Tag: postimi

  • PD fitoi në qarkun e Lezhës, Ndreu: PS fitoi bashkinë

    PD fitoi në qarkun e Lezhës, Ndreu: PS fitoi bashkinë

    Postimi

    LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në këtë qark, ku Partia Demokratike doli forcë e parë. Ndreu, përmes një postimi në “Facebook” shprehet se bashkia e Lezhës është fituar nga Partia Socialiste me 1045 vota.
    “SQARIM!
    Lezha ne kuptimin elektoral quhet, Lezhe, Kurbin dhe Mirdite!
    Meqe me sterlodhet, edhe njehere ju bej me dije se Lezha si Bashki ka fituar Partia Socialiste me +1045!”, shkruan Ndreu./ZËRI

  • “Mu desh të vrisja njërin prej tyre …”/ Ja çfarë shkruante në Facebook pas krimit autori i ngjarjes në Has

    “Mu desh të vrisja njërin prej tyre …”/ Ja çfarë shkruante në Facebook pas krimit autori i ngjarjes në Has

    Vrasja e 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu në fshatin Pla të njësisë administrative Krumë në Has duket se ka qenë e paralajmëruar.
    41-vjeçari Ylber Jaku me anë të një postimi në Facebook një ditë më parë paralajmëronte ngjarjen, ku shkruante se nëse injoron drejtësinë, atëherë njerëzit nuk do të harrojnë tuy.Lexo edhe :Related Posts
    Ky postim u bë pasi prindërit e tij përfunduan në spital pas dhunës së ushtruar nga familjarët e viktimës.

    Postimi i Ylber Jakut para ngjarjes
    Çfarë ndodhi një ditë më parë
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një konflikti për motive pronësie në Has. Sipas policisë në fshatin Pla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
    Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.
    Reagimi i sotëm
    Ndërkohë vetëm pak çaste pasi ka kryer krimin, Jaku ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale lidhur me vrasjen, ku krahas fotos së tij, shkruan: “Mu desh të vrisja njërin prej tyre thjesht duke përdorur një pistoletë. Arsyeja ishte e qartë për t’u dhënë një mësim të tjerëve…!”

    Postimi i Ylber Jakut pas ngjarjes
    Pas ngjarjes 34-vjeçari u arrestua nga policia.
    Njoftimi:
    Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!

    Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!

    Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme një kërcënim me armë që sipas tij është bërë ndaj kandidates për deputete, Valbona Myhedin.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tregon se kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral.
    Lapaj e cilëson ngjarjen një akt burracak, teksa paralajmëron se ky rast nuk do të kalojë në heshtje.
    Postimi i plotë:
    “Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.
    Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje.
    I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane.”

  • Lapaj denoncim nga Vlora: Na kërcënuan kandidaten me armë!

    Lapaj denoncim nga Vlora: Na kërcënuan kandidaten me armë!

    Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme një kërcënim me armë që sipas tij është bërë ndaj kandidates për deputete, Valbona Myhedin.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tregon se kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral.
    Lapaj e cilëson ngjarjen një akt burracak, teksa paralajmëron se ky rast nuk do të kalojë në heshtje.
    Postimi i plotë:
    “Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.
    Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje.
    I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane.”

  • Pëshpërima e Bufit’/ Postimi i LaCivita: Pylli fle, në qetësi të thellë, por te bufi….

    Pëshpërima e Bufit’/ Postimi i LaCivita: Pylli fle, në qetësi të thellë, por te bufi….

    Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, një nga figurat kyçe që qëndron pas fitores së presidentit Donald Trump në SHBA, ka bërë një tjetër ndërhyrje të spikatur në rrjetet sociale.

    Kësaj here, ai ka publikuar një poezi me titull “Pëshpërima e Bufit”, një përgjigje ironike ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh e ka quajtur Sali Berishën, liderin historik të opozitës, me nofkën “buf”.

    Frymëzuar nga poezia “The Owl” e Edward Thomas, krijimi poetik kthehet në një mjet thumbues, por të rafinuar, për të kthyer simbolikën e bufit nga një përqeshje politike në një emblemë urtësie, vigjilence dhe qetësie shpirtërore.

