Tag: pozitive

  • Hasimja: Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha

    Hasimja: Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha

    Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, vlerësoi debatet e fundit brenda PD-së dhe u shpreh se sipas tij lëvizjet e fundit në këtë parti janë pozitive sepse njerëzit janë nxitur të punojnë dhe të angazhohen më shumë
    ” E shoh si diçka pozitive. Është gjë e mirë në radhë të parë që brenda PD-së ka lëvizje, ka njerëz që kërkojnë më shumë, shprehin mendimin e tyre dhe kjo duket qartë sepse dhe PD-ja këto ditë është më e nxitur për të punuar dhe për tu angazhuar.
    Po ta shikojmë ka një lloj përputhje midis asaj që ka kërkuar Salianji dhe Alimehmeti për  zbatimin e parimit të meritokracisë, që lidhet pak edhe me kontributin e gjithsecilit në zgjedhje, atyre që janë në kupolën e partisë dhe asaj që ka thënë vetë zoti Berisha para disa ditësh.
    Duket sikur thonë saktësisht të njëjtën gjë”, u shpreh Hasimja.

  • “I ndjek zhvillimet politike nga qelia”/ Deputeti i PL: Meta na drejton nga atje! Është i karikuar e në gjendje pozitive

    “I ndjek zhvillimet politike nga qelia”/ Deputeti i PL: Meta na drejton nga atje! Është i karikuar e në gjendje pozitive

    Deputeti i PL Edmond Haxhinasto, i ftuar në studion e News24 ka folur për situatën e Ilir Metës brenda qelisë, ku ai ndodhet prej më shumë se një viti. 
    Haxhinasto u shpreh se ka komunikuar me Metën dhe e ka vizituar atë edhe në qeli, ndërsa e përshkroi gjendjen e tij si pozitive dhe të karikuar. 
    Ai theksoi se Meta mbetet i angazhuar duke ndjekur zhvillimet politike, ndërsa izolimi sipas tij nuk ka penguar aftësinë e tij të lidershipit. 
    “Kam komunikuar me zotin Meta, brenda mundësive të reduktuara që kemi. E kam parë edhe në dhomat e izolimit në burg. Meta është në gjendje shumë pozitive, shumë të karikuar. Di që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për ndjekjen e zhvillimeve politike, me mendjen e tij të mprehtë bën analizat që vetëm ai di të bëjë dhe izolimi i tij nuk është pengesë për të penguar aftësinë e tij të shquar si lider i spikatur. Na drejton nga qelia, padiskutim”, u shpreh ai. 
     

  • “PS, garantorja e pavarësisë në drejtësi”, Rama-opozitës: Do të vazhdoni të përplaseni pas murit veten tuaj

    “PS, garantorja e pavarësisë në drejtësi”, Rama-opozitës: Do të vazhdoni të përplaseni pas murit veten tuaj

    Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi tha se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel.

    Kreu i qeverisë u shpreh se vetëm PS është garante e pavarësisë në drejtësi.
    “Dua të siguroj ata që na ndjekin, se Shqipëria nuk ndalet, kemi hyrë në fazën vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, jemi çmuar me notat më pozitive. Pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave, sot jemi në vendin e parë për plotësimin e kërkesave nga plani i ri i rritjes. Jemi të çmuar për atë që mallkohemi non stop, nga ata që sot po më fusnin në borxh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën. Nëse sot Shqipëria lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel edhe flamurin e pavarësisë së drejtësisë, është merita ekskluzive e PS. Është garante e kësaj pavarësie.”, tha ai.

