Tag: pozitiv

  • Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Në ritmin e shpejtë të jetesës së sotme, stresi është bërë një dukuri e përditshme për shumë njerëz. Edhe pse nuk është e lehtë për t’u përballuar, disa ndryshime në dietë mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin mendor.

    Një nga erëzat që shquhet për ndikimin e saj pozitiv në shëndetin mendor është shafrani i Indisë.

    Shafrani i Indisë është një erëz që është përdorur për shekuj në kultura të ndryshme, jo vetëm për shijen e saj, por edhe për përfitimet e shumta për trupin. Përveç vetive anti-inflamatore, ajo shoqërohet gjithnjë e më shumë me kontributin në një gjendje më të mirë të përgjithshme të trupit, duke përfshirë uljen e ndjenjave të stresit.

    Konsumi i rregullt i shafranit të Indisë mund ta ndihmojë trupin të përballojë më lehtë streset e përditshme. Përbërja e tij natyrale kontribuon në mbrojtjen e qelizave dhe ruajtjen e ekuilibrit në trup, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në humor.

    Duke futur shafranin e Indisë në dietën tuaj të përditshme, qoftë përmes vakteve, pijeve apo shtesave dietike, mund të bëni një hap të vogël por të rëndësishëm drejt rezistencës më të mirë ndaj stresit dhe një humori më të qëndrueshëm.

    Përveç shafranit të Indisë, është e rëndësishme të theksohen aspekte të tjera të një stili jetese të shëndetshëm që kontribuojnë në uljen e stresit, siç janë aktiviteti i rregullt fizik, gjumi cilësor dhe teknikat e relaksimit si meditimi ose frymëmarrja e thellë. Kombinimi i këtyre zakoneve me një dietë të duhur mund të përmirësojë ndjeshëm rezistencën e trupit ndaj situatave stresuese.

  • Diskutimi i PD me Shehajn, Këlliçi: Konsesus i të gjitha partive për një emër përballë Manastirliut

    Diskutimi i PD me Shehajn, Këlliçi: Konsesus i të gjitha partive për një emër përballë Manastirliut

    Pas përfundimit të takimit negociues të Partisë Demokratike me atë Mundësia, demokrati Belind Këlliçi, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke dhënë dhe detaje nga diskutimet.
    Sipas tij, takimi ishte pozitiv, madje dhe produktiv, pavarësisht diferencave të PD-së me Mundësinë.
    Këlliçi sqaroi se është një lajm i mirë që të gjitha partitë kanë konsesusin për të dalë me një kandidat të përbashkët përballë socialistet Ogerta Manastirliu.
    “Ishte një takim shumë pozitiv dhe produktiv se kemi dakordësuar për faktin se duhet të gjejmë një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës, që të gjitha partitë politike, opozitare apo jo, të gjitha forca politike, kanë një lloj konsensusi për të dalë me një emër i cili mundet të përballet me Ogerta Manastirliun, me kandidaten që simbolizon Covid-in dhe vdekjen në kryeqytet dhe mbarë vendit dhe ta mposhti.
    Kështu që thënë këtë, ky është një lajm i mirë, dakordësia është në parim, për të gjetur një emër të tillë.
    Pastaj, për teknikalitete, për propozime, është e vërtetë, kemi diskutuar emra të përveçëm. Duke qenë se mbetet objekt i tryezës të diskutimit dhe negociatave unë nuk kam ndërmend të dal me emra konkretë ditën e sotme”, tha ai.

  • “Shkarkimi i Veliajt hap pozitiv”, Alimehmeti paralajmëron: Çlirimi i Tiranës do të ndodhë vetëm kur të largohet Rama

    “Shkarkimi i Veliajt hap pozitiv”, Alimehmeti paralajmëron: Çlirimi i Tiranës do të ndodhë vetëm kur të largohet Rama