    Në vargjet e tij, bufi përshkruhet si një vëzhgues i mençur që sheh përtej sipërfaqes, një figurë që ruan kujtesën dhe të vërtetën në një botë zhurmash dhe mashtrimesh. “Dëgjoje mirë thirrjen e bufit”, shkruan ai, duke i dhënë një nuancë paralajmëruese mesazhit të tij.

    Me këtë lëvizje, kryestrategu e pozicionon figurën e Berishës jo si të kaluar, por si kujdestar të heshtur të kohëve të vështira.

    Postimi i plotë (i përkthyer):

    Pëshpërima e BufitFrymëzuar nga “The Owl” e Edward Thomas

    Në qetësinë e muzgut, kur hijet shtohen,Një kukama e butë, rrjedh e zymtë dëgjohet.Një këngë e heshtur, një tingull që të ndjek,Teksa terri tokën në gjumë e mbështjell.Një trup me pendë, me sy vigjilent,Në qiellin me hënë, fluturon lehtë e qetë.Asnjë hall i kësaj bote, asnjë lutje njerëzore,Veç paqes së natyrës, për të gjithë e hapur.Pylli fle, në qetësi të thellë,Por te bufi fshihet një fat që rri zgjuar.Një shpirt rojtar, i urtë dhe i vjetër,Një tregim që pëshpëritet, trim dhe i ndjerë.Ai e sheh botën ndryshe nga të tjerët,Në një botë pëshpërimash, aq e errët sa nata.Dhe në këngën e tij, një hir i lehtë,Një dëshmitar i heshtur, i kohës dhe i shtrirjes së gjatë.Prandaj dëgjoje mirë thirrjen e bufit,Dhe lejo që urtësia e tij të na preki të gjithëve.Sepse në këngën e tij, një të vërtetë gjejmë,Një ngushëllim paqësor për shpirtin dhe mendjen tonë.

    Postimi origjinal:

    The Owl’s Whisper Inspired by Edward Thomas’s “The Owl”

    In twilight’s hush, when shadows grow,An owl’s soft hoot, a somber flow.A silent song, a haunting sound,As darkness wraps the sleeping ground.A feathered form, a watchful gaze, Through moonlit skies, it softly sails. No worldly care, no human plea, Just nature’s peace, for all to see. The forest sleeps, a peaceful state, But in the owl, a watchful fate. A guardian spirit, wise and old, A story whispered, brave and bold. It sees the world in a different light, A world of whispers, dark as night. And in its song, a subtle grace, A silent witness, time and space. So listen close, to the owl’s call, And let its wisdom touch us all. For in its song, a truth we find, A peaceful solace for the mind

  • Këllëçi: Fryma e fitores është kudo! Qytetarët besojnë te ndryshimi

    Këllëçi: Fryma e fitores është kudo! Qytetarët besojnë te ndryshimi

    Teksa vijojnë takimet në terren në kuadër të fushatës zgjedhore, Belind Këllëçi ka ndarë përmes një postimi në facebook, mesazhin optimist porsa i përket atmosferës entuziaste që po përjeton, bashkë me kandidaten Ilda Zhulali.

    Ai thotë se qytetarët janë gjithnjë e më të angazhuar, plot energji dhe besim për ndryshimin që po afron.

    Sipas Këlliçit, shpresa është rikthyer dhe fryma e fitores tashmë ndihet në çdo rrugë, çdo tavolinë dhe çdo takim me qytetarët, të cilët presin me padurim një realitet të ri politik.

    Postimi në FB:

    Bashkë me kandidaten Ilda Zhulali në çdo rrugë, tavolinë, vend ku mblidhen e flasin qytetarët.

    Gëzimi i fitores ka filluar të vijë. Qytetarët kanë shpresë dhe energji për ndryshimin, tashmë të pashmangshëm.

    #Voto1 #partiademokratike #shqiperiamadheshtore

  • “Sot nuk është një ditë e mirë për mua”, Kryemadhi prek me mesazhin pas divorcit: Votën nuk ia jap më, por është…

    “Sot nuk është një ditë e mirë për mua”, Kryemadhi prek me mesazhin pas divorcit: Votën nuk ia jap më, por është…

    Monika Kryemadhi reagon për herë të parë pas divorcit nga Ilir Meta.

    Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi shpreh vlerësimin e saj për ish-bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht babain e fëmijëve të saj.
    Postimi i Kryemadhit
    Të dashur miq!
    Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.
    Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .
    Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.
    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

  • REPLIKAT/ Rama ‘kthen’ në bretkosë kryetaren e degës së PD-së, Garo: Ke frikë nga gratë e forta. Kokalari: Grimci desh theri Vokshin për postin  

    REPLIKAT/ Rama ‘kthen’ në bretkosë kryetaren e degës së PD-së, Garo: Ke frikë nga gratë e forta. Kokalari: Grimci desh theri Vokshin për postin  

    Evi Kokalari, Edi Rama, Floriana Garo

    TIRANË- Postimi i një videoje tallëse nga ana e kryeministrit Edi Rama ka hapur debat. Dy ditë më parë, kreu i qeverisë postoi një video nga takimi i demokratëve në njësinë nr.9, në të cilën kryedemokratin Sali Berisha e paraqiti si buf, ndërsa kryetaren e njësisë, Eda Grimcin, si një bretkosë.
    E para që ka reaguar ka qenë Floriana Garo, e cila kërkon që të ndalet kjo fushatë bulliste dhe të mos denigrohen fytyrat e njerëzve. Grimcin, Garo, e konsideron një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. 
    Replikave u është bashkuar edhe Evi Kokalari, e cila e konsideron një hipokrizi deklaratën e Garos. Kokalari flet për një përleshje mes Grimcin dhe Albana Vokshit për postin e kryetarit të degës nr.9 të Partisë Demokratike. Sipas saj, Grimci është një agresive e zbritur nga Veriu që çdo gjë e bën me dhunë dhe të shara.

    Eda Grimci, kryetarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike

    Postimi i kryeministrit Edi Rama:

    Postimi i kryeministrit Rama

    Postimi i Floriana Garos:

    Dje ishte radha e një tjetër gruaje që të bëhej objekt i një sulmi verbal, agresiv dhe të ulët nga një kryeministër që, në vend të udhëheqë me dinjitet, zgjedh të fyejë dhe të poshtërojë. Sulmi i Edi Ramës ndaj kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, znj. Eda Grimci, nuk është thjesht një devijim etik. Është një pasqyrë e qartë e një modeli politik të dështuar, që përpiqet të mbijetojë përmes përçarjes, frikës dhe nënçmimit, veçanërisht ndaj grave që guxojnë të jenë aktive në jetën publike. Eda Grimci është një grua e zonja, një nënë, një qytetare e ndershme, dhe një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj çdo gruaje që ka vendosur të mos heshtë më përballë padrejtësisë dhe arrogancës së pushtetit. U bëj thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë politikë përçarëse bullizimi. Mjaft më me patronazhizmin dhe talljet. Mjaft më me një kryeministër që ka frikë nga gratë e zonja, të forta dhe me integritet. Edi Rama, fundi i këtij regjimi nuk po vjen nga burrat që i sulmon ditë për ditë, por nga gratë që nuk do të mund t’i ndalosh dot më.
    Postimi i Evi Kokalarit:

    Floriana Garo, te thuash qe Eda Grimci eshte ‘grua zonje’ eshte hipokrizia me e thelle qe mund te ndeshes ndonjehere. Eda Grimci e morri ate pozicion si kryetare dege se desh therri Nexhmijen (Vokshin them) dhe beri deme fizike deges gjate dites se votimeve. Nese jam gabim, te na sqaroj paria! Une se di cfare tha Rama per kete te frikshmen, dhe as me intereson, por nga ekseperienca personale them qe e ka merituar. Dhe ti biesh Rames per sulm grash ne politike eshte serisht hipokrizi, sepse 90% te ministrave i ka gra. Ne fakt shume emra qe Rama ka punesuar ne 12 vjecarin e fundit, kane qene individ qe njiheshin ne Tirane si pjese intelektuale e qytetit. Grimci eshte nje agresive e zbritur nga veriu qe cdo gje e ben me dhune dhe te shara. Pra, ka shume diference midis grave qe mban afer Berisha dhe atyre qe mban Rama. Kjo s’ma ngre simpatine fare per Ramen, por dhe frike te them te verteten s’kam nga askush keshtu qe do flas hapur sic i shikoj problematikat. Kam qene vet viktim e agresivitetit te Grimcit, keshtu qe e dashur Floriana, turpi bie mbi PD e rithemelimit qe duhet te ishte konservatore dhe te sillte gra me klas rreth vetes. Ka nje arsye pse mbajne afer kete llum. As nuk po i hyj monstrave si zonja Keshtjella!!!

