Tag: postin

  • Haxhiu në Kuvend, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Haxhiu në Kuvend, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Kosova E Mërkurë, 27 Gusht 2025 15:15
    Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu  që deri më tani mbante postin e zv/ministrit në këtë ministri mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
    “Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.

    Haxhiu së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve. Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /REL/

  • Rama leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës për Shefki Karamuçën

    Rama leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës për Shefki Karamuçën

    Shqipëria është mbërthyer nën kthetrat e betonit, në vende historike, të mbrojtura apo edhe ato turistike. Gjithandej jepen leje javë pas jave, madje edhe në zonë bregdetare apo edhe në ato qytete që s’kanë parë ndonjë kullë të lartë. Por, mania e grataçelave ka prekur këdo, madje edhe qytetin e bukur të Sarandës.
    Pasi u dha me koncesion Porti i Sarandës, i cili është nën hetim nga SPAK, apo u dha leje për një mega projekt në afërsi të Kalasë së Lëkursit, apo edhe pasi vetë Kalaja do t’i kalojë privatit, tashmë radha i vjen qendrës së qytetit.
    Me një vendim të beftë, pa asnjë konsultim me grupet e interesit, apo edhe me vetë banorët, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një super strukturë.
    Vendimi i KKTU-së i disa javëve më parë për lejen e ndërtimin për objektin “Saranda Tower”
    Një kullë 32 kate e lartë! Dhe ku, në Sarandë, ku shumica e lejeve të dikurshme të pushtetit lokal e kanë kthyer në një geto dhe pa mundësi lëvizje. Por, vulën ia ka vendosur KKTU, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas dokumenteve, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar në muajin maj 2025 një leje ndërtimi për objektin “Saranda Tower”. Në vendim shkruhet se bëhet fjalë për një “kompleks banimi dhe shërbimi me 9 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.
    Një strukturë e stërmadhe, ku nisur nga emri, besohet se do të ndërtohet në qendër të qytetit turistik. Por, të ndërtosh një vepër të tillë, kjo është një shkelje e plotë e ligjeve të urbanistikës apo edhe ato turistike. Për çfarë do të shërbejnë kulla 32 kate? A prishet e gjithë pamja para dhe pas kësaj strukture? A është vetë qyteti i Sarandës i ndërtuar në një kodër të thepisur? Nëse strukturave mbrapa i zë pamjen e detit, kush përfiton?
    Normalisht vetëm ndërtuesi, ku KKTU-ja shkruan se leja i është dhënë firmës “G&P”, sh.p.k. Por, kush qëndron pas kësaj firme?!Sipas dokumenteve, firma “G&P” është themeluar nga z. Shefki Karamuço në vitin 2005. Fillimisht ai ka pasur 50 % të aksioneve, më pas mori 100 % të aksioneve dhe kur u bë zyrtar shtetëror ia dhuroi familjarëve të tij Bashkim dhe Safet Karamuço. Aktualisht, Bashkimi dhe Safeti kanë të dy 50 % të aksioneve, ndërkohë që vetë Shefkiu ka 50 %.
    Aksioneri kryesor i kësaj firme, Shefki Karamuça, ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë nga viti 1999 deri në 2003-shin. Ndërkohë, në vitin 2015 ai shfaqet sërish si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Në datën 25 gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Laureta Omeri, ish-kryetari Karamuça mori postin e nënkryetarit. Në vitin 2020 pati një ngërç në drejtimin e Bashkisë së Vorës, në kohën kur drejtohej nga Agim Kajmaku.
    : Firma “G&P”, sh.p.k është themeluar dhe ka pronar z. Shefki Karamuça, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës
    Pas ikjes së Kajmakut, postin e kryetarit e mori Hekuran Brahimaj, i cili e mbajti vetëm disa javë. Iku edhe Brahmaj dhe çuditërisht në postin e kryetarit u vetëshpall Shefki Karamuço. Mediat e akuzuan në atë kohë se, sapo mori postin, ai nisi të ndërtojë një objekt privat ngjitur me Bashkinë e Vorës pa leje. Madje, punësoi në bashki rrethin e ngushtë të firmës dhe familjarët. Nuk zgjati shumë, pasi edhe Karamuço u largua nga drejtimi, për t’u rishfaqur sërish, me një super leje në Sarandë!

  • Kritikoi ashpër mungesën e kontrollit mbi ushqimet/ A do të bëhet ministër Bujqësie? Përgjigjet Erion Braçe!

    Kritikoi ashpër mungesën e kontrollit mbi ushqimet/ A do të bëhet ministër Bujqësie? Përgjigjet Erion Braçe!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi arsyet përse nuk dëshiron të marrë postin e ministrit të Bujqësisë. Ai tha se problemi i sigurisë ushqimore në vend është i thellë dhe i lënë pas dore, ndërsa përgjegjësitë për këtë çështje nuk i përkasin vetëm institucioneve kontrolluese, por duhet të mbështeten nga politika fiskale dhe financiare.
    Pyetjes së gazeztarit Qafoku nëse do ta merrte përsipër të bëhet ministër Bujqësie nëse Rama do ta emëronte, Braçe iu përgjigj:
    “Qeveria nuk është listë dëshirash për mua. Qeveria nuk bëhet me lista dëshirash, që do Erioni të bëhet ministër. Apo nëse je ministër dhe për të mbajtur postin e ministrit sulmon gjithë të tjerët që mendon se të rrezikojnë postin. Nuk merrem fare me këtë histori dhe as nuk dua fare të bëhem ministër në këtë lloj mënyre.”, tha Braçe

    Ai kritikoi ashpër mungesën e kontrollit mbi ushqimet e importuara, fidanët, pesticidet dhe produktet e ndaluara që qarkullojnë në treg. Sipas tij, produktet e bujqësisë që konsumohen sot në Shqipëri nuk kontrollohen siç duhet dhe shpesh hyjnë në mënyrë të paligjshme.
    Deputeti socialist vuri në dukje se pa një reformë të thellë fiskale, çdo përpjekje për të formalizuar sektorin do të dështojë. Ai u shpreh skeptik për suksesin e operacioneve të qeverisë, duke thënë: “Kjo nuk do të ketë sukses. Sa kohë që nuk ndërhyjmë me politika fiskale serioze, gjithçka është e kotë.”