    Në një intervistë për një emision televiziv, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv, por duke paralajmëruar se sfidat mbeten.
    “Ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë kapjes, abuzimit dhe uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama. Mastermindi është akoma aty, dhe çlirimi do ndodhë kur të largojmë Edi Ramën,” deklaroi Alimehmeti.Ai shtoi se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr. “Kush i përdori ata? I përdori Edi Rama, i cili u soll si diktator dhe autokrat,” tha Alimehmeti, duke kritikuar mënyrën se si është menaxhuar Këshilli Bashkiak gjatë këtyre muajve.
    Ai theksoi gjithashtu se disa procedura nuk janë ndjekur si duhet, duke nënkuptuar se kjo mund të ketë ndodhur qëllimisht për t’i lënë hapësirë Veliajt.
    Për më tej, për rikujtesë Alimehmeti në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak shpreh: “Veliaj është aty ku është për shkak të dëmeve që i ka bërë, veçanërisht në fushën financiare. Ju që ishit pjesë e Këshillit Bashkiak, keni miratuar gjithçka, nga buxhetet te inceneratori dhe vjedhjet. Ai është kapitull i mbyllur, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ftoj të reflektoni dhe të ktheheni në legjitimitet, sepse ishit kontrolorët e tij dhe nuk bëtë detyrën.”
    Alimehmeti po ashtu kritikoi mënyrën se si anëtarët e Këshillit bënë betimin e tyre dhe protestuan para SPAK, duke theksuar se veprimet e tilla nuk i shërbejnë respektimit të përgjegjësive institucionale.
    Alimehmeti:
    Padyshim që ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kujtojmë që kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë këtyre, kapjes, abuzimit, uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama, të jemi shumë të qartë, pra mastermindi është akoma aty, dhe do ndodhi çlirimi kur ne të largojmë Edi Ramën.
    Patjetër që është një hap pozitiv largimi i Erion Veliajt, pasi kushdo që vjen më pas, ata atyjane akoma, Këshilli Bashkiak, drejtorët e me radhë, por të gjithë janë më të tërhequr, se ishin po të njëjtën të mbështesnin Erion Veliajn, njerëz të ngushtë të tij, njerëz që kanë votuar çfarëdolloj gjëje që ai ka thënë, që janë pjesë më të në abuzimin që u është bërë Tiranës, ata vazhdojnë të jenë aty në detyrë, por janë më të tërhequr.
    Por kush i tërhoqi dhe kush i përdori ata, i përdori Edi Rama, pra Edi Rama u soll si ai që është, një diktator, një autokrat, i cili e mblodhi Këshillin Bashkiak, pas 7 muajsh e kusur dhe tani u kujtua ai që Erion Veliaj është arrestuar prej datës 10 shkurt, dhe janë bërë këto 3 muaj për mosparaqitjen e tij.
    Në fakt, këtë kërkesë e ka çuar PD qysh në datën 9 maj, pra rreth 3 muaj pas paraqitjes së tij, dhe kjo nuk u mor parasysh; tashmë u kujtua Edi Rama, në shtator, dhe i dha lojën Këshillit Bashkiak, leje urdhër, dhe i dha një javë kohë.
    Mendoj se disa hapa të riocedurës s’nuk janë ndjekur si duhet, dhe shpresoj që kjo mos bëhet qëllimisht për t’i lënë hapësirë Erion Veliajt që të ketë një mundësi sesi t’i futet procedurës.

  • OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve të reja në rrjet

    OST pret bilanc pozitiv edhe këtë vit, sfidë integrimi i burimeve të reja në rrjet

    Prononcim zyrtar i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) parashikon që ta mbyllë me bilanc pozitiv edhe vitin 2025, si një vazhdim i vitit të shkuar, teksa parashikon se ndoshta në aspektin teknik do të regjistrojë një ulje të lehtë të humbjeve.Sfidë për kompaninë mbeten integrimi i burimeve të reja të prodhimit në rrjet duke qenë se ecuria e projekte…

  • Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv

    Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv

    Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
    Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal. Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

    Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Vojvoda, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së bashkatdhetarëve në ndeshjen e parë në Bazel.
    “Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të luash në Zvicër, por e dimë po ashtu se do të kemi shumë përkrahje nga tifozët. Djemtë janë të gjithë të përgatitur dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe po bëhemi gati të shkojmë atje të marrim 3 pikë. Qëllimi ynë është të marrim 6 pikë, por sigurisht se do të jetë e vështirë pasi të dyja ekipet janë favorite, por ndonjëherë më mirë është kështu, sepse nuk është presioni tek ne por te ata. Ne po bëhemi gati për të fituar tri pikë si në Zvicër, ashtu edhe në shtëpi kundër Suedisë dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, tha Vojvoda.
    Edhe mesfushori Muharrem Jashari është optimist se ekipi do të ketë paraqitje të mirë dhe do të arrijë rezultat pozitiv.
    “Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera është e mirë dhe presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj të bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, theksoi ai.
    Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”.