    1719309685018

    ffd289b4 a14c 4495 a7ed 9180d6903d45 198×300

  • Si qëndron e vërteta e lajmit se Edi Rama ka një orë me vlerë 1.4 milionë ….

    Si qëndron e vërteta e lajmit se Edi Rama ka një orë me vlerë 1.4 milionë ….

    Një tregtar orësh nga Dubai dhe një bloger shqiptaro-amerikan i njohur për shpërndarjen e teorive konspirative, i lidhur me një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, janë burimi i akuzave drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky përfundim del nga një hulumtimi i fundit i BIRN. Por si nisi gjithçka? Një postim më 27 mars në platformën ‘X’ nga një llogari anonime e quajtur ‘Live Monitor’ (@amlivemon), ku pretendohej se kryeministri Edi Rama kishte orën më të shtrenjtë mes liderëve të NATO-s, me vlerë 1.4 milionë euro, prodhoi një valë akuzash në Tiranë nga Partia Demokratike, ndërsa vendi po nxehte muskujt për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtuesi i departamentit të komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, e rindau postimin e ‘Live Monitor’, dhe duke e marrë atë të mirëqenë, hodhi dyshime mbi pasurinë e kreut të qeverisë dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave të tij. “Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milionë USD?” shkroi Lela. Partia Socialiste dhe kryeministri nuk kanë reaguar ndaj akuzës së PD-së për orën. Megjithatë, kërkimet e BIRN zbuluan se postimi që Edi Rama posedonte orën e shtrenjtë të prodhuar nga argjendari Pirro në Tiranë, ishte hedhur në Instagram nga një llogari tregtarësh nga Lindja e Mesme dhe më pas u ripostua nga llogaria ‘Live Monitor’ në ‘X’.
    Pas kësaj llogarie qëndron Albert Marko, një bloger shqiptaro-amerikan i lidhur me zyrtarë të Partisë Demokratike, i cili jeton në Florida dhe e prezanton veten si ekspert të gjeopolitikës dhe tregtisë ndërkombëtare, i akuzuar në SHBA për shpërndarje  të teorive konspirative. Nëpërmjet një përgjigje me email, Marko i tha BIRN se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e pretendimit se Rama ishte pronar i orës së shtrenjtë. “Unë thjesht ripostova imazhet, nuk i kam prodhuar dhe as kam bërë kërkim për to,” i tha BIRN përmes e-mailt Marko, duke referuar te linku i blogut në Instagram. Edhe drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, i cili e fshiu postimin në Facebook pak kohë pas publikimit, tha se ai e kishte shtruar në formën e një pyetjeje ‘akuzën’ ndaj Ramës. “Kjo është pyetje dhe pyetje të gabuara nuk ka,” tha Lela. M’u duk e bukur si pyetje. Personin në fjalë nuk e njoh”, tha Lela, duke iu referuar Markos të cilin e ndjek në rrjetin X. Ndërkohë, Alba Ruço, vajza e argjendarit Pirro Ruço që e ka prodhuar orën, i tha BIRN se ishin të shqetësuar dhe të shokuar nga akuzat politike, për të cilën nënvizoi se janë të pabaza. “Ora është e jona dhe postimi është pa bazë e pa fakte”, tha ajo.
    Ora unike shqiptare