  • Rama mban premtimin, Ina Majko merr postin e rëndësishëm në qeveri

    Rama mban premtimin, Ina Majko merr postin e rëndësishëm në qeveri

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ish-kandidatja e PS në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit, Ina Majko, është emëruar në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Ndërkohë që është liruar nga kjo detyrë, Niko Hyka.
    Kujtojmë që gjatë muajit prill në fushatën elektorale, kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat, veçoi kandidaten Ina Majko, ku tha se edhe nëse nuk do të zgjidhet deputete, do të jetë pjesë e qeverisë.

    “Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e shkëlqyer e cila përfaqëson gratë dhe vajzat e margjinalizuara, që jo vetëm mund të jetë një zë shumë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por të jeni të sigurta që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë muajit prill.
     

  • Gati për postin e deputetes! Dy zv.Ministre japin dorëheqjen

    Gati për postin e deputetes! Dy zv.Ministre japin dorëheqjen

    Ilva Gjuzi dhe Romina Kuko

    TIRANË-Dy zëvendësministret e qeverisë shqiptare, Romina Kuko dhe Ilva Gjuzi, kanë dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga funksionet e tyre ekzekutive dhe janë gati për të marrë postin e deputetes. 
    Romina Kuko, e cila prej tetorit të vitit 2017 mbante postin e zv. ministres së Brendshme, që prej shtatorit do të jetë pjesë e Kuvendit të ri. Kuko njoftoi largimin nga detyra më 22 maj duke falenderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion. Në zgjedhjet e 11 Majit, Kuko u vendos në listën e sigurt të Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

    DOKUMENTI

    Ndërkohë, nga ana tjetër, Ilva Gjuzi e cila prej shtatorit të vitit të kaluar mbante postin e zv.ministres së Turizmit, në zgjedhjet e 11 Majit u vendos në listën e sigurt në Qarkun e Tiranës./ZËRI

  • Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

    Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

    Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
    Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.
    “Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi. Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.
    “Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.

    Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.
    “Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.
    Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.
    Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.
    Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër. Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.
    “PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.
    Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.
    LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
    Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj.
    Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm. REL/

  • Rikthehet në skenë ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kandidat për postin e rëndësishëm…

    Rikthehet në skenë ish- drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kandidat për postin e rëndësishëm…

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
    Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

    Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

    Gledis Nano

    TIRANË-Sot përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dorëzuar aplikimin për këtë post. 
    Gledis Nano u emërua si drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 7 tetor të vitit 2021. 10 muaj më vonë, u shkarkua me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. 
    Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet. Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra./ZËRI

  • U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames! Familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit

    U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames! Familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit

    Po zhvillohen homazhet në nder të Artan Lamës, i cili u nda nga jeta pas ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër.

    Homazhet po zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, ku miq kolegë dhe personalitete të njohura, i japin lamtumirën e fundit.
    Lame ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij:
    Nga viti 1999-2000 ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
    Nga viti 2000-2002 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
    Nga viti 2002-2005 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Territorit dhe Turizmit.
    Nga viti 2013-2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
    Nga viti 2019-në vijim ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës)
     

    Top Channel

  • Shakaja për orizin i kushtoi postin një ministri në Japoni

    Shakaja për orizin i kushtoi postin një ministri në Japoni

    Ministri japonez i bujqësisë, Taku Eto, humbi postin pas një deklarate të papërshtatshme në një tubim lokal, ku tha se nuk kishte nevojë të blinte oriz sepse ia dhuronin mbështetësit e tij.

    Kjo deklaratë shkaktoi zemërim në një kohë kur Japonia po përballet me krizën më të rëndë të kostos së jetesës në dekada dhe çmimi i orizit është dyfishuar.
    Orizi është ushqimi bazë dhe shumë i dashur në Japoni, dhe çdo mungesë apo rritje çmimi prek thellë shoqërinë dhe politikën. Ky skandal politik goditi qeverinë pakicë të kryeministrit Shigeru Ishiba, e cila përballet me rënie të mbështetjes publike.
    Arsyeja e krizës qëndron në gabimet në parashikimin e kërkesës për oriz, e cila u rrit për shkak të turizmit në rritje dhe rihapjes së restoranteve pas pandemisë. Ndërkohë, prodhimi ishte më i ulët nga temperatura të larta dhe cilësi e dobët e rendimentit.
    Fermerët janë prej kohësh në vështirësi financiare pasi prodhimi i orizit nuk është më fitimprurës, dhe qeveria ka inkurajuar kultivimin e kulturave të tjera si gruri dhe soja.
    Qeveria është përpjekur të ulë çmimet duke nxjerrë në treg rezervat e emergjencës së orizit, por pa shumë sukses. Për herë të parë në 25 vjet, Japonia ka nisur të importojë oriz nga Koreja e Jugut dhe po diskuton rritjen e importeve nga SHBA-ja, megjithëse konsumatorët preferojnë orizin vendas.
    Situata mbetet delikate politikisht, pasi Japonia përgatitet për zgjedhje kombëtare dhe kërkon të kënaqë fermerët dhe konsumatorët, veçanërisht ata më të moshuarit që janë grupet më të fuqishme elektorale.

    Top Channel