde, ose ti vetë ke pasur dyshime, të cilat dolën në pah veçanërisht në mars. Tani gjithçka është shumë e qartë, mendo dhe reflekto mbi atë që të bën të ndihesh mirë.
Binjakët
Jupiteri është gati të kthehet në favor. Mund të ngurroni të shprehni mendimin tuaj në një grup. Mund të kesh frikë se idetë e tua do të refuzohen ose se do të thuash gjënë e gabuar. Kontributi juaj është thelbësor dhe njerëzit duhet të dëgjojnë mendimet tuaja.
Gaforrja
Rritja e dukshmërisë mund të nënkuptojë rritje të cenueshmërisë. Është rreziku që merr përsipër kur ndan dhuratat e tua me botën. Mos lejo që pak kontroll të të pengojë të përdorësh zërin tënd. Duhet të dalësh në publik dhe të ndash idetë e tua nëse do që të tjerët të shohin se çfarë mund të bësh.
Luani
Mund të ndihesh i shqetësuar për arsimimin ose përvojën tënde. Pasiguria mund ta bëjë të vështirë t’i mbash një qiri një personi me përvojë. Mund të vuani nga sindroma e mashtruesit. Me shumë mundësi je shumë më i zgjuar nga sa mendon. Vlerësoni me ndershmëri aftësitë tuaja.
Virgjëresha
Ndoshta i keni vënë re shikimet admiruese që keni marrë. Pasioni juaj është shumë i madh dhe mund ta kaloni këtë mbrëmje me dikë të veçantë. Përmbushni fantazitë tuaja romantike.
Peshorja
Të përfshihesh në një rrëfim negativ rreth marrëdhënieve mund të jetë dobësuese. Mund ta gjeni veten duke menduar për skenarët më të këqij. Çdo gjë mbi të cilën përqendroni vëmendjen tuaj rritet, kështu që pse të ndaleni te gjërat negative?
Akrepi
Hëna e favorshme do të përfaqësojë një moment të mirë për t’u përballur me javën dhe për t’u rikuperuar nga një fazë disi nervoze e shkaktuar nga disa kundërshtime planetare. Gjatë fundjavës pati edhe disa tensione në familje që gjeneruan trishtim, megjithatë yjet ju ftojnë të shkoni më tej dhe të shikoni të ardhmen me sy të rinj.
Shigjetari
Një periudhë rinisjeje dhe ambiciesh të ripërtërira. Qëndrueshmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë e fundit dhe të shikoni të ardhmen me optimizëm. Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë.
Bricjapi
Dita është e favorshme për të bërë kërkesa ose projekte. Në dashuri, përpiquni të sqaroni çdo keqkuptim me partnerin/en tuaj. Dielli në shenjën tuaj ju jep një shtysë. Është një qiell i bukur, dhe ke qenë i mirë në mbrojtjen e pronës tënde.
Ujori
Hëna në opozitë mund të shkaktojë lodhje, por nuk do të pengojë planet tuaja. Dëgjojeni trupin tuaj dhe jepini vetes momente pushimi. Në dashuri, ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund ta forcojnë lidhjen.
Peshqit
Dita është tashmë pozitive me shpresa të reja, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Nga 12 maji, idetë do të jenë më të qarta, duke favorizuar marrëveshjet dhe vendimet e rëndësishme./vizionplus.tv -

Parashikimi i horoskopit 3 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Ky është momenti për të kuptuar se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi, ndaj nëse nuk e dini ende, mos bëni lëvizje të nxituara. Sfera financiare mund t’iu shkaktojë probleme.
Demi
Saturni do i ngadalësojë projektet në çift dhe vonesat do të jenë të pashmangshme. Në dashuri do të keni mundësi që të nisni një histori të re. Bëni kujdes edhe me rikuperimin e dashurive të kaluara.
Binjakët
Me ndikimin e kundërt të Hënës, do të bënit mirë që të prisni deri në 11 maj, për të marrë vendime në dashuri. Në këtë periudhë këshillohet që të rrini të qetë dhe të shmangni debatet.
