Tag: postribës

  • VIDEO – Partia Demokratike përkujton 79- vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës…

    VIDEO – Partia Demokratike përkujton 79- vjetorin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës…

    Kryengritja antikomuniste e Postribës vijon të kujtohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare kundër diktaturës. Sot në 79-vjetorin e saj, te memoriali në qendër të Postribës, ku përkujtohen organizatorët dhe pjesëmarrësit e kësaj lëvizjeje të shtypur me dhunë nga regjimi komunist, u zhvillua ceremonia përkujtimore e organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqata e Ish- të Përndjekurve Politikë.

    Pjesëmarrësit theksuan se kjo datë mbetet një mesazh i fortë kujtese, jo vetëm për ata që u ngritën në Postribë, por për të gjithë ata që luftuan diktaturën, duke e cilësuar gjithashtu si një thirrje për vijimin e rezistencës ndaj çdo forme të neodiktaturave.
    Kryengritja e Postribës e shtatorit 1946, e njohur si lëvizja e parë antikomuniste në rajon, nuk ia doli të arrinte qëllimin e saj dhe u shtyp me dhunë nga regjimi i sapovendosur. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i fuqishëm i qëndresës nacionaliste kundër komunizmit. Në 62-vjetorin e kësaj kryengritje, Postriba u nderua edhe me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO – Bashkia Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës, kurora me lule dhe homazhe tek memoriali

    VIDEO – Bashkia Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës, kurora me lule dhe homazhe tek memoriali

    Drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Bashkiak kanë nderuar sot 79 vjetorin e Kryengritjes së Postribës. Ato kanë vendosur kurora me lule ne nderim të kësaj date historike për liri dhe demokraci si është 9 shtatori, përkujtohet si një nga ngjarjet e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve.

    Më 9 shtator të vitit 1946 banorët e Postribës dhe rrethinave, të pakënaqur me vendosjen e regjimit komunist, sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Revolta e tyre u shtyp me dhunë dhe 9 prej kryengritësve u dënuan me vdekje, 4 të tjerë me burgim të përjetshëm, ndërsa 6 kryengritës u dënuan me nga 15-20 vite burgim.
    Kryengritja e Postribës e shtatorit të vitit 1946 nuk ja arriti qëllimit dhe u shtyp me dhunë nga diktarura e sapovendosur në Shqipëri. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i qëndresës kundër komunizmit.
    Më herët, edhe kryebashkiaku Benet Beci, në rrjetet e tij sociale, ka kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë.

    “79-vjetori i Kryengritjes së Postribës! Nderim dhe respekt për popullin e kësaj zone, gjithmonë liridashës dhe mbrojtës i parimeve të demokracisë dhe zhvillimit!”, ka shkruak qytetari i parë i Shkodrës në publikimin e tij.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

    79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

    Në 79-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, pjesë e homazheve ishte edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

    Gjatë fjalës së tij, Boçi u ndal te mesazhi i fuqishëm që vjen nga kjo ngjarje historike, duke e cilësuar Postribën si simbol të parë të rezistencës antikomuniste, por edhe si një kujtesë e gjallë që na paralajmëron për rrezikun e rikthimit të diktaturës në forma të reja dhe të kamufluara.

    Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, është detyrë e forcave politike të angazhuara për lirinë, që të mos lejojnë deformimin e historisë dhe të mos mjaftohen me kurora e fjalime, por të çojnë përpara idealet për të cilat u derdh gjaku i të parëve tanë.

    Në një kohë kur drejtësia është kapur, opozita sulmohet, dhe e vërteta censurohet, Boçi u shpreh se fryma e Postribës duhet të kthehet në udhërrëfyes për të gjithë ata që besojnë ende tek demokracia dhe shteti i së drejtës.

    Pjesë nga deklarata:

    Si dëshmitare të kësaj historie të lavdishme, ku burra dhe gra të egër u ngritën kundër poshtërimit, diktaturës, dhe gjithmonë saktësohesh ti kupton që këta burra e gra nuk kanë nevojë vetëm për elozhe. Jo, ata kanë nevojë për sinqeritet, besim dhe besë që ne, që merremi me politikë, merremi me interesin e publikut, ta çojmë përpara atë që këta burra nisën dhe atë që ende nuk ka përfunduar, por është rikthyer në një formë të kamufluar.