    Top Channel

  • Nga puna me Guardiolën, Kompany dhe tani në Serie A, rrëfehet në 360 gradë portieri i Kosovës

    Nga puna me Guardiolën, Kompany dhe tani në Serie A, rrëfehet në 360 gradë portieri i Kosovës

    Arijanet Muric, portieri i Sassuolos, dha një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, ku foli për mbërritjen e tij në Emilia-Romagna: “Patëm një bisedë të mirë me Grosso. Më telefonoi dhe folëm pak. Isha shumë entuziast të vija këtu dhe të punonim bashkë në këtë projekt. Më pëlqen Italia, është një eksperiencë e re për mua të vij në Serie A, jam afër shtëpisë sime”.
    Pse Sassuolo?E njihja klubin, sepse shoku im i fëmijërisë, Bajrami, luante këtu dhe trajneri im te Kosova, Samuel Kane, ka qenë këtu. Më tha se do të ishte bukur të vija dhe unë iu besova. Qendrat sportive janë shumë të bukura, nuk e prisja. Më pëlqen edhe energjia e njerëzve, është diçka pozitive.
    Si është ndikimi i të rinjve?Si lojtarë të rinj e kemi nisur mirë. Na duhej ndeshja e parë për t’u futur në lojë. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara, e kemi nisur mbarë. Sa më shumë të stërvitemi, aq më mirë mund të bëjmë.
    Si ka qenë stërvitja juaj me Guardiolën?Për të mund të them vetëm gjëra pozitive. Është trajner me cilësi dhe iu jep shumë hapësira të rinjve. Shkova në huazim te NAC Breda, klub partner i City. Kur Bravo u dëmtua, më thirrën dhe përjetova një eksperiencë të mirë. Luajta një ndeshje, lashë përshtypje të mirë te trajneri i portierëve dhe më pas ai më çoi te Burnley. Ishte e shkurtër si periudhë, por intensive. U gëzova të kthehesha te City.
    Po aventura në Turqi?Presidenti i Adana Demirspor më telefonoi. E dija që po kontaktonte disa lojtarë. Mendoj se ishte edhe Balotelli shtysë dhe thashë: Hajde, të shohim. Isha i ri, por më pëlqente qyteti i lashtë, plot kulturë. Ishte një vit i bukur, dolëm të pestët ose të gjashtët dhe moti ishte gjithmonë i mirë.
    Çfarë raporti ke me Balotellin?Jemi ende në kontakt. Jetonim bashkë në të njëjtën zonë dhe më thoshte gjithmonë të vija në Itali. Dhe ja ku jam. Më tha vetëm gjëra pozitive, e do shumë Italinë, nuk më gënjeu.
    Keni një eksperiencë edhe me Kompany…Kam luajtur me të, ishim miq. Kur shkoi tek Anderlecht, shkova edhe unë. Pastaj më tha se po shkonte te Burnley dhe shkova sërish. Kisha oferta të tjera, por shkova pas tij. Arritëm rekorde dhe u ngjitëm në Premier League. Si lojtar ishte shumë serioz e strikt, analizonte çdo sulmues. Si trajner është i jashtëzakonshëm, punon nga ora 7 deri më 10. Fantastik.
    Cila lloj loje të pëlqen më shumë?Mund t’i përshtatem gjithçkaje. Kam luajtur në shumë klube, disa donin topa të gjatë, të tjerët lojë me këmbë. Ndihem mirë kudo.
    Cilat janë pritshmëritë për këtë vit?Shpresoj që ky kalim te Sassuolo të më japë energji të reja. Ndihem si i rilindur, sikur mund t’ia nis nga e para.
    A ju trembin penalltitë?Nuk i dua penalltitë, edhe pse janë mundësi për t’u pritur. Të them të vërtetën nuk më pëlqejnë.
     