Gaforrja
Ky është një moment mjaft pozitiv, ku dashuria do të jetë e favorizuar. Venusi do të ndikojë pozitivisht. Do të keni në mendje ide të reja dhe ndryshimet do të rezultojnë të frytshme.
Luani
Gjatë kësaj dite duhet të bëni kujdes. Në dashuri, historitë e lindura prej pak kohësh, do të ecin qetësisht. Megjithatë dikush mund të jetë kundër jush dhe nuk do ju kuptojë.
Virgjëresha
Me ndikimin e Hënës në shenjë, do të keni mundësi që të kaloni një ditë të qetë. Bëni kujdes me distancat fizikë, pasi mund të hasni në probleme. Në punë, do të ndiheni tejet të stresuar.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë mjaft pozitive. Gjërat do të ecin më së miri. Në dashuri, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë emocione të bukura.
Akrepi
Kjo është një periudhe mjaft pozitive, veç bëni kujdes me nervozizmin. Në dashuri, mund të hasni në vonesa. Puna do të ecë përgjithësisht mirë, por përmirësime do të ketë pas pak ditësh.
Shigjetari
Yjet do të jenë mjaft të favorshme, por jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi. Në familje, mund të përballeni me situata që kërkojnë zgjidhje. Në punë, duhet të bëni disa ndryshime në raport me kolegët.
Bricjapi
Duhet të mundoheni që të zgjidhni të gjithë problemet me të cilat jeni përballur këtë periudhë në dashuri. Ndërsa në punë do të ketë ndryshime dhe zhvillime pozitive
Ujori
Dita e sotme do të jetë përgjithësisht pozitive. Në dashuri, mund të ndiheni disi të përhumbur. Ndërsa sa i takon punës do të ketë tensione, për shkak se dëshironi me ngulm të përfundoni projektin
Peshqit
Jeni në një fazë të ndjeshme rikuperimi. Në dashuri mund të përballeni me probleme dhe nervozizëm. Puna do të jetë në përmirësim dhe problemet e hasura së fundmi do të gjejnë zgjidhje. -

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Prill 2025
Dashi
Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e duhur. Një ditë me takime për beqarët, ju do të jeni interesantë dhe intrigues dhe do të bëni shumë pushtime!
Puna: Në punë, merrni situatat me qetësi dhe luani gjithçka me inteligjencë. Vetëm atëherë do të keni sukses në qëllimin tuaj.
Demi
Dashuria: Kjo ditë do të jetë plot me lajme dhe yjet janë të gatshëm t’ju japin mbështetje në dashuri. Situata pozitive në fushën sentimentale. Beqarët do të duhet të lëvizin me mençuri, por ata do të kenë yjet e vetëkënaqur dhe të përgatitur mirë për të dëgjuar dëshirat e tyre.
Puna: Mos u dorëzoni, veçanërisht nëse një angazhim profesional duhet të jetë më kompleks se zakonisht.
Binjakët
Dashuria: Dita është nën kontroll, sot të gjitha raportet do të jenë kryesisht pozitive, dhe disa do të jenë gjithashtu të shkëlqyera. Koha e mrekullueshme për të falur dashuri falë Hënës në shenjë. Beqarët do të duhet të përfshihen në njohje të reja në qoftë se ata duan të gjejnë dashurinë.
Puna: Një ditë e komplikuar në punë sot, megjithatë ju do të vazhdoni t’i jepni vetes kurajo për të arritur qëllimet tuaja.
Gaforrja
Dashuria: Pas një periudhe pozitive, pak pakënaqësi kthehet, kryesisht për shkak të lodhjes dhe stresit. Jini të durueshëm dhe tregoni pasionet tuaja për të tërhequr vëmendjen. Beqarët do të duhet të përpiqen për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër!
Puna: Deri tani ju keni qenë të palodhur, por puna është grumbulluar dhe ju nuk mund ta hiqni atë. Merrni një pushim!
