Mbremjen e sotme, opinionisti dhe personazhi i njohur i medias, Arjan Konomi ka zbuluar për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Top Channel, duke treguar se gjithçka nisi pas një komenti që ai kishte bërë në lidhje me opinionistët e Big Brother.
Sipas tij, drejtuesit e televizionit e kontaktuan menjëherë dhe i kërkuan të fshinte postimin, por ai nuk ka pranuar.
“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirembrema Yje’.
Konomi shtoi se për të, transparenca dhe liria për të shprehur mendimin e tij kanë qenë më të rëndësishme se sa të ruante pozicionin në televizion. Kjo deklarate ka ngritur shumë reagime online, sidomos mes fansave të Big Brother dhe emisioneve te tjera ku ai ka marre pjese, të cilët prej kohësh kishin vënë re mungesën e tij në ekran.
Tag: postimin
-

Arjan Konomi rrëfen prapaskenat e largimit nga Top Channel: Më kërkuan të hiqja komentin
-

“Liria ka emër!”, Rama tjetër reagim pas protestës pro UÇK në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në Facebook, pas mbylljes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”.
Në postimin e tij Rama ka publikaur foto nga protesta, ku siç shihet mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ndërsa dominojnë simbolet kombëtare dhe ato të UÇK.
Ndërsa e shoqëron postimin me shkrimin “Liria ka emër!”.Kujtojmë që kjo ishte protesta e tretë me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale.
Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. -

“U ndamë në mënyrë të padrejtë”, familjarja e gjyqtarit Kalaja prek me mesazhin e fundit: Gjithmonë ndihmoje të tjerët
Kushërira e të ndjerit Astrit Kalaja, i cili u vra ditën e djeshme në sallën e gjyqit, ka bërë postimin e ndjerë në rrjete sociale.
“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën.Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.Prehu në paqe, Titi jonë i dashur. Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë”, thuhet në postimin e plotë. -

“U ndamë në mënyrë të padrejtë…” familjarja e gjyqtarit Astrit Kalaja prek me postimin: Gjithmonë ndihmoje të tjerët
“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.
Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën.
Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.
I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.
Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.
Prehu në paqe, Titi jonë i dashur. Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë”, thuhet në postimin e plotë.
-

Pse e fshiu Sali Berisha postimin për Vangjush Dakon?
Kreu i PD-së, Sali Berisha, postoi një foto të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, në të cilën shfaqej ai me një person tjetër në qeli me celular në dorë.
Foton e morën të gjithë mediat dhe e përhapën si lajm, duke u shprehur për mënyrën e privilegjuar që trajtohej Dako në burgjet shqiptare.
Pak kohë pas postimit, Berisha e fshiu postimin, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Po ashtu, edhe mediat nuk u rekën ta jepnin ndonjë të tillë.
Nuk është hera e parë që ‘qytetari dixhitat’ i Berishës bëhet shkak për dezinformim, kështu edhe ky rast nuk mund të shpëtonte nga një gjë e tillë.
E vërteta është se ajo foto e Vangjush Dakos nuk ekziston, por është bërë me “Grok”, që është një chatbot me inteligjencë artificiale që është zhvilluar nga kompania xAI, e Elon Musk, për të rivalizuar Inteligjencën Artificiale ChatGPT etj.
Ndaj edhe Berisha, me sa duket, pasi e hodhi shpifjen, e fshiu postimin./TemA -

Gjesti shqetëson fansat me postimin e fundit: “Hala pa gjumë…”!
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