  • Kjo javë do të jetë plot fat për këto dy shenja të horoskopit

    Kjo javë do të jetë plot fat për këto dy shenja të horoskopit

    Kjo javë duket se sjell energji pozitive për disa shenja horoskopi, sidomos në dashuri dhe karrierë. Sipas astrologëve, Binjakët dhe Luani do të jenë yjet e kësaj periudhe, me mundësi të mëdha për përparim dhe përvoja të këndshme emocionale.
    Binjakët (21 maj – 20 qershor): Dashuria po ju buzëqesh këtë javë! Nëse jeni në një lidhje, priten momente romantike dhe afrimi me partnerin. Për beqarët, është koha ideale për të njohur dikë që mund të sjellë emocion dhe kënaqësi. Në punë, Binjakët mund të përfitojnë nga ide të reja dhe mundësi bashkëpunimi, duke avancuar projekte që prej kohësh prisnin vëmendjen tuaj. Disiplina dhe kreativiteti do të jenë çelësi i suksesit.
    Luani (23 korrik – 22 gusht): Dashuria për Luanin duket se do të jetë plot pasion këtë javë. Momente të veçanta dhe surpriza të këndshme nga partneri do t’ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar dhe të dashur. Beqarët mund të ndiejnë tërheqje të papritur dhe mundësi për lidhje të rëndësishme. Në punë, Luanët do të ndihen të fuqishëm dhe të motivuar, duke marrë vendime të mira dhe duke treguar aftësi lidershipi. Mund të priten njohje të reja profesionale dhe rritje e reputacionit.
    Për të gjithë të tjerët, kjo javë ofron mundësi për reflektim dhe organizim, por Binjakët dhe Luanët do të ndihen me fat në dashuri dhe karrierë. Kjo është koha për t’i shfrytëzuar energjitë pozitive dhe për të vepruar me besim dhe kurajo.

  • “Pjesa pozitive e shoqërisë është komplet e tërhequr”, Robert Budina: Në këtë realitet, ose je me të mirën, ose me të keqen

    “Pjesa pozitive e shoqërisë është komplet e tërhequr”, Robert Budina: Në këtë realitet, ose je me të mirën, ose me të keqen

    Ç’ndodh me një shoqëri, kur pjesa pozitive e saj tërhiqet dhe zgjedh heshtjen? Kur ndershmëria shndërrohet në një lloj bezdie, aq sa shpesh tingëllon edhe e sikletshme?

    Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, na bashkohet regjisori Robert Budina për një bisedë që nis filmin e tij të fundit, “Pikë Uji,” por që shpejt kthehet në reflektim në lidhje me atë se çfarë do të thotë të jetosh në një sistem ku korrupsioni duket sikur është kthyer në një normalitet të pritshëm, që nuk trondit më askënd.

    Budina flet për tërheqjen e një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare. “Pjesa më pozitive e shoqërisë është tërhequr plotësisht,” thotë ai. “Secili shikon ato punët e veta, ashtu si në momente të caktuara kam bërë dhe vet, sepse gjyqin e parë e kam marrë nga fëmijët e mi, që më thoshin ‘Çfarë po na bën moral kot tani?’…. Domethënë, sa filloja hapja gojën, ‘moral’, edhe iknin.”

    Për të, përfundimi është i sinqertë, ndonëse i parehatshëm: në një realitet kaq agresiv dhe konfliktual, neutraliteti nuk është më opsion. “Ti duhet të marrësh anë. Nuk ke asnjë mundësi. S’ke asnjë mundësi, o jo me të mirën, o jo me të keqen.” /TEMA/

  • Burreli shpalos anën pozitive, mund pastër Pogradecin

    Burreli shpalos anën pozitive, mund pastër Pogradecin

    Me Burreli- Pogradeci përfunduar 2-0 startoi sot java e 11-të ose e fundit e fazës së parë në inferiore. Në “Liri Ballabani” vendasit e nisën me ngul takimin ndërsa në 20′ e para skuadra e Nikajt shpalosi cilësi e krijoji disa raste shënimi.

    Megjithatë goli, në fakt një supergol i Arnold (43′), erdhi vetëm në çastet e fundit të pjesës së parë. Në të dytën megjithë përpjekjet e liqenorëve, ishin sërish vendasit të cilët dyfishuan me Kastratin (59′) pas një gabimi të portierit mik.

