Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Njoftimin për këtë bisedë e ka bërë vet presidenti Zelensky nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale.
Zelensky shprehet se; “E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.”
Postimi i plotë i Zelenskyt:
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”.
Tag: postimi
-

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
-

Edi Rama sjell një moment magjik nga Gjiri i Gramës, nga ky peizazh që flet më shumë se fjalët
Nga Albert Vataj
Postimi i Kryeministrit Edi Rama nga Gjiri i Gramës nuk është thjesht një urim i zakonshëm i mëngjesit të së dielës. Ai ngërthen në vete një mesazh të koduar, që ndërthur simbolikën e natyrës shqiptare, energjinë e pushimeve dhe kujdesin për imazhin publik, në një vend që përfaqëson akoma shpirtin e paprekur të brigjeve shqiptare.Gjiri i Gramës, i mbështjellë nga shkëmbinj të thepisur dhe ujëra që ndërrojnë ngjyrë nga smeraldi në kaltër të thellë, është një nga ato rrallësira të natyrës shqiptare që ende ruan misterin, thjeshtësinë dhe bukurinë primitive. Në sfondin e këtij peizazhi, grupi i pushuesve që zbresin në det ngjan si një kthim në thelbin njerëzor të pushimit – larg zhurmës, larg komercializimit, pranë elementit.
Fjala “Mirëmëngjes”, e përdorur shpesh nga Kryeministri në mënyrë ceremoniale në postimet e tij, këtë herë mbart një ton festiv, por edhe një kujtesë: Shqipëria ofron mrekulli të jashtëzakonshme, por që kërkojnë mbrojtje, kujdes dhe ndërgjegje. Në një kohë kur bregdeti shqiptar po përballet me ndërtim të pakontrolluar dhe turizëm masiv, ky imazh i Gramës vjen si frymë reflektimi për t’u kthyer tek natyra siç ishte – dhe siç duhet të mbetet.
Në aspektin politik-komunikues, postimi është një veprim i mençur narrativ. Ai lidh figurën e Kryeministrit me bukuritë natyrore, me pushues të zakonshëm, me një ritëm jete që ngjan më njerëzor dhe më i thjeshtë. Në këtë mënyrë, Rama jo vetëm shpërndan estetikë vizuale, por edhe prodhon ndjesi të përbashkëta, përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë e emocionale që e ka karakterizuar stilin e tij në rrjetet sociale.
Ajo çka bën përshtypje është se kjo skenë nuk ndodh në një resort të izoluar apo në një ambient luksos të marketinguar për të huajt. Jo. Kjo ndodh në një gjirin ku koha ka ngelur pezull, ku gërvishtjet e shkëmbinjve dhe freskia e ujit ndërthuren në një bashkëjetesë poetike me trupin dhe frymëmarrjen.
Ky është një mesazh i heshtur për përkatësinë: kjo tokë është jonë, këto pamje janë tonat, ky det është pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët.
Në fund të fundit, “Mirëmëngjes dhe me këtë energji pushimesh nga Gjiri i Gramës, ju uroj një të diel të bukur” nuk është vetëm një shprehje mirëdashjeje. Është një ftesë për të parë Shqipërinë ndryshe – jo vetëm si një stinë pushimi, por si një hapësirë identitare, që meriton dashuri, kujdes dhe më shumë se asnjëherë, mbrojtje nga harresa dhe babëzia.
Sepse ndërkohë që pamja është idilike, sfida është reale: të mos lejojmë që Grama të mbetet vetëm një kujtim në fotografi, por të jetë një premtim i mbajtur për veten dhe brezat që vijnë. -

Kryebashiaku Beci publikon videon nga plazhi i Velipojës: Sekuestrim shezllonësh pa leje
Aksioni për hapësirat publike është përqendruar edhe në plazhin e Velipojës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka treguar me një video punën e punonjësve për lirimin e hapësirave publike.
Postimi i plotëÇdo ditë, grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës. Gjatë ditës së sotme është evidentuar një tjetër rast zënies së hapësirës publike, ku është ndërhyrë në lirimin dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
-

Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me situatën nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Në këtë postim kryeministri ka shprehur falenderime për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, të zjarrfikëses, të urgjencës kombëtare dhe të Emergjencave Civile të cilët në këtë kohë janë në gatishmëri në lidhje me situatën e zjarreve.
Gjithashtu Rama ka veçuar një falenderim për shefin e Policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili sipas Ramës shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.
Postimi i kryeministrit Rama.
MIRËMËNGJES
dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë. -

