Tag: powell

  • Komeditë sportive pushtojnë Hollywood-in: “Chad Powers” shndërrohet në serial

    Komeditë sportive pushtojnë Hollywood-in: “Chad Powers” shndërrohet në serial

    Komeditë sportive po përjetojnë një bum të madh në Hollywood. Që prej suksesit global të serialit Ted Lasso në Apple TV, platformat e transmetimit janë vënë në garë për të gjetur historinë e radhës që përzien humorin me emocionin. Hulu beson se e ka gjetur formulën e duhur me Chad Powers, një komedi të re futbolli ku protagonist është aktori Glen Powell.
    Ideja për serialin lindi nga një moment i papritur: në vitin 2022, ish-quarterback-u Eli Manning u maskua si “Chad Powers” për një skeç që u bë viral. I veshur me paruke, mustaqe dhe proteza, ai u prezantua si një lojtar i panjohur në provat e Penn State, duke i habitur lojtarët dhe stafin me aftësi të jashtëzakonshme. Vetëm trajneri James Franklin e dinte të vërtetën. Personazhi imagjinar mori jetë dhe u kthye në një fenomen në rrjete sociale.

    Në adaptimin televiziv, Powell interpreton Russ Holliday, një talent i dikurshëm i Universitetit të Oregonit që humbi shansin për lavdi pas një “gabimi të pafalshëm”. Tani, pas tetë vitesh, ai rikthehet në futboll nën identitetin e ri të Chad Powers-it, duke iu bashkuar ekipit të South Georgia Catfish. Seriali është prodhuar nga Omaha Productions, me vëllezërit Peyton dhe Eli Manning si producentë ekzekutivë.
    I njohur për rolet në Top Gun: Maverick dhe Anyone But You, Powell e mori seriozisht rolin, duke u trajnuar si një quarterback i vërtetë. Një tifoz i Texas Longhorns, ai u stërvit me ndihmën e vëllezërve Manning dhe trajnerit personal të Patrick Mahomes. “Ata më shpëtuan jetën. Më mësuan çfarë bën e çfarë nuk bën një quarterback i vërtetë”, tha aktori në Good Morning America. Eli Manning, me humor, shtoi në The Tonight Show: “Chad do të kishte hyrë në ekip, por nuk është i kualifikuar.”
    Përveç Powell, seriali sjell një kast të gjerë: Steve Zahn, Toby Huss, Perry Matfield, Clayne Crawford, Wynn Everett, Colton Ryan, Frankie A. Rodriguez, Xavier Mills, Quentin Plair dhe Keese Wilson. Për më tepër, tifozët e sportit do të kënaqen me paraqitjet e veçanta të emrave të njohur të ESPN, si Chris Fowler, Kirk Herbstreit dhe Marty Smith, të cilët luajnë vetveten.

  • Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore

    Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore

    Nëse shkoni së bashku me Mary Powell në një vizitë pune në San Jose, Kaliforni, do të mendonit se po shihni të ardhmen e ndritur të energjisë së pastër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan The Economist. Sunrun, kompania e paneleve diellore për banesa që Powell drejton, u ofron konsumatorëve shërbime energjetike në 22 shtete.Një klient i saj në Kaliforni, inxhinier nga Silicon Valley, tre…

  • Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED

    Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED

    Udhëheqësi amerikan përplaset me drejtuesin e bankës qendrore për kostot e rinovimit të selisë qendrore Donald Trump pati një përplasje me Jay Powell gjatë një vizite në selinë e Rezervës Federale, në një përballje të rrallë publike midis një presidenti amerikan dhe drejtuesit të bankës qendrore.Presidenti, i cili bëri lëvizjen për të vizituar vendin e ndërtimit të rinovimit të selisë qendrore të Rezervës Federale në Marriner S Eccles në Uashington, u tha gazetarëve se projekti kushtonte 3.1 miliardë dollarë.“Po e shqyrtojmë dhe duket se është rreth 3.1 miliardë dollarë, është rritur pak ose shumë. Pra, 2.7 tani është 3.1,” tha Trump.Kryetari i Rezervës Federale, Powell, tundi kokën dhe e ndërpreu presidentin, duke thënë se “nuk ishte në dijeni” se kostoja ishte rritur nga vlerësimi i bankës qendrore prej 2.5 miliardë dollarësh.“Sapo doli,” tha Trump, duke nxjerrë një copë letër nga xhepi i tij.“Nuk e kam dëgjuar këtë nga askush në Rezervë Federale,” tha Powell. Kryetari vuri syzet e leximit dhe shqyrtoi copën e letrës me shifrat, duke pyetur: “Kjo erdhi nga ne?”Powell i tha Trump se llogaritjet në gazetë përfshinin ndërtesën Martin, përballë vendit të ndërtimit, për të cilën tha se ishte përfunduar pesë vjet më parë.Vizita e Trump shënon një intensifikim të sulmeve të tij ndaj kryetarit të bankës qendrore të SHBA-së, me tejkalimet e kostos së rinovimit që kohët e fundit shfaqen si një zëvendësim për kritikat ndaj politikave të normave të interesit të Powell.Presidenti amerikan e ka akuzuar në mënyrë agresive kryetarin e Rezervës Federale se i mban normat e interesit shumë të larta, duke e etiketuar Powell “kokëfortë” dhe “budalla”.Ndërsa Rezerva Federale tani është në vutun e shtatë të rinovimit dhe mori miratimin nga Komisioni Kombëtar i Planifikimit të Kapitalit në vitin 2021, administrata ka filluar të akuzojë bankën qendrore për keqmenaxhim “të rëndë” të ushtrimit gjatë muajit të kaluar.Është shumë e pazakontë që presidentët të vizitojnë Rezervën Federale. Vizita e fundit publike ndodhi kur George W. Bush mori pjesë në betimin e Ben Bernanke, kryetarit të Rezervës Federale gjatë krizës globale financiare të vitit 2008. Trumpit iu bashkuan drejtori i Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, Russell Vought, senatorët republikanë Thom Tillis dhe Tim Scott; zëvendësshefi i stafit të presidentit, James Blair; kreu i Strehimit Federal Bill Pulte; këshilltari i përgjithshëm i OMB-së, Mark Paoletta; dhe zyrtari i Komisionit Kombëtar të Planifikimit Publik, Stuart Levenbach. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vizitë e pazakontë: Trump do të shkojë vetë në zyrat e Rezervës Federale

    Vizitë e pazakontë: Trump do të shkojë vetë në zyrat e Rezervës Federale

    Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në selinë e Rezervës Federale Amerikane.
    Vizita e rrallë në Rezervë Federale vjen ndërsa Trump dhe administrata e tij po shtojnë kritikat ndaj shefit të Rezervave Jerome Powell për rinovimet e ndërtesave që dyshohet se dëmtojnë buxhetin.

    Trump tha në Truth Social se do të takohej me Powell kur të mbërrinte në Rezervë Federale. Në turne do të bashkoheshin senatorët Tim Scott, republikan nga Karolina e Jugut, dhe Thom Tillis, republikan nga Karolina e Veriut, drejtori i buxhetit Russ Vought, drejtori i FHFA-së William Pulte dhe të emëruarit e Trump në Komitetin Kombëtar të Planifikimit të Kapitalit. Shumë prej këtyre zyrtarëve kanë qenë kritikët më të zjarrtë të Powell në javët e fundit.

    Presidentët rrallë e vizitojnë Rezervën Federale në një cilësi zyrtare. Kjo për shkak se banka qendrore kërkon të jetë e pavarur nga Shtëpia e Bardhë, një ndarje që shihet si thelbësore për të siguruar që veprimet e saj janë të lira nga ndikimi politik.

    Vizitat presidenciale në ndërtesën kryesore të Rezervës Federale, në një distancë të shkurtër me makinë nga Shtëpia e Bardhë, janë të rralla. Presidenti i fundit që e bëri këtë ishte George W. Bush, i cili mori pjesë në ceremoninë e betimit në vitin 2006 të ish-këshilltarit të tij ekonomik, Ben Bernanke, si kryetar. Vetëm dy presidentë të tjerë e kanë bërë këtë udhëtim: Gerald Ford në vitin 1975 dhe Franklin D. Roosevelt për të inauguruar ndërtesën në vitin 1937.

  • Euro drejt niveleve më të larta në katër vite: A mund të arrijë në 1.20 dollarë apo edhe më shumë?

    Euro drejt niveleve më të larta në katër vite: A mund të arrijë në 1.20 dollarë apo edhe më shumë?