Luani
Dashuria: Ditë e shkëlqyer në të cilën mund të përqendroheni në përpjekje për të zgjidhur ndonjë problem, veçanërisht në një nivel sentimental. Beqarët do të jenë të vëmendshëm dhe të hapur me njohjet e reja që kanë ngjallur interesin, por edhe pasionin.
Puna: Në punë, periudha premton të jetë pozitive, por kujdesuni për detajet e ndonjë biznesi që keni lënë të hapur.
Virgjëresha
Dashuria: Periudha nuk është aspak e vështirë dhe ju do të jeni shumë të mirë për të gjetur zgjidhje fituese në dashuri, falë Hënës që shpall zgjidhje të reja edhe për ata që janë në krizë. Dita për të jetuar në harmoni për beqarët, ndoshta me njerëzit më të shtrenjtë.
Puna: Në punë çdo gjë do të shkojë pa probleme, shmangni çdo diskutim në mënyrë që të mos humbisni prioritetet e projekteve tuaja.
Peshorja
Dashuria: Një ditë pozitive për dashurinë, përfitoni nga impulset më instinktive dhe do të shihni se ato do të zbulojnë gjithë pasionin që keni! Beqarët mund të bëjnë njohje të reja, ju mund të zbuloni dhe të mësoni kufij të rinj të kënaqësisë!
Puna: Venusi sugjeron shtigje të reja për të ndjekur dhe strategji të reja për të vënë në vend, kështu që përpiquni të dëgjoni intuitën tuaj.
Akrepi
Dashuria: Sot ju nuk doni të bëni asgjë në veçanti, jeni dembel dhe nuk jeni të prirur për të kënaqur madje edhe nevojat e partnerit tuaj. Ji më i dobishëm nëse nuk dëshiron të tingëllosh i vrazhdë! Beqarët do të duhet të bëjnë një lëvizje dhe të kthehen në lojë për të bërë njohje të reja.
Puna: Nëse ju mendoni se duhet të ndaleni, përpiquni të bëni më pak angazhime dhe të lini punën e panevojshme te të tjerët.
Shigjetari
Dashuria: Nuk do jeni në gjendjen tuaj më të mirë sot, dhe sfera sentimentare do të ndikohet gjithashtu, por edhe miqësia do të japë disa surpriza të këqija. Për të zbutur gjendjen, bëni mirë të përshtateni me rrethanat. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin vendime.
Puna: Dita diskrete, jini të kujdesshëm me investimet dhe mbi të gjitha shmangni lehtësinë e panevojshme.
Bricjapi
Dashuria: Një ditë e rëndësishme, por ju duhet të jeni në gjendje të përfitoni nga momenti duke u përpjekur të vendosni gjërat që ju interesojnë më së shumti në lojë. Të tilla si të dashurit tuaj! Beqarët do të duhet të lejojnë që ndjenjat e tyre të vendosin për ta, pa sygjerime nga të tjerët.
Puna: Kini kujdes nga disa vështirësi që mund të ndodhin, mund të keni vështirësi të dilni nga ato.
Ujori
Dashuria: Do jetë një ditë e qetë në shumë fusha të jetës suaj. Periudha në tërësi është e mirë, madje në dashuri ju do përjeroni moment të bukura. Sot beqarët do të kenë shumë mundësi për të gjetur një shpirt binjak dhe për të krijuar një kuptim të përsosur!
Puna: Vendosni në punë vullnetin tuaj të mirë, përndryshe nuk do të keni rezultate.
Peshqit
Dashuria: Horoskopi i sotëm shpall një ditë të shënuar me një fillim të shkëlqyeshëm. Merrni këtë periudhë të bukur dashurie si një shije të momenteve të ardhshme. Zemrat e vetmuara do të kenë disa keqardhje, por më mirë t’i përkushtoheni situatave të reja dhe të pazakonta.
Puna: Sot ju keni një avantazh të madh, atë të njohjes paraprakisht të gjërave që ju presin në ambjentin e punës. -

Këto shenja Horoskopi do t’i japin lamtumirën problemeve
Sipas astrologëve tre shenja të horoskopit do të kenë zhvillime pozitive në jetën e tyre gjatë ditëve bë vijim. Bëhet fjalë për shenjën e demit, peshoren dhe ujorin.
