Tag: postim

  • Moment historik për shqiptarët! Emërohet rruga ‘Isa Boletini’ në New York

    Moment historik për shqiptarët! Emërohet rruga ‘Isa Boletini’ në New York

    Të dielën u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.- Advertisement –

    Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.

    “Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!

    Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.

    Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.

  • Moment historik për shqiptarët, emërtohet rruga “Isa Boletini” në New York

    Moment historik për shqiptarët, emërtohet rruga “Isa Boletini” në New York

    Të dielën u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.
    Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.
    “Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.

  • Nina Dobrev thyen heshtjen, mesazhi i saj pas ndarjes

    Nina Dobrev thyen heshtjen, mesazhi i saj pas ndarjes

    Dy muaj pas ndarjes nga Shaun White dhe anulimit të fejesës së tyre, Nina Dobrev bëri një postim në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e fansave të saj. Në një postim të shkurtër në TikTok, aktorja shihet duke ngritur dorën drejt kamerës, duke treguar qartë gishtin bosh aty ku kishte qenë më parë unaza e saj.

    Marrëdhënia e Dobrev dhe fituesit të medaljes së artë olimpike Shaun White zgjati pesë vjet, një periudhë shumë e publikuar, e mbushur me paraqitje dhe momente të përbashkëta që publiku i përqafoi. Njoftimi për ndarjen e tyre erdhi me qetësi, pa tensione, por TikTok i aktores është hera e parë që ajo ka lënë të flase në lidhje me mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të re të jetës së saj.
    Në një epokë ku ndarjet shpesh shoqërohen me postime të gjata ose heshtje të plotë , Dobrev zgjodhi një qasje të ndryshme: pa zhurmë emocionale. Një gjest i thjeshtë që duket sikur thotë, “po, kjo ndodhi dhe unë po ec përpara”.
    Sot, Nina Dobrev duket se po lë pas një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, por po e bën këtë me humor dhe elegancën e një gruaje që e di kush është dhe ku dëshiron të arrije.

  • Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi

    Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi

    Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë përherë kanë qenë prezente dhe kanë prodhuar tone të ngritura si nga Ankaraja dhe Athina, deri në kërcënime për përplasje ushtarake.
    Pas një periudhe të gjatë, ku dukej se paqja u rivendos me takimet dypalëshe të liderëve Rexhep Taip Erdogan dhe Qiriakos Micotaqis, ka mjaftuar një postim në ‘X’ për të ndezur shkëndijat.
    Forcat Ajrore të Greqisë në faqen zyrtare të tyre në rrjetet sociale, shpërndanë foto të aeroplanëve C 130 të Forcave të Armatosura Turke të ulur në një pistë, pak pas urdhrit për kontrollin e të gjithë flotës që Ankaraja posedon, pasi një prej këtyre avionëve u rrëzua në Gjeorgji, e ku humbën jetën 20 ushtarë.
    “Fotoja e ditës” ishte mbishkrimi mbi postimin provokues të Forcës Ajrore Helene, me postimin që u kritikua ashpër në rrjet.

    Postimi fillestar nga Forcat Ajrore Helene u bë më 5 nëntor dhe u përsërit më 11 nëntor përpara se të “hiqej” dhe më pas u postua mesazhi i ngushëllimit nga Shefi i Forcave Ajrore Helene drejtuar homologut të tij turk.
    Sipas raportimeve, ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias kontaktoi ambasadorin turk në Greqi për të qetësuar situatën.

    Ndërkohë, zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celik shkroi në një postim në X: “Ne dënojmë mesazhin e shëmtuar të Forcave Ajrore Greke për martirët tanë, i cili është larg çdo vlere humanitare dhe ushtarake, duke ndarë foton e një aeroplani transporti C130“.
    “Ishte qasja e duhur të hiqej ky mesazh dhe të zëvendësohej me një mesazh ngushëllimi për martirët tanë. Në kohë tërmetesh dhe fatkeqësish, ne nxitojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndajmë dhimbjen. Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Ne presim që të merren masat e nevojshme kundër atyre që publikuan këtë mesazh të shëmtuar dhe të vendosen ndëshkimet e nevojshme“, shtoi ai.

    Aeroplani C 130 i humbur, i ngritur nga Azerbajxhani për në Turqi, u zhduk nga radari vetëm 27 minuta pas ngritjes dhe u gjet më vonë në një zonë malore të komunës Signagi, në regjionin Kakheti të Gjeorgjisë. Tragjikisht 20 ushtarët në bord humbën jetën.
    Trupat e dëshmorëve u kthyen në Turqi mbrëmë me aeroplanin “Koca Yusuf”, duke rikthyer në vend nderimin për jetën e tyre të humbur në detyrë.

  • Fjolla Morina zbulon portretin e partnerit të saj!

    Fjolla Morina zbulon portretin e partnerit të saj!

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka surprizuar fansat e saj me një postim të veçantë në Instagram, duke prezantuar të dashurin e saj. Ajo shpërndau dy fotografi ku shihet e lumtur dhe e dashuruar, duke ndarë me ndjekësit momentet më intime të saj.

    Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar ende emrin apo identitetin e të dashurit, postimi ka ngjallur një valë komentesh mbështetëse dhe urimesh nga ndjekësit. Ata kanë shprehur gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e Fjollës dhe e kanë përshëndetur për lumturinë që ndan me ta.
    Fotografitë e postuara tregojnë momente të ngrohta dhe plot dashuri, ku çiftit duket qartë se nuk i mungon harmonia dhe afërsia. Si gjithmonë, Fjolla ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të thjeshtë, por plot kuptim. Reagimet kanë qenë të shumta, me shumë fansa që e vlerësuan bukurinë e marrëdhënies dhe e shprehën gëzimin për të.
    Ky është një tjetër moment i lumtur në jetën e Fjollës, e cila vazhdon të mbajë lidhjen e saj private, por gjithsesi e ndan me fansat përmes momenteve speciale të jetës së saj.
    Sakaq, ky postim i Fjollës ka sjellë gëzim dhe emocion te fansat, duke konfirmuar se ajo po kalon një periudhë të bukur dhe të lumtur në jetën e saj personale.

  • “Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?

    “Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?

    Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim. Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”
    Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.
    Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe.

  • Dedikimi prekës i Lukakut, pas funeralit të babait të tij: “Është e vështirë, por…”

    Dedikimi prekës i Lukakut, pas funeralit të babait të tij: “Është e vështirë, por…”

    24 Tetor 2025

    7:52

    Alfred Lleshi

    Romelu Lukaku ka ndarë një mesazh prekës pas varrimit të babait të tij, Jordan, i cili ndërroi jetë më 28 shtator në moshën 58-vjeçare në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos. Pas disa mosmarrëveshjeve familjare të bëra publike në rrjete sociale, sulmuesi belg njoftoi se trupi i të atit është varrosur, duke i kushtuar një postim emocional.
    “Heroi ynë u varros sot. Është e vështirë, shumë e vështirë ta përballojmë dhimbjen. Megjithatë, e di që është krenar për djemtë e tij. Faleminderit për gjithçka, babi! U prehsh në paqe! Të dua!”
    Në postim shtoi foto dhe video, mes tyre një imazh i tij si fëmijë në krahët e babait dhe një gol me Manchester United, dedikuar pikërisht Roger Lukakut. Në Instagram, ai publikoi edhe një histori me foton e të atit dhe mbishkrimin: “Përgjithmonë!”

  • Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të dashurin e ri

    Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të dashurin e ri

    Ana dhe Kevini, një nga çiftet më të komentuar të show-bizit shqiptar, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale. Modelja, e njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosovo,” ka publikuar një foto ku shfaqet me një ari pellushi dhe e ka quajtur atë “i dashuri i ri”. Ky postim ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.
    Ana duket se ka dashur ta ngacmojë pak Kevin, të cilin ajo e përshkruan si një person xheloz. Ky postim vjen pas një periudhe të gjatë, ku dyshja ka qenë shumë e ndjekur dhe e përfolur për lidhjen e tyre, që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Modelja, me humorin e saj të njohur, ka shpërndarë foton për të krijuar një moment argëtimi dhe për të ndezur biseda rreth marrëdhënies së tyre.
    Ndërkohë, Kevini ende nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij postimi të Anës, por me siguri, ai do të ketë diçka për të thënë për “arushin e saj”. Ky është vetëm një tjetër episod i ngacmimeve dhe batutave që Ana shpesh shpërndan në rrjetet sociale, duke mbajtur lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “BBVK”, Kevin, në vëmendjen e fansave.
     

  • Trump drejt Kosovës për të ulur tensionet me Serbinë? DASH zbulon të vërtetën: Presidenti amerikan…

    Trump drejt Kosovës për të ulur tensionet me Serbinë? DASH zbulon të vërtetën: Presidenti amerikan…

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku e cilëson presidentin Donald Trump si “Presidenti i Paqes”.
    Në postim janë listuar edhe 8 konflikte të cilat sipas DASH janë mbyllur brenda 8 muajve gjatë mandatit të Trump. Në këto konfliktë është listuar dhe ai mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë më e fundit është ajo mes Izraelit dhe Hamasit.

  • Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!

    Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!

    Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale mbi një krizë të mundshme në çiftin Roza Lati dhe Xhonatan Islami, vetë moderatorja ka zgjedhur të flasë me një gjuhë që s’lë vend për dyshime: atë të gjesteve dhe fjalëve të thjeshta, por të fuqishme.
    Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, Roza ka publikuar një fotografi të saj dhe partnerit të saj duke ecur dorë për dore mbi një vijë këmbësorësh. Krahas fotos, ajo shkruan: “…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment.”

    Ky reagim i qetë, por i qëlluar, erdhi pas vërejtjeve nga ndjekësit për fshirjen e fotove të përbashkëta të çiftit nga rrjetet sociale, një veprim që shpesh lidhet me përfundimin e një marrëdhënieje. Kjo mjaftoi për të ndezur thashethemet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.
    Por, siç duket, Roza ka preferuar të mos i komentojë direkt zërat, por t’i shuajë me një postim simbolik që tregon se dashuria dhe lidhja mes tyre vijon të jetë e fortë, pavarësisht se çfarë ndodh në prapaskenë apo çfarë supozohet në rrjete.
    Ky gjest u prit pozitivisht nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e interpretuan si një sinjal të qartë se Roza dhe Xhonatani janë ende bashkë dhe të palëkundur përballë zhurmës së internetit.