    Ndërkohë nesër katër ndeshjet e tjera teksa Apolonia- Skënderbeu zhvillohet të dielën./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive nga Edon Zhegrova

    Juventusi ndalet me barazim nga Sporting Lisbona – paraqitje pozitive nga Edon Zhegrova

    Është mbyllur me barazim 1-1 përballja Juventusi- Sporting Lisbonës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 
    Trincao (12’) dërgoi një pasim të mençur në zonë, ku Maximiliano Araujo goditi menjëherë dhe shënoi në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1-0. Portieri i Juventusit mbeti i pafuqishëm përballë ekzekutimit të saktë të uruguajanit. 
    Vetëm dy minuta më vonë, Trincao pati mundësinë të dyfishonte, por goditja e tij tronditi traversën. 
    Dusan Vlahovic ishte protagonisti kryesor për “Zonjën e Vjetër” në pjesën e parë. Ai u ndal dy herë nga portieri Rui Silva, fillimisht me një pritje fantastike në minutën e 10-të dhe më pas me një tjetër reagim të shpejtë në minutën e 17-të. 
    Megjithatë, insistimi i tij u shpërblye në minutën e 34-të, kur pas një kombinimi të bukur me Khephren Thuram, Vlahovic u gjend përballë portierit dhe shënoi saktë në cepin e poshtëm për 1-1. 
    Pak para fundit të pjesës së parë, Francisco Conceicao ishte shumë pranë golit për Juventusin, por një mbrojtës i Sportingut e ndali topin mbi vijën e portës. 
    Pjesa e dytë u karakterizua nga shumë duele të forta dhe kartonë të verdhë. Araujo (61’) dhe Hjulmand (73’) u ndëshkuan për ndërhyrje të ashpra, ndërsa të dy trajnerët bënë disa zëvendësime për të freskuar ekipet. 
    Sportingu pati një mundësi të mirë në minutën e 85-të kur Geny Catamo provoi nga distanca, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë. 
    Në këtë ndeshje debutoi edhe Edon Zhegrova i cili u fut në pjesën e dytë dhe për aq minuta sa luajti la përshtypje pozitive. 
     

  • Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start

    Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start

    “Pranvera nuk vjen me një lule”, kështu thotë një shprehje popullore, kështu është edhe rasti i Spalletit i cili në vetëm pak ditë në krye të Juves nuk mund të bënte dot mrekulli apo të ndryshonte rrënjësisht “Zonjën e Vjetër”, por disa gjëra i bëri ndryshe që në ndeshjen e tij të parë kundër Cremoneses. Sigurisht në letër përballë kishin një ekip që në 17 përballje nuk kishin humbur asnjë herë, por Cremonese e këtij sezoni është një ekip ndryshe, një surprizë në Serie A pasi nuk kishin humbur asnjë herë në shtëpi.
    Spalletti doli me 3 pikë nga ky takim, ku për befasinë e të gjithëve e nisi me Koopmeiners si qendërmbrojtës. Në fakt, holandezi ka luajtur në fillimet e veta në atë pozicion, por kurrë në Serie A. Jo vetëm që ishte një risi, por dhe pozitive, me Koopmieners që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

    Pozitive ishte edhe paraqitja e dyshes së sulmit Vlahovic-Openda, më prezent në skemat e Spallettit. I zhdukur prej kohësh, më në fund edhe Kostic u rikthye si protagonist duke realizuar një gol shumë të bukur.

    Të gjitha këto ishin detaje pozitive, ndërsa vetë Spallerti shpreson që të vijojë ecurinë pozitive, të bëj më mirë se sa në stolin e Italisë: “Kjo fitore na bën mirë për të punuar me qetësi, duhet të rritemi me shpejtësi. Shpresoj që tek Juventus të dalin mirë ato gjëra që nuk bëra dot në përfaqësuese”, u shpreh Spalletti.
    ()

  • Konsiderohen ‘Ushqimi i Perëndive’, ja pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Konsiderohen ‘Ushqimi i Perëndive’, ja pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër. Më poshtë, do të lexoni disa prej vetive të saj: do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:
    Ndihmojnë në tretje
    Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
    Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
    Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.
    Luftojnë aneminë
    Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
    Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
    Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
    Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.
    Si t’i përdorim ne gatim?
    Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t’i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.