Demi
Nuk ndalesh, nuk zhgënjehesh dhe, më e rëndësishmja, nuk dorëzohesh. Ju investoni kohë, energji dhe madje edhe idetë tuaja më kreative në çdo përpjekje. Me Hënën duke formuar një treshe dinamike me Marsin, ju ndiheni sikur jeni në pragun e një ndryshimi pozitiv (dhe nuk e keni gabim).Ky moment astrologjik siguron që përkushtimi juaj të mos kalojë pa u vënë re dhe, më e rëndësishmja, të shpërblehet. Njerëzit përreth jush e njohin jo vetëm punën tuaj të palodhur, por edhe stabilitetin tuaj.
Peshorja
Keni kaluar vite duke punuar në mënyrë metodike, me saktësi dhe përkushtim. Shumë herë mund të keni pyetur veten nëse dikush e ka vënë re ndonjëherë se sa shumë jeni përpjekur për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.
Kjo periudhë sjell me vete energji pozitive dhe zhvillime që nuk ndalen këtu. Përkundrazi, ato shërbejnë si trampolinë për më shumë mundësi dhe suksese në të ardhmen e afërt.
Ujori
Ju keni një dashamirësi të natyrshme që ndonjëherë lë hapësirë për shfrytëzim. Por këtë herë, energjia e Marsit ju jep kurajë për të vendosur kufij dhe për të kërkuar respekt.
Rezultati? Ju merrni pikërisht atë që dëshironi dhe më shumë. Nuk është thjesht njohja e përpjekjes suaj, por dëshmi se vlerësimi i vetes është hapi i parë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. -

Kualifikim drithërues, Luis Enrique: Të shohim anët pozitive, do të luftojmë deri në fund
Luis Enrique, trajneri i PSG-së, foli për “Canal+” pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes së mbrëmshme ndaj Aston Villa: “Gjithmonë është e vështirë të kualifikohesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Kjo është hera e dytë radhazi për ne. Ndeshja ishte shumë e vështirë, e nisëm në mënyrën më të mirë, por pastaj patëm disa vështirësi. Në pjesën e parë kishim shumë besim, gjë që është pozitive.
Duhet të përmirësohemi shumë dhe ta ndihmojmë skuadrën të bëjë edhe më mirë. Duhet të jemi të lumtur, gjithsesi. Dua të falënderoj tifozët, që janë gjithmonë me ne. Është një moment shumë i bukur për PSG.
Nuk duhet të jemi kurrë shumë të sigurt, sepse një ndeshje futbolli mund të ndryshojë në çdo moment. Pra, duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur. Aston Villa është një skuadër shumë e mirë, që luan mirë dhe ka lojtarë me cilësi.
Duhet të shohim anët pozitive, jemi shumë të kënaqur. Jemi shumë të kënaqur me përparimin tonë si ekip. Ka qenë një vit i vështirë, ka pasur shumë dyshime, por PSG është madje edhe më mirë se sezonin e kaluar. Do të luftojmë deri në fund”. -

Legjionarët/ Lojtarët kuqezi japin sinjale pozitive në Europë, Shehu gjen sërish rrjetën në Poloni
Lojtarët e kombetares shqiptare kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë duke dhënë sinjale tepër pozitive përpara angazhimit të tyre me Kombëtaren. Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, teksa vetëm dy prej tyre e nisën nga stoli.
Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak. Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzew ?ód?, duke realizuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit. Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni.
Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët: Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku. -

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi
Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin tonë. Padyshim, shpirti formon trupin, dhe mendimet pozitive mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e plakjes.
