Tag: postimi

  • Postimi i ri i Yllit nxit teoritë për çfarë na pret

    Postimi i ri i Yllit nxit teoritë për çfarë na pret

    Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 15:04
    Duke ndarë një fotografi nga një dyqan veshjesh urbane dhe duke e shoqëruar atë me shënimin “Ngoje i pari”, këngëtari Yll Limani në fakt po i ftonte ndjekësit të klikojnë linkun e bashkëngjitur, i cili çon në TikTok. Aty, artisti ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së tij më të re, “Era”.
    Publikimi i fragmentit vetëm pak sekonda të një refreni të paplotë ka mjaftuar për të ringjallur diskutimet që prej ditësh qarkullojnë rreth Yll Limanit. Fansat, të cilët prej mëngjesit janë angazhuar në interpretimin e përgjigjeve të tij ironike dhe të paqarta në lojën TSN, po e lexojnë këtë zhvillim si shenjën më të qartë deri më tani se kënga “Era” mund të jetë hyrja e parë e një albumi të ri.

    Në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, komentet kanë qenë të menjëhershme. Shumë prej ndjekësve e kanë interpretuar këtë publikim si hallkën e munguar që lidh gjithë komunikimin e fundit të artistit nga loja TSN, e cila ka krijuar një mister të vazhdueshëm, deri te ky fragment i parë muzikor që duket se ka ardhur me një simbolikë të qartë: kapitulli i ri ka nisur.

    Nëse “Era” është sinjali i parë i një projekti më të madh, ende mbetet për t’u parë. Por ajo që është e qartë është se Yll Limani ka arritur të krijojë një atmosferë pritjeje të rrallë brenda skenës pop shqiptare — një pritje që tani për tani ushqehet nga copëzat, shenjëzimet dhe heshtjet e studiuara.

  • Zonja Kos mos u bëj Bozë!”

    Zonja Kos mos u bëj Bozë!”

    Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.
    Noka shprehet i revoltuar ndaj komisioneres, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme dhe për favorizim të kryeministrit Edi Rama.
    Ai shprehet se Kos po injoron raportet e institucioneve ndërkombëtare për proceset zgjedhore në Shqipëri dhe se, sipas tij, po “ambalazon” qeverinë me ngjyra evropiane.
    Ndër të tjera, Noka e akuzon qeverinë për keqpërdorimin e fondeve IPARD dhe kërkon që institucionet e BE-së të mbajnë një qëndrim të paanshëm.
    Postimi i plotë:
    Zonja Kos mos u bëj Bozë!
    Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
    Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
    Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
    Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
    Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
    Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
    Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

  • Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama

    Ndeshja Shqipëri-Angli, reagon kryeministri Rama

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në avantazh të Anglisë.
    Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon kombëtaren shqiptare, pavarësisht rezultati që shënoi sot.
    Postimi i plotë:
    FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

  • “Disa bëjnë partnerin të lumtur, disa tradhtojnë”/ Çfarë nënkupton Ronela Hajati?

    “Disa bëjnë partnerin të lumtur, disa tradhtojnë”/ Çfarë nënkupton Ronela Hajati?

    Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndezur kurreshtjen e ndjekësve ditën e sotme pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke hapur rrugë për aludime të reja mbi jetën e saj personale.
    Ronela ka publikuar një video ku shfaqet duke parë një film, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj, i cili është interpretuar si një mesazh me nënkuptim.
    “Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar,” ka shkruar këngëtarja.

    Ky tekst ka bërë që fansat të dyshojnë nëse diçka e papritur ka ndodhur në marrëdhënien e saj, sidomos duke marrë parasysh faktin që Ronela vetëm pak kohë më parë kishte konfirmuar lidhjen. Postimi i sotëm ka ngritur pyetje të shumta: A është ky një reagim personal? Apo thjesht një citim i lidhur me filmin që po shihte?
    Deri më tani, Ronela nuk ka dhënë asnjë sqarim, dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që mendojnë se këngëtarja po përjeton një situatë të vështirë emocionale dhe atyre që besojnë se fjalia nuk lidhet aspak me jetën e saj private.
    Megjithatë, fansat shpresojnë që postimi të jetë vetëm një reflektim i shkëputur nga filmi, dhe jo një sinjal për probleme në romancën e saj.