    Ne jemi dëshmitarë të saj dhe e kuptojmë mirë që historia nuk është thjesht një shabllon, nuk është një muze i mbyllur është zë, ajër, ekzistencë. Këtu mikpritja nuk është thjesht një zakon është besë. Dhe këtu kujtesa historike nuk të rëndon ndërgjegjen, madje të kthjellon mendjen, arsyen dhe shpirtin.

    Të dashur miq, ne duhet ta dimë mirë që Postriba nuk është thjesht faqe historie dhe krenarie është edhe një manual qëndrese, besë dhe burrërie. Një manual i shpirtit të pathyeshëm malësor, burrave dhe grave që duan lirinë dhe Shqipërinë. Është një manual i shkruar me gjak, me sakrifica, me akte heroike. Prandaj ne duhet ta vazhdojmë bashkë qëllimin dhe sakrificën e atyre burrave.

    Në shtator të ’46-ës, kur propaganda u shpall si e vërtetë dhe frika u bë rend nga regjimi, banorët e Postribës u ngritën. Ata nuk kishin kushte, s’kishin privilegje, as garanci, ama kishin ndërgjegjen e tyre dhe kjo u mjaftoi atyre. Ata zgjodhën rrugën e drejtë kundër poshtërimit, kundër diktaturës, dhunës. Luftuan për dinjitet. Ata deshën që fëmijët e tyre të mos ishin të nënshtruar dhe qëllimi i tyre ishte të marshonin në Shkodër. Kryengritja vërtet dështoi, por ama akti i tyre guximtar është i përjetshëm.

    Të dashur miq, demokratë e antikomunistë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që Postriba nuk është thjesht një përkujtim. Postriba nuk është vetëm një fotografi e të shkuarës – sot jemi edhe para ndërgjegjes sonë. Historia është se çfarë do të bëjmë edhe ne sot, sepse historia ka progresin dhe pjesëmarrësit e saj, ka heronj. Duhet ta dimë mirë që vetë Postriba, e ndërtuar me frymën e revoltës, që u bë vendi i shenjtë i qëndresës, rezistencës, na thërret. Ata burra nën dhe dhe ata mbi dhe na pyesin: çfarë do të bëjmë ne sot?

    Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë si ata burra. Nuk na mjafton të përmendim emra e të vendosim kurora. Ne duhet të rivendosim drejtësinë dhe piedestalin e merituar për këto burra dhe gra.