Një shembull i jashtëzakonshëm është Paddy Jones, një balerinë që për më shumë se një dekadë ka mbushur skenat botërore me kërcimin e saj salsa. Ajo u bë e njohur në vitin 2009, kur mori pjesë në shfaqjen spanjolle të talenteve ‘Tú Sí Que Vales’, dhe që nga ajo kohë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në programet e talenteve në Britaninë e Madhe, Gjermani, Argjentinë dhe Itali. Jones, e cila është afër 85 vjeç, është shpallur balerinja më e vjetër e salsas në botë, sipas rekordeve botërore Guinness.
Ajo ka arritur të mbajë një formë të shkëlqyer fizike dhe energji rinore, pavarësisht moshës së saj.
“Nuk pretendoj moshën time sepse nuk ndihem 85 vjeç,” ka thënë ajo.
Kjo është një shembull frymëzues për të gjithë ne, pasi Jones ka arritur të kthehet në kërcimtare pas daljes në pension, duke u pasionuar për salsën dhe duke pasur një qëndrim pozitiv ndaj jetës.
Studiuesit kanë treguar se njerëzit që e shohin plakjen si një mundësi për rritje dhe zhvillim, kanë një shëndet shumë më të mirë dhe janë më të motivuar për të ushtruar dhe për t’u kujdesur për veten. Njerëzit që e lidhin plakjen me dobësinë dhe rënien, shpesh e përjetojnë atë me stres dhe ankth, gjë që mund të ndikojë në shëndetin e tyre.
Një nga studimet më të njohura është ai i psikologes Ellen Langer nga Universiteti i Harvardit. Në vitin 1979, ajo kryeu një eksperiment me një grup 70-80 vjeçarësh, duke i bërë ata të jetonin sikur të ishin 20 vjet më të rinj, duke rikthyer kujtimet dhe përvojat e fëmijërisë. Rezultatet ishin befasuese: ata që kishin adoptuar këtë mentalitet, kishin përmirësuar aftësitë njohëse, shikimin, fleksibilitetin dhe edhe simptoma të artritit.
Një tjetër studim i rëndësishëm nga Beça Levy, profesoreshë në Shkollën e Shëndetit Publik në Yale, ka zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë midis perceptimeve për plakjen dhe jetëgjatësisë. Levy ka treguar se individët që kishin një qëndrim pozitiv ndaj plakjes jetuan mesatarisht më shumë se ata që besonin në konceptet negative për moshën. Sipas studimit, njerëzit me perceptime pozitive jetuan shtatë vjet më shumë se ata që kishin perceptime negative për plakjen.
Një perceptim pozitiv për plakjen mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimer. Studimet e mëvonshme kanë treguar se ata që e lidhin plakjen me rënien janë më të predispozuar për të zhvilluar sëmundje kronike, ndërsa ata që e shohin si mundësi për zhvillim personal janë më të shëndetshëm dhe aktivë.
Një studim i fundit ka treguar se mendimet pozitive për plakjen mund të shërbejnë si një eliksir për jetëgjatësi dhe shëndet të mirë. Ajo që mund të mësojmë nga Paddy Jones dhe studimet që kanë analizuar ndikimin e perceptimeve mbi plakjen është se, pavarësisht moshës, kemi mundësinë të zgjedhim një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Në këtë mënyrë, mund të shmangi stresin dhe pasigurinë që vijnë me stereotipet negative dhe të përqendrohemi në përfitimet që vijnë me moshën.
Kështu, mund të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm, duke u frymëzuar nga mentaliteti i Paddy Jones dhe të tjerë që kanë përqafuar rritjen dhe moshën si mundësi për zhvillim dhe lumturi të pafund. Syri.net-iefimerida
-

Kroaci, Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin A, me një perspektivë pozitive
Agjencia e vlerësimit kreditor Standard & Poor’s (S&P) ka konfirmuar vlerësimin e Kroacisë me notën “A”, dhe me një perspektivë pozitive, njoftoi së fundmi Ministria e Financave.Në analizën e publikuar, S&P theksoi reformat e vazhdueshme të Kroacisë dhe rritjen e fortë ekonomike si faktorë kyç në rritjen e qëndrueshme të të ardhurave.Agjencia parashikon se ekonomia e Kroacisë do të r…