“Harroje Krimenë dhe anëtarësimin në NATO”, ndihmësi i Putin shpërndan postimin e Trump: Le të mbizotërojë sot paqja në Ditën e Madhe
Një nga ndihmësit kryesorë të Putinit dhe negociator i lartë rus, Kirill Dmitriev, ka rishpërndarë një postim të presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, ku ai paraqet kërkesat për Ukrainën përpara bisedimeve të SHBA me udhëheqësit europianë të hënën.
Kirill e rishpërndau postimin e Trump në TruthSocial mbrëmjen e të dielës, në të cilin presidenti tha se Ukraina mund t’i jepte fund luftës nëse pranonte kërkesat kryesore të Rusisë – përfshirë dorëzimin e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, dhe pajtimin për të mos iu bashkuar kurrë NATO-s.
“(Trump) dhe ekipi i tij po shtyjnë për zgjidhjen e vërtetë. Le të mbizotërojnë zgjidhja e problemeve dhe paqja gjatë Ditës së Madhe,” shkroi Dmitriev në X, duke iu referuar takimit të së hënës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një delegacion i udhëheqësve europianë do t’i bashkohet Zelenskyt në Uashington, DC, në një përpjekje të koordinuar për të mbështetur Kievin dhe për të përcaktuar të ardhmen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.
Kirill, i cili drejton gjithashtu fondin sovran të pasurisë së Rusisë, ishte mes disa zyrtarëve rusë që iu bashkuan presidentit Vladimir Putin në Alaska të premten për t’u takuar me Trump në një samit të ndjekur nga afër. Nuk u arrit ndonjë marrëveshje gjatë takimit, por administrata Trump tha se ata bënë përparim të madh.Top Channel
-

“Ja një version më i fortë dhe më denoncues për postimin”/ Vokshi i bie shkurt, përdor Chat GPT për politikë
Që të gjithë në PD janë me pushime dhe presin shtatorin për të rrëzuar Ramën, kjo dihet. Por që të përtojnë aq shumë dhe të përdorin Chat GPT-në për të bërë denoncime dhe për të denoncuar ‘skandalet’ e kësaj mazhorance, kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me sa duket, nga pushimet dhe duke marrë rreze dielli, ka dashur të bëjë një denoncim lidhur me shëndetësinë, mirëpo, për ta bërë sa më të ‘besueshëm’ denoncimin e saj ka përdorur Chat GPT-në.
Mirë që e ka përdorur, por, duke qenë se ka qenë e zënë me ndonjë gjë tjetër, në profilin e saj në rrjetin social facebook e ka hedhur ‘bruto’, pa ia hequr shënimin: “Ja një version më i shkurtër, më i fortë dhe më denoncues për postimin.”
Sipas të gjitha gjasave, versioni i Vokshit nuk ka qenë kaq i fortë dhe kaq denoncues, duke i kërkuar ndihmë inteligjiencës artificiale.
Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të keqe, por radhës tjetër të mos përtojnë kaq shumë, të tregohen më aktiv dhe më vigjilent dhe ta heqin shënimin e IA, që të duket denoncimi më njerëzor dhe më i besueshëm.
Sa për rrëzimin e qeverisë, ka kohë deri në shtator. Edhe denoncimet me mbarimin e pushimeve verore, do të jenë më natyrale dhe më të forta. /TemA -

“Ja një version më i fortë dhe më denoncues për postimin”/ Vokshi e PD-së i bie shkurt, përdor Chat GPT për politikë
Që të gjithë në PD janë me pushime dhe presin shtatorin për të rrëzuar Ramën, kjo dihet. Por që të përtojnë aq shumë dhe të përdorin Chat GPT-në për të bërë denoncime dhe për të denoncuar ‘skandalet’ e kësaj mazhorance, kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me sa duket, nga pushimet dhe duke marrë rreze dielli, ka dashur të bëjë një denoncim lidhur me shëndetësinë, mirëpo, për ta bërë sa më të ‘besueshëm’ denoncimin e saj ka përdorur Chat GPT-në.
Mirë që e ka përdorur, por, duke qenë se ka qenë e zënë me ndonjë gjë tjetër, në profilin e saj në rrjetin social facebook e ka hedhur ‘bruto’, pa ia hequr shënimin: “Ja një version më i shkurtër, më i fortë dhe më denoncues për postimin.”
Sipas të gjitha gjasave, versioni i Vokshit nuk ka qenë kaq i fortë dhe kaq denoncues, duke i kërkuar ndihmë inteligjiencës artificiale.
Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të keqe, por radhës tjetër të mos përtojnë kaq shumë, të tregohen më aktiv dhe më vigjilent dhe ta heqin shënimin e IA, që të duket denoncimi më njerëzor dhe më i besueshëm.
Sa për rrëzimin e qeverisë, ka kohë deri në shtator. Edhe denoncimet me mbarimin e pushimeve verore, do të jenë më natyrale dhe më të forta. /TemA -

E dashuruar në Don Xhonin? Loredana ndez rrjetin me postimin e fundit
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA