Tag: powell

  • Bitcoin rritet ndërsa aksionet bien pasi Trump kritikon Bankën Qendrore Amerikane

    Bitcoin rritet ndërsa aksionet bien pasi Trump kritikon Bankën Qendrore Amerikane

    Çmimi i Bitcoin sillej rreth 87,300 dollarë ditën e Hënë ndërsa mëngjesin e së Martes u ngjit në 88,400 dollarë pavarësisht se presidenti Amerikan Donald Trump aplikoi një presion të ri mbi tregjet duke kërcënuar me shkarkimin e Drejtorit të Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell i cili ka dështuar të ulë interesat.

    Ndërsa i referohej Powell si “Mr. Too Late” në Truth Social, Trump tha se tani kishte ardhur koha që Banka Qendrore Amerikane të ulte kostot e huamarrjes duke shtuar frikën e ekonomistëve se një gjë e tillë kishte për të shtuar inflacionin në virgjilje të tarifave.
    “Powell ka qenë gjithnjë i vonuar,” tha Trump duke ju referuar edhe politikave ekonomike të periudhës së pandemisë. Bitcoin u rrit me 2.9 përqind në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinGecko. Ndërkaq kriptomonedha e tjera si Solana ranë me 1.2 përqind.

    Çmimi i arit u rrit ditën e Hënë me 3.9 përqind në 3,442 dollarë për onz sipas Yahoo Finance ndërsa indeksi S&P 500 ra me 2.8 përqind. Indeksi teknologjik i Nasdaq gjithashtu ra me 3 përqind.
    Retorika e Trump u bë më kritike ndaj Powell-it pasi zyrtari foli para Klubit Ekonomik të Çikagos javën e kaluar, duke mbajtur një këndvështrim të kujdesshëm në lidhje me uljet e normave dhe ekonominë.

    Trump më vonë vuri në dukje se përfundimi i kryesuesit të Fed “nuk mund të vijë mjaft shpejt”, duke lënë të kuptohet se çfarë do të ishte një përballje pa precedent historik. /PCWorld Albanian

  • “Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

    “Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

    Presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij po shqyrtojnë shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nga posti i tij , tha sot këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

    “Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të shqyrtojnë çështjen e shkarkimit të Jerome Poëell”, u tha gazetarëve drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett  ndërsa Donald Trump ditët e fundit ka përsëritur sulmet e tij ndaj shefit të Fed mbi politikën e tij të normave të interesit.
    Në deklaratat që bëri për gazetarët gjatë takimit të tij me Giorgia Meloni, presidenti amerikan tregoi se ai beson se ka autoritetin për të hequr Powell nga posti i tij.
    “Ai do të largohet. Ai do të largohet prej andej”, tha Trump në Zyrën Ovale. Më tej ai vazhdoi duke thënë “Unë nuk mendoj se ai po bën punën e tij. Është tepër vonë. Ai është pak i ngadalshëm dhe nuk jam i kënaqur me të. Unë e lë të kuptojë dhe nëse dua që ai të largohet, ai do të largohet shumë shpejt”.

    Asked if firing Fed’s chair, Jerome Powell, is an option, Trump’s economic adviser Kevin Hassett tells us the president and team will continue to study that matter. pic.twitter.com/BjhWo8AQEu
    — Jennifer Jacobs (@JenniferJJacobs) April 18, 2025

    Komentet e presidentit republikan erdhën pasi Powell tha të mërkurën në një ngjarje ekonomike në Çikago se administrata Trump ka bërë “ndryshime shumë thelbësore të politikave”, duke përfshirë tarifa gjithëpërfshirëse që janë “dukshëm më të mëdha se sa pritej”.
    Powell vuri në dukje prerazi se heqja e një kryetari të Fed “nuk lejohet me ligj” dhe deklaroi se ai synon të mbarojë pjesën e mbetur të mandatit të tij.

    Top Channel