    Argjendari “Pirro” në Tiranë është e njohur për krijimin e bizhuterive të rafinuara, medaljeve, relievëve në monedha, figurave, skulpturave në miniaturë dhe veprave të punuara me dorë në filigran, të cilat ruajnë frymën dhe traditën e kulturës shqiptare. Ora ‘Primordial Passion’ [Pasioni fillestar] nga Pirro u bë e famshme si ora e parë me vlerë të lartë shqiptare, pasi mori  pjesë në garën për çmimin e madh të Orëpunuesve në Gjenevë. Fusha e saj kuq e zi, me gurë xhami murano, përmban 12 valltarë të punuar në ar që përfaqësojnë krahinat e Shqipërisë. Pas garës, argjendari Pirro Ruço u ftua edhe në video-podcastin e kryeministrit Edi Rama, por vajza e tij thekson se Rama nuk e ka parë kurrë orën, e cila është një stoli unike. “Ju e dini këtë mishmash me portalet këtu,” tha ajo duke iu referuar akuzave. “Ishim të shokuar, jemi edhe të shqetësuar,” shtoi ajo.
    Ruço i tha BIRN se pretendimi fillestar se ora i përkiste Ramës  ishte bërë fillimisht në një faqe në Instagram, i njohur si @iflëatches_ae, e cila bëri postimin e parë më 27 mars për orët e liderëve të NATO-s. Kjo faqe Instagrami i përket një tregtari orash nga Dubai, i quajtur Karar Aimer. Aimer nuk ishte i arritshëm për koment mbi postimin e tij për orët e liderëve të NATO-s. Postimi i faqes së tij u rimor disa orë më vonë nga shqiptaro-amerikani Albert Marko, i cili e ndau në platformën ‘X’, më pas u shpërnda në Facebook nga Alfred Lela dhe u bë lajm në Syri.net dhe portalin online të Partisë Demokratike, RDNeës.al. Postimi u shpërnda më pas nga një sërë figurash të PD-së, përfshi deputetin Edi Paloka. Lela i tha BIRN se ekstravaganca e Ramës e justifikon spekulimin, ndërsa i shtoi orës një listë të re akuzash për jetën luksoze të kryeministrit shqiptar.
    “Edhe po të mos ishte e vërtetë, përkiste. Edi Rama është i njohur për ekstravaganca të thelluara: Kostumet Brioni, brekushet Yamamoto, vilën në periferi, verën e shtrenjtë Romanee Conti. Pra fakt, pse aludimi përkonte me profilin e personazhit Rama”, tha ai. Ruço tha se pas publikimeve në media, ajo dhe i ati u shqetësuan, pasi u përfshinë padashje në fushatë politike, ndërsa thonë se ndjehen të fyer. “Nuk reaguam se nuk na u duk e rëndësishme, pavarësisht se nuk ishte e vërtetë,” tha ajo. Erlis Çela, pedagog i komunikimit në Universitetin ‘Bedër’ në Tiranë i tha BIRN se rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë në të cilën aktorët politikë kërkojnë të ndikojnë publikun përmes dezinformimit, një hap që ai e sheh shqetësues për mjedisin politik në Shqipëri. “Hapja e profileve anonime në rrjetet sociale dhe shënjestrimi i figurave politike duke përhapur lajme të rreme synon të keqorientojë publikun dhe në këndvështrimin tim, ka një impakt të konsiderueshëm”, tha Çela.
    Një figurë në hije
    Albert Marko është një shqiptaro-amerikan me banim në Florida, i lidhur me ekosistemin e medias së djathtë në SHBA dhe me Partinë Demokratike në Shqipëri. Sipas rastit, ai e përshkruan veten si një analist tregjesh dhe gjeopolitike dhe ka një podcast të quajtur  “Cloak & Dagger” [Mantel dhe thikë], në bashkëpunim me Antony Nash, një tjetër analist politikash. Marko u bë i famshëm në vitin 2020 në SHBA, pasi u akuzua nga media si një nga njerëzit e lidhur me publikimin e një dosje të dyshimtë mbi djalin e ish-presidentit, Joe Biden, gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Dosja e titulluar “Typhoon Investigations” [Hetimi Tajfunit], pretendonte se Hunter Biden kishte lidhje me Partinë Komuniste Kineze, dhe u qarkullua gjerësisht nga zyrtarë të lidhur me Partinë Republikane, Steve Bannon, Neët Gingrich, dhe ‘Q’ – figura misterioze e lidhur me teorinë konspirative Qanon.