    Euro kaloi pragun prej 1.17 dollarësh ditën e sotme, duke shënuar nivelin më të lartë që prej shtatorit 2021.Me një rritje 13% që nga fillimi i vitit, monedha e përbashkët është në rrugën për të realizuar performancën më të mirë vjetore që nga viti 2017, dhe ndoshta që nga 2003. Kjo e ka sjellë gjithashtu më pranë kufirit psikologjik 1.20 dollarë.Që nga inaugurimi i presidentit Donald Trump më 20 janar 2025, euro është forcuar me rreth 15% ndaj dollarit amerikan. Por cilat janë arsyet pas këtij forcimi të ndjeshëm të euros dhe a ka hapësirë për rritje të mëtejshme?Kthesa fiskale në Gjermani ndryshon lojënShpjegimi lidhet me një kombinim të rrallë mes stimulit fiskal në Europë, rënies së besimit në politikën monetare të SHBA-së dhe grumbullimit të pozicioneve spekulative kundër dollarit që po ushqejnë forcimin e euros.Megjithëse Banka Qendrore Europiane (BQE) ka vazhduar ciklin e uljes së normave të interesit, faktori kyç që ka ndikuar në rritjen e euros është politika fiskale, veçanërisht ajo gjermane.Në muajin mars, Bundestagu miratoi një ndryshim kushtetues që përjashton shpenzimet ushtarake dhe të infrastrukturës nga rregulli i ashtuquajtur “frenim i borxhit”, i cili e kufizon qeverinë nga huamarrja e tepërt.Ky ndryshim ligjor hapi rrugën për krijimin e një fondi infrastrukture prej 500 miliardë eurosh për energjinë e gjelbër, transformimin dixhital dhe zhvillimin rajonal deri në vitin 2035, të gjitha të strukturuara jashtë buxhetit për të shmangur kufizimet e borxhit.Paralelisht, Berlini ka premtuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 3.5% të PBB-së, në përputhje me objektivat e NATO-s për vitin 2030 dhe iniciativën më të gjerë “ReArm Europe” me vlerë 800 miliardë euro.Kriza politike në SHBA dëmton besimin te dollariNga ana tjetër e Atlantikut, ekonomia amerikane po jep shenja dobësimi. Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e parë ka pësuar tkurrje, pjesërisht për shkak të rritjes së importeve para hyrjes në fuqi të tarifave të reja në prill.Por vëmendja e tregjeve është përqendruar më shumë te presioni politik, që po rritet mbi presidentin e Rezervës Federale, Jerome Powell.Megjithëse Powell përsëriti këtë javë se është shumë herët për të ulur normat, duke përmendur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe pasiguritë për inflacionin që vjen nga tarifat, besimi i investitorëve te pavarësia e Fed-it është tronditur.Sipas analistëve të bankës BBVA: “Powell nuk duket i prirur të ulë normat që në korrik, edhe pse brenda Fed-it po zhvillohet një debat i brendshëm mbi kohën e lëvizjes së ardhshme monetare, i cili pritet të intensifikohet”.Ata shtuan se dobësimi i dollarit është thelluar “në kushtet kur raportohet se presidenti Trump po shqyrton mundësinë për të zëvendësuar Poëell deri në shtator ose tetor”, megjithëse mandati i tij përfundon në maj 2026.Tregjet e kanë interpretuar këtë si një situatë të mundshme me një “kryetar në hije”, i cili mund të ndikojë pas kuintave për të mbajtur normat e interesit të ulëta, duke ushtruar presion negativ mbi dollarin.Çfarë po shikojnë analistët në ecurinë euro-dollar?Francesco Pesole, analist në ING, theksoi rëndësinë në rritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA.“Lajmet nga tregu i punës kanë potencial ndikimi të madh, veçanërisht pasi të dhënat e inflacionit për muajin maj nuk arritën të nxisnin një reagim më të butë nga Powell. Nëse ka lëvizje në pjesën e dytë të mandatit të Fed-it, disa anëtarë të tjerë të FOMC mund të bashkohen me krahun që favorizon uljen e normave, pavarësisht shqetësimeve për inflacionin.”Ai vuri në dukje se tregjet aktualisht vlerësojnë si 25% mundësitë për një ulje të normave më 30 korrik dhe presin një ulje totale prej 62 pikësh bazë deri në fund të vitit.Ndërkohë, pozicionimi i investitorëve po vazhdon të ndikojë kursin euro-dollar.Treguesit teknikë sinjalizojnë vazhdim të trendit pozitiv. Luca Cigognini, analist në Intesa Sanpaolo, komentoi: “Struktura afatshkurtër e EUR/USD mbetet përgjithësisht pozitive. Nëse thyhet niveli i rezistencës 1.1717, euro mund të shkojë drejt 1.1750, me objektivin tjetër në 1.1800–1.1820.”Përtej këtyre niveleve, tregtarët kanë vënë në shënjestër rezistencën në 1.1910, niveli i gushtit 2021, dhe më pas barrierën psikologjike në 1.20.Objektivat më të lartë përfshijnë edhe 1.2350 (janar 2021) dhe 1.2550 (shkurt 2018), por arritja e tyre do të varet ndjeshëm nga zhvillimet ekonomike dhe politike në gjysmën e dytë të vitit. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pas dy dekadash Microsoft i jep lamtumirën Skype

    Pas dy dekadash Microsoft i jep lamtumirën Skype

    Në 2003, Michael Powell, asokohe kryetar i Komisionit Federal të Komunikimit në SHBA (FCC) tha në një dhomë plot me akademikë dhe ekzekivë të lartë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, se kishte parë të ardhmen e komunikimit.

    “Bota do të ndryshojë pashmangshmërisht,” tha Powell. Ai kishte të drejtë, bota ndryshoi dhe së bashku me të edhe Skype. Më pas vendosi ta lërë Skype pas.
    Ditën e Hënë Microsoft mbylli përgjithnjë Skype, pak ditë përpara se të shënonte 14 vjetorin e blerjes së shërbimit për 8.5 miliardë dollarë. Skype ende ka përdorur por Microsoft dhe mbarë bota ka ecur përpara.

    Të gjitha investimet e kompanisë u orientuan drejt Teams, aplikacioni që sot konkurron me Zoom dhe Meet. WhatsApp, Telegram, Signal dhe dhjetëra aplikacione të tjera ofrojnë kominikimi audio dhe video me cilësi të lartë përveç tekstit.
    Teknologjia që e bëri Skype të veçantë dy dekada më parë, tashmë është e pranishme kudo. Mbase bota nuk kishte më nevojë për kompaninë që e bëri realitet.

    Në kulmin e vet Skype kishte 405 milionë përdorues dhe 8 përqind e thirrjeve ndërkombëtare kryheshin në Skype. /PCWorld Albanian

  • “Trazira financiare dhe rafte bosh”, zbulohen prapaskenat pse Donald Trump u tërhoq nga shkarkimi i Kryetarit të Rezervës Federale

    “Trazira financiare dhe rafte bosh”, zbulohen prapaskenat pse Donald Trump u tërhoq nga shkarkimi i Kryetarit të Rezervës Federale

    Presidenti Donald Trump vendosi tarifa të paprecedenta, veçanërisht ndaj Kinës, dhe sulmet e fundit ndaj Kryetarit të Rezervës Federale Jerome Powell shkaktuan alarm mes disa prej këshilltarëve të tij më të lartë dhe CEO-ve më të mëdhenj të Amerikës, të cilët paralajmëruan për kaos financiar dhe rafte dyqanesh bosh, thanë persona të njohur me bisedat.

    Paralajmërimet — dhe paqëndrueshmëria e vetë tregjeve këtë javë — duket se kishin efekt. Trump u tërhoq të martën nga kërcënimet për ta shkarkuar Powell nga detyra, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale: “Nuk kam asnjë qëllim ta pushoj nga puna.”
    Kjo solli lehtësim në Wall Street. Një ditë pasi tregjet u rritën ndjeshëm nga komentet e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, se Trump do të përpiqej të ulte tensionet e luftës tregtare me Kinën, tregjet amerikane u rritën për të dytën ditë, sipas CNN.
    Zyrtarët e lartë të administratës u lehtësuan gjithashtu nga deklarata e Trump-it në Zyrën Ovale për Powell-in, thanë personat e njohur me çështjen. Zyrtarët ishin shqetësuar nga retorika e ashpër dhe të kujdesshëm për një betejë të gjatë ligjore nëse Trump do të përpiqej të shkarkonte drejtuesin e Rezervës Federale.Indeksi Dow u rrit me 678 pikë, ose 1.73%, të mërkurën pasdite. Indeksi më i gjerë S&P 500 fitoi 2.3%, dhe Nasdaq Composite, që përqendrohet në teknologji, u rrit me 3.3%.
    Të tre indeksat kryesorë po ruanin rritjen, por tregtonin nën nivelet më të larta të ditës. Dow u rrit me gati 1,200 pikë në mëngjes para se të tërhiqej: Aksionet ranë nga nivelet më të larta pasi Bessent paralajmëroi se do të duheshin kohë të konsiderueshme për të riekuilibruar tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
    “Ka një afat kohor prej 2 deri në 3 vjet për riekuilibrimin e plotë”, u tha Bessent një grupi gazetarësh të mërkurën pas një fjalimi në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, konfirmoi për CNN një person i njohur me çështjen.

    Top Channel

  • Përplasja Trump-Powell/ Presidenti vendos të mos e shkarkojë kreun e rezervës federale

    Përplasja Trump-Powell/ Presidenti vendos të mos e shkarkojë kreun e rezervës federale

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur komentet e tij ndaj Kinës dhe kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, pas disa javësh përplasjesh të ashpra që kanë shkaktuar luhatje në tregjet financiare globale. Duke folur nga Zyra Ovale mbrëmjen e të martës, Trump deklaroi se nuk ka ndërmend ta shkarkojë Powell, megjithëse e ka kritikuar shpesh atë se përse nuk po lëviz në uljen e normave të interesit.

    “Nuk kemi planifikuar asgjë nga këto. Se kemi bërë kurrë. Shtypi i raporton gjërat siç ata duan. Nuk kam ndërmend ta shkarkoj nga puna. Doja ta shihja pak më aktiv në lidhje me idenë për të ulur normat e interesit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për diçka të tillë. Nëse ai nuk e bën dicka të tillë nuk është fundi i botës, megjithatë nuk kam menduar ta shkarkoj nga puna.” tha ai.

    Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan u shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën. Ai shtoi se tarifat e vendosura ndaj mallrave kineze “do të bien ndjeshëm, por jo në zero”. Aktualisht, tarifat ndaj disa produkteve kineze kanë arritur deri në 145%, duke shkaktuar kundërmasa nga Pekini dhe shqetësime nga ekonomistët për ndikimin global të një lufte tregtare. Trump theksoi se objektivi i tarifave është rikthimi i fabrikave dhe vendeve të punës në SHBA një nga shtyllat kryesore të agjendës së tij ekonomike, së bashku me uljen e normave të interesit për të ulur koston e huamarrjes.

    Komentet e fundit vijnë pas raportimeve se Trump po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të Powell, edhe pse mbetet e paqartë nëse presidenti ka autoritet ligjor për ta bërë një gjë të tillë. Deri më tani, asnjë president amerikan nuk ka shkarkuar kreun e bankës qendrore. Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, u shpreh se pritet një ulje e tensioneve ne i luftën tregtare me Kinën, duke e cilësuar situatën aktuale si “të paqëndrueshme dhe jo një shaka”.

    Lajmet për një qëndrim më të butë të Trump kanë ndikuar pozitivisht në tregjet financiare globale duke sjelle rritje ne aksione ne Japon dhe Hong Kong. Tregjet amerikane gjithashtu shënuan rritje, me indeksin S&P 500 që u rrit me 2.5% dhe Nasdaq me 2.7%.

  • Tregjet amerikane vazhdojnë ‘të zhyten’, ndërsa Trump vijon zënkën me kryetarin e Rezervës Federale

    Tregjet amerikane vazhdojnë ‘të zhyten’, ndërsa Trump vijon zënkën me kryetarin e Rezervës Federale

    Aksionet amerikane dhe dollari ranë sërish pasi presidenti, Donald Trump intensifikoi sulmet e tij ndaj shefit të bankës qendrore amerikane duke e quajtur atë “një humbës të madh” për mos uljen e normave të interesit.

    Në një postim në mediat sociale, Trump i bëri thirrje kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, të ulë normat e interesit “parandaluese” për të ndihmuar në nxitjen e ekonomisë, duke thënë se Powell ka qenë vazhdimisht shumë i ngadalshëm për t’iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike.
    “Mund të ketë një ngadalësim të ekonomisë nëse zoti “Too Late”, një humbës i madh, ul normat e interesit, TANI”, shkroi ai.
    Kritikat e Trump për trajtimin e ekonomisë amerikane nga ana e Powellit vijnë pasi planet e tij për tarifat kanë nxitur një shitje të tregut të aksioneve dhe kanë rritur frikën e recesionit ekonomik.
    Përplasja në rritje e presidentit me Powell, të cilin ai e emëroi për të udhëhequr Fed gjatë mandatit të tij të parë, ka shtuar trazirat e tregut.
    S&P 500, i cili ndjek 500 nga kompanitë më të mëdha amerikane, ra afërsisht 2.4% të hënën. Ajo ka humbur afërsisht 12% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.
    Dow Jones Industrial Average ra 2.4% dhe ka rënë rreth 10% deri më tani këtë vit, ndërsa Nasdaq ra më shumë se 2.5% dhe ka rënë afërsisht 18% që nga janari.
    Megjithatë, të martën, tregtimi në shumicën e indekseve kryesore të aksioneve në rajonin e Azi-Paqësorit ishte i ndrydhur. Nikkei 225 i Japonisë u mbyll rreth 0.1% më i ulët, dhe ASX 200 në Sydney u mbyll rreth 0.3% më i ulët. Hang Seng i Hong Kongut u mbyll rreth 0.3% më i lartë.
    Në tregtimin e hershëm evropian, bursa FTSE 100 e Mbretërisë së Bashkuar ishte pak më e ulët me rreth 0.05%, ndërsa Dax e Gjermanisë ishte rreth 0.5% dhe CAC e Francës ishte 0.6%.
    Megjithëse dollari amerikan dhe obligacionet e qeverisë amerikane zakonisht konsiderohen të sigurta në kohë trazirash të tregut, ato nuk i kanë shpëtuar turbullirave të fundit.
    Indeksi i dollarit, i cili mat fuqinë e dollarit kundrejt një sërë monedhash duke përfshirë euron, të hënën ra në nivelin më të ulët që nga viti 2022.
    Normat e interesit për borxhin e qeverisë amerikane gjithashtu vazhduan të rriten të martën, pasi investitorët kërkuan fitime më të larta për mbajtjen e thesarit.
    Ndërkohë, çmimi i arit arriti një rekord të ri të të gjitha kohërave, duke thyer vlerën prej 3,500 dollarësh për ons, ndërsa investitorët kërkojnë të ashtuquajturat asete “strehë të sigurt”.
    Metali i çmuar shihet si një vend më i sigurt për të vënë para gjatë kohërave të pasigurisë ekonomike.
    Kritikat e Trump ndaj Powell-it datojnë që në mandatin e tij të parë në detyrë, kur ai gjithashtu thuhet se diskutoi shkarkimin e tij. Që nga fitorja e zgjedhjeve, ai i ka kërkuar Powell-it të ulë kostot e huamarrjes.
    Kritikat e fundit pasojnë paralajmërimet e Powell se taksat e importit të Trumpit ka të ngjarë të rrisin çmimet dhe të ngadalësojnë ekonominë.
    Trump javën e kaluar bëri thirrje publikisht që Powell të shkarkohej, duke shkruar në mediat sociale të enjten se ai duhet të largohet sa më shpejt.
    Një veprim i tillë do të ishte ligjërisht i diskutueshëm duke pasur parasysh një traditë të pavarësisë në bankë.
    Powell vitin e kaluar u tha gazetarëve se nuk besonte se presidenti kishte autoritetin ligjor për ta hequr atë.
    Por një nga këshilltarët kryesorë ekonomikë të Trump konfirmoi se zyrtarët po studionin opsionin të premten, kur tregu i aksioneve në SHBA u mbyll.
    “Kur SHBA teshtiu, bota u ftoh”
    Komentet e fundit të Trump vijnë ndërsa politikëbërësit kryesorë ekonomikë po mblidhen në Uashington për takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.
    Christopher Meissner, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, Davis, dhe i cili më parë ka punuar me FMN-në, i tha programit të BBC-së para viteve 1970 ka pasur herë pas here presion “të rëndësishëm” politik mbi Rezervën Federale.
    “Megjithatë, 30 apo 40 vitet e fundit ajo që ne kemi mësuar është se pavarësia e bankës qendrore është çelësi i stabilitetit financiar dhe inflacionit të ulët. Dhe unë mendoj se ky është një ndryshim i madh dhe ne duhet të kujdesemi për të”, shtoi ai.
    FMN-ja do të publikojë më vonë parashikimet e saj të fundit të rritjes për vendet individuale dhe javën e kaluar tha se këto parashikime do të përfshijnë “ulje të dukshme”.
    “Ata thoshin “Kur SHBA teshtinin, pjesa tjetër e botës u ftoh”. Do të jetë vërtet kurioze të shohim nëse kjo do të vazhdojë”, tha Meissner.
    “Megjithatë, unë mendoj se njerëzit presin një rënie mjaft domethënëse në SHBA në muajt e ardhshëm… dhe kjo nuk mund të jetë e mirë për pjesën tjetër të botës”, përfundoi ai.