Tag: pozitive

  • Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kosova ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme. Atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal.
    Një optimizëm të tillë e shfaqën edhe Foda dhe portieri Arijanet Muriq në konferencën për media.

    Foda ka konfirmuar se ndaj Sllovenisë nuk do të jetë në dispozicion mbrojtësi Lumbardh Dellova për shkak të lëndimit, ndërsa ka theksuar se pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje shumë të mirë fizike
    © BalkanWeb

  • Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    DashiSot ndiheni energjik dhe të gatshëm për sfida të reja. Mbani qëndrimin pozitiv dhe mos lejoni që mendimet e të tjerëve t’ju ndalojnë.
    DemiNjë ditë e qetë për ju. Fokusohuni te gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, si familja, ushqimi i mirë dhe pak relaks. Mos u ngutni në vendime.
    BinjakëtKomunikimi është çelësi sot. Do të keni mundësi të shprehni veten dhe të zgjidhni disa keqkuptime të vogla. Një telefonatë mund të ndryshojë ditën tuaj.
    GaforrjaMund të ndiheni pak emocional, por kjo është në rregull. Merrni kohë për veten dhe mos ngurroni të kërkoni mbështetje nga të afërmit.
    LuaniDita nis me energji pozitive. Do të tërhiqni vëmendjen me karizmën tuaj, ndaj është momenti i duhur për të nisur diçka të re ose për të marrë vlerësime.
    VirgjëreshaRenditja dhe organizimi janë fjalët kyçe për sot. Merruni me detajet dhe mos lini punë pezull. Fundi i ditës sjell qetësi.
    PeshorjaKërkoni balancë sot, mos u përfshini në debate që nuk ju përkasin. Një shëtitje ose një bisedë e këndshme mund t’ju përmirësojë humorin.
    AkrepiIntuita juaj është shumë e fortë sot. Dëgjoni ndjesitë tuaja dhe mos i injoroni sinjalet e brendshme. Një surprizë pozitive mund t’ju vijë nga një mik.
    ShigjetariKeni dëshirë për aventura, por sot është më mirë të përqendroheni në detyra të vogla. Një takim i rastësishëm mund të hapë një derë të re për të ardhmen.
    BricjapiDita ju nxit të përqendroheni në qëllimet tuaja. Mos kini frikë të merrni përgjegjësi, puna juaj po vlerësohet, edhe nëse nuk e ndjeni menjëherë.
    UjoriMendja juaj është plot ide. Sot mund të gjeni frymëzim në vendet më të zakonshme. Jini të hapur ndaj ndryshimeve të papritura.
    PeshqitDo të ndiheni më të lidhur emocionalisht me njerëzit përreth. Jepni pak më shumë nga vetja në marrëdhënie, do të merrni dashuri dhe mirëkuptim në këmbim.

  • Luis Enrique: Mëkat i madh që Barcelona dhe PSG duhet të përballen kështu

    Luis Enrique: Mëkat i madh që Barcelona dhe PSG duhet të përballen kështu

    29 Shtator 2025

    10:04

    Alfred Lleshi

    PSG u rikthye te fitorja në Ligue 1 me një 2-0 ndaj Auxerre, duke marrë kryesimin e kampionatit, por lajmet nuk ishin të gjitha pozitive për Luis Enrique. Trajneri spanjoll konfirmoi dy probleme serioze; Vitinha dhe Kvaratskhelia u detyruan ta lënë fushën: “Për fat të keq nuk mund të them asgjë. Nuk është pozitive, por duhet të presim stafin mjekësor për të mësuar çfarë lloj dëmtimesh janë”.
    Pak ditë para udhëtimit në Champions League, kundër Barcelonës, ai shtoi: “Duhet të jemi gjithmonë pozitivë. Është mëkat që 4-5 lojtarë të PSG-së janë të dëmtuar, edhe Barcelona ka mungesa. Është mëkat për mua, për Hansi Flick dhe për tifozët që këto dy skuadra të përballen me disa mungesa të rëndësishme në radhët e tyre”.
     