  • “Qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare…”/ Postimi i Kryeministrit, çfarë paralajmëron Rama këtë herë

    “Qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare…”/ Postimi i Kryeministrit, çfarë paralajmëron Rama këtë herë

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje me dron nga qyteti bregdetar i Vlorës. Ai thekson se këtë të diel, qyteti do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie
    “Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
    Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidatja e PS Bruna Mersini, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.

  • Fatos Nano u nda nga jeta, Ilir Meta: U prehtë në paqe!

    Fatos Nano u nda nga jeta, Ilir Meta: U prehtë në paqe!

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!Lexo edhe :
    POSTIMI I ILIR METËS:

     Fatos Nano u prehtë në paqe!
    Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!

    /vizionplus.tv 

  • Është ndarë nga Elgi? Postimi i Klea Hutës tregon diçka

    Është ndarë nga Elgi? Postimi i Klea Hutës tregon diçka

    Showbiz E Mërkurë, 29 Tetor 2025 21:43
    Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës kanë mbetur në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Vetë Klea ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet me unazën e martesës, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Çifti i cili ka qenë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, ka zgjedhur shpesh të mos komentojë direkt për jetën private, duke lënë pas dore çdo spekulim.

     

  • Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

    Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

    Sot në mëngjes, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, shqetësoi fansat e saj pas një postimi të papritur nga spitali. Në një foto të publikuar në Instagram, Efi shihej e shtrirë në shtrat me uniformën e pacientëve, duke shkruar: “Mirëmëngjes edhe kështu.” Postimi ngjalli menjëherë kureshtje dhe shqetësim, pasi shumëkush u pyet nëse ajo po përballej me ndonjë problem shëndetësor apo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike.
    Pak orë më pas, Efi ndau një tjetër imazh, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe me shenjën e paqes, shoqëruar me mbishkrimin “Me sukses.” Kjo foto solli lehtësim te ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me urime për shërim të shpejtë dhe mesazhe dashurie.

    Edhe pse nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të ndërhyrjes, postimet e saj tregojnë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se Efi po rikuperohet. Ndjekësit e saj vlerësuan transparencën dhe pozitivitetin që ajo përcolli, duke e cilësuar si një grua të fortë dhe plot energji pozitive.
    Në rrjete sociale, emri i Efit u bë menjëherë trend, me shumë ndjekës që ndanë postimet e saj duke i uruar shëndet dhe rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
    Efi, te shkuara!

  • Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

    Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

    Postimi i fundit i Sara Gjordenit, u mor në rrjet sikur kishte ndodhur ndarje mes saj dhe Bardhit.
    Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shihet i lumtur përkrah partneres së tij, Sarës, duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër syrin të keq.  Pak më herët, Sara reagoi përmes një postimi të gjatë, ku sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje. Ajo theksoi se për të, familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
    Postimi i saj:
    “Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim te fundit.Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë.Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë.Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!
    Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.
    Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale.Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare.
    Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht.

    Sara pranoi se po kalon një periudhë të lodhshme si nënë e re, por theksoi se çdo gjë kalon nëse i jep vetes forcë.
    Ky reagim, i shoqëruar me postimin e Bardhit, duket se mbyll njëherë e mirë zërat për ndarje dhe tregon se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur.

  • Gjithë eskortat e Yurit kandidaturat e Berishës

    Gjithë eskortat e Yurit kandidaturat e Berishës

    Adriana Kalaja  ka ironizuar nëpërmjet një postimi në facebook figurat që pretendojnë të jenë kandidatë për kryetar bashkie nga PD e Sali Berishës. Në një foto ajo ka nxjerrë Lapajn, Florjan Binajn dhe të tjerë në aktivitetet e organizuara nga Soros.
    Postimi i Kalasë:
    Gjithë eskortat (kandidatët), e Yurit në nië foto……A ju thashe që kandidatët e Yurit janë bashkë dhe në epërsi?Se nuk besoni Ju.