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, tregon pamjet nga Thethi pas aksionit të ndërmarrë për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë fshat turistik.
Sipas Becit, qendra e Thethit pas pastrimit të plotë në kohë rekord, është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.Ndërkohë, Beci përmes këtij postimi tregon se vijon puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkisë Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori një aksion para disa ditësh në zonën e mbrojtur, duke realizuar prishjen objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.Postimi i kreut të Bashkisë Shkodër
Mirëmëngjes!
Këto foto janë nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas një pastrimi të plotë në kohë rekord është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.
Ndërkohë puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth. Opinion.al -

Teuta përforcohet në merkato, nënshkruan me një emër të njohur të Superiores
Teuta ndërhyn në merkato. Klubi durrsak ka zyrtarizuar së fundmi transferimin e mbrojtësit Albi Doka. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Doka ka luajtur për Skënderbun dhe Tiranën.
Postimi:KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri. Doka i bashkohet “bluve” me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!
-

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Theth po vijon puna për pastrimin e mbetjeve inerte të përftuara nga shembja e objekteve të ndërtuara në shkelje të ligjit në një nga zonat më të mbrojtura dhe të rëndësishme për turizmin natyror dhe historik të vendit.
Ai thekson se janë shembur mbi 100 objekte pa leje, të ndërtuara nga 40 subjekte në mënyrë të paligjshme në Theth, përfshirë struktura me mure, konstruksione metalike dhe me dru.
Në fund, ai njofton se ka nisur faza e dytë e Rilindjes Urbane 2.0, të cilën e konsideron të domosdoshme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Postimi i Ramës:
Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.
Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE. -

Postimi i Vivienit ndez rrjetin: A i drejtohet Getinjos dhe Mozzik?
Vivien Thano, ish banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të fundit në Threads. Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Po prisja, thashë se do e rregullonit dorën mbas kaq shumë kohësh, po hiq, keq e më keq dmth.”
Këto fjalë kanë hapur menjëherë debat mes ndjekësve, të cilët mendojnë se bëhet fjalë për një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj reperit Getinjo, me të cilin Vivien ka pasur një lidhje të përfolur që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BB VIP Kosova.Aludimet janë shtuar për dy arsye kryesore:
Së pari, postimi i saj vjen pak pas publikimit të projektit të ri muzikor të Getinjos dhe Mozzik, një kohë që shumë fansa e shohin si të qëllimshme.
Së dyti, mënyra e të shkruarit në shumës lë të kuptohet se ajo i drejtohet më shumë se një personi, duke përfshirë ndoshta edhe njerëz të afërt të reperit.
Ndjekësit janë të bindur për lidhjen mes postimit të saj dhe zhvillimeve të fundit në karrierën muzikore të Getinjos. -

“Lot gëzimi”/ Postimi emocional i Jessie J gjatë trajtimit të kancerit
Jessie J ka ndarë një përditësim pozitiv për shëndetin!
Kengëtarja njoftoi në Instagram se kanceri i saj nuk ishte përhapur pas mastektomisë. Ajo dhe djali i saj 2-vjeçar, Sky Safir, të cilin e ka me partnerin Chanan Safir Colman, u thanë ndjekësve të saj se “ajo do të jetë mirë”.
Në klip, Jessie i mësoi të birit si të thoshte “Mami do të jetë mirë”, të cilën ai e përsëriste me ëmbëlsi.
“Dhe… JAM MIRË! Rezultatet = ASNJË metastazë. Lotët e gëzimit janë të vërtetë,” shkroi artistja.Jessie J tha se do t’i nënshtrohej një tjetër operacioni për rindërtimin e gjirit, pas operacionit për të hequr një tumor nga gjinjtë e saj. Këngëtarja ka vendosur të mos mbajë asgjë të fshehtë në lidhje me shëndetin e saj.
-

Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet
Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një foto të re, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli të panjohur. Në imazhin e realizuar në plazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa personi në krah të saj mbetet i fshehtë, në foto duken vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që ta identifikojë.
Postimi, i cili është përhapur me shpejtësi në rrjet, nuk shoqërohet me asnjë shpjegim apo etiketim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me shumë prej tyre që e përshëndesin çiftin e ri dhe e urojnë për dashurinë.
Edhe pse vetë artistja nuk ka konfirmuar asgjë, buzëqeshjet dhe afërsia në foto kanë bërë që ndjekësit të jenë pothuajse të bindur: Ronela po përjeton një romancë të re.