     

  • Ecuri pozitive

    Ecuri pozitive

    “Digit-Alb” është platforma më e madhe e televizioneve me pagesë në vend.Në vitin 2024, shoqëria i është rikthyer rritjes, pas disa vitesh që kishte raportuar ngadalësim të aktivitetit. Në 2024-n, të ardhurat ishin 3.4 miliardë lekë, ose 14.4% më shumë se viti i mëparshëm, pas një tkurrje prej 8.5% në vitin 2023.Ecuria e vitit 2023 u ndikua dhe nga ndryshimi i marrëdhënieve me operatorët e tregu…

  • Asllani flet për faqen e Torinos: Kam 20 ditë pozitive këtu, shpresoj të lë gjurmë

    Asllani flet për faqen e Torinos: Kam 20 ditë pozitive këtu, shpresoj të lë gjurmë

    Adriatik BALLA
    Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë pr faqen zyrtare të klubit të Torinos, duke e përshkruar mbërritjet e tij në këtë klub dhe ecurinë e ditëve të para si mjaft pozitive dhe shpreson që ai të lerë gjurmë në skuadër, për të bërë më të mirën e tij në fushën e lojës. “Arrita rreth njëzet ditë më parë dhe kam një ndjenjë pozitive: grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë. Është ajo që kërkoja. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë. Doja të vija këtu sepse besoj në projekt. Doja një projekt që do të më ndihmonte, kisha nevojë të luaja, mora disa ditë pushim, por pastaj doli të ishte e rrezikshme: ditët e fundit janë gjithmonë të vështira, por jam i lumtur që kam arritur aty ku doja. Të gjithë besojnë tek unë, është projekti që doja. Jam i lumtur, edhe familja ime është dhe gjithçka është perfekte”, nënvizoi ai.
    Lidhja me Shqipërinë
    Më tej Asllani foli për lidhjet me Shqipërinë dhe që luan me skuadrën përfaqësuese të saj. “Kam lindur në Shqipëri, pastaj erdha në Itali kur isha dy vjeç. Babai im mbërriti vetëm me një gomone të vogël, pastaj unë dhe mami im iu bashkuam atij. Unë luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë, tifozët janë të mrekullueshëm dhe kam një lidhje të fortë me vendin tim. Gjyshërit e mi jetojnë atje, i vizitoj kur mundem, më intereson shumë familja ime. Zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar. Ndeshja kundër Italisë ishte e shkëlqyer, mezi po e prisja, mezi prisja sepse po luaja kundër shumë djemve që njihja. E dija që shumë nga miqtë e mi në Piza po e shikonin ndeshjen, ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, shtoi Asllani.
    Karriera me Empolin e më pas me Interin
    Më tej mesfushori kuqezi foli për karrierën e tij, sidomos kur u bë pjesë e Empolit. “Ishte një periudhë e gjatë dhe e rëndësishme, 13 vjet, dhe unë ende mbaj kontakt me njerëzit që punojnë atje, përfshirë presidentin, dhe me shumë nga shokët e mi të ekipit. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Fitova kampionatin Primavera; për mua, Empoli ishte shtëpia dhe ato ishin vite të mrekullueshme. Falënderoj Korsin, Açardin dhe Andreazolin; ishte një pikënisje. Shumë lojtarë dolën nga ajo skuadër Primavera, jam në kontakt me ta dhe ishte një vit i mrekullueshëm. Ishte qershia mbi tortë për përfundimin e karrierës sime si i ri te Empoli, pastaj u ngjita në ekipin e parë dhe kjo ishte thelbësore. Në janar, fillova të luaja për Empolin, pastaj unë u bashkova me Interin. Ishte një thirrje e madhe; gjithmonë kam qenë tifoz i Interit, kështu që ishte e lehtë ta pranoja. Ato ishin vite të shkëlqyera dhe i falënderoj të gjithë te Interi. Tani jam 23 vjeç, duhet të marr përgjegjësi. Erdha në Torino nga Interi, e di si ndihet në dhomën e zhveshjes dhe kur duhet të flasësh e kur jo”, theksoi më tej Asllani.
    Shok me Ismajlin
    Asllani foli edhe për Ardijan Ismajlin, tani dy kuqezi te Torino. “E njihja tashmë Ismajlin dhe jam i lumtur që u ribashkova me të sepse jemi miq të shkëlqyer edhe jashtë fushës. Pastaj po i njoh të tjerët dhe ata më kanë integruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Mund të arrijmë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