  • Shkëndija, flet trajneri para ndeshjes së Champions: Pres rezultat pozitiv

    Shkëndija, flet trajneri para ndeshjes së Champions: Pres rezultat pozitiv

    Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së turit të 3-të të Champions League ndaj Qarabag.
    “Duhet të paraqitemi në nivelin më të lartë të mundshëm në Ligën e Kampionëve. Besoj se kemi shanset tona, por duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe agresivë në lojë. Çdo rast duhet shfrytëzuar. Kjo ndeshje nuk do të vendos gjithçka, por një rezultat pozitiv do të na ndihmonte shumë për sfidën e kthimit.”

    “Ne besojmë në forcat tona dhe shpresojmë që të vazhdojmë këtë rrugëtim. Qarabagu është kundërshtar i fortë, por edhe ne kemi cilësi dhe do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.”

  • “Takimi me ministrin e Jashtëm kinez ishte shumë pozitiv”, Rubio: Të dyja palët duan të zhvillojnë një takim mes presidentëve

    “Takimi me ministrin e Jashtëm kinez ishte shumë pozitiv”, Rubio: Të dyja palët duan të zhvillojnë një takim mes presidentëve

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në Malajzi se ishte i kënaqur me takimin e tij “pozitiv” me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi dhe ishte optimist për një takim të mundshëm midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez, Xi Jinping.

    “E gjeta takimin shumë konstruktiv dhe pozitiv”, u tha Rubio gazetarëve pasi u takua me Wang në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur. Ai tha gjithashtu se kishte “vullnet të fortë” nga të dyja palët për të zhvilluar një takim midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.
    Rubio është në Malajzi për udhëtimin e tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës, duke marrë pjesë në Samitin e Azisë Lindore dhe Forumin Rajonal të ASEAN së bashku me homologë nga Japonia, Kina, Koreja e Jugut, Rusia, Australia, India, Bashkimi Evropian dhe vendet e Azisë Juglindore.
    Takimi i tij me Wang vjen mes tensioneve ndërkombëtare në rritje për shkak të tarifave të Trump, me Kinën që paralajmëroi SHBA-në këtë javë të mos rivendosë tarifat e larta për produktet e saj muajin tjetër.

    Top Channel

  • Takimi Lavrov-Rubio në Malajzi, zëvendësministri i Jashtëm rus: Trendi pozitiv në marrëdhënien me SHBA-të vazhdon

    Takimi Lavrov-Rubio në Malajzi, zëvendësministri i Jashtëm rus: Trendi pozitiv në marrëdhënien me SHBA-të vazhdon

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën një tjetër bisedë të shkurtër në kuadër të samitit të ASEAN-it që u zhvillua në kryeqytetin malajzian, raportoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

    Ministrat e jashtëm të të dy vendeve patën një takim të shkurtër, joformal, “në këmbë”, raportoi një korrespondent i agjencisë. Ai shtoi se nuk u bënë publike detaje për atë që diskutuan.
    Të enjten, Lavrov dhe Rubio u takuan për rreth 50 minuta në Kuala Lumpur.
    Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se ajo që ai e përshkroi si një trend pozitiv në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara vazhdon pavarësisht manovrimit të administratës Trump.
    “Jo, nuk pajtohem që trendi pozitiv në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit po venitet”, tha Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
    “Mendoj se administrata aktuale amerikane po bën zigzage në këtë dhe shumë çështje të tjera. Nuk do të thoja se po ndjek një kurs të përcaktuar një herë e përgjithmonë. Ne nuk po e dramatizojmë këtë situatë”, tha zëvëndësministri rus.

    Top Channel

  • Shërbimi i Provës sjell raport pozitiv për ish-deputetin/ Gjykata vendos sot për Salianjin

    Shërbimi i Provës sjell raport pozitiv për ish-deputetin/ Gjykata vendos sot për Salianjin

    Burime konfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit.
    Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë.
    Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

  • Salianji kërkon lirim me kusht, IEVP Fier paraqet raport pozitiv, shërbimi i provës afat deri më 8 korrik

    Salianji kërkon lirim me kusht, IEVP Fier paraqet raport pozitiv, shërbimi i provës afat deri më 8 korrik

    Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht për ish- deputetin demokrat Ervin Salianji.
    Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i vlerësimit nga IEVP Fier ka ardhur pozitiv, ndërsa sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës që të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik.
    Sipas këtij raporti do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish – deputeti Ervin Salianji.