    Hulumtimet e medias amerikane zbuluan se dosja me akuza i atribuohej një kompanie të rreme inteligjence dhe autori ishte po ashtu një person i sajuar me imazhe të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Ajo shërbeu si ngritje sipari për një seri shkrimesh në gazetën tabloide Neë York Post në vitin 2020, që lidheshin me të dhëna të marra nga një kompjuter laptop që i përkiste djalit të ish-presidentit. Njësoj si në postimin për orën Edi Ramës, Marko i tha BIRN se nuk kishte lidhje me prodhuesin e dosjes ‘Tajfun’ kundër Biden dhe as e njeh përmbajtjen e saj. “Nuk e kam prodhuar unë dhe as nuk e di kush e bëri”, tha ai, ndërsa pretendoi se në atë rast u shenjestrua ai si mesazh-përcjellësi dhe jo informacioni. Marko këmbënguli se falja që Joe Biden shpalli për të birin në ditët e fundit të Presidencës, tregon se ajo që u pa si “konspiracion” ndaj tij rezultoi e saktë. Albert Marko i tha BIRN se babai i tij është me origjinë nga Shqipëria, kurse e ëma nga Mali i Zi.
    Ai tha se e kishte vizituar Shqipërinë dy herë, njëherë në vitin 1993, përpara se t’i vdiste gjyshi dhe dy-tre vjet më parë, për pushinë në Jug. Përtej origjinës, Marko ka shkruar një artikull në media amerikane në mbështetje të kreu të PD-së, Sali Berisha dhe është cituar në gazetën Neë York Post duke lavdëruar ish- deputetin dhe kandidatin për kryebashkiak të Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi. Marko e rendit Këlliçin si një nga 5 anti-Sorosistët lider në botë, në krah të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis. Shkrimet e Markos apo ato ku ai citohet në lidhje me situatën në Shqipëri, ashtu si edhe postimi i fundit, janë përkthyer në shqip dhe shpërndarë gjerësisht nga media pranë opozitës. Këlliçi i tha BIRN se Marko ishte një mik i tij, por nënvizoi se ai nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike. “Alberti është shtetas amerikan, por me prejardhje e origjinë shqiptare,” tha ai. “Është mik i imi personal dhe e kam njohur në Uashington D.C. përmes disa miqve të përbashkët.
    Alberti nuk ka asnjë lidhje me PD ndërkohë. Është thjeshtë një mik i imi personal”, theksoi Këlliçi. Në rrjetin social ‘X’, Marko ka postime në mbështetje të Partisë Demokratike dhe mbështet teoritë konspirative për ndikimin e Xhorxh Soros në politikën shqiptare, megjithatë ai mohoi të ishte i lidhur me PD-në. Marko poston shpesh në lidhje me Shqipërinë, kryesisht sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe lidhjet e tyre me Soros. Marko po ashtu ka akuzuar administratën e ish-presidentit Joe Biden se po mbronte ‘narkoshtetin e Ramës’ dhe ka kritikuar projektet për investime nga Jared Kushner në Shqipëri. “Personalisht, jam një konservator/realist i vendosur dhe komentet e mia në mbështetje të Berishës (në realitet nuk kishte ndonjë alternativë tjetër) janë thjesht një mënyrë për të kundërshtuar Ramën dhe socialistët,” tha ai, ndërsa nënvizoi se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike. “Shpesh postoj kundër socializmit në Amerikën Latine, Europë dhe çdo përpjekjeje për ta zbatuar atë në Shtetet e Bashkuara,” shpjegoi ai. “Belindi është thjesht një mik personal, me të cilin kam krijuar një marrëdhënie përmes aktiviteteve etnike shqiptare në SHBA gjatë viteve, dhe besoj se ai është i sinqertë në shqetësimin që ka për zgjedhësit e tij, më shumë sesa ka qenë Veliaj”, përfundoi Marko.