  • 79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

    79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

    Në kuadër të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më domethënëse të historisë së rezistencës shqiptare kundër komunizmit, sot u zhvilluan homazhe dhe një ceremoni përkujtimore në Postribë.
    Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo ditë është një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Shqipërisë.
    Noka kujtoi me nderim burrat e guximshëm që, nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, vendosën të sfidojnë një diktaturë mizore në kulmin e saj, duke ngritur flamurin e lirisë dhe duke refuzuar çdo formë nënshtrimi.
    Ai shprehu mirënjohje të pakufishme për trashëgimtarët e tyre dhe për banorët e Postribës që prej dekadash mbajnë gjallë idealet e demokracisë dhe të lirisë.
    Duke e krahasuar kohën e sotme me periudha të errëta të së kaluarës, Noka paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të përballet me një diktaturë të re, që sipas tij është edhe më e egër se ajo e së kaluarës, duke bërë thirrje për qëndresë dhe unitet.
    “I nderuar zoti nënkryetar i PD dhe drejtues politik i qarkut Shkodër, i nderuar zoti sekretar e i nderuar zonja deputete, të nderuar këshilltarë të opozitës në bashkinë Shkodër, përfaqësues të përndjekur politik, motra dhe vëllezër trashëgimtarë të denjë të këtyre luanëve që luftuan e sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur Shqipërinë nga një diktaturë e cila do të sillte vetëm zi, vdekje, robëri dhe varfëri për shqiptarët.
    Ju drejtohem ju si pasardhës të tyre, në emër të kryetarit të PD Sali Berishës, për t’ju përcjellë një respekt dhe mirënjohje të pakufijshme të burrave që nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, trim që vendosën të ngrihen mbi gjithçka duke mos pranuar konfrontimin me diktaturën, duke u ngritur të ndërgjegjshëm për të sakrifikuar vetëm me një kusht: ata ishin njerëz të lirë dhe donin të jetonin si njerëz të lirë, pa pranuar të nënshtroheshin dhe nder e lavdi për këta burra.
    Një mirënjohje edhe për ju zonja e zotërinj të Postribës, si pasardhës të denjë të tyre që keni treguar në 79 vite që nuk nënshtroheni apo hyni në marrëveshje me të keqen, pavarësisht ngjyrës e formës që ka pasur ajo, keni respektuar vlerat që këta burra ranë: lirinë dhe demokracinë. Mirënjohje për ju që keni mbështetur PD dhe forcën e saj përmes asaj që përfaqëson.
    Sot po kujtojmë këta burra që luftuan dhe kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë, ju heronj se bashku me postribas të tjerë e keni ditur se nuk ishte e lehtë të përballeshin me një kuçedër që ishte në kulmin e saj. Ata e dinin se nuk ishte e lehtë të përballesh me një diktaturë, por ata vendosën dinjitetin e lirinë mbi gjithçka.
    Ata refuzuan që të jetonin në robëri, ata luftuan për liri! Sot i kujtojmë ata dhe sot po në këtë datë kujtojmë jo vetëm këta që u ngritën në Postribë, por kujtojmë çdo antikomunist që ka refuzuar diktaturën, edhe pse sot për fat të keq jemi në një kohë që po jetojmë një diktaturë edhe më të egër se ajo bolshevike.
    Diktatura e narkos është më e egër sepse diktatura komuniste nuk e bëri të njëjtën gjë, nuk shpopulloi Shqipërinë, të largojë ajkën dhe po tenton çdo ditë.
    Narkosi po u thotë shqiptarëve se duhet të jenë anëtarë të karteleve, të jesh patronazhist pa identitet, pa normë e pa moral.
    Është detyra e Partisë Demorkatike që kësaj shoqërie t’i prijë në këtë betejë, të mos ketë tërheqje dhe ne do ta fitojmë”, u shpreh Noka.

  • ‘Festa Ura e Mesit’, Beci: Tradita, muzika dhe bukuritë natyrore bashkohen në Postribë

    ‘Festa Ura e Mesit’, Beci: Tradita, muzika dhe bukuritë natyrore bashkohen në Postribë

    Në zemër të Postribës, buzë lumit Kir dhe nën hijen e urës legjendare të Mesit, u zhvillua një nga ngjarjet më të bukura kulturore të zonës, “Festa Ura e Mesit”, e kthyer tashmë në një traditë, që promovon trashëgiminë kulturore, natyrore dhe turistike të Shkodrës.

    Pamje nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për jetësimin e vlerave të zonës dhe për gjallërimin e komuniteteve rurale.

    Ndërsa Ansambli i Shkodrës solli atmosferën festive me këngë dhe valle tradicionale, duke i dhënë jetë këtij monumenti kulture, i cili është kthyer prej kohësh në një pikë referimi për vizitorë vendas dhe të huaj.

    Në kuadër të festës u organizua edhe një panair lokal, ku u ekspozuan, produkte bujqësore dhe ushqime të zonës, punime artizanale tradicionale dhe u prezantuan oferta turistike nga bizneset lokale dhe agroturistike.

    Ura e Mesit, një monument kulture i shekullit XVIII, mbetet një simbol i lidhjes mes historisë dhe natyrës, dhe një prej destinacioneve më të vizituara në veri të Shqipërisë.

    Zona e Postribës (Shkodër) po rritet si një destinacion turistik, ku natyra, historia dhe kultura ndërthuren në mënyrë harmonike, duke ofruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor./atsh/KultPlus.com

  • Dosja e Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës

    Dosja e Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës

    “Mbramë, në ora dy mbas mesit të natës u zbulue në seksion se ku ndodhet Jup Kazazi. Në rrethimin që i bëmë shtëpisë dhe mbasi si e pa se neve e gjetëm bodrumin ku ishte mëshefur dhe s’kishte shpëtim, vrau vehten. Këtu popullarizohet se e vramë neve (në dokument nënvizohet me shkrim dore “Mirë”, që nënkupton se e miratojnë). Kemi gjetur disa dokumenta, por ma të randësishmet do t’ua dërgojmë. Zoi Themeli”.

    Dokumenti i mësipërm tregon qëndrimin zyrtar që mbajti regjimi komunist për vdekjen e Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës, e para antikomuniste në Europën e Lindjes, që po niste instalimin e perdes së hekurt.

    Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  publikoi dosjen e  Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës.

    Më 9 shtator 1946, duke synuar që me “Postribën” të lironin të burgosurit e të merrnin institucionet, shpërtheu para kohe ajo që sot njihet si Kryengritja e Postribës, me disa qindra kundërshtarë të regjimit, mes të cilëve, vëllezërit Kazazi. Duke qenë më të paktë në numër dhe me armë, kryengritësit dështuan, ndërsa pushteti u bë më i egër duke arrestuar mbi 1200 veta, hapur 11 burgje të përkohshme e vrarë dhjetëra të tjerë. Jupi shpëtoi, por u detyrua të fshihej dhe u strehua te daja i tij.

    Me 17 shtator, shtëpia ku fshihej u zbulua, pasi u torturua një dëshmitar që kishte dijeni. Duke mos dashur të binte i gjallë në duart e komunistëve, ai thirri “Rrnoftë Shqipëria. Nuk i dorzohem klyshëve tˋStalinit” dhe vrau veten. Ekzekutorët futën në shtëpi të kontrollonin të vdekurin, nipin 16-vjeçar, Ahmet Kopliku.

    I biri i Jupit, Hamza Kazazi thotë se të atin e masakruan edhe për së vdekuri, kënduan e hodhën valle dhe e ekspozuan në qytet.

    Pas ngjarjes, 7 anëtarë dhe të afërm të familjes Kazazi u ekzekutuan, vranë veten ose vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë u internuan. Trupat e të vrarëve nuk iu kthyen kurrë familjeve.

    74 vite më pas, ende nuk ndihen varret e:

    Halit Kazazi(vëllai i madh)- lindur me 3 mars 1900, i dënuar më 1945 dhe ekzekutuar më 1945 në Shkodër.

    Jup Kazazi(vëllai i dytë)- lindur më 6 tetor 1905, vret veten e nuk dorëzohet, më 17 shtator 1946.

    Sait(Seit) Kazazi (vëllai i tretë), lindur më 9 prill 1913. Rrethohet në shtëpinë e Hafiz Adem Kazazit. Nuk dorëzohet e vret veten më 6 tetor 1946.

    Abdullah Kazazi(xhaxha i Jupit), arrestohet për kryengritjen e Postribës, pushkatohet diku në Shkodër pas 1946-s, në moshën 64- vjeçare.

    Rifat Kopliku, daja i Jup Kazazit. Pas arrestimit më 17 shtator 1946 sepse strehoi nipin, u ekzekutua më 24 shkurt 1947.

    Osman Kazazi,  kushëri i parë i Jup Kazazit, arrestohet me 17 shtator 1946, dënohet me pushkatim dhe thuhet se vdiq në hetuesi, në moshën 24-vjeçare.

    Asim Abdurrahmani (Shpuza), djali i tezes së gruas së Jup Kazazit. Inxhinier, kimist, dënohet me pushkatim si spiun. Arrestuar e pushkatuar në Tiranë, më 8 qershor 1947.

    “I biri i Jupit, Hamza Kazazi, pas 1990-s ka nisur kërkimet për eshtrat e të afërmve. Ka gërmuar në Kir, sipas dëshmive të një 13-vjeçari që kishte shkuar të lahej në lumë, kur ka parë të varroset një burrë me pizhame (si në fotot e trupit të pajetë të Jupit), në vendin ku më vonë u vu Drejtoria e Ujërave, pas varrezave të Rrmajit. Hamza Kazazi, pas shumë gërmimesh, nuk arriti dot të identifikonte të atin, por gjeti eshtra të mbështjella në një veladon, me dorë në zemër e me një kryq, që mendohet se qenë eshtrat e një prifti dhe ia dorëzoi ipeshkvit, imzot Zef Simonit në Shkodër. Ndërsa kërkon 7 të zhdukurit e tij prej 30 vitesh, ka arritur të kuptojë se “procesverbalet baheshin të rrejshme”.  Në qershor 2017, Jup Kazazit, qyteti i Shkodrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) dhe Presidenti i Republikës, Nishani, i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes).

    Dosja në fjalë mund të vihet në dispozicion të të interesuarve, pranë AIDSSH”, shprehet Autoriteti i Dosjeve.