  • Fati do trokasë në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë një ndryshim të madh në ditët në vijim

    Fati do trokasë në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë një ndryshim të madh në ditët në vijim

    Lajme të shkëlqyera vijnë për tre shenja të zodiakut, të cilat në ditët në vijim do të ndihen sikur universi më në fund po bashkëpunon me ta. Një periudhë e artë po afron për ta, ku fati, suksesi dhe zhvillimet pozitive do jenë në anën e tyre.
    Nëse i përkisni njërës prej tyre, përgatituni për ndryshime të mëdha, nga karriera te jeta personale, gjithçka do të marrë një drejtim krejt tjetër!
    Luani
    Luani hyn në një nga periudhat më të fuqishme të vitit. Vetëbesimi i tij është në kulm dhe ky energji e brendshme reflektohet edhe jashtë. Çdo vendim që merr tani, është i menduar mirë dhe i saktë. Tani është momenti i shpërblimeve. Mundi juaj po jep frytet dhe suksesi është më i prekshëm se kurrë më parë.
    Shigjetari
    Për shigjetarin, gjithçka ndryshon në mënyrë pozitive. Energjitë e reja e shtyjnë drejt zgjerimit, si në mendim, ashtu edhe në veprim. Mundësi të reja do shfaqen papritur dhe rrugë të reja do hapen, duke sjellë frymëzim, qartësi dhe një ndjenjë të thellë paqeje të brendshme. Mos i humbisni këto shanse!
    Bricjapi
    Bricjapi ka punuar gjatë dhe fort, dhe tani është koha për të parë rezultatet. Kjo është periudha ku stabiliteti që ka kërkuar kaq shumë bëhet realitet. Fati është në anën e tij dhe çdo përpjekje do shpërblehet. Asgjë nuk është rastësi, suksesi i tij është ndërtuar me durim dhe disiplinë.

  • Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve që mund të pasojnë Altin Dumanin

    Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve që mund të pasojnë Altin Dumanin

    Janë bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në garë për të drejtuar SPAK, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Altin Dumani.
    Sipas saj, janë 20 emra prokurorësh, por vetëm 18 prej tyre mund të futen në garë, pasi Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk u lejohet më të konkurrojnë pasi e kanë mbajtur më parë këtë detyrë. Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Klodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elvin Gogaj, Anita Jella, Doloreza Musabelliu apo Sotir Kllapi.
    Këta emra nuk janë të konfirmuar ende, por janë ata që përfliten nga kolegët e tyre si më potencialët.
    Por kush është profili i këtyre prokurorëve?
    Klodian Braho, njihet si prokuror karriere dhe me rekorde shumë të mira në hetimin e çështjeve kundër korrupsionit, në nivele të larta apo dhe sistemit të drejtësisë. Adnan Xholi, gjithashtu me rekorde pozitive në hetimin e narkotrafikut, hetime brenda vendit si dhe me taskforca gjermane dhe franceze.
    Vladimir Mara, me rekorde pozitive në lidhje me disa hetime të bujshme, në bashkëpunim me antimafien italiane. Elvin Gogaj, po ashtu njihet për rekorde pozitive sa i përket hetimit të tenderave dhe të hetimit të zyrtarëve dhe në nivel të pushtetit lokal, sipas tch.
    Anita Jella, prokurore me rekorde pozitive në fushën e tenderave. Doloreza Musabelliu, prokurorie që njihet për hetimin e disa çështjeve të bujshme. Ajo vazhdon të jetë në mbrojtje nga shteti jo vetëm sepse hetoi grupin ‘Haxhiu’, por doli në dosje ku emri i saj përflitej që të dëmtohej nga anëtarët e grupit.
    Sotir Kllapi, me rekorde në fushën e korrupsionit dhe sidomos ndaj pushtetit lokal, më i fundit ishte Vangjush Dako, e gjithashtu ka në hetim dosjen e Ilir Metës.

  • Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

    Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në garë për të drejtuar SPAK, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Altin Dumani.
    Sipas saj, janë 20 emra prokurorësh, por vetëm 18 prej tyre mund të futen në garë, pasi Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk u lejohet më të konkurrojnë pasi e kanë mbajtur më parë këtë detyrë.
    Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Kodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elvin Gogaj, Anita Jella, Doloreza Musabelliu apo Sotir Kllapi.
    Këta emra nuk janë të konfirmuar ende, por janë ata që përfliten nga kolegët e tyre si më potencialët.
    Por kush është profili i këtyre prokurorëve?
    Kodian Braho, njihet si prokuror karriere dhe me rekorde shumë të mira në hetimin e çështjeve kundër korrupsionit, në nivele të larta apo dhe sistemit të drejtësisë.
    Adnan Xholi, gjithashtu me rekorde pozitive në hetimin e narkotrafikut, hetime brenda vendit si dhe me taskforca gjermane dhe franceze.
    Vladimir Mara, me rekorde pozitive në lidhje me disa hetime të bujshme, në bashkëpunim me antimafien italiane.
    Elvin Gogaj, po ashtu njihet për rekorde pozitive sa i përket hetimit të tenderave dhe të hetimit të zyrtarëve dhe në nivel të pushtetit lokal.
    Anita Jella, prokurore me rekorde pozitive në fushën e tenderave.
    Doloreza Musabelliu, prokurorie që njihet për hetimin e disa çështjeve të bujshme. Ajo vazhdon të jetë në mbrojtje nga shteti jo vetëm sepse hetoi grupin ‘Haxhiu’, por doli në dosje ku emri i saj përflitej që të dëmtohej nga anëtarët e grupit.
    Sotir Kllapi, me rekorde në fushën e korrupsionit dhe sidomos ndaj pushtetit lokal, më i fundit ishte Vangjush Dako, e gjithashtu ka në hetim dosjen e Ilir Metës.
     

    Top Channel

  • “Saliba dëshiron të qëndrojë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Negociatat e rinovimit, pozitive”

    “Saliba dëshiron të qëndrojë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Negociatat e rinovimit, pozitive”

    13 Shtator 2025

    8:25

    Alfred Lleshi

    Arsenali synon të blindojë yjet e tij, ndaj ka nisur negociatat për rinovimin e William Saliba, mbrojtësit francez me kontratë deri më 2027. Klubi londinez i ka ofruar marrëveshje 5-vjeçare, që do ta mbante në “Emirates” deri më 2032. Ende nuk ka akord përfundimtar, por dialogu avancon me besim.
    Mikel Arteta u shpreh i qetë: “Diskutimet janë shumë, shumë pozitive. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët duan të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e historisë së Arsenalit”. Trajneri foli edhe për Bukayo Saka, i cili ka edhe dy vite kontratë. Çështja e tij konsiderohet prioritet nga drejtuesit, me Andrea Berta në krye.
    Lajm i mirë për repartin mbrojtës. Saliba, i rikuperuar nga një dëmtim, është rikthyer në stërvitje. “Të premten u stërvit, do të vlerësojmë nëse do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”, – tha Arteta. Një rikthim i parakohshëm, që do të ishte përforcim kyç në Premier League dhe Champions League.

  • “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    Gazetari, Skerdilajd Suloqezi në një intervistë televizive u shpreh se ndaj Letonisë ishtë një ndeshje që dha sinjale pozitive.
    Suloqezi:
    Kjo ishte një finale e parakohshme por maksimumi që mori ishin tre pikët. Sa i përket lojës natyrisht kishte më tepër akoma për të dhënë por që për fatin tonë të mirë arritëm tre pikët që ishte synimi ynë.
    Ishte një ndeshje që dha sinjale pozitive. Po të shikojmë ndeshjen ndaj Gjibraltarit edhe pse ishte ndeshje miqësore ishte takim për të ardhur keq sa i përket pjesës së lojës.
    Duke ardhur tek ndeshje e djeshme natyrisht dha sinjale pozitive. Kemi shumë për të bërë akoma.